top of page

Tradhetari dhe vete-deklarimi etnik

Tradhetar ! 

 

Mbase, kjo eshte shprehja me ‘patriotike’ ne leksikun e gjuheve ane e mbane botes. Nen trysnine e saj jane shkateruar dhe shojtur shume jete njerezore. Efikasiteti shkaterues i kesaj fjale lidhet me asimilimin e lehte te saj nga padija dhe injoranca. ‘Ustallaret’ e manipulimit te opinionit publik mund te krijojne nje ‘hero’ ne pak ore dhe ta kthejne ate ne ‘tradhetar’ ne pak minuta. Historia eshte e mbushur plot me raste te tilla. 

 

Procesi i krijimit te shteteve moderne ballkanike i dha fjales ‘tradheti’ nje dimension me teper; ate politiko-etnik. Njerzit duhet te deklaronin nje perkatesi etnike qe ishte politikisht korrekt. Ne se dikush nuk binte dakord, apo vepronte ne kundershtim me udhezimet e ‘baballareve te kombit’, ai etikohej ‘tradhetar’. Pasojat nuk ishin te kendeshme ...

Ku me shume dhe ku me pak, mekanizmat administrative te shteteve te reja ballkanike u ingranuan ne krijimin e ketij realiteti te ri. Ne kete drejtim, ata huazuan eksperiencat e shteteve te Europes perendimore qe i kishin kaluar keto stade zhvillimi me heret. Shteti i ri shqiptar ishte i fundit qe u ingranua ne kete ‘beteje historike’, por ne asnje kendveshtrim me pak agresiv se fqinjet e tij. 

 

Armiku me i madh qe hasen krijuesit e Shtetit Shqiptar ishte ‘greqizimi’ i thelle i popullatave te jugut te Shqiperise. Nje pjese e madhe e njerezve e konsideronin veten greke. Keshtu e kishin konsideruar edhe para-ardhesit e tyre. Mes perpjekjesh dhe sakrificas te shumta ata kishin mbrojtur orthodhoksine, kishin mbajtur te gjalle gjuhen greke, kishin ndjekur kulturen helene. Pra, ata ishin bere pjese intergrale e botes helenike qe ne lashtesi. 

Perse duhet ti bashkoheshin ata nje projekti te ideuar nga Austria dhe Italia qe do te conte ne eleminimin e tyre ? Natyrisht qe ata do ta kundeshtonin kete ide me c’do forme. 

 

Ndodhi, ‘c’fare ndodhi - eshte ceshtje interpretimi. Nje gje eshte me se e sigurt: ata nuk u pyeten se ciles shoqeri apo shteti deshironin ti bashkoheshin. Duke kuptuar se fati i tyre ishte vendosur ne zyrat e fuqive te medha, dashur apo pa dashur, ata u bene pjese perberese e shtetit te ri Shqiptar. Nga ana tjeter, shteti shqiptar ‘axhustoi’ etnicitetin e tyre, mbylli shkollat greke, goditi kishen orthodhokse dhe mori masa te tjera shternguese. 

Mbijetesa detyroi shume familje te ‘harronin’ te kaluaren dhe te adoptoheshin ne realitetin e ri. 

Brezat e rinj u shqiptarizuan plotesisht dhe sot as qe e kane idene se dikur gjyshrit apo stergjysherit e tyre luftonin nen flamurin e Vorio-Epirit. 

C’fare ka ketu per tu cuditur, i pelqen apo nuk i pelqen dikujt ? 

Me fund te fundit, njerzit ndryshojne. Kjo eshte rrjedha e historise. 

 

Edhe ‘patriotet’ me te famshem shqiptare e kane ‘dredhur’ per interesa te ndryshme. Me poshte tregohet aplikimi i Faik Konices pe marjen e shtetesise amerikane. Ai deklaron se ka lindur ne Konice, Epir, Turqi. Ai hedh poshte shtetesine shqiptare dhe turke. Betohet se nuk ka asnje detyrim perkundrejt qeverive respektive. Faikut i duhej shtetesia amerikane dhe e mori ate. Pra, e ‘tradhetoi’ shqiptarizmen …

 

Dhe vijme tek pyetja: A ka sot greke, apo minoritete te tjera, ne Shqiperi ?

Hamendjet jane nga me te ndryshmet. Ne fakt, egziston nje mekanizem fare i thjeshte per t’ju afruar se vertetes.

Detyrimet ‘Euro-Antlantike’ qe qeverite shqiptare kane mare persiper, kerkojne disa hapa elemetare. Bie fjala, regjistrimin e popullates duke respektuar vete-deklarimin etnik. 

 

Mbase ne kete kendveshtrim, fjala ‘tradhetar’ do te lehtesohet pak nga bara e rende qe mban ne kuriz.

​

Mars, 2023

​

​

bottom of page