top of page

Udhetimet
e
Benjaminit
nga
Tudela.

Vitet:
1159 - 1173

Benjamin_of_Tudela.jpg

Ne vitin 1159, Benjamini, (I biri i Johanit), nga Tudela(1) nisi nje udhetim 14 vjecar gjate te cilit ai vizitoi shume vende te botes, perfshi Italine, Greqine, Sirine, Palestinen, Mesopotamine, Persine, Arabine, etj. Ai qendroi ne me shume se 300 qytete. Pershkrimet e tij kane nje vlere te jashtezakoneshme historike dhe sherbyen si burrim informacioni jo vetem ne kohen e tij por dhe ne shekujt qe do te pasonin. Une shqiperova fragmentin qe mbulon udhenim neper keto qytete/fshatra/vendbanime: Taranto, Brindisi, Corfuz, Patra, Nafpaktos, Kriso, Korinth, Thiva, Vllahia, Armilo, Visena, Selanik, Abydos, Kostandinopoje. Pervec detajeve qe kane te bejne me komunitetet hebraike, ne kete pjese te librit jepen disa informacione shume interesante rreth etnicitetit dhe perberjes se popullatave, traditave respektive, etj, ne disa zona/qytete te Italise se jugut dhe Greqise duke arritur piken kulminante me qytetin e Kostandinopojes. 

Trani(2) eshte nje qytet i madh dhe elegant. Qe ketu, Shen Nikola i Barit ndodhet nje dite larg. Bari dikur ishte nje qytet i madh por u shkateruar nga Uilliam, Mbreti i Sicilise. Tani kane mbetur vetem renoja dhe nuk ka banore, as hebrej dhe as kristiane. Nje dite e gjysem larg qe ketu ndodhet Taranto, nje qytet i degjuar i Kalabrise, banoret e te cilit jane greke. Taranto eshte nje qytet i madh dhe perfaqsuesit e treqind hebrejve qe jetojne aty jane R. Mali, R. Nathan dhe K. Israel. Nje dite udhetim qe ketu ndodhet Brindizi, nje qytet tjeter bregdetar. Aty jetojne rreth dhjete hebrej, te cilet si profesion kane ngjyrosjen e tekstileve. Qe ketu, pas dy dite udhetimi arrin ne qytetin e Otrantos, ne brigjet e detit Grek. Perfaqsuesit e peseqind hebrejve qe jetojne ne kete qytet jane R. Menacem, R, Khaleb, R. Meier dhe R. Mali. Qe nga ky port, pas dy dite lundrimi, arrihet ne ishullin e Korfuzit ku jeton vetem nje hebre, i qojtur R. Josef, me profesion ngjyrues tekstilesh. Ne kete vend mbaron dhe kontrolli i Mbreterise se Sicilise (3). Nga Korfuzi, pas dy dite lundrimi arrin ne brigjet e Artes, qe jane pjese e perandorise te Manuelit, mbretit te Greqise. Ne keto brigje ndodhet nje fshat me rreth njeqind banore hebrej, perfaqsuesit e te cileve jane R. Shelaciah dhe R. Herkules. Dy dite me tutje ndodhet Ahelus, (Shenimi im: Mbase nje vendbanim prane lumit me te njejtin emer), ku banojne dhjete hebrej, perfaqsuesi i te cileve eshte R. Shabthai. Gjysme dite larg ndodhet Anatolika, nje vendbanim ne gjirin detar. Qe ketu, nje dite lundrim, ndodhet Patra. Ky eshte qyteti i mbretit grek Antipatros(4), njerit prej kater mbreterve qe morren fuqine pas Aleksandrit. Ne qytet ka godina te medha antike dhe rreth pesedhjet hebrej jetojne ketu, perfaqsues te te cileve jane R. Isaac, R. Jacob dhe R. Samuel. Gjysem dite lundrim te con ne portin e Lepantos. Perfaqsuesit e njeqind hebrejve qe banojne aty jane R. Gisri, R. Shalom dhe R. Abraham. Qe nga Patra, nje dite e gjysem udhetim ndodhet Kriso. Dyqind hebrej jetojne ne zonat prane malit Parnasos. Ata merren me agrikulture ne tokat dhe pronat e tyre. Perfaqsues kane R. Solomon, R. Caim dhe R. Jedaiah. Udhetimi per ne Korinth zgjat tre dite. Ne kete qytet jetojne rreth treqind hebrej, shefat e te cileve jane R. Leon, R. Jacob dhe R. Ezekias.

Tre dite larg ndodhet qyteti i Thives(5) ku jetojne rreth dymije hebrej (Shenimi im: I gjithe qyteti kishte jo me shume se 3,500 banore). Keta jane prodhuesit me te degjuar, te mendafshit dhe pluhurave te kuqeremta, ne te gjithe Greqine. Midis tyre ka shume shkollare te shquar Talmudike (Theologjise Hebraike) dhe burra famoze te epokes tone. Perfaqsuesit e ketij komuniteti jane rabai i madh R. Aaron Koti, vellai i tij R. Moses, R. Cija, R. Elijah Tareteno dhe R. Joktan. Pervec Kostandinopojes, ne pjese te tjera te Perandorise Greke nuk mund te gjesh dijetare te kalibrit te tille. Tre dite udhetim te cojne ne Negropont, (Shenimi im: vendbanim ne ishullin Euboea), nje qytet i madh bregdetar ku ndalojne dhe pushojne tregetare nga vende te ndryshme. Perfaqsuesit e dyqind hebrejve qe banojne ketu jane: R. Elijah Psalteri, R. Emanuel dhe R. Khaleb. Qe nga kjo pike deri ne Jabustrisa(6) eshte nje dite udhetim. Ky qytet shtrihet prane detit dhe eshte strehe e rreth njeqin hebrejve me kryetare R. Josef, R. Samuel dhe R. Nethaniah. Rabenica(7) qe ndodhet nje dite larg ka rreth njeqind hebrej, te cilet perfaqesohen nga: R. Joseph, R. Eleasar dhe R. Isak. Nje dite me tutje gjendet qyteza Sinon Potamo, ose Zeitun, pesedhjet hebrenjte e te ciles pefaqesohen nga: R. Solomon and R. Jakob.

Ketu hyjme ne zonen e qojtur Vllahia, banoret e te ciles quhen vllahi. Ata jane te shpejte si sorkadhet dhe zbresin nga malet e tyre ne fushat e Greqise duke kryer vjedhje dhe bastisje. Asnjeri nuk guxon te filloje nje lufte me ta; as te provoje ti vere ata nen kontroll. Keta njerez nuk jane te krishtere. Emrat e tyre kane origjine hebraike. Bile, disa thone se ata kane qene hebrej dhe pikerisht ky eshte nacionaliteti qe ata ndjekin. Kur bie rasti qe takojne ndonje izraelit ata e vjedhin por asnjehere nuk e vrasin ate, sic bejne me greket. Ata nuk ndjekin ndonje besim fetar.

Nga ketu, pas dy ditesh mberin ne Gardiki, nje vendbanim i renuar qe popullohet nga pak hebrej dhe greke. Dy dite me tutje, ne bregdet, ndodhet qyteti i rendesishem tregetar i qojtur Armiro i cili vizitohet shpesh nga venedikasit, pizianet, genovezet dhe shume tregetare te tjere. Armiro eshte nje qytet i madh ku banojne katerqin hebrej qe kane per shefa R. Shiloh, R. Josef - plaku dhe R. Solomon, i cili eshte dhe presidenti i bashkesise. Pas nje dite rrugetimi vjen Bissina (Shenimi im: Sot nuk dihet ku ishte lokalizuar ky vendbanim). Perfaqsuesit e njeqind hebrejve qe banojne ketu jane: rabi R. Shabtha, R. Solomon dhe R. Jacob. Qyteti i Selanikut(8) ndodhet larg dy dite lundrim. Ai ishte ndertuar nga mbreti Seleucus, nje nga kater udheheqesit greke qe morren pushtet pas Aleksandrit. Eshte nje qytet shume i madh dhe aty banojne rreth peseqind hebrej. Rabi Samuel dhe djemte e tij jane shkollare te nderuar, Samueli eshte emertuar perfaqsues i banoreve hebrej nga vete mbreti. Dhenduret e tij, R. Shabthai, R. Elijah dhe R. Micae, gjithashtu banojne ne kete qytet. Hebrejte jane shume te shtypur ne kete vend dhe jetojne nepermjet artizanatit. Mitrici(9) ndodhet dy dite me tutje. Aty jetojne rreth njezet hebrej me perfaqesues R. Isaiah, R. Makhir dhe R. Eliab. Dhrama, ndodhet dy dite larg. Aty banojne rreth 140 hebrej, shefat e te cileve ishin R. Mihael dhe R. Josef. Qe ketu, nje dite udhetim eshte Kristopolis ne te cilin banojne rreth njezet hebrej. Qe ketu, pas tre ditesh lundrimi, arrin ne portin Abydos.

Qe ketu, pas nje udhetimi pese ditor neper nje rruge malore arrin ne Kostandinopoje, kryeqendren e te gjithe Perandorise Greke ku ndodhet dhe rezidenca e perandorit Manuel(10). Nen komanden e tij, dymbedhjet oficera princerore qeverisin te gjithe perandorine. Keta drejtues kane pallatet e tyre respektive ne Kostandinopoje, gjithashtu zoterojne fortesa dhe qytete ne vendet qe qeverisin. I pari ne rang i ketyre drejuesve mban titullin Prepositus Magnus. I dyti mban titullin Megas Domestikus, i treti mban titullin Dominus, i katerti mban titullin Megas Dukas, i pesti mban titullin Ekonomus Magnus. Te tjeret mbajne tituj te ngjashem me ata te permendur me siper. 

Perimetri i qytetit te Kostandinopojes eshte i gjate tete milje. Gjysma e qytetit eshte e vendosur ne anen kontinentale, ndersa pjesa tjeter ne anen e detit. Dy "krahe" detesh bashkohen pikerisht ketu; njeri eshte zgjatimi i Detit Rus dhe tjetri zgjatim i Detit Spanjoll. Ne Kostandinopoje mbizoteron levizja dhe zhurma. Kjo situate eshte rezultat i pranise te madhe te njerezve te biznesit qe vershojne nga toka dhe deti, nga te gjitha anet e botes, per qellimet e tyre ekonomike. Ne mes te ketyre njerezve do te gjesh tregetare nga Babilonia dhe Mesopotamia, nga Media dhe Persia, nga Egjypti dhe Palestina, po ashtu nga Rusia, Hungaria, Patzinakia (Zone ne Azine qendrore), Budia (Mbase zona qe besonin ne Budizem), Lombardi dhe Spanje. Ne kete kendveshtrim, qyteti konkurohet vetem nga Bagdadi, kryeqendra e mohamedaneve. Ne Kostandinopoje ndodhet nje vend faljesh qe quhet Shen Sofia, qe njekohesisht eshte qendra e Papes te Grekerve te cilet jane ne konflikt me Papen e Romes. Ndertesa ka aq shume altare sa cka dhe viti dite. Brenda saj ka objekte me vlere te pa imagjinueshme te cilat shtohen cdo vit nga kontributet e dy ishujve dhe qyteteve dhe fshatrave rreth e rrotull. Faltoret e tjera ne bote, te mara te gjitha se bashku, nuk mund ta barzojne pasurine e Shen Sofise. Ajo eshte e zbukuruar me kollona ari dhe argjendi, me nje numur te pafund lampash te krijuara prej materialeve te permendura me lart. Hipodromi eshte nje vend publik, afer me muret e pallatit, ndertuar posacerisht per aktivitetet sportive te mbretit. Cdo vit, ketu festohet ditelindja e Jezusit te Nazaretit, (Ditelindja e Krishtit), me gezim te madh popullor. Ne keto raste, ju mund te shihni perfaqsues nga te gjithe nacionalitetet dhe pjese te ndryshme te botes qe festojne me nje manifestim mahnites ku ekspozohen luane, arinj, leoparde dhe kuaj te eger, po ashtu zogj qe jane trajnuar te luftojne kunder njeri-tjeterit. I gjithe ky “sport”, qe nuk mund te perseritet diku tjeter, zhvillohet ne prezence te mbretit dhe mbretereshes. Si rezidence te tij, Mbreti Manuel ka ndetuar nje pallat te madh prane bregut te detit, ngjitur me pallatin e ndertuar nga para-ardhesit e tij. Ketij kompleksi i eshte vene emri Blachernes(11). Kollonat dhe muret jane te mbuluara me flori te paster. Te gjitha luftrat antike, si dhe ato qe ka zhvilluar ai, prezantohen me piktura. Froni perandorak ne kete pallat eshte prej ari dhe i zbukuruar me gure te cmuar. Nje kurore e arte eshte varrur nepermjet nje zinxiri, po prej ari, dhe qendron mbi fron ne lartesine qe i jep mundesi perandorit te ulet nen te. Kjo kurore eshte e zbukuruar gjithashtu me gure te cmuar qe kane nje vlere te paimagjinueshme. I tille eshte shkelqimi i ketyre diamanteve saqe edhe pa ndonje drite nga jashte ato ndricojne dhomen ku mbahen. Eshte e pamundur qe te pershkruhen ne menyre te sakte te gjitha objektet mbreselenese qe njeriu shikon ketu. Sasia e kontributit ekonomik qe sillet cdo vit ne Kostandinopoje, nga te gjitha hapesirat e Greqise, eshte shume i madh. Kulla te tera mbushen me mendafsh, tekstile te kuqeremta dhe ar. Keto pasuri dhe ndertesa nuk kane te krahasuar ne te gjithe boten. Thuhet se kontributi i vet qytetit arrin cdo dite shumen e 20,000 florins (Monedha ari). Kjo shume mblidhet nga qirate e hoteleve, pazareve dhe taksave qe paguhen nga tregetaret qe vijne nga deti dhe toka. Greket qe banojne ketu jane ekstremisht te pasur dhe zoterojne pasuri te shumta ne ar dhe gure te cmuar. Ata vishen me kostume mendafshi te stolisura me flori dhe materiale te kushtueshme. Ata ngasin kuaj(12) dhe me paraqitjen e tyre shembellejne si princa. Vendi eshte i pasur dhe prodhon lloj-lloj ushqimesh te vecanta, po ashtu shume buke, mish dhe vere. Ata jane te talentuar ne shkencat greke dhe jetojne ne menyre te kenaqeshme sipas thenies: “Cdo burre me veren e tij, nen fikun e tij”. Greket marrin ne pune ushtare nga te gjitha nacionalitetet, te cilet ata i quajne "loazim" (barbare), dhe ne kete menyre vazhdojne luftrat e tyre kunder sulltan Masud, mbretit te Thogarmi (Seljuks), qe quhen turq. Ata ne vetvete nuk kane shpirt luftarak dhe, njesoj si grate, jane te pa-afte per ndermarje luftarake.

​

​

Shenime dhe shpjegime rreth shqiperimit

​

Ky material eshte marre kryesisht nga libri "Early Travels in Palestine" - "Udhetime te hereshme ne Palestine" botuar ne vitin 1848. Mbledhesi dhe perpunuesi i materialeve perkatese ishte Thomas Wright. Fragmenti i shqiperuar gjendet ne librin e permendur me siper, kapitulli "The travels of Rabbi Benjamin of Tudela", midis faqeve 70 dhe 76.

​

  1- Ne kohen e Bejaminit, (Benjamin ishte nje rabi qe do te thote mesues/shkollar i ligjit dhe besimit hebraik), Tudela ishte pjese e Navarre, nje mbreteri franceze. Sot qyteti Tudela eshte pjese e Spanjes.

  2- Trani ishte nje port i degjuar. Aty mblidheshin shume pelegrine qe lundronin per ne Jerusalem. 

  3- Korfuzi kishte qene per disa kohe nen kontrollin e Mbreterise se Sicilise, por ne vitin 1149 ishte marre nen kontroll nga bizantinet.

  4- Ky eshte nje referim i gabuar. Historia e themelimit te Patres nuk ka te beje me mbretin Antipatros.

  5- Thiva ne ate kohe quhej Thebes. Aty jetonte nje komunitet i madh dhe i rendesishem hebraik. Shekuj me vone, ne Thiva dhe zonat perreth u vendosen dhe arvanitas.

  6- Jabustrisa ka humur ne histori dhe nuk dihet me siguri ku ka qene lokalizuar. Studjuesit thone se mund te kete qene nje fshat sllav apo vllah qe ishte shkateruar nga luftrat e shumta qe kishin ndodhur ne ate rajon.

  7- Rabenica eshte permendur disa here ne shkrimet e udhetareve/historianeve, por nuk dihet me siguri ku ka qene vendosur.

  8- Qyteti i Selanikut, ne ate kohe kishte nje komunitet te madh hebraik qe per nga numrat vinte mbas Thives. 

  9- Mitici dikur quhej Dimitritzi. Vendodhja e tij ka humbur ne histori. 

10- Perandori Manuel Comnenos, mbajti fronin gjate viteve 1143 - 1180.

11- Blachernes / Βλαχέρναι - Ky emerim mund te kete rrjedhur nga fjala Vlach. Disa historiane mendojne se ne ate pjese te Kostandinopojes ishin vendosur vlleher dhe me vone zona mori emrin Vllaherna. 

12- Ne ate kohe jo te gjithe njerzit/qytetaret ishin te lejuar te ngisnin kuaj ne qytet. Hebrejte nuk e kishin kete te drejte. 

​

Qershor, 2021

​

​

​

​

​

​

bottom of page