top of page

Qafa e Qarrit, pema dhe xhvatesi

Shpesh here, emrat e personave, sendeve, vendbanimeve, maleve, fushave, lumenjve, etj, perdoren si “vegla” per studimin e historise. Bie fjala, bazuar mbi origjinen gjuhesore te nje emertimi mund te arrihet ne konkluzionin se kete apo ate qytet e ka ndertuar filan popullate. Pak a shume, kjo eshte nje metodologji e provuar shkencerisht. Ne te njejten kohe, ndodh qe perpjekja per te “martuar” nje emer me nje etni te caktuar kthehet ne nje anekdote humoristike. Nje here, duke komenuar ne nje dokumentar te Zt. Marin Mema, insistova se emri “Vranisht” eshte nje emer sllav dhe jo pellazgo-iliro-arberor. Nje pasues i Zt. Mema reagoi duke shkrojtur se emri i fshatit “Vranisht” eshte nje emer shqiptar dhe do te thote “I vranet” dhe behet fjale per qiellin me vranesira … Pasi u perpoqa ti shpjegoj se emertimi Vranisht gjendet ne shume hapesira sllave dhe ka te beje me token dhe jo me qiellin, i thashe vetes: Sido qe te jete, mos kalo nga Vranishti se mund te te zere rrufeja !

*****

Disa vite me pare, duke udhetuar nga Korca per ne Erseke, shoferi i taksise ne nje segment te rruges me tha: Ketu, ne kohen e turkut, rinin hajdutet dhe plackitnin udhetaret dhe karvanet …

Ne ate moment isha duke diskutuar dicka me nje bashkeudhetar dhe nuk u interesova te mesoja me shume rreth historise qe taksixhiu kishte degjuar nga te paret e tij. 

Shume muaj me vone, me ra ne dore nje harte e detajuar e Shqiperise, e pregatitur nga ushtria austriake ne vitet 1920. Natyrisht qe me beri pershtypje saktesia e detajeve/informacionit qe jepej ne harte. Duke u perpjekur te shqiperoj emrat e fshatrave te zones Korce-Kolonje me terhoqi emertimi “Qafa e Qarrit”. Kuptohet qe ky term gjegrafik eshte shume i njohur per banoret e zones, por edhe me gjere. Por c’fare do te thote “Qarr” ? 

Varret ke pyet ! 

Nje shqiptar do te thote se eshte nje emer peme; Qarr (Lis, Dushk …)

Nje bullgar do te thote se fjala “Qarr” pershkruan nje “Xhvates”; nje person qe perfiton dicka padrejtesisht, kryesisht nepermjet dhunes. 

Ahhhh - i thashe vetes; taksixhiu kishte te drejte ! Por ky toponim vjen nga thellesite e shekujve dhe jo nga “Koha e Turqise”.  Po aq te vjeter jane edhe emrat e shume fshatrave/vendbanimeve rreth e rrotull “Qafes se Qarrit”, qe ne pjesen me te madhe jane po ashtu me origjine sllave (shih harten e meposhtme).

​

Qafa-e-Qarrit-2.jpg

Kur bullgaret/sllavet emigruan dhe u vendosen ne zonat qe trajton ky shkrim, natyrisht qe ata gjeten banore me te hershem te cilet per thjeshtesi po i konsideroj iliro-pelazge dhe po them se ata flisnin shqip. Atehere kush mund te me thote ne se ne kete rast emertimi “Qarr” eshte nje sinonim peme, apo nje sinonim xhvatesi ?

Mua personalisht me ngateron thenia: “Mere mo, se qarrë e ke !”

​

Dhjetor, 2021

​

bottom of page