Presidenti Amerikan Wilson dhe Shqiperia
Vucic, Trump, Hoti - Tetor 2020
"Kater te medhenjte", nga e majta ne te djathte: Lloyd, Orlando, Clemenceau, Wilson
Presidenti Woodrow Wilson
Ne Janar te vitit 1919, fuqite aleate fituese te Luftes se Pare Boterore organizuan ne Paris nje eveniment qe u emertua Koferenca e Paqes. Kater shtetet fituese, "Kater te Medhenjte", sic njiheshin ne ate kohe u perfaqsuan ne kete koference me udheheqesit e tyre me te larte. Ata ishin: Presidenti i Amerikes Woodrow Wison, Kryeministri i Britanise se Madhe David Lloyd George, Kryeministri i Italise Vittorio Emanuele Orlando dhe Kryeministri i Frances Georges Clemenceau. "Keshilli i te Katerve", midis te tjerash, vendosi edhe per fatin e Shqiperise se asaj kohe.
Gjate 20-30 viteve te fundit, ne shtypin dhe median Shqiptare, haset shpesh thenia se ishte Presidenti Amerikan Wilson qe shpetoi Shqiperine, perndryshe ate do ta kishin coptuar italianet, greket dhe jugosllavet. E verteta mund te jete disi ndryshe … Aq ndryshe sa qe marrveshja Trump-Hoti-Vucic e vitit te kaluar (4 Shtator, 2020) mund te kete qene nje firmosje e vonuar e nje dokumenti te formuluar 100 vjet me pare. Ne mbeshtetje te kesaj hipoterze po paraqes te shqiperuara disa fragmente te marrveshjes te pregatitur dhe miratuar nga vete presidenti Amerikan Thomas Woodrow Wilson. Bazuar ne kete dokument del se Italia dhe Greqia e pushtuan Shqiperine me "propozim nga lart dhe miratim nga poshte" - tamam si ne kohen e "Partise".
Teksti i memorandumit te perbashket te firmosur ne 9 Dhjetor, 1919, nga Kryeministri Francez Clemenceau, perfaqsuesi i Anglise Sir Eyre Crowe dhe Zevendes-Sekretari Amerikan i Shtetit, Frank L. Polk, vijon me poshte.
*****
Paris, Dhjetor 9, 1919.
Memorandumet qe pasojne u firmosen nga Clemenceau, Crowe dhe une(1) ne nje takim me dyer te mbyllura qe u mbajt kete mengjez ne Keshillin Suprem prane Quai d'Orsay(2)
Shenimi im: Me poshte tregohen pikat 5 dhe 6 te marrveshjes qe permendet me siper.
​
Pika 5
Italia do te mare nga Lidhje e Kombeve mandatin e administrimit te shtetit te pavarur te Albanias/Shqiperise. Memorandumit aktual i eshte bashkengjitur nje draft qe, per mendimin e tre perfaqsuesve, duhet te jete pjese e mandatit ne fjale. Per momentin, kufijte veriore dhe lindore te Shqiperise do te jene ato te percaktuara nga Koferenca e Londres e vitit 1913. Kufiri jugor eshte nje ceshtje qe vazhdon te diskutohet. Keshtu qe per te mos penguar negociatat per arritjen e nje mareveshje te pergjitheshme mund te adoptohen disa masa te perkoheshme:
Greqia do te pushtoje territore ne perendim dhe jug te vijes kufitare e cila duhet te kaloje si me poshte (Po i referohemi hartes se ekipit Austriak, shkalla e hartes eshte 1,000,000 / 200,000): Nga mali Tumba ne kufirin verior te Greqise zgjatohet ne veriperendim pergjate majave te vargmalit te Nemerckes deri ne lumin Vjosa - qe aty zbret ne perroi Mirica/Tepelene deri ne pika 98 - qe aty vazhdon ne jug duke kaluar midis fshatrave Lopsi, Martolozit dhe Zembian - qe aty neper pikat 1840 dhe 1225deri ne nje pike qe ndodhet rreth dy milie ne lindje te pikes 1225 - qe aty zgjatet ne drejtimin perendimor kalon shume afer Poljana - qe aty ne drejtimin juglindor deri ne pika 1669 - qe aty ne drejtimin perendim dhe veriperendim deri ne pika 2025 - qe aty ne drejtimin jugperenim deri ne bregdet, ne jug te Asprhyonruga.
Trekendeshi i territorit qe ndodhet midis pikes 98 ne lumin Vjosa, midis Baba dhe Sinanaj, - verilindje deri ne liqeni i Maliqit - dhe vazhdimi deri ne kufirin Grek, po ashtu dhe vija kufitare e permendur me siper duhet te jete subjekt i negociatave te mevoneshme midis tre aleateve(3) qe do te perfaqesojne Shqiperine dhe Italine nga njera ane, dhe Greqine nga ana tjeter.
​
Pika 6
Qyteti i Vlonia/Vlores, se bashku me pikat qe jane te lidhura dejtpersedrejti me mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik te zones perreth tij, ti kalojne ne pronesi te plote Italise.
*****
Te gjashte pikat e mesiperme, aspektet e pergjitheshme te te cilave u pranuan me gezim nga italianet, u arriten pas gjashte muajsh bisedimesh midis qeverise se tyre dhe Presidentit te Shteteve te Bashkuara. Kjo marreveshje i permbush Italise aspiratat e hereshme nacionale qe ajo ka patur per unifikimin e races italiane. Keto pika i afrojne asaj nje kontroll te plote strategjik te Adriatikut dhe nje mbrojtje te fuqishme perkundrejt shqetesimit se ne te ardhmen fqinjet e saj Jugosllave mund ta sulmojne ate. Nga ana e tyre, te tre perfaqsuesit(3) kane arritur ne konkluzionin se neqoftese se arrihet nje marrveshje e drejte dhe afatgjate, mundesite e agresionit Jugosllav jane ne kufijte e te pamundures.
Shenimi im: Memorandumi Amerikan, ose varianti i “Presidentit Wilson” mbyllet me kete paragraf:
“Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britaniket dhe Qeveria Franceze deshirojne te njohin pavaresine e Shtetit Shqiptar. Perfaqsuesit e tyre konsiderojne se Shteti Shqiptar do te kete nevoje, ashtu sic permendet ne paragrafin 4 te nenit 22 te marrveshjes se Lidhjes se Kombeve, per keshilla administrative dhe mbeshtetje prej nje nga fuqive te medha. Italia, e ndihmuar nga pozicioni i saj shume i favorshem gjeografik dhe kapaciteti ekonomik, eshte fuqia e preferuar ne permbushjen e kesaj detyre. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britaniket dhe Qeveria Franceze jane te entuziasmuara ti besojne Italise mandatin e administrimit te Shtetit Shqiptar ashtu sic permendet ne marrveshjen e Lidhjes se Kombeve. Qeverite e mesiperme mendojne se kushtet e memorandumit krijojne bazen e nevojshme per pranimin e mandatit nga ana e Italise. Ky mandat do te jete rezultat i nje marrveshje midis Qeverise Italiane, fuqive kryesore dhe paleve te perfshira ne kete proces. Pikat kryesore te kesaj marrveshje do te jene si me poshte:
Nje
Albania/Shqiperia eshte njohur si nje Shtet i pavarur brenda kufijve te percaktuar nga memorandumi ne fjale. Sidoqofte, azgje nuk duhet te pengoje Shtetin Shqiptar nga negocijimet me Shtetin Serbo-Kroato-Slloven per ndryshime te mundeshme rajonale te bazuara ne etnografite lokale dhe kerkesat ekonomike.
Dy
Qeveria Serbo-Kroato-Sllovene duhet te kete te drejten te ndertoje dhe operoje hekurudha ne Shqiperine Veriore mbi paralelin gjeografik 41° 15' dhe si rezultat te gezoje ne Shqiperine Veriore privilegje te plota bazuar ne rregullat internacionale.
Tre
Te drejten te kontrolloje zhvillimet ne Buna ne se lumi do te merret nen mbrojtje nga Lidhja e Kombeve. Kjo e fundit do te kete fuqine qe tja transferoje projektet e mundeshme Shtetit Italian ose Shtetit Serbo-Kroato-Slloven duke i monitoruar zhvillimet nepermjet masave perkatese. Mund te supozohet se ne kete drejtim Mali i Zi do ti bashkohet konfederates Serbo-Kroato-Sllovene.
Kater
Pa vonesen me te vogel, duhet te formohet nje komision i perbere nga nje perfaqsues i Qeverise Italiane, nje perfaqsues i Lidhjes se Kombeve dhe nje perfaqsues i Shtetit Shqiptar. Ky komision do te ngrihet nga fuqite e medha aleate dhe palet e tjera te interesuara me qellim qe te percaktoje:
A- Kushtet e mandatit Italian mbi Shqiperine.
B- Organizimin e Shqiperise se ardhme. Ky komision duhet te perfundoje punen e tij gjate nje periudhe kohe pese mujore qe nga nenshkrimi i kesaj marveshje. Komisioni do te paraqise raportin e punes se tij dhe rekomandimet perkatese perpara keshillit te Lidhjes se Kombeve. Vendimi final per kushtet e mandatit dhe organizimin te tij duhet te merret nga keshilli i lidhjes bazuar ne voten e shumices.
Pese
Komisioni i permendur ne paragrafin e mesiperm, duhet ta perqendroje vemendjen e tij jo vetem ne pikat e trajtuara me perpara por gjithashtu dhe ne principet e meposhtme:
A- Lirine e ndergjegjes dhe lirine e ushtrimit pa frike te te gjitha formave te besimit. Liri te plote ne edukim dhe perdorimin e gjuheve perkatese te te gjithe banoreve te Shtetit Shqiptar.
B- Organizimin e institucioneve legjslative dhe administrative qe persa lejojne kushtet te jene ne perputhje me traditat e vendit. Perberja dhe funksionimi efikas i administrates duhet te perfaqesoje te gjitha grupet e popullates se vendit.
C- Parandalimin e shfrytezimit te vendit ose kolonializimin e tij ne forme te tille qe do te binte ne kundeshtim me interest e banoreve vendas. Nen kete pike, do te perfshihen rekomandimet per permiresimin e sitemit egzistues te pronesise mbi token.
D- Nevojen e krijimit te xhandermarise, oficeret madhore te se ciles mund te jene shtetas te fuqise mbikqyrese. Fuqia mbikqyrese duhet te kete te drejten e kontrollit per nje periudhe dy vjecare qe nga data e mandatimit te saj, Kjo kohe do te jete nje periudhe gjate te ciles do te organizohet xhandermaria dhe ushtria vendase. Pas kesaj periudhe kohore, Shteti i Shqiperise duhet ne menyre te perhereshme te c’militarizohet. Nuk do te lejohet as edhe nje fuqi e huaj qe te mbaje trupa te rregullta ne territorin e vendit pa mare me pare miratimin nga Lidhja e Kombeve".
​
Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit
​
Fotot me siper tregojne variantin Amerikan te memorandumit ne fjale.
​
1- Nen-sekretari Amerikan i Shtetit, Frank L. Polk, flet per veten e tij.
2- Zone ne Paris, anes lumit Seine. Me sa kuptohet, nenshkrimi eshte bere ne ndertesen e Ministrine se Jashtme Franceze.
3- Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britania e Madhe, Franca.
​