top of page

Ultra-Nacionalizmi ne udhekryq

Shpesh, nacionalistet ekstremiste fshihen mbas simboleve qe as i kuptojne dhe as qe e kane idene ku e kane zanafillen ...

 

Pothuajse per 2,000 vjet, Mesdheu dhe pjese te konsiderueshme te Europes ishin kontrolluar nga Perandoria Romake, Bizantine, Otomane dhe deri ne nje fare mase Vatikani. Ky eshte nje perfytyrim shume i thjeshtesuar i historise por e perbashketa e ketyre perandorive ishte se ato nuk mbeshtesnin apo sponsorizonin ndarjet midis popullatave qe kishin nen kontroll. Konceptet nacionalitet, pavaresi kombetare, etj, nuk egzistonin. Per me shume, perandorite i luftonin keto tendenca. Egzistonte diferenca etnike, por dhe kjo ishte shume e ndryshme nga versionet qe njohim sot. 

Pak a shume, elementi kryesor qe bashkonte popullatat e ndryshme rreth nje qendre te perbashket mendimi dhe veprimi ishte besimi fetar. Perandoria nuk mund te egzistonte pa nderthurrjen organike shtet-besim fetar.

Nje lidhje fetaro-politiko-ushtarake qe luajti nje rol te rendesishem ne Europen qendrore ishte e ashtuquajtura 'Perandoria e Shenjte Romake'. Shtrija hapesinore dhe pjestaret e saj ndyshuan ne kohe(1). Ilustrimi i meposhtem, i vitit 1510, tregon principatat/shtetet antare te ketij grupimi ne fillim te shekullit te 16-te. 

1510-Holy-Roman-Empire.jpg

Nje antar i rendesishem i ketij grupimi ishte dinastia e Habsburgeve qe do te dominonte Europen Qendrore duke arritur kulmin me rolin e saj ne perandorine Austro-Hungareze.

Habsburget kishin ne kontroll popullata qe i perkisnin etniciteteve dhe kulturave te ndryshme. Problemi madhor ishte bashkimi i ketyre grupeve. Natyrisht qe feja do te luante nje rol percaktues. Keshtu qe mendimtaret e Vienes krijuan idene se Austria ishte perfaqsuesja e drejtperdrejte e 'Perandorise se Shenjte Romake' dhe shtylla kurizore e saj ishte Krishtetrimi. Dhe jo vetem Krishterimi Katoliko-Perendimor por dhe ai Orthodokso-Lindor. Bile, kesaj perandorie mund ti bashkoheshin dhe jo te krishtere me qellim ndalimin e avancimit te Perandorise Otomane ne Europe. 

Habsburget kishin huazuan per simbol imperial nje shqiponje me dy koke; nje koke ne Perendim dhe nje ne Lindje. Synimi ishte terheqja e te krishtereve nen krahet e 'Shqiponjes Habsburgase' qe vizualisht ishte shume e ngjashme me ate te Bizantit Orthodhoks.

1390-Kaiser-Sigismunds-3.JPG

Ne pikturen e mesiperme paraqitet portreti i Kaizer Sigismund, (15 Shkurt 1368 – 9 Dhjetor 1437). Aty tregohen emblemat e pricipatave qe ai kishte ne kontroll. Ne tablo spikat shqiponja me dy koke. Pasardhesit e Sigismund i dhane nje dimension te ri kohor dhe shpirteror kesaj shqiponje. Ata e shperngulen ate ne diten e kryqezimit te Krishtit.

Si e realizuan ata kete udhetim ne kohe ? Thjesht duke aplikuar nje propogande efikase. 

Habsburg-Propoganda-2.JPG

 Roli i propogandes ne politikat e Habsburgeve 

Habsburg-Propoganda-1.JPG

Propoganda eshte e vjeter aq sa dhe mendimi njerezor. Format e saj kane evoluar paralelisht me dijen. 500 vjet te kaluara punimet artistike ishin 'vegla' rezultative ne krijimin dhe mbeshtetjen e propogandave shteterore. Ne nje stende muzeumi vienez permendet pikerisht ky fakt dhe sesi Habsburget e perdoren me mjeshteri kete teknike ... 

Me poshte tregohet nje punim i vitit 1543, i Titian, piktorit te Oborrit Perandorak Austriak. Vepra quhet "Ecce Homo". Ne shqip do ta interpretoja si:"Ja Njeriu". Ne Bibel thuhet se keto ishin fjalet e Pont Pilatit, (Pontius Pilate), drejtuar protestuesve hebrej qe kerkonin me kembengulje kryqezimin e Krishtit. 

Ne pikture, elementi i pare qe bie ne sy, ai me frontali, eshte shqiponja me dy koke. Mesazhi eshte i qarte; Simboli i Habsburgeve eshte i lashte sa vete Krishterimi. Si ai ushtari i deshperuar dhe penduar i piktures ne fjale, Habsburget nuk do ta braktisin me Krishtin. Ata do te beheshish mbrojtes te tij ! Shqiponja me dy koke u lidh me Krishterimin duke u kthyer ne nje simbol nen te cilin te krishteret europiane, te bashkuar rreth Habsburgeve, do te luftonin kunder myslymaneve otomane qe po trokisnin ne dyert e Vienes. 

Eques-Ces-3.JPG
Eques-Ces-5_edited.jpg

Gjate periudhes 1527 - 1791, Habsburget dhe Perandoria Otomane zhvilluan disa beteja te pergjakeshme. Aleatet e Habsburgeve ishin principatat/mbreterite kristiane por dhe disa forca myslymane. Nga ana tjeter, otomanet ndihmoheshin nga disa vasale te krishtere, por aleatet e tyre kryesore ishin myslymanet. Ketu vlen te permendet Mehmed Pasha, themeluesi i dinastise te njohur Koprulu. Mehmedi kishte lindur diku ne afersi te Beratit te sotem dhe rritur ne oborrin e sulltanit si femije i mare peng. Me vone ai u be nje figure e rendesishme e Perandorise Otomane. Si rasti i Koporluve kishte shume dhe albanasit/arnautet ishin nje element i rendesishem ne ushtrine dhe politiken otomane. 

 

Beteja qe frenoi pushtimet e metejshme otomane ne drejtim te Europes qendrore u zhvillua ne Tetor te vitit 1683. Trupat otomane u munden keqasi dhe qe nga ai moment fuqia e Portes te Larte filloi te zvogelohej dale nga dale ...

Ne betejen e njohur si 'Rrethimi i Vienes" forcat e krishtera luftuan nen flamurin me shqiponje me dy koke. Ne videot e meposhtme tregohen disa materiale rreth betejes se Vienes dhe flamureve habsburgas.

Pas fitores ne Viene, trupat austriake dhe aleatet e tyre, i ndoqen otomanet ne zona te ndryshme te Ballkanit. Ata zbriten deri ne Kosove. Te ndihmuar nga albanasit katolike dhe myslymane(2) ata zhvilluan disa beteja kunder otomaneve ne rradhet e te cileve kishte shume albanas/arnaute myslymane. 

Pjeter Bogdani ishte figura me e larte e albanasve katolike dhe organizator i bashkepunimit me trupat katoliko-europiane. Ai u vra ne vitin 1689 gjate luftimeve ne fjale. 

 

Dhjete vite me vone, austriaket, nepermjet nje traktati me otomanet, fituan te drejten e mbrojtesit te katolicizmit ne hapesirat ballakanike qe ishin nen kontrollin e Portes se Larte. Pak a shume, qe ne ate moment do te fillonte plani i Vienes per shtrirjen e ndikimit te saj ne zonat ku jetonin albanas katolike, dhe jo vetem. 

 

Viena investoi per ndertimin e shume kishave katolike dhe krijimin e lidhjeve te qendrueshme me katoliket qe jetonin ne zona shqipfolese. Megjithate, mendimtareve vieneze ju duhej te perballeshin me ndikimin e Vatikanit qe kishte qene prezent per shume kohe ne Ballkan. Permeteper, Vatikani kishte epersi strategjike; gjuhen latine te liturgjise kishtare dhe lidhjet me klerin qe operonte ne zonat e permendura. Por Vatikani kishte nje pike shume te dobet: ai kishte ndikim vetem ne besimtaret katolike. 

Duke kuptuar kete gje, Viena krijoi nje politike te zgjuar dhe largpamese te bazuar ne principin: 'Albanien für Albaner', (ne shqip: Shqiperia per shqiptaret). Qellimi kryesor ishte terheqja e drejtuesve vendas qe masivisht ishin myslumaneve, por dhe popullaten e pergjithshme, ne 'Projektin Albania' qe kishte filluar te merrte forme ne ambjentet politike te Habsburgeve. Jo me kot, shume femije te familjeve te degjuara myslymane u edukuan ne Austri. Jo me kot Austria dhe aleati i saj i ngushte Rumania perkrahen shkrimin e gjuhes shqipe. Qellimi final ishte largimi i ndikimit italian dhe zvogelimi i ndikimit grek dhe sllav ne hapesirat ku nje dite do te themelohej shteti shqiptar. 

Dhe mendimtaret e Vienes ishin mjeshtra ne ndertimin e nacionalizmit. Me ta nuk mund te konkuronte askush. Ata ishin te paret qe krijuan historine moderne te shqiptareve dhe natyrisht per kete ndihmuan dy elemente te harruar ne muzeumet e Vienes. Ato ishin 'Shpata dhe helmeta e Skenderbeut'. Pavaresisht se nuk mund te provohej shkencerisht lidhja e ketyre dy objekteve me Skenderbeun, ato ishin me se te mjaftueshme per ngritjen e nacionalizmit te ri shqiptar. Ajo qe duhej motivuar ishte ideja se shqiptaret dikur kishin qene katolike, por per njeren apo tjetren arsye, nje pjese e madhe ishin kthyer ne myslymane. Kishte ardhur koha qe ata te ktheheheshin perseri ne origjine. Ata duhet te futeshin dhe gjenin mbrojtje nen krahet e shqiponjes Habsburgase.

 

Nje nga politikanet e pare qe kuptoi kete mesazh ishte Faik Konica. Duke filluar nga viti 1896, austriaket e sponsorizuan ate te publikonte nje gazete/reviste te titulluar 'Albania'. Qellimi ishte ngritja e ndergjegjes nacionale midis albanasve/shqiptareve. Me poshte tregohet faqja e pare e ketij publikimi. Konica perfshiu ne brendesi te shqiponjes kryqin dhe nen te simbolin otoman, gjysme-henen me hyll. Nen shqiponje shkruhej: "Unguibus et rostro". Une do ta shqiperoja si: "Me kthetra dhe sqep". Ishte pikerisht ajo c'ka austriaket kerkonin ...

Ne te vertete, Konica nuk kishte as respektin me te vogel per besimet fetare dhe zyrtarisht ai nuk u be as edhe nje here nenshtetas shqiptar. Me ne fund, ne 30 Janar, 1924, ai e braktisi shtetesine turke dhe mori ate amerikane.  

Konica-Albania-1907-2.jpg

Ri-zbulimi i 'Flamurit te Skenderbeut' nga Konica nuk pati ndonje ndikim ne Shqiperi. Eqrem Bej Vlora, qe jetoi nje pjese te madhe te jetes se tij ne Viene, ku dhe vdiq, ne kujtimet e tij(3) shkruan: 

 

"E pra në 28 Nëntor kryeobjektivi i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Për më tepër, shumica, nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar."

Nuk jam ne gjendje te kuptoj se c'fare nenkuptonte Eqrem Bej me "pakujdesine tipike shqiptaro-lindore", por ne te njejtin paragraf ai shkruan:

 

"kur ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë:”shumë mirë e bëtë ju të diturit, që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk kanë më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazesi morracak.

Kur pyeta se ku e kanë parë shqiponjën e zezë, m’u përgjigjën krenarisht:”tek ushtarët e babë Kralit” në Pazarin e Ri."

Seleksionimi i shqiponjes me dy koke si simbol nacional u pranua pa ndonje problem. Ne vitin 1914 te gjitha fuqite e medha e kishin njohur Principaten Shqiptare dhe shenjat e saj identifikuese. Skenderbeu u thirr perseri ne skene por kete radhe flamurit te tij ju hoq mesazhi kristiano-orthodhoks. Pavaresisht se ku dhe kur filloi perpjekja per ringjalljen e 'Skenderbeut ateist' duhet nenvizuar se shqiponja me dy koke ishte perhapur midis shqiptareve te hershem shume kohe perpara lindjes se Skenderbeut. Ne pergjithesi, drejtuesit e derguar nga Bizanti, apo dhe vendas te kthyer ne vasale, mbanin kete simbol si shenje te dallimit fetar dhe klasor. Ne kete kendveshtrim, emertimi 'flamur i Skenderbeut' eshte thjesht nje pavertetesi historike.

 

Barleti shkruante se Skenderbeu kishte luftuar nen simbolin e shqiponjes me dy koke. Te njejten gje kishin bere drejtues/princa/mbreter serbe, malazeze, ruse, austriake, etj, ne perpjekje per mbrojtjen e vendeve te tyre nga otomanet. Megjithate historia tregon se dhe mbajtesit e flamureve identike e kane vrare dhe shkateruar njeri-tjetrin. Me poshte tregohen dy flamure nga Lufta e Pare Boterore; nje austriak dhe nje serb. 

Mbarimi i Luftes se Pare Boterore coi ne ri-ndarjen e Europes. Shtete te reja u krijuan dhe bashke me to nacinalizma te reja. Nje nga keto nacionalizma ishte dhe ai shqiptar. Ndersa ne konrollin Zogist dhe Enverist te vendit, nacionalizmi mbahej nen kontroll, ne ditet tona situata eshte komplet ndryshe. Eshte bere e zakonshme qe dikush te beje shenjen e 'shqiponjes shqiptare' dhe te brohorase parulla 'patriotike'. Ky lloj ultra-nacionalizmi i vonuar i ngjan nje femije qe dikush i dha nje loder te re. Femija i entuziasmuar vapron neper mehalle duke ju treguar njerzve lodren pa kuptuar qe mallaxhinjte e kishin patur kete lojder dhe lojtur me te shume kohe me pare. Femija do te vrapoje deri sa ta lodhet ... ose do te ndaloje kur te rritet !

Por deri sa te vije ai moment, njerez te ndryshem, politikane apo kriminele ordinere do te fshihen mbas simboleve 'atdhetare' ...

Meta-shqiponja-1.jpeg
Shqiponje-dhe-droge-2.jpg

Djemte e rinj qe kalojne La Manshin, (La Manche), ne menyre te paligjshme, do te vazhdojne te bejne shenjen e shqiponjes, ndersa disa  protestues ne Londer do te mbulojne me 'flamurin e Skenderbeut' statujen e Winston Churchill-it.

 

Mbase keto jane shenja qe ultra-nacionalizmi shqiptar ka mbetur ne udhekryq ...

Shenime dhe sqarime

Ne shkrim jane perdorur termat albanas, arnaut, shqiptar dhe forma te ngjashme.  Jam perpjekur ti perdor keto terma bazuar ne rrjedhen historike dhe rekorded e kohes. 

1- Ketu tregohet si ka ndryshuar shtrirja e Perandorise se Shenjte Romake ne kohe: https://en.wikipedia.org/wiki/Holy_Roman_Empire#/media/File:HRR.gif

2- Rekorded e kohes perdorin dy emerime; albanas per besimtaret katolike dhe arnaut per besimtaret myslymane.

3- Eqerem bej Vlora / Kujtime 1885-1925 - Faqe: 313, 314

Nentor, 2022

bottom of page