top of page

Raca, feja, gjuha dhe shteti nacional

Nga momenti qe nje nacionalitet fillon te egzistoje, (Pavareshisht si dhe kur eshte krijuar), ai ka te drejten legjitime te vete-identifikohet si nje formacion unik. Kjo e drejte sovrane nuk duhet te vihet ne diskutim nga grupe apo pale te tjera, qofshin keto edhe nacionalitete me te medha apo me te vjetra. Ne te njejten kohe, nacionaliteti i ri duhet te pranoje egzistencen e nacionaliteteve te tjera. Ne kete proces te komplikuar dhe aspak te lehte mbrojtja dhe respektimi i te drejtave te minoriteteve reciproke eshte nje detyre madhore. 
Keto jane mesime qe shume shtete te civilizuara kane nxjere nga e kaluara e turbullt dhe shpesh here e dhunshme. Evropa e Bashkuar me politikat e saj progresive eshte perpjekur te jape nje shembull pozitiv ne kete fushe. Pa dyshim qe ka ardhur koha qe dhe Ballkani te ece ne kete drejtim me hapa te shpejte dhe te vendosur. Ne kete pike do te huazoj dhe modifikoj nje thenie te Enver Hoxhes, (por fjalen "revolucion" po e zevendesoj me termin "bashkejetese"), dhe do te them: Bashkejetesa e mire nuk eshte me nje aspirate por eshte nje ceshtje e shtruar per zgjidhje. 


*****
 

Nacionaliteti shqiptar eshte nje koncept relativisht i ri. Ashtu si edhe fqinjet, shqiptaret jetuan per nje kohe shume te gjate nen kontrollin e Perandorise Otomane. Sistemi i regjistrimit dhe menaxhimit te popullates nen administrimin e Portes se Larte bazohej mbi struktura fetare. Pak a shume, popullata ndahej ne dy grupe; ate te besimit Myslyman dhe ate te besimit Kristian. Te dy keto grupe popullatash ishin subjekte te Portes se Larte e cila nuk e vleresonte faktorin etnik. Me pelqen apo s'me meIqen mua, apo dikujt tjeter, kjo ishte politika e Stambollit ! Otomanet nuk ishin fare te interesuar te krijonin, mbeshtesnin apo stimulonin ndjenjat separatiste nacionaliste. Kur sundimit Otoman po i lekundeshin themelet, nacionalizmat ballkanike filluan te lindnin dhe forcoheshin me ritme te shpejta. Shqiptaret ishin te fundit qe u ingranuan ne kete vorbull historike. Permeteper ata e morren shtytjen kryesore nga jashte. Pjesa dermuese e iniciatoreve te nacionalizmit shqiptar ishin persona qe ishin edukuar dhe trajnuar jashte territorit ku do te krijohej shteti i ardhshem shqiptar. Sponsorizuesit e ketyre levizjeve ishin fuqi te huaja qe ne shume raste kishin objektiva krejt te ndryshme. 
Ata qe lojten nje rol vendimtar ne rrjedhen e ngjarjeve dhe kane meriten me te madhe ne krijimin e Shqiperise sic e njohim ne sot, ishin Austriaket. Me kalkulimet e tyre matematikore, me skolarizmin e tyre te njohur, fuqine ekonomike, ushtarake dhe politike ata ndikuan fuqimisht ne fatin e popujve Ballkanike. Nepermjet dokumenteve dhe studimeve te shumta, historiane te degjuar kane provuar se ishte pikerisht koncepti "Gjermanik" i nacioalizmit ai qe percaktoi rrugen se si do te ndertoheshin disa shtete te reja ballkanike qe do te pasonin shembjen e Perandorise Otomane. Ky koncept konsideronte racen, besimin fetar dhe gjuhen e folur si 3 faktoret kryesore ne ndertimin e nje nacionaliteti te caktuar(1). 
Nga ana tjeter, koncepti Franko-Britanik konsideronte ndjenjen etnike dhe mentalitetin e perafert si faktoret kryesore ne ndertimin e nje nacionaliteti(2). Kjo teori nuk barazonte nacionalitetin me etnicitetin dhe e konsideronte kete te fundit si nje element te pranueshem brenda shtetit nacional. Nje rast domethenes i zbatimit te ketij koncepti eshte Zvicra ku etnicitete, besime dhe gjuhe te ndryshme jane integruar shume mire ne nje shtet nacional te perbashket(3). 

 

Le te kthehemi tek Ballkani. Ndersa sllavet dhe greket, kishin ne favor te tyre strukturat fetare, lidhjet kulturore dhe gjuhesore, etj, me shqiptaret situata ishte shume me e komplikuar; ata ishin grupi me i percare midis popullatave Ballkanike (Fise qe perplaseshin midis tyre, dialekte gjuhesore, besime fetare te ndryshme, objektiva politike dhe ekonomike me kah te kundert). Permeteper, po te krahasoheshin me fqinjet, shqiptaret ishin ingranuar me shume dhe me mire ne sistemin Otoman dhe nuk do ta perkrahnin idene e largimit nga "Ombrella Otomane" aq kollaj. Pra, rasti "Albania" kerkonte nje trajtim "special". Dhe ketu austriaket treguan dhe nje here talentin e tyre politik. Ata krijuan nje platforme nacionaliste duke filluar me "zbulimin" e historise se shqiptareve, heronjve, klases politike, etj. Ndikimi i te huajve ne ndertimin e strukturave te para te shtetit shqiptar ishte masiv, nje fenomen ky qe ishte shume me i reduktuar ne fqinjet sllave dhe greke.

 
Sa te talentuar ishin dhe jane austriaket ne kete drejtim ? Mund te them se ata jane "ustallare" te vertete dhe kete  mjeshteri e gjen te shpalosur ne vete historine e tyre! Po permend dy raste:
1- Pjesa dermuese e shqiptareve, (por dhe me gjere), nuk e dine qe Hitleri kishte lindur ne Austri dhe ishte qytetar austriak. Shumekush do te thote qe ai ishte gjerman. Nga ana tjeter, ne rastin e Hitlerit kemi qartazi te bejme me nje person, qe per njeren apo tjetren arsye, "harron" origjinen e tij dhe i perkushtohet nje nacionaliteti tjeter. Pra, ai kishte lindur austriak, fliste "austriakce", ishte i krishtere, por u be i "madhi" i Gjermanise Naziste. 
Sot, austriaket shfaqin kudo koken e Moxartit dhe Koncertin e Vienes por une, personalisht, nuk kam hasur ndonje shkrim/dokument ku te thuhet se austriaket kerkojne ndjese per vuajtjet qe nje bashkeqytetar i tyre i shkaktoi njerezimit. Akoma me interesante ishte teoria qe ata ngriten pas Luftes se Dyte Boterore qe pretendonte se Austria ishte viktima e pare e nazisteve kur dihet fare mire se nje pjese e austriakeve perkrahen fuqimisht Nazizmin ! Nje video shume informative rreth hyrjes dhe mirepritjes masive te Hitlerit dhe trupave gjermane ne Austri gjendet KETU.

Pra, deklarimi i njohur qe te "miret" jane tanet ndersa te 'keqijte" jane te dikujt tjeter nuk qenka vetem nje fenomen shqiptaro-greko-serbo-bullgar ... por edhe austriak ! Sido qe te jete, duhet pranuar fakti qe shqiptaret kane patur nje mesues te mire ne kete fushe.

Hitler-Mitting-Vienna-1938.jpg

Ne 12 Mars, 1938, Gjermania pushtoi pa lufte Austrine. Ne 15 Mars, Vienezet pershendesin Hitlerin dhe nazistet "clirimtare".

Anschluss_Heldenplatz1.jpg

Ketu tregohet nje pjese tjeter e "Sheshit te Heronjve" ne Viene ku Hitleri mbajti fjalimin e tij me rastin e "clirimit" te qytetit.

Hitler-Vienna-1938-3.jpg

Ketu tregohet se si qytetaret vieneze nderojne Hitlerin me doren lart, kur ky i fundit ju shprehte atyre mirenjohjen e tij. 

Vienna-School-Girls-Hitler.jpg

Ketu tregohet nje grup vajzash shkolle me flamuj naziste ne dore duke festuar hyrjen e Hitlerit ne kryeqytetin Austriak.

2- Rasti i Kosoves; Ne vitet 1912-1913 austriaket paraqiten planet e tyre per ndarjen e "Turqise Europiane". Midis te tjerash, ata kembengulen qe Kosova ti bashkengjitej Serbise si nje demshperblim per mosplotesimin e kerkeses serbe per dalje ne Adriatik. Sipas Austrise, deti Adriatik i takonte asaj dhe Italise, ndersa serbeve ju takonte vetem Kosova ! Kush po pyeste se c'thoshin kosovaret vete. 95 vjet me vone, me 28 Shkurt, 2008, ishte pikerisht Austria qe njohu Kosoven si shtet te pavarrur me perpara se shume shtete te tjera Europiane. Ironi historike apo rishikim pozicioni ? 


*****
 

Po i kthehem kohes kur filluan hapat e pare te krijimit te Shtetit Shqiptar. Bazuar ne ato qe kam lexuar, mendoj se gjuhet e folura me te perhapura ne territorin e tij ishin: Shqipja (Toskerishtja/Gegerishtja), Greqishtja, Vllahishtja, Bullgarishtja, Turqishtja dhe Serbishtja. Nje ide shume te sakte rreth gjuheve qe zoteronte klasa drejtuese shqiptare e asaj kohe e jep tabela e meposhtme ku tregohet perfaqesimi Ballkanik ne Parlamentin Otoman te vitit 1908.

Languages-Ottoman-Parliament-1908.JPG

Ne kete parlament kishin hyre 37 deputete shqiptare, 22 nga te cilet dinin greqisht. E kthyer ne perqindje do te thote se 59% e deputeteve shqiptare ishin njohes te greqishtes. Duke paraqitur kete informacion, nuk tentoj ne asnje lloj forme apo menyre te them se deputetet qe zoteronin gjuhen greke ishin greke etnike. Bile kete ide do ta kundeshtoja. Ajo qe une dua te them eshte se keta persona nuk e kishin mesuar greqishten per te mbajtur fjalime ne Parlamentin Turk por e kishin mesuar ate per qellime te tjera. Nje nga arsyet ishte se ata ishin ne kontakt me banoret greke etnike te zonave qe perfaqsonin. Gjithashtu, nje pjese e mire e politikaneve dhe Rilindasve Shqiptare kishin kaluar nga bankat e shkollave greke ku kishin mare nje pjese te konsiderueshme te edukimin e tyre. Ky ndikim i rendesishem ishte problem si per Austriaket ashtu dhe per Italianet, keshtu qe ata e luftuan kete "pengese" me shume forma. Koha tregoi se ata arriten te fshinin nje histori dhe tradite shekullore qe ne fund te fundit demtoi vete shqiptaret. Gjate ketij procesi shume problematik humbesja me e madhe ishte popullata greqisht folese. Kjo eshte nje teme e gjate dhe e papelqyer per nacionalistet ekstemiste. Personalisht, kam jetuar dhe pare se si pervec greqishtes, u eleminuan apo shkuan drejt zhdukjes dhe gjuha bullgare dhe vllahe. Per shembull, bashkemoshataret e mi ndrueheshin te flisnin "cobance" ne rruge apo ambjente publike edhe pse brenda ne shtepi prinderit dhe gjyshet/gjysherit e tyre flisnin vllahisht. Ma merr mendja se femijet e shokeve te mi nuk mesuan kurre gjuhen e te pareve te tyre. 
Edhe pse vitet e Mbreterise Shqiptare ishin te veshtira per minoritetet, ishte sistemi "komunist" qe me masa shternguese apo me dhune te hapur i shqiptarizoi perfundimisht disa grupe jo shqiptare qe jetonin ne territorin e vendit. Ketu mund te them se politikat e "partise" i ngjanin thenies:"Dhe te ran, dhe s'te le te qash".
Per te mbeshtetur pozicionin tim po paraqis nje dokument zyrtar ku tregohet se si e deklaronin etnicitetin e tyre disa banore te fshatrave Nivice, Grazhdan dhe Vernik te rrethit te Korces kur ata emigruan ne USA ne fillim te viteve 1920. Ne se sot dikush do t'ju thote banoreve egzistues te ketyre fshatrave se te paret e tyre e konsideronin veten bullgare, ata do te cuditen shume. Mbase dhe behen agresive ... 

Bulgarians-Emigration-Korca-Villages.jpg

Duke perfunduar, mendoj se shteti te jep shtetesine/pashaporten por nuk te percakton etnicitetin. Etniciteti eshte dicka me shume se nje udhezim politik apo shprehje e ekstemizmit fanatik. Tendencat per krijimin e shteteve nacionale etnikisht te pastra jane taktika te deshtuara qe i kane sjelle shume probleme njerezimit, perfshi dhe rajonin ballkanik ku ben pjese dhe Shqiperia. 

 

Te dhena dhe shpjegime rreth shkrimit.


1- Mendoj se ky sistem krijoi probleme te medha ne Ballkan, disa nga te cilat vazhdojne te jene prezente. Jo vetem ne Ballkan, por dhe ne rang boteror, politikat e bazuara mbi teorine e "nacionalitetit kombetar superior" kane sjelle shkaterime kolosale; mos harrojme 2 luftra boterore. 
2- Mendoj se ky sistem ishte me i sukseshem sepse vete realiteti e tregon kete. Raste konkrete jane Britania e Madhe, USA, Kanadaja, Australia, Belgika, Zvicra, etj. Keto jane shtete ku etnicitetet dhe ndjesite fetaro/kulturore kane jetuar ne harmoni dhe kane kontribuar ne progresin e vendeve perkatese.
3- Gjuhet zyrtare ne Zvicer jane:
- Gjermanisht - 62.6% e popullates flet kete gjuhe.
- Ferngjisht - 22.9% e popullates flet kete gjuhe.
- Italisht - 8.2% e popullates flet kete gjuhe.
- Romansh - 0.5% e popullates flet kete gjuhe.
Duket qarte qe niveli demokratik i Zvicres eshte shume i larte. Nje popullate qe perben me pak se 1% te popullates se pergjitheshme ka te drejten te perdore gjuhen e saj si gjuhe zyrtare dhe shteti qendror ja njeh dhe ja mbron kete te drejte. 

 


 

bottom of page