top of page

Prifti Ballamaci, rumun apo shqiptar ?

Ne nje fragment te librit “The Greek Revolution, 1821 and the Making of Modern Europe”, te  historianit Mark Mazower, thuhet se ne fillim te viteve 1780, trupat otomane vrane te jatin e Kolokotronit; zune dhe shiten si skllever dy vllezer te tij, gjithashtu dhe nje moter. Kolokotroni arriti ti “blinte” mbrapa dhe lironte vllezerit, por ai nuk mundi te bente te njejten gje me motren e tij te vogel. Ajo ishte shitur diku ne Shqiperine jugore, ishte konvertuar ne myslymane dhe martuar me nje imam. Njezet e ca vite me vone, Kolokrotoni shkoi ta takonte ate. Mes permallimit dhe loteve, ata nuk arriten te merreshin vesh plotesisht me njeri-tjetrin sepse e motra e kishte harruar greqishten …  

Ka disa hipoteza rreth perkatesise etnike te Kolokotronit. Mundesia me e madhe eshte qe ai te kishte qene vllaho-grek; ketij varianti i mbahem dhe une. Zgjodha pikerisht kete figure te degjuar te Revolucionit Grek per te shprehur mendimin tim rreth nderthurrjes etnike dhe perpjekjeve te popullatave vllehe per ta vendosur veten e tyre brenda shteteve nacionale ballkanike qe filluan te krijohen ne shekullin e 19-te. 

Si ne rastin e Greqise, ashtu dhe ne ate te Shqiperise, vlleherit luajten nje rol percaktues ne levizjet shtetformuese te vendeve ne fjale. Dihet boterisht qe disa nga personalitetet me te degjuara qe ndihmuan ne themelimin dhe ndertimin e shtetit modern Grek ishin vlleher qe e konsideronin veten me "helene se helenet" … Permeteper, ata sakrifikuan pasurite, bile dhe jeten e tyre, per krijimin e Greqise. 

Nga ana tjeter, eshte fakt i njohur qe midis grupeve ballkaniko-vllahe kishte pozicione diametralisht te kunderta. Per thjeshtesi mund te thuhet se vija ndarese ishte “Helenizmi”. Disa grupe ishin pro-helenike apo helenizuar prej shekujsh, ndersa disa anti-helenike. Aq te medha ishin kontraditat sa disa here ato u kthyen ne konflikte te nxehta midis grupeve respektive. Ne harten e meposhtme jepet nje ide e pergjitheshme dhe e perafert e zonave ku vlleherit kane patur prezence te konsiderueshme.

​

Prezenca-Vllahe-Balkan-1.jpg

Ne kete shkrim do te ndalem ne disa grupe/persona vllehe qe luftuan kunder ndikimit grek ne Shqiperi. Kush ishin karekteristikat e ketyre grupimeve ? Kush i stimuloi dhe mbeshteti ata ? Historia eshte shume e gjate dhe e kompikuar. Perpjekjet per krijimin e nje shteti Latino-Katoliko-Vllah ne Balkan jane te vjetra dhe e kane zanafillen qe perpara krijimit te vete Rumanise. Perandori i Frances, Napoleoni i 3-te, u perpoq per realizimin e ketij projekti por perpjekjet serioze nisen diku rreth viteve 1870 kur Perandoria Austriake dhe Mbreteria Rumune filluan sponsorizimin e levizjeve per krijimin e zonave te influencave perkatese ne haperirat ballkanike te Perandorise Otomane e cila kishte mare te tatepjeten. Ishte pikerisht Rumania ajo qe investoi masivisht ne krijimin e idese se rumunet dhe vlleherit ishin i njejti popull dhe i perkisnin te njejtes origjine. Mbreteria Rumune shpenzoi shuma te medha per hapjen e shkollave dhe ndertimin e kishave ne disa zona ku banonin vlleher. Pervec ndihmes ekonomike, ajo ju dha bursa studimi shume femijeve te cilet pas “Romanizimit” u kthyhen nga “Vlleher” ne “Arumune” dhe filluan ta konsideronin veten te “Europianizuar” ne krahasim me bashkefshataret e tyre qe vazhduan jeten rurale dhe mbeten “Cobenj te pagdhendur qe binin ere”. Pikerisht keta njerez, tashme te edukuar dhe te fuqishem ekonomikisht, u bene pararoja e politikave rumune, kryesisht ne zonat e Korces dhe rrethinat e saj. Qellimi i tyre final ishte marrja e pushtetit politiko-ekonomik ne shtetin e ri shqiptar qe Austo-Hungaria dhe Rumania do te krijonin ne Ballkan pas largimit te Perandorise Otomane. Pak a shume, ideja e Mbreterise Rumune ishte krijimi i nje shteti te perbashket Shqiptaro-Vllah ku “Arumunet” do te zinin role kyce ne drejtimin e vendit dhe do te mbronin interesat rumune ne rajon. Ne te njejten kohe vllehrit e romanizuar shihnin ne kete projekt nje mundesi dhe moment te arte per tu kthyer ne nje klase drejtuese politike dhe ekonomike. Nga ana tjeter, “Cobenjte” e shihnin veten e tyre te lidhur me fatin e Greqise dhe e kishin kuptuar qe ndarja me kufi shteteror nga hapesirat tokesore dhe popullatat qe ata kishin lidhje per shekuj te tere do te conte ne rrenim ekonomik dhe eleminim etnik. Historikisht dhe masivisht, vllehrit e kishin konsideruar veten helene, mbeshtetes te palekundur te Orthodoksise me lidhje te vjetra me strukturat me te larta te Kishes Greke ne Kostandinopoje/Stamboll. Rasti me spikates eshte ai i Voskopojes/Moskopolit. 

Natyrisht qe kushtet e reja, te krijuara ne fund te shekullit te 19-te dhe fillim te shekullit te 20-te, do te conin ne lindjen e kontraditave madhore midis “Arumuneve” dhe “Cobenjve”. Historiografia Shqiptare e thjeshteson situaten e nderlikuar ballakanike te asaj periudhe kohore dhe e kthen ate ne nje antagonizem shqiptaro-grek. Historianet shqiptare nuk permendin fare perplasjet midis vlleheheve te orjentimeve te ndryshme; atyre pro-shqiptare, pro-greke, pro-rumune, pro-bullgare, etj, por i trajtojne ato thjesht si probleme shqiptaro-greke. 

 

Duke lene menjeane nje histori shume dimensionale, do te perqendrohem vetem ne 2-3 raste te “Arumuneve” te zonave te Korces dhe kryesisht familjes Ballamaci. Varianti zyrtar thote se prifti Haralamb Ballamaci ishte vllaho-shqiptar dhe se ate, (se bashku me vellane e tij dhe disa persona te tjere), e vrane andartet greke me urdher te kishes sepse po perhapte gjuhen shqipe ... Po e eleminoj variantin e vrasjes se tij nga vllaho-greket si nje lufte te brendeshme midis tyre dhe po bie dakord me versionin me anti-grek qe mund te fantazoje dikush. Per hir te diskutimit, po bashkohem me ata qe thone se Haralamb Ballamaci dhe pasuesit e tij ishin patriote te zjarrte shqiptare. Por si e deklaronin veten ata; shqiptare apo rumune ? C’fare thone dokumentat e kohes ? 

Perpara se t’ju pergjigjem ketyre pyetjeve po kthem ne javen e pare te Marsit te vitit 1913; pikerisht ne Kongresin e Triestes dhe deklaraten perfundimtare te tij. Ky dokument i cileson vlleherit si nje popullate jo-shqiptare dhe ju bente thirrje, bile dhe atyre qe jetonin rreth e rrotull, (rreth t’Shqypenies), ti bashkoheshin Principates Shqiptare qe ishte ne krijim e siper. Ne emer te vlleherve qe perkrahnin idene e shtetit te perbashket, kongresin e pershendeti prifti Foti Ballamaci.

Nje kopje e dokumentit paraqitet me poshte ne dy gjuhe, shqip dhe italisht. Baroni hungarez Franc Nopsca, qe ishte kandidat per fronin e Principates Shqiptare, shkruan se krijuesi i deklarates ishte ai vete dhe tekstin ja diktoi Faik Konices i cili e shkrojti me doren e tij dhe ja u dergoi Fuqive te Medha dhe kancelarive te tjera europiane. Kush ishin personat qe perfaqsuan vlleherit ne kete ngjarje historike ? Pervec Foti Ballamacit, do te vecoja keta emra: Pandeli Evangjeli, Dhimiter Ilo, Epaminonda Ballamaci. Te gjithe keta persona kishin te perbashket emigrimin ne Rumani, edukimin dhe karieren profesionale/politike/ekonomike ne ate vend. 

 

Congress-Trieste-1913.jpg

Le te rikthehemi ne Mars te vitit 1914. Ne ambjentet zyrtare dhe opinionin rumun te asaj kohe, vdekja e Harallamb Ballamacit u pershkrua si vrasja e nje prifti patriot rumun, nje vrasje kjo e nxitur nga Mitropoliti Germanos. Shtypi rumun e quante Harallamb Ballamacin “Hero i Kombit Rumun”, (Erou al Neamului Romanesc), dhe natyrisht qe nuk e konsideronte ate aspak shqiptar.

Haralambie-Balamaci.jpg
Asasinare-Haralambie-Balama.jpg

Kjo eshte propogande rumune; Ballamaci ishte shqiptar - do te thote dikush.

Ne te vertete, dokumentat e kohes tregojne se shume persona qe mbanin mbiemrin Ballamaci e deklaronin veten rumune dhe jo shqiptare. Kjo duket fare qarte ne formularet e emigrimit amerikan ku aplikantet deklaronin perkatesine e tyre etnike. Duke kerkuar neper arkiva elektronike kam seleksionuar shume materiale ku persona me mbiemer Ballamaci, Teja, Ciacu, Nastu, Pipa, Pitu, Face, Karabina, Karameta, Xhambazi, Koti, Cipi, etj, e deklarojne veten "Rumune". Me poshte paraqiten disa shembuj. 

​

Nicolae-Balamaci-Romanian-1Ed.jpg
Coti-Korca-Makedonia-Romanian-1Ed.jpg

Vlen per tu permendur se qyteti i Korces dhe fshati Plase kishte numrin me te madh te personave te vete-deklaruar "Rumune". Me poshte jepen disa shembuj.

Plase-Korce-Romanian-1a-Ed.jpg
Romanian-Corytsa-1Ed.jpg

Duke e mbyllur me rastin Ballamaci. Mendoj se tentativa qe Harallamb Ballamaci beri per "Romanizimin" e kishes Greko-Orthodokse qe vllehrit e kishin ndjekur tradicionalisht prej shekujsh coi ne nje lufte te "brendeshme civile". Behet fjale per momente decizive te historise ballkanike ku ndryshimi i liturgjise kishtare nga greqisht ne rumanisht konsiderohej si nje sulm kunder vete egzistences te nje pjese te madhe te popullatave vllahe ne territoret shqiptaro-greke. Sido qe te kete qene, c'fare ne shohim ne realitetin e sotem eshte qe Harallamb Ballamaci konsiderohet si pjese e historise rumune dhe kjo nuk eshte per tu cuditur; Sa ishte gjalle ai e konsideronte veten rumun. Ne fund te fundit ky ka qene dhe mbetet Ballkani; nje perzjerje popujsh, etnish, besimesh ... dhe problemesh. Me poshte tregohet busti i Priftit Ballamaci i ngritur ne Korce ne Maj te vitit 2021.

​

 

Ballamaci-Bust-1.jpg

Shperthimi i Luftes se Pare Boterore coi ne pushtimin e Shqiperise nga disa ushtri nderluftuese dhe ndikimi rumun u zhduk. Vendin e tij e zune 2 ndikime me te fuqishme, ai italian ne zonat jugore dhe ai francez ne zonat e Korces, por kjo nuk eshte tema e ketij shkrimi. Megjithate duhet permendur se italianet u perpoqen te perdornin karten vllahe per zgjerimin e ndikimit te tyre ne disa zona ballkanike. Pas viteve 1920, krijimi i shtetit shqiptar krijoi mundesi per ri-aktivizimin e disa personave qe ne te kaluaren ishin ingranuar ne projektin e krijimit te nje shteti te perbashket shqiptaro-vllah. Nje nga figurat me spikatese ishte Pandeli J. Evangjeli, nje politikan kariere qe mbajti per shume vite poste te rendesishme qeveritare. Ai dhe grupi i tij nuk hoqen dore nga ideja e pranise dhe ndikimit rumun ne Shqiperi. Gazeta "Shqiptari i Amerikes" qe shtypej ne Korce nga Dhori Koti, (Kjo gazete ishte dege e organizates "Vatra" te Amerikes), ne daten 21 Korrik, 1923 shkruan se Evangjeli do ti afroje fronin e Mbreterise Shqiptare nje princi rumun. 

​

​

Pandeli-Evangjeli-Princi-Rumun-2.jpg

Si konkluzion, mendoj se cilado ishte arsyeja qe coi ne vrasjen e vllezerve Ballamaci dhe personave te tjere, ajo duhet denuar. Nga ana tjeter, seleksionimi tendencioz i fakteve, injorimi i kushteve kohore dhe deformimi i realitetit historik eshte po aq i demshem, sidomos kur perdoret per "tru-shpelarjen" e masave ...  Ndersa insistohet me te madhe ne historine e andarteve vrases greke, harrohet te  thuhet se ne kohen e Ballamacit njerzit nuk kishin frike te deklaronin perkatesine e tyre etnike, qofte kjo vllahe, arumune, greke, bullgare, etj. Ne ate kohe, keto grupe popullatash hapnin shkollat e tyre dhe flisnin pa ndrojtje gjuhen amtare.

Ishte pikerisht Shteti Shqiptar qe ne kohe rekord asimiloi jo vetem "etnite e gabuara" per dhe ato "aleate" si rasti i "vlleherve-arumune". Sa pasardhes te familjeve te permendura me heret ne kete shkrim flasin dhe perdorin gjuhen arumune apo vllahe si gjuhe amtare ?

Ka dikush ndonje ide ?

​

Prill, 2022

​

​

​

bottom of page