top of page
Petro Prodani

Zeri i Amerikes, Presidenti Biden, Kryeministri Rama dhe une

Ne vitet e adoleshences me pelqenin ‘Perrallat Politike’. Te tilla ishin dhe ato qe degjoja fshehurazi ne 'Zeri i Amerikes' ne ora gjashte e mbasdites. Per mua ato perbenin ‘Zerin e Shpreses’. 

Me naivitetin e nje femije, te rritur dhe edukuar ne nje shoqeri te mbyllur dhe totalitare, fantazoja per nje shoqeri te hapur dhe te drejte …

Me keto ide ne mendje fillova ti shkruaj ‘Zerit te Amerikes’. Sipas kalkulimeve te mia, programi radiofonik nuk po tregonte vemendjen e duhur mbi ‘Bemat’ e komunizmit ne Shqiperi. Perkundrazi, po mbeshteste riciklimin e pinjolleve te udheheqesve/klases se vjeter politike te cilet po ktheheshin ne persona te rendesishem te ‘Sistemit te Ri Demokratik’. 

Pra, thenia: “Ne mbeshtesim institucionet dhe jo individet” po behej realitet me ‘Bekimin’ e politikave amerikane duke injoruar te djeshmen e 'Individeve' ...

Per cudine time, Zoti Elez Biberaj, Shefi i Seksionit Shqip te Zerit te Amerikes, me dergoi pergjigje. 

U ndjeva i respektuar dhe urroj qe Zoti Biberaj te jete sa me mire kudo qe ndodhet. 


Qe atehere kane kaluar me shume se 30 vjet. Vendin e naivitetit e zuri pragmatizmi real. Sot jam ne gjendje te kuptoj se hipokrizia eshte nje element i domosdoshem i propagandes pavaresisht ngjyres te kesaj te fundit. Dhe nje propogande efikase jep rezultate maramendese ne terren. 


Duke ja u lene temen e propogandes specialisteve te fushes po kthehem perseri tek shprehja hipokrite e mbeshtetjes se institucioneve dhe jo persona te caktuar. 

A nuk jane vete ‘Amerikanet’ sponsorizuesit dhe mbeshtetesit me te fuqishem te disa politikaneve te degjuar shqiptare ?

C’fare ndodh kur keta individe kthehen ne funksionare te rendesishem te Shtetit Shqiptar ? Vazhdojne ata te gezojne mbeshtetjen e Uashingtonit, apo e humbin ate ?


Ne se ‘Amerikanet’ i ndajne kategorite shtet dhe funksionar ne dy grupe te ndryshme atehere mund te them se ne foton e meposhtme une nuk shoh asnje institucion. 

Per syte e mi aty shfaqet nje vjedhesh ikonash dhe nje burre plak qe ka humbur ne labrinthin e demenshias. 

Duke e mbyllur, ka shume vite qe nuk e ndjek me VOA. 

Jane rritur kerkesat e mia apo eshte zvogeluar rendesia e Zerit te Amerikes ? - kete nuk mund ta them …



34 views

Recent Posts

See All

Comments


Commenting has been turned off.
bottom of page