top of page

Princ Vidi dhe situata ne Shqiperi 1913-1914

Krijimi i shtetit te pare shqiptar ishte nje proces i komplikuar. Fuqite e medha, qe u angazhuan ne kete projekt, nuk e kishin shume te qarte se c'fare deshironin te arrinin ne te vertete. Objektivi kryesor ishte kontrolli i bregdetit lindor te Adriatikut qe e lakmonte si Austria ashtu dhe Italia. Dokumentat e asaj kohe tregojne se diskutimet rreth Shqiperise, formimit, menaxhimit dhe te ardhmes se saj i ngjanin nje pazari hileqaresh. Ne kete ekuacion nje vend te rendesishem zuri dhe gjetja e nje princi qe do te drejtonte mbreterine e ardhshme shqiptare. Per kete post vune kanditaturen, ose me sakte "ja kishin vene syrin" shume persona. Midis tyre kishte mashtrues, hajdute, aventuriere, enderrimtare, homoseksuale, politikane te deshtuar, pinjolle te "Parise" se falimentuar Europiane dhe Otomane, te krishtere dhe myslymane ... Pas shume diskutimesh, Italia dhe Austria rane dakord qe postin e "Princit Shqiptar" t'ja jepnin Wilhelm zu Wied, i njohur gjeresisht si Princ Vidi. Ai ishte i preferuari i Austriakeve dhe kete fakt Vidi nuk e fshehu. Nga ana tjeter, per njeren apo tjetren arsye, ai u sabotua nga shume pale. Ne nje fare menyre princi i sapoemeruar u perpoq te krijonte nje fare shteti fillestar por duke jetuar ne boten e tij aristokratike ai nuk arriti te kuptonte realitetin ne terren. Sidoqofte, raportet/deshmite e tij jane nje material interesant per studjuesit e historise apo lexuesit e zakonshem.

Me poshte gjendet i shqiperuar nje fragment nga kujtimet e Princ Vidit. 

Princ-Vidi-Princes-Sofia-3.png

Krijimi i nje shteti te pavarur Albanas, (Shqiptar), dukej i sigurt. Fuqite e Medha krijuan 2 komisione, te cilat do te vizitonin kufijte e para-vendosur ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer, me qellim percaktimin e sakte dhe perfundimtar te tyre. Komisioni i kufijve per zonen jugore dhe jug-perendimore mbaroi punen e tij, ndersa komisioni per kufijte veriore dhe veri-perendimore nuk mundi te mbaronte punen e tij sepse shpertheu Lufta e Pare Boterore. 

 

Serbia u largua nga Albania dhe u terhoq deri ne linjen kufitare qe ishte vendosur nga Komisioni. Kete ajo e beri kunder deshires se saj, dhe vetem sepse Fuqite e Medha, (ne vecanti Austro-Hungaria) e kishin kercenuar me kunderveprime. Pas kesaj, dashur pa dashur, Mali i Zi, (Monte Negro), u terhoq nga Shkodra. Qyteti do te kalonte nen kontrollin e trupave te derguara nga Fuqite e Medha te cilat do ta mbronin ate nga ri-pushtimi i malazezeve te cilet po perpiqeshin fuqimisht te ri-merrnin Shkodren. Nen insistimin urgjent te Fuqive te Medha, Greqia, qe nga ana e saj mundimshem ishte perpjekur te aneksonte Epirin, me ne fund deklaroi se ishte gati te largohej nga kjo pjese e Albanias ne se xhandermaria albanase do te merrte zonen nen kontroll dhe do te siguronte paqen dhe rregullin ne Epir. 

 

Me sa dukej, fqinjet dashakeqes te Albanias ishin vene nen “kapistallin” e diktuar nga Fuqite e Medha. Megjithate, ne te vertete, forca armike ishin vazhdimisht duke punuar te pengonin krijimin e shtetit te ri qe nga fillimet e tij. Albanasit qe jetonin afer kufijve ishin subjekte te ngacmimeve te vazhdueshme. Malazezet ishin ata qe qendronin me urte sepse frenoheshin nga prania e trupave nderkombetare te vendosura ne Shkoder. Por edhe ata, thjesht ishin duke pritur per ndonje mundesi qe te ngriheshin dhe te “konfiskonin” perseri kete qytet puro albanas te cilin ata e kishin pushtuar gjate Luftes Ballkanike. Serbet, qe ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer kishin mare disa qytete plotesisht albanase, si psh, Gjakova (Djakowa) dhe Dibra, ja u kthyen jeten vendasve ne nje mizerje te vertete. Ata ndaluan albanasit te kalonin kufirin dhe te vizitonin tregjet e qytezave aty afer edhe pse kjo ishe nje dicka esenciale per mbijetesen e fshatrave te anes Albanase, (sepse terreni nuk mundesonte forma alternative te transportit te produkteve ushqimore). Serbet shfrytezuan avantazhin e nje trazire lokale dhe pushtuan pjese te territorit albanas, akoma dhe nje here. Ata vrane c’do njeri me origjine albanase: burra, gra dhe femije, te krishtere dhe myslymane, dhe dogjen rrafsh me token 28 fshatra. Ne hapesiren e Epirit qe i ishte dhene Albanias, greket organizuan nje rrezistence lokale duke perdorur fraksione te vogla greke te cilat kundeshtonin perfshirjen e tyre brenda Albanias. 

 

Serbet refuzuan te dorezonin pjese te Albanias qe ata kishin ri-pushtuar. Vetem kur Austo-Hungaria deklaroi se ishte e vendosur te perdorte te gjitha mjetet ne dispozicionin e saj qe te siguronte permbushjen dhe respektimin absolut te Traktatit te Londres, dhe ne daten 18 Tetor 1913 i dha Serbise 8 dite te terhiqej komplet nga Albania, Serbia u detyrua te reagoje, (Per krahasim, “Dokumenta Diplomatike rreth ngjarjeve ne Ballkan”, publikuar nga Ministria e Puneve te Jashteme te Austro-Hungarise, 1914). Nga ana tjeter, Greqia nuk u lekund. Ajo refuzoi te terhiqej nga Korca, (Koritza), dhe Gjirokastra (Argyrokastro), dhe shkaktoi probleme madhore per Komisionin e Kufirit Albanas, pikerisht ne fillim te vitit 1914.

 

Nje “Qeveri e Perkoheshme e Albanias” ishte krijuar ne Vlore (Valona). Kjo ndodhi ne Dhjetor 1912 nen drejtimin e Ismail Bej Qemalit, (Ismail Kemal Bey). Qeveria do te merrte persiper qeverijen  e nje vendi  pothuajse te pa-qeverisshem deri sa te krijohej nje platforme perfundimtare; per shembull deri ne zgjedhjen e nje sovrani. Influenca e qeverise nuk shkone shume larg Vlores; megjithate kishte rendesi ne nje drejtim. Ajo kishte ne duart e saj te ardhurat e doganes te Vlores, portit me te rendesishem te importeve albanase. Keshtu qe kjo qeveri kishte ne dispozicion pjesen me te rendesishme te te ardhurave te vendit. Ajo mirembante mardheniet zyrtare me qeverite Europiane, me pretendimin qe ishte qeveria e vertete e perkoheshme e Albanias, pavaresisht kundeshtimit te forte qe vinte nga pjesa tjeter e vendit. Gjithashtu, kjo qeveri zgjodhi nga rradhet e saj dhe delegatet qe u derguan prane Komisionit Internacional te Kontrollit. 

 

Paralelisht me qeverine e Vlores, ne qytetet dhe zonat me te rendesishme ishin formuar administrata lokale qe drejtoheshin nga pronare tokash. Keta ishin njerez energjike dhe kishin shume pasues. Lezha, (Alessio), per shembull, drejtohej nga Ded Zogu. Orosh, (Orosi), drejtohej nga Prenk Bib Doda. Elbasani, (Elbassan) nga Akif Pasha. Fieri nga Omer Pasha, dhe Durresi, (Durazzo), nga Esat, (Essad), Pasha Toptani. Nga ana tjeter, Shkodra dhe rrethinat e saj ishin nen administrimin e kolonelit anglez Filips, (Phillips), qe ishte drejtuesi i trupave nderkombetare te vendosura aty. Secila nga keto administrata ruante e shqetesuar sferen e influences dhe reagonte ne menyre armiqesore kundrejt administratave te tjera duke u perpjekur te zgjeronte kontrollin e saj. Ata qe ishin ne fuqi, ishin kryesisht te preokupuar ne mbushjen e xhepave te tyre nepermjet rrugeve te padrejta dhe zenien e pozicioneve te rendesishme ne shtetin e ri. Megjithate, ata arriten, pak a shume, te mbanin rregullin ne zonat respektive. Figura me influencioniste ne keto mini-qeveri ishte dinaku dhe i shkathti Ismail Bej Qemali, i cili ishte armiqesuar dhe me familien e tij. Ne pergjithesi, ai konsiderohej si nje i paguar i grekeve dhe shihej nga te gjithe si nje person qe kishe nje karakrer jo shume te ndryshem nga ai i nje mashtruesi. Dhe vijme tek i dhunshmi dhe i kujdeseshmi Esat Pash Toptani, i cili nuk do te ndalonte perpara azgjeje qe i zinte rrugen. Gjate rrethimit te Shkodres, duke u kthyer nga nje gosti, nje shoku i tij qe ishte komandanti i xhandermarise turke dhe me vone udheheqesi i trupave rezerviste albanase, ju kishte dhene urdher njerezve te tij te vrisnin Riza Pashen, komandantin trim dhe mbrojtsin e Shkodres. Ate e vrane parpara shtepise se tij. Jo shume kohe me pas, Esati u be vete komandant dhe ai ja u dorezoi qytetin malazezeve, (thuhet per nje shume te konsiderueshme parash), me kushtin qe trupat e tij te lejoheshin te terhiqeshin pa problem dhe te merrnin me vete armet e tyre dhe paisjet luftarake. Disa nga keto trupa vinin nga Albania qendrore. Se bashku me keta burra te armatosur, Esati u rikthye ne Tirane ku dhe zonteronte shume toka. Padyshim, ai shpresonte se duke perdorur influencen e tij ne rritje do te arrinte ta merrte Albanian per vete. Ai ishte i vetmi burre ne Albanian e pavarur qe kishte ne zoterim ushtrine e tij, e cila ishte relativisht e forte per kushtet e Albanias. Ishin keto trupa me te cilat Esati mori nen kontroll gjithe Albanian e mesme. Ne kete drejtim, ai perdori me zgjuarsi pasurite e medha ne Tirane dhe zonen rreth e rrotull dhe pasuesit e shumte lokale qe ai kishte. Po ashtu, i perdori te arrdhurat private dhe parate e malazezeve. Gjithe pjesa tjeter e pasanikeve albanas e perbuznin ate. Banoret e Albanias qendrore ishin shume te pakenaqur nga kontroli i tij. I ndergjegjshem per fuqine e tij te pakufizuar, Esati e quante veten “Drejtuesi i Egzekutivit te Senatit te Albanias Qendrore”. Ai u be menjehere kundershtar i Ismail Qemalit dhe u perpoq te zgjeronte sferen e tij te influences ne disfavor te ketij te fundit, bile duke perdorur dhe armet. Ne menyre qe te inkurajonte njerzit e tij, qe pothuajse te gjithe ishin myslymane, te sulmonin qeverine e Vlores, Esati u tha atyre qe kjo qeveri po planifikonte zgjedhjen e nje sovrani te krishtere; ndersa ai do te garantonte qe ne Albania te sillej nje sovran myslyman. Thjesht, ne menyre qe te zmadhonte fuqine e tij personale, ai arriti te inkurajonte myslymanet albanas te luftonin njeri-tjetrin, vecanarisht ne zonen e Elbasanit. Keshtu qe nje fare antagonizmi midis Albanias qendrore dhe jugore ishte krijuar perpara arritjes sime.  

 

Nje vend pa kufij te qarte dhe perfundimtare, i kercenuar nga te gjitha anet nga armiq te forte dhe mire-armatosur, i ndare ne vetvete ne zona te ndryshme, i drejtuar dhe shtypur nga udheheqes ambicioze dhe te dhene mbas fitimit, nje popull i mallosur per liri, autonomi dhe zhvillim paqesor - kjo ishte Albania ne fund te vitit 1913. 

Pas shekujve te gjate te kontrollit turk, sistemi i vjeter i bazuar ne ryshfet, shtypje dhe intriga, kishte lene gjurmet e tij ne vend. Paraja dhe interesat personale kishin krijuar nje fraksion grek, nje fraksion turk, nje fraksion italian dhe nje fraksion austriak. Vetem serbet dhe malazezet ishin dhe mbeten pergjithesisht armiq te perbuzur.  Pariotet vetmohues albanas ishin njerzit e edukuar qe kishin jetuar dhe studjuar jashte dhe kishin pare mbaresite dhe avantazhet qe nje qeveri funksionale mund ti afronte vendit, (mbase ka 1 milion albanas qe jetojne jashte vendit). Keta albanas, perfaqsues te inteligjences, formuan berthamen e levizjes nacionale per pavaresi. Pothuajse te gjithe ata vinin nga bregdeti dhe nga qytetet, ku ata kishin influence dhe gezonin reputacion te mire. Ne zonat rurale dhe malore, fshataret ne menyre te verber mbeshteten familjet me te degjuara dhe pronaret e tokave. Fshataret, pjesa dermuese e te cileve ishin analfabete, ishin me shume se te gatshem te degjonin lloj-lloj peshperitjesh dhe thashethemesh. Vete Esat Pasha nuk dinte te lexonte apo te shkruante. Ai sikletosej shume bile dhe kur firmoste emrin te tij.

 

Shteti Albanas ishte si nje djalosh i cili pa pritur dhe pa kujtuar, kishte mbetur i privuar nga keshillat dhe edukimi, si pasoje e vdekjes se parakoheshme te prinderve te tij. Tani, ne kete liri te pafundme, ai ishte plot me plane dhe ide por nuk dinte te kontrollonte vet-veten dhe te perdorte ne menyre te arsyeshme lirine e sapogjetur. 

Nuk egzistonte ndonje sens bashkimi apo veprim te perbashket. Perkundrazi, egzistonte nje fragmentim i forte, nje perplasje e intersave te kunderta personale. Megjithate, fara e nje vepre madhore ishte mbjelle; themelet e nje shteti te forte dhe autonom ishin hedhur. Kushtet e Albanias ne fillim te vitit 1914, ne nje fare menyre, mund te krahasohen me ato te  periudhes tranzitore ne historine e Gjermanise, “koha e tmershme pa nje perandor”, e cila ishte mbyllur nga Rudolf von Habsburg. 

 

Ne perputhje me Traktatin e Londres, Autoriteti i Komisionit Internacional do te funksiononte si me poshte:

“Deri ne emerimin e nje sovrani te ri dhe deri ne formimin e nje qeverie perfundimtare nacionale, aktivitetet e autoriteteve egzistuese dhe xhandarmarise vendase do te kontrollohen nga Komisioni Internacional”. Komisioni mbajti takimin e tij te pare ne Vlore, ne daten 17 Tetor 1913. Raportimet e delegatit gjerman prane Komisionit Internacional japin pershkrime te gjalla te situates ne Albania dhe aktiviteteve te Komisionit. 

 

Nga nje mori administratash lokale vetem 4 ishin kristalizuar; ato kishin zgjeruar dhe konsoliduar pozicionet e tyre. Ded Zogu nuk mund te mbante me pozicionin e tij ne Lezhe dhe Shengjin, (Medua). Kur Prenk Bib Doda u perpoq te merrte keto dy qytete, njerzit e tij nuk e mbeshteten ate. Ata nuk pranuan per udheheqes nje burre nga rradhet e tyre. Perkundrazi, ata ju drejtuan Kolonelit anglez Filips te vendosur ne Shkoder dhe i kerkuan atij qe te te krijohej nje administrate nen kontrollin nderkombetar. Kur komisioni nderkombetar u aprovua, fuqine ne zone e morren nje oficer austriak, nje italian dhe nje anglez. Prenk Bib Doda u terhoq dhe qe atehere nuk eshte pare me. 

Ne Shkoder dhe zonat perreth, kontrolli mbeti ne duart e kolonelit anglez Filips i cili ishte dhe drejtuesi i trupave nderkombetare. Situata e pergjitheshme ne Albanian veriore ishte e tille qe te bente te mendoje qe nje sovran i ri mund te merrte fuqine pa ndonje problem. 

Ne Albanian qendrore dhe jugore situata ishte komplet ndryshe. Esat Pasha dhe Ismai Bej Qemali ishin duke u perplasur dhe komplotonin kunder njeri-tjetrit me te gjitha formet e mundeshme. Esati, qe ishte shume me i rendesishem dhe i fuqishem se Ismaili, po perpiqej te zgjeronte kontrollin e tij ne jug, ne drejtim te Elbasanit. Duke perdorur me zgjuarsi dhurata dhe premtime ai kishte qene ne gjendje te shtrinte influencen personale, te familjareve dhe pasuesve te tij. Ai nuk kundershtoi haptazi Komisionin Internacional as edhe nje here, por i erdhi rrotull atij si nje ngjale duke pohuar vazhdimisht besnikerine e tij dhe deklaruar se ishte gjithmone gati ti sherbente Europes dhe sovranit te ri. Edhe ne keto raste, raportet e Komisionit Internacional qe benin fjale rreth tij ngriten dyshimet e nje loje te dyfishte qe ai bente; ndersa ne mendje kishte vetem zgjerimin e fuqive te tij.  

Influenca e Ismai Qemalit ne jug sa vinte dhe zvogelohej. Atij i mungonte mbeshtetja e nevojshme ushtarake. Nga ana tjeter, Esati mbeshtetej ne trupat qe trerhoqi nga Shkodra dhe gjithashtu ne trupa te fresketa. Mungesa e nje qeveri te unifikuar kishte patur nje ndikim vecanarisht negativ ne problemin e refugjateve. Nje numur i kosiderueshem i banoreve te zonave te sulmuara nga Serbia dhe Greqia ishin shperngulur ne Albania. Ne Diber dhe Elbasan gjendeshin disa mijera refugjate te cileve ju mungonin gjerat baze dhe ne menyre te deshperuar kishin nevoje per ndihme. Qeverite e Austrise, Italise dhe Anglise kishin afruar ndihme por kjo nuk mund te quhej e mjaftueshme ne asnje lloj forme. Nuk kishte ndonje administrate financiare qe ti sherbente interesave te vendit. Esat Pasha kishte futur duart e tij ne te taksat doganore te Durrsit dhe Ismail Qemali ne te ardhurat doganore te Vlores. Keta te dy kishin vene burrimet e te ardhurave kryesore te vendit ne sherbim te nevojave te tyre personale. Ismail Qemali kishte dedikuar nje pjese te te arrdhurave doganor ne ndihme te refugjateve dhe krijimin e forces se xhandarmarise te re. Ndersa Esati refuzoi ne menyre kategorike te afronte ndonje lloj ndihme ne drejtim te refugjateve apo xhandermarise, megjithese behej fjale per te ardhura te mbledhura nga sherbimet publike. Ne ato momente vendi kishte shume nevoje per para. 

 

Oficeret hollandeze, (qe erdhen ne vend te oficereve suedeze qe priteshin te vinin sipas marrveshjes fillestare), ishin ngarkuar me detyren e ngritjes te nje xhandermarie nderkombetare. Ata i ishin perkushtuar kesaj detyre me shume energji dhe entuziazem, por ne Albanian e mesme ata nuk morren asnje lloj ndihme nga Esat Pasha. Ai ju solli vecse veshtiresi. Esati pengoi punen e tyre nga fillimi deri ne fund duke e bere te qarte qe tashme ai kishte nje xhandarmeri te pregatitur albanase. 

 

Albania e jugut ishte nje problem me vete. Greqia nuk ishte larguar nga territoret qe kishte pushtuar ne Albania. Nje numur bandash te udhehequra nga ish oficere greke, (megithese kjo nuk ishte provuar), te mbeshtetur nga qeveria greke ishin duke punuar per nxitjen e revoltave dhe kaosit ne rajon. 

  

Gjate aktiviteteve te tij, Komisioni Nderkombetar, arriti ne konkluzionin qe eleminimi i ketyre dy figurave te fuqishme, Esat Pashes dhe Ismail Qemal Beut, ishte nje parakusht thelbesor per vendosjen e paqes dhe qetesise ne Albania dhe krijimin e mundesise qe sovrani i ri te ngjitej ne fron. Komisioni e kuptoi qe kishte arrdhur momenti per largimin e Esat Pashes dhe Ismail Bej Qemalit sepse, ne kendveshtrimin e nderkombetareve, i pari ishte”zmadhuar” shume per cizmet e tij, ndersa tjetri ishte pergjegjes per gabime serioze ne menaxhim. Ky pozicion ishte forcuar nga perzjerja e ketyre dy burrave ne komplotin e deshtuar te Turqve te Rinj qe u perpoqen te instalonin gjeneralin turk Izet, (Izzet), Pasha si sundimtar te Albanias. Komisioni Nderkombetar ja arriti ti mbushte mendjen Ismail Bej Qemalit te jepte doreheqjen nga pozicioni i tij si president i “qeverise se perkoheshme”, post per te cilin dukej qarte qe ai ishte i papershtatshem. Ndersa Esat Pasha vazhdoi te qeveriste i pashqetesuar si “Drejtuesi i Egzekutivit te Senatit te Albanias Qendrore”.

 

Ne fakt, Komisioni Nderkombatar ishte nje krijese jashtezakonisht e pafat. Ai prefaqsonte 6 Fuqite e Medha, por vete nuk kishte ndonje fuqi egzekutive. Komisioni reflektonte te gjitha mosmarrveshjet qe egzistonin ne politikat e asaj kohe midis Aleances Treshe(1) dhe Lidhjes Dyshe(2). Aleanca Treshe, ne vecanti Gjermania dhe Austo-Hungaria, nga ana e tyre deshironin dhe u perpoqen te zhvillonin marrdhenie me nje shtet te unifikuar dhe konsoliduar Alban. Kurse Lidhja Dyshe, (Franca dhe Rusia), perfaqsonin interesat e Serbise dhe Malit te Zi te cilat synonin te zmadhonin hapesirat e tyre sa me shume qe te ishte e mundur ne kurriz te Albanias qe ishte e dobet si brenda ashtu dhe jashte vendit. Pervec kesaj, egzistonte konflikti midis Austro-Hungarise dhe Italise. Ato monitoronin me xhelozi rritjen e influencave respektive ne Albania dhe ishin gati ta tradhetonin njera-tjetren ne c’do moment. E gjithe kjo histori nuk mund te kalonte pa u vene re nga syte e vemendshem te albanasve. Kjo situate reduktoi reputacionin e Komisionit Nderkombetar dhe te vete Fuqive te Medha. Ne fakt, ulja e besueshmerise ne Fuqite e Medha ishte faktori kryesor qe demtoi rrenjet e Shtetit te Ri Albanas. Si mundej qe nje sovran i sapo emeruar, fuqia dhe mbeshtetja e te cilit varrej plotesisht ne reputacionin e Fuqive te Medha, ne respektimin e deshirave dhe vendosmerise se ketyre te fundit, te vendoste rregullin ne nje vend te percare dhe kaotik, kur keto objektiva ishin sabotuar qe ne fillim ? Situata behet e qarte ne se kthejme koken mbrapa. Nje veshtrim i shpejte i angazhimeve te thyera te Fuqive te Medha te nxjerr ne konkluzionin se vetem permbushja e premtimeve te dhena do te kishte rezultuar ne zgjidhjen e problemeve te permendura me siper. 

​

 

Shenime dhe sqarime rreth materialit te shqiperuar

​

1- Aleanca Treshe, ishte nje marveshje sekrete midis Gjermanise, Austro-Hungarise dhe Italise e krijuar ne Maj 1882 dhe ripeseritur periodikisht deri ne fillim te Luftes se Pare Boterore.

2- Aleanca Dyshe, e njohur gjithashtu si Aleanca Franko-Ruse. Ishte nje pakt politik dhe ushtarak i krijuar ne vitin 1891 midis Frances dhe Rusise. Ne vitin 1894 ku pakt u shendrua ne nje marveshje te fshehte dhe u be nje orjentim i rendesishem ne Europen e para Luftes se Pare Boterore.  

- Materiali nga i cili une shkeputa dhe shqiperova fragmentin e mesiperm gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1917_Wied/index.html

- Termi Albania/albananians eshte mbajtur i tille per te qene sa me afer versionit origjinal.

​

Shtator, 2021

​

​

​

bottom of page