Vangjeli apo Evangelou ?
E c'rendesi ka; eshte thjesht nje mbiemer - do te thote dikush ...
Disa vite me pare Top Channel, ne serialin "Gjurme Shqiptare", paraqiti nje dokumentar per Dhimiter Vangjelin, nje person te padegjuar me pare, ose me sakte te njohur nga shume pak njerez. Dokumentari mban titullin: "Thesaret 'sekrete' te Kolonjes". Edhe pse me vonese, falenderoj Zt. Mema per nxjerrjen ne drite te ketij personi qe ishte fshehur per nje kohe kaq te gjate ne 'kasafortat' e censures absurde te Shtetit Shqiptar dhe me dha rastin te paraqit kendveshtrimin tim rreth "Fotografit te harruar". Dokumentari jep shume pak informacion, pothuajse asgje, rreth figures se Dhimiter Vangjelit.
Si edhe ne shume emisione te Zt. Mema ngjyrat nacionaliste mbulojne dhe tjetersojne fakte historike. Pak a shume, dokumentari te jep pershtypjen se nje patriot shqiptar ishte persekutuar padrejtesisht, dhe askush nuk e di persene !
E verteta eshte me e komplikuar se nje ish kuti municioni e mbushur me negative fotografish te 'groposura' ne ambjentet e bashkise se Ersekes. Personalisht mendoj se harresa e "Fotografit te panjohur" kishte te bente me nje Dhimiter tjeter; ate te qojtur "Dimitri Evangelou". Ishte pikerisht Evangjelu, (Evangjelou), ai qe ishte fshehur per dekada te tera dhe bashke me emrin e vertete edhe fotografite e tij "Teper sekret" qe ne fakt ishin thjesht reflektime te jetes se perditeshme.
Perpara aparatit te Dimitrit qendruan lloj-lloj njerezish. Te medhenj dhe te vegjel, te gjalle dhe te vdekur, te pasur dhe te varfer, prifterinj dhe hoxhallare, nenpunes dhe ushtare, qofshin keta shqiptare apo te huaj. Figura te njojtura politike kishin buzeqeshur para kameras se tij; pershembull Fan Noli. Bile me kane thene se perpara Dimitrit pozoi edhe vete Princi i Kurores se Mbreterise Greke, George II, kur ky i fundit ne vitin 1913, ne krye te nje delegacioni te madh, vizitoi disa zona te Epirit te Veriut/Shqiperise Jug-Lindore. Pra, ustai shkrepte aparatin dhe klienti paguante faturen, pavaresisht kush ishte ai ...
Nuk dihet fati i pjeses dermuese te fotografive te "zanatciut" Dimitri, sic e quan nipi i tij ne dokumentarin e Zt. Mema. Mundesia me e madhe eshte qe ato te jene zhdukur njehere e pergjithmone si shume objekte/dokumente te tjera ne Shqiperi.
Kush ishte Dimitri Evangelou i vertete ?
Dimitri Evangelou kishte lindur ne Prodan, me 8 Shtator te vitit 1872, ne nje familje te etnicitetit grek. I jati i tij quhej Hristo dhe e jema Ekaterina. Edukimin e tij profesional, ate te fotografit dhe orendreqesit, ai e kishte mare ne Greqi. Hapat e pare ne shkollen e artit ne fshatin Hionades, ne anen tjeter te Gramozit dhe me vone ne Thessaloniki/Selanik. Kur ishte kthyer ne vendlindje ai kishte hapur nje biznes te vogel ne fshatin e tij Prodan dhe ne qytezen e Ersekes qe ne fillim te shekullit te 20-te kishte jo me shume se 200 banore. Nuk dua te zgjatem me shume ketu ...
Me poshte tregohet nje njoftim-reklame qe tregetaret e Ersekes se asaj kohe, (Viti 1920-1921), publikonin ne Greqi ku paraqisnin produktet dhe sherbimet e tyre. Midis emrave te tjere gjendet dhe emri i D. Evangelou, (ΕυαγγÎλου Δ.) si prodhues i produkteve te brumit, hotelier dhe oreshites. Ne ato vite, marrdheniet tregetare dhe lidhjet familiare me zonat pertej kufirit ishin fenomene fare normale dhe ne nje nivel shume me te larte sec jane sot. Banoret e zonave te Ersekes nuk e kishin idene nga binte Durresi apo Shkodra por dinin me saktesi ku ishte Janina, Thessaloniki, Athina, Patra, etj.
​
Dimitri Evangelou ka hyre ne historin e shkrojtur te Shqiperise, ose me sakte te fuqive te medha te asaj kohe, kur me 19 Tetor te vitit 1913 intervistohet nga Komisioni Nderkombetar i Percaktimit te Kufirit. Fshati i pare qe antaret e komisionit vizituan ne rrethin e Kolonjes ishte Prodani. Aty komisioni pati nje 'perplasje' me vendasit dhe kjo situate pasqyrohet ne raportin perkates ku permendet dhe Dimiter Evangjelou si kryeplak i Prodanit. Ne procesverbal Dimitri deklaron se banoret e fshatit jane greke por flasin dy gjuhe; greqisht dhe shqip(1).
Po ndalem per nje moment ne Komisioni Nderkombetar i Percaktimit te Kufijve; kur, si dhe pse u krijua ai. Me 29 Qershor te vitit 1913 Koferenca e Ambasadoreve ne Londer njohu Shqiperine si nje shtet te pavarur. Ne te njejten kohe filluan dhe perpjekjet e para per krijimin e nje platforme mbi te cilen do te ndertohej ky shtet i ri. Keshtu qe ne fillim te Gushtit 1913, Ministri i Jashtem Anglez, Sir Edward Grey, hodhi idene e krijimit te nje komisioni special qe do te dergohej ne terren me qellimin final percaktimin e kufirit shqiptaro-grek. Komisioni filloi pune ne Tetor, 1913. Koferenca e Ambasadoreve kishte vendosur qe kriteri kryesor mbi te cilin do te bazohej perkatesia etnike ishte gjuha e folur ne shtepi. Dhe ketu qendronte nje problem madhor; shume banore i flisnin te dy gjuhet si ne ambjentet publike ashtu dhe ne shtepi. Duke vene re kete situate te komplikuar, nenkolonel Doughty-Wylie qe ishte personi 'teknik' i delegacionit britanik i dergon nje leter, (qe nga Erseka), Ministrit te Jashtem Anglez, ku midis te tjerash nenvizonte se ishte "pothuajse e pamundur qe te percaktohej nacionaliteti i banoreve bazuar mbi kriterin gjuhesor"(2). Nje fenomen tjeter qe komisioneret hasen gjate punes ne terren ishte se shume shtepi te krishtera qendronin te mbyllura dhe nuk pranonin komisioneret e huaj. Sir Edward Gray u perpoq ta kuptonte perse ndodhte kjo gje dhe per kete ju referua informacioneve te mara nga te derguarit e tij, antare te Komisionit Nderkombetar.
"Konsulli i Pergjithshem, Lamb mendonte se kjo ndodhte si rezultat i presionit qe antaret e komunitetit grek i benin pjeses tjeter te popullates nga frika se mos keta te fundit e deklaronin veten shqiptare. Nen Koloneli Doughty-Wylie permendte mundesine qe shtepite ishin mbyllur ne perpjekje per te fshehur familiet e krishtera me gra shqipfolese myslymane. Ne ato zona martesat nder-fetare midis meshkujve te krishtere dhe femrave myslymane ishte nje praktike e zakoneshme. Keshtu qe ne keto qyteza kufitare popullatat greke dhe shqiptare ishin deri ne nje fare mase te integruara me njera-tjetren dhe kjo e bente shume te veshtire, ose te pamundur, percaktimin se cilet antare te komunitetit ishin shqiptare dhe cilet ishin greke sepse shpesh here ne shtepite e tyre fliteshin te dyja gjuhet"(3).
Puna ne terren e komisionit u nderpre shume shpejt. Komisioneret vizituan vetem gjashte fshatra. Kufijte shqiptaro-greke u vendosen ne zyrat e fuqive te medha duke u bazuar ne interesa te komplikuara dhe disa here te paqarta. Nje propozim i meparshem grek per organizimin e nje referendumi popullor qe do te percaktonte perkatesite etnike dhe kufijte, nuk u morr parasysh. Nejse, kjo eshte nje teme tjeter.
Po kthehem ne Dimitri Evangelou - Sa grek ishte ai ? Prej shekujsh para-ardhesit e tij ishin bere pjese e helenizmit, bizantit dhe orthodhoksise dhe kete gje ata nuk e kishin fshehur kurre, perkundrazi ishin perpjekur ta mbronin me c'do mundesi qe ju jepej. Problemet madhore filluan kur nisi rindarja e Ballkanit; nje proces ky shpesh here i dhunshem. Per Dimitrin dhe antaret e tjere te komunitetit grek ne ato zona erdhi koha e mbijeteses. Ne ate perpjekje madhore Dimitri zgjodhi rrugen dhe menyren e tij specifike. Ai u perpoq te mbronte origjinen dhe perkatesine etnike duke perdorur aparatin fotografik dhe organet mediatike te kohes. Me poshte tregohet nje njoftim ku Dimitri shfaqet si perfaqsues i gazetes "Pelazgos" ne zonen e Ersekes. Kjo gazete publikohej ne gjuhen greke dhe kishte per qellim mbrojtjen e interesave te popullates greke ne Shqiperi dhe promovimin e marrdhenieve pozitive midis shqiptareve dhe grekeve.
Qeverite shqiptare te para Luftes se Dyte Boterore i njohen deri ne nje fare mase te drejtat e pakicave kombetare. Ne rastin e Ersekes njihej fakti qe kishte banore qe i perkisnin etnicitetit grek. Ne vitin 1913, ne dokumentat qe pala shqiptare paraqiti ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer thuhej se aty jetonin 400 greke. Pra, pavaresisht se numri eshte shume i reduktuar, ne Erseke ka patur greke dhe Dimiti ishte nje nga ata. Stergjyshi im, qe ishte familiar i afert me Dimitrin, ngrinte flamurin grek ne rastet e festave zyrtare te Greqise dhe per kete nuk shqetesohej askush; as fqinji, as administrata vendore ... ishte nje menyre bashkejetese qe kishte origjinen shume kohe te kaluara. Fundi i viteve 1940 shenoi ashpersiminin e qendrimeve kunder etnive jo-shqiptare dhe shteti i asaj kohe krijoi "zonat minoritare". Deklarimi i nje etniciteti jo-shqiptar jashte zonave te propozuara dhe miratuara nga "Partia" ishte nje guxim i tepruar qe conte ne persekutim te vazhdueshem deri ne asimilim te plote, apo s'ishte cudi dhe eleminim fizik.
​
Po dal jashte kufijve te Shqiperise dhe po marr si shembull deklarimin e etnicitetit te femijeve te Dimitri Evangelou kur ata u larguan jashte vendit. Shembullj te qarte qe tregojne etnicitetin grek te familjes Evangelou jane deklarimet e kater djemve te Dimitrit qe emigruan ne U.S.A. Emrat e tyre ishin; Janis (Lindur ne vitin 1896), Pantelis (Lindur ne vitin 1900), Sokrates (Lindur ne vitin 1907) dhe Pavlos (Lindur ne vitin 1909). Ne Amerike askush nuk i shtynte apo detyronte ata te deklaronin dicka kunder vullnetit te tyre ! Ata deklaronin ate qe ndjenin dhe ishin. Po e filloj me djalin e pare i cili ne Amerike mori emrin John, (Xhon). Dokumentat tregojne se gruaja e tij quhej Mary dhe kishte lindur ne Volos te Greqise, (Mbase Janit i kishte vdekur gruaja e pare); John kishte nje djale qe quhej Nicholas, Nikolas), dhe nje vajze qe quhej Artemis. Ai kishte punuar si mesues ne nje shkolle greke ne Brocton, Massachusetts. Djali i dyte Pantelis deklaron se ka lindur ne Prodany, Epiros. Djali i trete, Socrates deklaron se eshte grek. Gruaja e tij quhet Anastasia dhe kishte lindur ne Arez. Djali i katert, Pavlos deklaron se eshte grek. Aktivitetet e tyre familiare, fetare dhe ekonomike kane qene te lidhura ngushte me komunitetet greke te zonave ku ata jetonin dhe punonin ne USA. Ky eshte konkluzioni perfundimtar bazuar ne kerkimet e mia.
Me poshte paraqiten disa nga kerkesat e djemve te Dimitri-t per marrjen e shtetesise Amerikane dhe dokumentat respektive.
​
Po ndalem per pak momente tek Mikaili, nipi i Dimitrit, djaloshi i vogel, (Lindur me 12, Korik 1934), te treguar ne foton e meposhtme. Prinderit nuk arriten dot ta merrnin ate ne Amerike, (I jati i tij ishte Sokrates dhe e jema Anastasia e cila vdiq ne 17 Tetor, 1935, kur Mikaili ishte vetem 1 vjec), por personi e tij mu dhimbs. Nuk e di ne se ai vazhdon te jetoje dhe uroj nga thellesia e zemres qe te jete gjalle e mire. Ajo qe me revoltoi me shume eshte ironia e faktit qe Zt. Mema gjate dokumentarit supozon per arsyet perse "Dhimiter Vangjeli ka mbetur ne kutite e plurosura te harreses" por nuk e ngre zerin kunder vjedhjes dhe shperdorimit qe shteti Shteti Shqiptar i ka bere prones shpirterore dhe materiale te gjyshit te Mikailit, por dhe vete Mikailit qe sic thote ne nje moment, ka qene autori i shume fotografive. A nuk jane Mikaili dhe pasardhesit e tjere te Dimitrit pronaret legjitime te materialeve fotografike te permendura ne dokumentar ? C'duan negativet origjinale ne agjensite dhe muzeumet e ndryshme te vendit ? A nuk kemi te bejme me nje banditizem shteteror ? A nuk do te ishte mire qe dokumentari, pervec anes propogandistike, te ngrinte zerin dhe te kerkonte kthimin dhe kompensimin qe i takon atij burri te vjeter te zhytur ne mjerim ?
I sugjeroj lexuesit te shohe dokumentarin e Zt. Mema qe gjendet KETU, vecanarisht segmentet nga minutat:
3.03 deri ne minuten 5.48
7.50 deri ne minuten 8.23
13.10 deri ne minuten 13.44
Ne keto fragmente duket qarte dhimbja dhe deshperimi i nje personi te c'pronesuar dhunshem qe fati e ndeshkoi keqas. Mbase per ngushellim ai ka pire aq shume duhan sa qe i jane zverdhur mustaqet ...
​
Ne fotogrefine e mesiperme, nga e majta ne te djathte:
1- Ahilea, djali i Dimitrit. Lindur ne daten 11 Shkurt 1913
2- Dimitri, lindur ne daten 8 Shtator 1872
3- Sofia, vajza e Dimitrit. Lindur ne daten 17 Qershor 1922
4- Vasiliqi, vjera e Dimitrit, vajza e Janos dhe Kostantines, lindur ne Borove ne daten 7 Maj 1845
5- Ilia, djali i Dimitrit. Lindur ne daten 19 Tetot 1917
6- Mihaili, nipi i Dimitrit. Djali i Sokratit dhe Anastasise. Lindur ne date 12 Korrik 1934
7- Polikseni, vajza e Dimitrit. Lindur ne daten 8 Shtator 1915
Shenim: E shoqja e Dimitrit quhej Dhespina, shkurt Dhespo. Ajo kishte lindur ne Borove ne daten 4 Korrik 1873 dhe vdiq ne daten 23 Shtator 1940. Prinderit e saj quheshin Evangjel dhe Evangjelica.
​
*****
Diku ne te hyre te fshatit Dimitri kishte gdhendur nje gur ne formen e nje 'kolltuku' ku rinte per ore te tera duke pare nga fshati dhe medituar. Do te isha shume kurioz te dija se c'mendime vertiteshin ne koken e tij ... 'Kolltuku' prej guri ku ai ulej nuk pati ndonje fat me te mire se sa fotografite e tij. Ne vitet 1990 'kolltukun' e fotografit e thyen dhe pjeset e gurit i rrukullisen poshte ne lendine. Mbase, dikush mendonte se 'kulaku' i fshatit kishte fshehur nje 'thesar' nen gurin ku ulej dhe shtynte ditet e fundit te jetes se tij.
Thesari qe Dimitri la pas jane fotografite te cilat u pervetesuan dhe shkateruan nga institucione te ndryshme te Shtetit Shqiptar dhe individe te papergjegjshem.
Dimitri u shojt ne Prodan, ne vitin 1957, ne moshen 85 vjecare. Eshtrat i prehen ne varrin shekullor te te pareve te tij qe gjendet prane kishes se Shen Ilias. Rekordet e Kishes Autoqefale Shqiptare thone se kjo eshte kisha me e vjeter ne Erseke. Me poshte tregohet varri i familjes Evangelou/Prodani ku prehen shume nga te paret e Dimitrit, gjithashtu dhe te mijte. Gdhendja ne kryq thote se aty eshte varosur Ikaterina (Mamaja e Dimitrit), bashkeshortja e Hristo Evangelu Prodani e cila u nda nga jeta ne 22 Qershor, 1908.
​
Si perfundim; Dimitri eshte nje rast tipik qe tregon se si nacionalizmi ekstrem shqiptar, duke perdorur masa te ashpra dhe mekanizma shteterore, arriti te shkateroje nje pjese te mire te grupeve te tjera etnike me qellim final krijimin e nje popullate homogjene shqiptare 'etnikisht te paster'.
Personalisht, une e konsideroj historine e Dimitri Evangelou si nje "Gjurme Greke ne Historine e Shqiperise".
​
​
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- Arben Puto: Shqiperia politike 1912-1913 - Faqe 391
2- Tara Ashley O'Brien: Manufacturing Homogeneity in the Modern Albanian Nation-Building Project - Faqe 54
3- Tara Ashley O'Brien: Manufacturing Homogeneity in the Modern Albanian Nation-Building Project - Faqe 54-55
​
​
​