Vdekja e Petro Nini Luarasit dhe "Grekomanet"
Disa kohe me pare ne nje faqe Interneti permendej emri i stergjyshit tim, Petro Prodani, qe sipas shkrimit, bashke me disa "Grekomane" te tjere, organizuan vrasjen e Petro Nini Luarasit, figure e njohur ne histori si perhapes i gjuhes Shqipe dhe Protestanizmit ne disa zona te Shqiperise Jug-Lindore. E kam hasur edhe me pare kete akuze, e cila behet qesharake, kur aludohet se si u krye "krimi" i cili nuk ishte aspak i tille por thjesht nje vdekje per arsye shendetsore. Eshte per te ardhur keq qe pasardhesit e Petro Nini Luarasit, apo persona te tjere tendencioze, vazdojne te akuzojne me te patedrejte njerez dhe institucione qe nuk kishin te benin aspak me vdekjen e P. Luarasit. Per me teper, akuzat e tyre nuk mbeshten ne fakte reale te kohes ose konkluzione shkencore. Me poshte eshte nje fragment i marre nga nje arikull i publikuar ne nje gazete te kohes.
​
Gazeta ''Drita'' e Manastirit, më 16 Vjeshtë e Parë 1911, shkruan për vdekjen dhe lajmëron me këto fjalë: ''Ky atdhetar i flaktë vdiq në Gusht të këtij moti në Ersekë. Disa thonë që e farmakosën armiqtë dhe disa të tjerë thonë se vdiq nga apopleksia. Dy javë më parë se të vdiste kish ardhur këtu në Manastir dhe ish fare mirë nga shëndeti.
Po të kish qenë i sëmurë Petro Luarasi qëndronte në Manastir dhe atje mund të gjente mjekimin e nevojshëm. Pas dy ditësh udhë, të Mërkurën, më 10 Gusht arrin në Korçë ku përsëri e mbajtën nën vërejtje për nja dy ditë. Kur e lëshuan, po të kish qenë sëmurë, qëndronte në Korçë, ku mund të gjente mjekimin e nevojshëm më lehtë se në fshat.
Të Djelë, më 14 Gusht, u nis që me natë nga Korça për në Luaras me këmbë. Kur arriu në fshat, shkoi drejt e në kishë, ku pati nisur mesha. Të nesërmen qe panairi i Shën Marisë dhe u interesua të piqej me sa më shumë mysafirë, që t'u fliste e t'i bindte për të çelur shkolla Shqipe. Tërë atë mëngjes bëri vizita nëpër fshat. U puth e u përqafua me miq e të dashurit e tij. Në shtëpi të tij priti e përcolli mysafirë, hëngri e piu bashkë me ta. Të martën shtroi vetë vrahun në lëmë dhe punoi gjithë ditën e ditës. Të Mërkurën më 17 Gusht, thonë se nuk kishte ndër mend të shkonte në Ersekë, por e thirrën. Edhe këtë ditë i la kafshët për punë e shkoi me këmbë në pazar. Kishte shpresë të kthehej shëndoshë e mirë në fshat.
Dihet se në Ersekë foli për punë të shkollës që dëshironte të çelej asaj vjeshte atje. Për këtë gjë foli edhe me tregëtarët grekomanë të atjeshëm, dhe me Pet Prodanin në dyqan të tij. Grekomanët kishin organizuar një shoqëri të tyre në Kolonjë me kryetar nderi Dhespotin e Kosturit, Joakimin, me të cilin Petro Luarasi kishte qenë në luftë për vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kësaj shoqërie, një doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atë pasdreke fatale, prej dyqanit të Pet Prodanit shkoi në spicerinë e Janulit. Në këtë interval u sëmur Petro Luarasi. Që u helmua, s'ka dyshim. Pyetja është: Ku u helmua, në dyqan të Pet Prodanit apo në farmacinë aty ngjitur. Përpara spiceranës u rrëzua përdhe. Kur e shpunë në han, njerëz të porositur po thërrisnin nëpër pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerën!''
Këtë e bënë komplotistët për të humbur gjurmët e krimit të tyre. Në atë moment shpifja e bëri efektin e saj për të mbajtur njerëzit larg të sëmurit, po gjithë bota e kuptoi që Petro Luarasi vdiq i farmakosur.
Një fakt tjetër provon se P.N.Luarasin e farmakosën. Gjatë kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkën e Kozo Dhimës, villte përmbi qafën e saj. Të nesërmen ngordhi edhe mushka, që qe e shëndetshme e bënte përmbi 15 Napolona asaj kohe".
Shenimi im: Ne fund te faqes do te gjeni disa shenime rreth simptomave te smundjes se koleres ne njerez; gjithashtu simptomat ne kafshe dhe ngordhjen e kuajve nga kolera.
Dua te theksoj qe gjyshi im, 9 apo 10 vjecar ne ate kohe, ishte deshmimtar okular dhe mbante mend mire rrethanat ne te cilat Petro Nini Luarasi ndroi jete. Sic thuhet dhe ne paragrafin e mesiperm, disa dite perpara se te vdiste, Petro Nini Luarasi kishte vizituar qytetin e Manastirit/Bitolas ku dhe munded te ishte infektuar me semundjen e koleres. Ka materiale te shumta qe raportojne prezencen aktive to kolers gjate vitit 1911, ne shume zona te Ballkanit, perfshi Manastirin. Ne Vere te po ketij viti eshte raportuar nje acarim i epidemise. Ne librin "Kolera" permendet se "bazuar ne Pollitzer, gjate viteve 1910 - 1912 kolera ishte regjistruar ne gadishullin Ballkanik, ne Greqi, Turqi, Bullgari, Jugosllavi, Rumani dhe Shqiperi"(1). Po ashtu ne dokumentat e Organizates Botereore te Shendetsise ne materialet ku behet fjale per epidemite e koleres permendet se: "ne vitin 1911 kishte nje perhapje kolere ne Bullgari, Greqi, Mal te Zi, Rumani, Serbi, Turqi (Turqia kishte nje situate te renduar)"(2). Ne shkrimet e saj, Edith Durham, pershkruan situaten e koleres ne Shqiperine Veriore gjate vitit 1911. Studiuesi Tobias Hof pershkruan epidemine e acaruar te koleres ne Perandorine Otomane gjate vitit 1911. Ai thote: "Ne Gusht te vitit 1911, gjate rebelimit te shqiptareve, u shfaq nje epidemi serioze kolere. Ne fillim ishin disa raste te vecuara por ne vazhdim te muajit rastet e vdekjeve u rriten shume". Permeteper, ai permend se ushtaret shqiptare perhapen koleren ne Jemen ku Perandoria Otomane po perpiqej te shtypte nje kryengritje masive. Pra, rekrutet shqiptare ishin infektuar ne vendin e tyre dhe ishin bere mbartes te smundjes(3).
Gjyshi im, Mihail Prodani, pohonte faktin se Petro Nini Luarasi piu nje kafe ne dyqanin e stergjyshit tim Pet Prodani, bile kafene e beri dhe ja shpuri vete gjyshi im qe ishte femije dhe ndihmonte te jatin ne dyqan. Por, gjyshi im mbante mend gjithashtu qe P.N. Luarasi u ankua per shendetin e tij. Kjo ishte arsyeja pse ai u kthye ne farmaci; per te kerkuar ndihme mjekesore apo ndonje ilac dhe jo hapja e shkollave Shqipe ... Artikull-shkruesi deklaron se Petro Luarasi vizitoi pasuesit e Dhespotit te Kosturit me te cilin ai "kishte qenë në luftë për vdekje". Atehere pse do t'ju kerkonte ndihme per hapjen e shkollave Shqipe pikerisht ketyre njerezve qe ishin armiq te betuar te tij ? Artikulli i gazetes "Drita", qe ngre akuza te renda por nuk i jep pergjigje pyetjev te thjeshta, thote: "Pas dy ditësh udhë, të mërkurën, më 10 gusht arrin në Korçë ku përsëri e mbajtën nën vërejtje për nja dy ditë". Cilat ishin arsyet qe Petro Nini Luarasi-n "përsëri e mbajtën nën vërejtje" ? Pse dhe kush e mbajti nen verejtje ? Mos ishte ky ndonje mjek ? Artikulli nuk e ben te qarte por, pa nje, pa dy, arrin ne konkluzionin: "Që u helmua, s'ka dyshim".
Eshte e vertete qe Kisha Orthodokse e asaj kohe pengoi Petro Nini Luarasin ne perpjekjet e tij per mesimin dhe perhapjen e gjuhes Shqipe nepermjet predikimeve fetare protestaniste midis besimtareve Orthodokse. Po ashtu ai u "c'kisherua" por duhet permendur gjithashtu se Petro Luarasi u perpoq te perdorte institucionet e Kishes Orthodokse si nje mjet per arritjen e qellimeve te tija, qofshin keto dhe me patriotiket. Kisha kishte kanonizmat e saj te cilat kishin vepruar te pakten per 1000 vjet. Keto jane probleme qe duhen vene ne kontekstin e kohes. Duhen degjuar edhe ata qe dine punet e kishes dhe kane edukim fetar. Nejse, kjo eshte nje teme tjeter ...
Nuk kishte pse stergjyshi im te helmonte P. Luarasin brenda ne dyqanin e tij duke i hedhur helm ne kafe, ne mes te dites, ne mes te qytetit. Personat akuzues injorojne faktin qe ne ate kohe banditet dhe kusaret mund te vrisnin nje njeri per nje thes me patate. Ne se "Grekomanet" e zones, drejtues te larte kishtare apo Patriarkana e Stambollit, sic permendin disa "studiuese", kishin plane te eleminonin Petro N. Luarasin fizikisht ata do ta kishin bere ate pune ne nje forme tjeter ...
**********
Qe nga vdekja e Petro Luarasit kane kaluar afersisht 110 vjet. Gjate kesaj kohe, Shqipetaret kane ecur neper nje rruge te veshtire, qe me se shumti eshte mbushur me dhune, shkaterime, deshtime sistemesh ekonomike dhe politike, nacionalizem bosh, patriotizem te shtirur, etj. Eshte fare normale qe ne historine Shqiptare, te krijuar dhe sajuar ne pjesen me te madhe pas viteve 1920, te "zbulohen" ngjarje te paqena dhe te manipulohet e verteta. Permeshume, bazuar ne keto trillime, individe dhe familje te tera jane persekutuar dhe zhdukur fizikisht me motivacionin "Grekoman". Per te bere me te qarta pikepamjet e mia po sjell ne diskutim piken e nxehte, "Epirin e Veriut".
Shqiperia Jug Lindore, Epiri i Veriut dhe "Grekomanet"
Shqiptaret dhe Greket nuk bien dakord per shume gjera. Jo ndonje cudi e madhe, fqinjet zihen ... Nje nga temat e trajtuara me shume eshte ajo e Shqiperise Jug-Jindore apo Epirit te Veriut. Te dy palet perpiqen te sjellin argumentet e tyre dhe te "mundin" kundershtarin. Here pas here kjo teme behet aq e nxehte sa kthehet ne problem serioz.
Ndryshimi midis "strategjive dhe armeve" te perdorura nga palet eshte i dukshem. Greket i referohen historise se tyre, qe edhe ne qofte se e konsiderojme deri ne nje fare mase te manipuluar, ajo eshte e shkrojtur. Shqiptaret nga ana e tyre, perdorin gojedhena, patriotizmin e kafenese, referime te huazuara nga te huajt, nacionalizmin idiotesk dhe ... direktivat e Partise se Punes, qe per cudi, vazhdojne te jene efikase deri ne ditet tona. Per ti dhene shkrimit nje baze me te gjere po e filloj me Epirin.
Eshte historikisht dhe shkencerisht e mirevertetuar qe Epiri, te pakten per 2500 vjetet e fundit, ka qene dhe eshte Grek. Historia fillon e "ngaterohet" kur hipoteza Shqiptare shpaloset ne nje forme te cuditeshme. Pak a shume, kjo hipoteze pretendon se Epiriotet, duke filluar me Piron e Epirit, kane qene Ilire. Kete e gjen te shkruar ne librat e historise qe mesohen ne shkollat e Shqiperise. Pasaktesite historike shkojne deri aty sa Piroja del qe te jete pinjoll i nje fisi Shqiptar ... Nuk ka gje per tu cuditur ketu do te pergjigjej nje perdorues i Youtube-it, (ku c'do kush mund te thote c'fare te doje), Wikipedia ose forumeve te ngjashme. Greket kane pretendime historike dhe teritoriale, po ashtu kane dhe Shqiptaret. Azgje e re ne kete prizem.
Normalisht, kur nje nxenes tregon nje perralle te bukur ne oren e folklorit mesuesi/mesuesja i ve noten 10, por kur i njejti nxenes tregon te njejten perralle ne oren e historise mer noten 4. Manipulimi i historise ne pamje te pare duket i lehte por behet qesharak kur "studimet" dhe konkluzionet bazohen mbi fjale qe i mer era. ​Eshte nje e vertete e pa mohueshme qe ne zona te caktuara te Jugut te Shqiperise, por dhe me gjere, ndikimi i historise, kultures dhe civilizimit Grek ka qene, dhe vazhdon te jete, prezent per mijera vjet. Mjafton leximi i pershkrimeve te udhetareve te ndryshem qe kane bere ne pjesen Jug-Lindore te Shqiperise se sotme per te kuptuar qe gjuha Greeke perdorej gjeresisht, toponimet Greke po ashtu, madje deri ne kohet tona. Brezi tokesor i quajtur "Epiri i Veriut" eshte nje zone ku bashkejetesa e popullsive te ndryshme ka qene fenomen i zakonshem. Shqiptare, Greke, Vllehe, Bullgare, Serbe etj kane jetuar afer njeri tjetrit, kane dhene e marre me njeri tjetrin, jane shkrire dhe asimiluar nga njeri tjetri, kane dashuruar dhe vrare njeri tjetrin, ashtu sic ishin koherat. Gjate shekujve, para-ardhes te Shqiptareve te sotem, per shembull Arvanitasit, jane vendosur ne zona te ndryshme te Greqise se sotme. Dokumenta historike qe vertetojne kete fenomen ka, dhe jo pak. Nga ana tjeter, per disa mijeravjecare, vendbanimet/qytetet Greke te antikitetit kane qene nga qendrat me te zhvilluara te kohes ne teritoret e Shqiperise se sotme, dhe Ballkanit ne pergjthesi. Disa shembuj: Duresi, Apollonia, Vlora etj. Dhe, ajo qe nuk genjen apo manipulohet eshte ADN-ja. Shqiptaret e sotem dhe Greket e sotem ndajne grupe popullatash me ADN shume te ngjashme. Perpjekjet per ti ndare keto grupe njerzish ne popuj te paster etnikisht eshte gabim trashanik qofte nga Greket, qofte nga Shqiptaret. Njeriu behet ne jete ai qe do dhe beson bazuar ne traditat familiare, kulturore, historike, interesat ekonomike, nevoja per mbijetese dhe ecje perpara, etj. Nje shprehje thote: ata qe i ngjajne njeri tjetrit bashkohen !
​
**********
Kur fuqite e medha ndane dhe krijuan shtetet Ballaknike, ato nuk moren parasysh fakte historike dhe realitetin kohor por krijuan shtete ne "karte" pa llogaritur shume se c'do te ndodhte me vone me to. Zona me popullsi Greke mbeten ne Shqiperi dhe anasjelltas; zona me popullsi Shqiptare mbeten ne Greqi. Nje harte Angleze e vitit 1911 ku tregohen "Racat" ne Ballkan dhe si shtrihen dhe perzihen ato ne teritoret e vendeve kufitare tregohet me poshte.
Eshte fakt i pamohushem qe kufijte e Shqiperise se sotme nuk i vendosen as Shqiptaret dhe as Greket. Ato u imponuan me force. Vlen per tu permendur qe diplomacia Greke e asaj kohe kerkoi qe kufijte e Shqiperise Jug-Lindore te vendoseshin me referendum. Banuesit e atyre zonave duhej the vete-vendosnin per shtetesine e tyre; do ti bashkoheshin Greqise apo nje shtetit te ri Shqipetar. Natyrisht qe fuqite e medha e hodhen poshte propzimin Grek dhe kuptohet pse ...
Shume vite te kaluara, ne Athine, u ndodha ne nje tryeze me disa njerez qe kishin qene politikane te rendesishem ne Greqine e viteve 1960-1980. Tryeza mbahej ne shtepine e kusheririt te pare te babait tim qe ishte terequr nga jeta politike dhe kishte dale ne pension nga fundi i viteve 70. Nje nga te pranishmit me pyeti se a ka Greke ne Shqiperi dhe sa Grek ndjehesha une. Per pyetjen e pare u perpoqa ti jap zoterise nje fare pergjigje duke permendur fjalet e Nikita Hrushev-it kur vizitoi Shqiperine e Jugut por ju shmanga pyetjes se dyte. Ne nje moment kur the ftuarit po vertiteshin ne bashten e shtepise, Spiroja, kusheriri i babajt tim, me mori menjeane, me vuri doren ne sup dhe me tha: Petro mos u ndruaj. Ti nuk je Grek ne kuptimin juridik te fjales; por ti nuk je as Shqiptar ! Ti je Vorio Epirotis. I jam kthyer dhe rikthyer fjaleve te tij, menduar dhe rimendur kuptimin e tyre dhe pas vitesh arita te kuptoj njeriun qe kishte pare dhe mesuar shume ne jete. Nuk munda ta kuptoj ne ate kohe sepse njohjet e mia ishtin te kufizuara. Permeteper une isha ritur dhe edukuar ne Shqiperine moniste ku "shovinistet Greke" ishin nder armiqte kryesore te revolucionit proletar dhe rrezik serioz per vete egzistencen e Shqiperise !
Vitet kaluan dhe njohjet e mia u riten dhe u zhvilluan. Mu desh kohe te kuptoja pse heronjte e mij te femijerise ishin Greke. Prometheu ishte idhulli im; ai vodhi zjarrin nga Perendite dhe ja u dha njerezve te zakonshem duke i hapur keshtu rrugen civilizimit ! Mund te kishte trimeri me te madhe se kjo ? Vazhdon Herkuli qe liroi Prometheun nga ndeshkimi mizor e keshtu me radhe, djaloshi me nje sandale qe rezoi tiranin etj, etj. Me pas erdhen filozofet dhe mendimtaret e medhenj Sokratis, Aristotelis, Soloni ... dhe lista zgjatet dhe zgjatet.
Kontaktin e pare serioz me qyteteriming Grek e mora nga fjalet e ralla dhe te kontrolluara te gjyshit tim Mihail qe ishte njohes i shkelqyer i gjuhes Greke, moderne dhe asaj te vjeter. Mihaili, nje burre trupvogel dhe fjalepak, ishte persekutuar me akuzen "Grekoman" dhe nuk kishte kurajo te fliste rreth historise familiare se para-ardhesve me femijet apo niperit dhe mbesat e tij. Lidhja e gjyshit tim me kulturen dhe boten Greke ishte e thelle dhe tejkalonte interesat financiare, besimin fetar apo arsye te tjera dytesore. Une do ta quaja gjyshin tim "Filoelinas ne c'do qelize te tij" nje shprehje qe jo gjithekush do ta kuptonte apo interpretonte drejt. Megjthese ai u internua, (dhe si ai shume te tjere) nga nje sistem i ndertuar mbi injorance dhe agresivitet te tejskajshem, nuk hoqi dore nga degjimi i lajmeve ne radion Greke dhe leximin e librave ne Greqisht. E sjell ndermend me veshin ngitur ne altoparlantin e radios duke degjuar lajment e mesdites ne nje nga kanalet e radios Greke. Lajmet fillonin me nje melodi karakteristike qe te sillte ndermend bariun duke i rene fyellit dhe kemboren e dashit qe prin kopene ...
​
Sot une e kuptoj fare mire pse nje njeri i edukuar ne nje ambient me cilesor e ka te veshtire te kthehet mbrapa. Ai do te distancoje veten nga dicka qe atij nuk i pelqen apo nuk i sherben me. Po e qartesoj mendimin qe dua te them; gjysh, stergjysherit e mij, te paret e tyre, flisnin dhe shkruanin me mire gjuhen Greke sesa ate Shqipe. Per ata, pika e references ishte kultura Greke dhe jo ajo Shqiptare e cila ne kohen e tyre as qe egzistonte. Traditat familiare, te lidhura fort me besimin fetar, shkonin shekuj mbrapa dhe nuk do ta egzagjeroj po te them deri ne kohet e Bizantit. Nje pjese e familiareve te tyre ishte edukuar ne shkollat e Janines, Thessalonikit apo Athines. Eshte e natyrshme dhe e kuptueshme qe kur Perandoria Turke ra, shume njerez, si te kategorise te stergjysherve te mi, u perpoqen te lidheshin dhe beheshin pjese e Greqise, larg pasigurive qe jepnin variantet e tjera. Ne fund te fundit ata e konsideronin veten Greke ! Per ta ishte me kollaj te integroheshin ne nje kulture, organizim fetar dhe shteteror qe e njihnin mire se sa te binin nen kontrollin e qeverive te krijuara nga forca te huaja. Dhe e verteta eshte se ata u perpoqen ta kthenin ne realitet endrren e tyre te vjeter, por e ardhmja e Ballkanit vendosej diku tjeter ... Krijimi i Shtetit Shqiptar dhe njohja territoriale e tij nga Fuqite e Medha i "vuri kapak" ketyre perpjekjeve.
Sot ka shume shqiptare qe kane ngritur flamurin e patriotizmit, dhe kjo eshte e drejta e tyre, por 100 vite te shkuara, para-ardhesit e tyre benin kalkulimet perkatese. Ne nje raport te pregatitur ne vitin 1923, drejtuar Lidhjes se Kombeve, diplomati Finlandez, Jakob Johannes Sederholm, qe pregatiti dokumentin permend se nje i Krishtere Orthodoks ne qytetin e Korces i thote nje miku te tij: Shumica jone do Shqiperine, por ne duam nje Shqiperi te mire. Ne se nuk marrim nje te tille atehere preferojme Greqine"(4).
Te verteta historike
Shqiperia u krijua si rezultat i kembenguljes Austo-Hungareze dhe Italiane, thjesht per qellimet e tyre strategjike. Po te ishte lene ne duart e Shqiptareve as qe dihet ku do kishte perfunduar "Projekti Albania". "Mbreti" Zog, qe ishte nje "mashe" e interesave te jashtme, kryesisht atyre Italianeve, kufizoi ne menyre te ndjeshme perdorimin e gjuhes Greke ne zona ku ishte perdorur te pakten per qindra vjet. Me vone "Revolucioni Socialist" shkateroi traditat, investimet materiale, shpirterore dhe fetare qe i kishin mbijetuar dhe sundimit shekullor Otoman.
​
Kam qene rreth 11-12 vjec, kur ne mehallen ku banoja u shit nje shtepi. Nje dite kur kthehesha nga shkolla bashke me 2-3 bashkemoshatare pame anes rruges nje syndyq te vjeter qe pronari i ri e kishte nxjere per ta hedhur ne plehrat. Ndaluam te shikonim c'kishte brenda. Azgje speciale per moshen tone; vetem ca libra dhe revista te vjetra ne gjuhen Greke. Une zgjodha disa qe mu pane si me te reja dhe i futa ne cante. Disa dite me vone ja shpura gjyshit tim Dhimitraq, babait te mamase sime, per ti lexuar. Une e dija qe ai fliste me gjyshen Greqisht ... Ne shenje falenderimi gjyshi me puthi ne balle dhe me dha 10 Leke. Ishte gjyshi im Grek ? Mbase po, mbase jo ... C'fare une di me siguri eshte se kur une bera disa teste ADN-je dhe fillova te kerkoj origjinen e families doli qe nje i aferm i tij kishte emigruar ne Amerike rreth vitit 1918 dhe gjithe jeten e tij ai pretendoi se ishte Grek. Keto jane fjalet e nje familjari te tij qe me kontaktoi per te pare ne se une kisha ndonje material mbi historine e families.
Mendimi perfundon ketu ...
Nuk do te me mbetej hatri po te me quajne Filogrek, Grekoman apo Grek ! Perkundrazi do te me behej qejfi. Nuk ka azgje te keqe te pelqesh apo adhurosh nje kulture dhe histori qe ka lene gjurme unike ne historine e njerezimit.
​
Shenime te rendesishme dhe sqarime rreth shkrimit
Per te kuptuar ne se smundja e kolers ishte nje variant i mundshem ne vdekjen e Petro Nini Luarasit, u perpoqa te gjej materiale rreth simptomave te kesaj smundje. Me poshte, i perkthyer ne Shqip, eshte nje fragment nga nje faqe e nje institucioni mjekesor Amerikan qe flet rreth smundjes se koleres.
Faqja origjinale eshte kjo: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/cholera/symptoms-causes/syc-20355287
Rreth smundjes se koleres
Pjesa me e madhe e njerezve, ne se ekspozohen ne bakterja e koleres, nuk do te semuren ose nuk do ta kuptojne qe jane prekur nga semundja. Por duke qene se ata mbartin bakterien ne jashteqitjen e tyre, nga 7 deri ne 14 dite, mund te infektojne te tjere nepermjet ndotjes se ujit. Ne shumicen e rasteve simptomat e kolers shkaktojne nje diare te lehte ose te moderuar qe shpesh here eshte e veshtire te ndahet nga diarete e shkaktuara nga arsye te tjera.
Vetem 1 ne 10 njerez te infektuar zhvillojne shenja me serioze dhe shfaqin simptomat te koleres, ne pergjithesi disa dite pas infektimit.
Simptomat e koleres mund te jene:
- Diarea. Diarea e lidhur me koleren shfaqet pa pritur dhe mund te shkaktoje shume shpejt humbje te rezikshme te lengjeve qe mund te arije deri nje Liter per ore.
- Marje mendsh dhe vjellje. Vjellja shfaqet vecanarisht ne momentet e para te smundjes dhe kur ndodh mund te vazhdoje per ore te tera.
- Humbje lengjesh. Humbja e lengjeve mund te vihet re disa ore pasi shfaqjes se simptomave te koleres. Humbja e lengjeve varion; mund te jete e lehte ose ekstreme. Nje humbje e peshes se trupit ne masen 10% ose me shume tregon humbje te theksuar te lengjeve. Shenjat dhe simptomat e humbjes te lengjeve ne rastin e koleres perfshine: shqetesim te pergjithshem, sy te futur thelle dhe te nxire, goje te thate, etje te madhe, tharje dhe rudhje lekure e cila po te mblidhet me 2 gishta kthehet ne formen e meparshme me ngadalesi, pak ose aspak urine, presion te ulet gjaku dhe rahje te c'regullta zemre (aritmi).
Persa i perket ngordjes se mushkes, qe shkrimi permend, "Gjatë kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkën e Kozo Dhimës, villte përmbi qafën e saj. Të nesërmen ngordhi edhe mushka", nje faqe interneti ku flitet rreth smundjes se koleres ne kafshe thote:
Si mund ta mare koleren nje kafshe dhe pasojat e smundjes ?
Kafshet mund te ekspozohen ne bakterja e koleres duke e mare ate nepermjet gojes. Kjo mund te ndodhe si rezultat i ardhjes ne kontakt me jashteqitjen e kafsheve ose njerezve te infektuar, ose ujes se kontaminuar me fekale, ushqim apo molusqe te pa gatuara. C'fare efekti ka kolera ne kafshe ? Ne se jane infektuar, shumica e kafsheve nuk do te shfaqin ndonje shenje smundje. Ne se smundja shfaqet, kafshet do te kene sasira te medha diareje dhe vjellje. Ato mund te humbin lengjet e trupit ne menyre shume te shpejte dhe kjo mund te rezultoje ne ngordhje te kafshes.
Faqja origjinale eshte kjo: http://www.cfsph.iastate.edu/FastFacts/pdfs/cholera_F.pdf
Nje informacion shume interesant rreth simptomave, pasojave dhe ngordhjes se kuajve e jepet ne librin Kolera, botuar ne vitin 1873, Dr. Cuningham kur raporton mbi situaten ne nje repart ushtarak dhe zonat perreth tij:
"Sic e kam permendur dhe me perpara, ne daten 26 Nentor, nje ushtar nga grupi 1-17 ne kampin e pushkatareve ishte smure me kolere. Po ne te njejten dite, pas nje intervali te gjate, u shfaqen dhe 4 raste te tjeta ne pjese te ndryshme te qytetit. Diten tjeter nje qytetar Evropian nga zona civile ishte smure. Naten e 24 Nendorit, nje kale ne Baterine A, Brigada F, ngordhi shume shpejt nga humbja e fluideve. Me 25 Nendor, 15 me shume kuaj u smuren me te njejtat simptoma. Une pashe disa nga keto kafshe dhe nje ose dy ishin ne nje gjendje te mjeruar, shume te dobesuar, lekure te rudhur dhe barkun e futur brenda. Ishte e veshtire te besoje qe vetem dy dite me pare keto kafshe kishin qene ne forme shume te mire, te forte, dhe te mirembajtur"(5).
​
​
Referenca
(1)- Cholera ISBN 0-306-44077-6 Kapitulli 1, Faqe Numur 15
(2)- Cholera - World Health Organization - Geneva 1959 - Faqe 44
(3)- “Empire, Ideology, Violence: The Long 20th Century” in Comparative Perspective" - Faqe 65
(4)- Extrait N° 13 du Journal Officiel. [Communiqué aux Membres (C. 243. 1923. VII.) Mai 1923. de la Société.] G e n è v e, le 6 avril 1923. - Page "Nous désirons presque tous un E tat albanais, mais il faut que ce soit une bonne Albanie; si nous ne pouvons pas avoir une bonne Albanie, nous préférons la Grèce"
(5)- https://pdfs.semanticscholar.org/1cbf/fb5ebd021408500bb35a8399074d98c2f7e4.pdf
​
Dhjetor, 2018
​
​