Nga hartat e Botes Greko-Romake tek harta e Sulltanit qe shkateroi Bizantin.
Dijetari shumedimensional grek Ptolemeos/Πτολεμαῖος, (100-170), konsiderohet ‘Babai i Gjeografise’. Punimi i tij me titull ‘Hyrje ne Gjeografi/Γεωγραφικὴ Ὑφήγησις’ eshte guri themeltar i Gjeografise Moderne. Nuk dihet me siguri ne se ai krijioi harta grafike dhe deri me sot nuk eshte zbuluar ndonje harte origjinale e Ptolemit. Por, me te ‘Dhenat Ptolemaike’ jane ndertuar shume e shume harta. Nje e tille, e krijuar rreth 1400 pas vdekjes se tij, tregohet me poshte.

Natyrisht qe studjuesit romake i perdoren materialet e Ptolemit dhe i pasuruan ato. Por edhe nga ato punime ka mbijetuar pako gje. Me se shumti kane mbijetuar kopje te kopjeve …
Njera prej ketyre punimeve quhet 'Harta e Peutinger'. Ajo eshte prodhuar ne Gjermani rreth vitit 1200 bazuar ne nje harte te vjeter romake, mbase te shekullit te peste. Per rendesine e saj, ajo mbrohet nga UNESCO dhe konsiderohet si nje arritje e njerezimit. Harta shfaqet ne vazhdim.
Pavaresisht pasaktesive, ajo mbetet e vetmja harte qe i ka shpetuar kohes dhe nje burrim unikal informacioni qe tregon se si e konceptonin Boten njerzit e Mesjetes se Hereshme. Objektivi kryesor i hartes ne fjale ishte prezantimi i rrjetit rrugor, (Tokesor dhe detar), ne Boten Antrike. Eshte mbreselenes fakti qe romaket e asaj kohe kishin njohuri per vende te largeta si psh Sri Lanka ...
Por mbi te gjithe dhe gjithcka qendronte Roma. Te gjitha rruget fillonin dhe mbaronin ne Kryeqendren e Perandorise !
Me poshte tregohet Perandori Romak, Zoti i Botes.

Pervec kryeqendres te Perandorise Romake, ne harte paraqiten edhe dy qendra te njohura: Kostantinopolis dhe Antioch/Ἀντιόχεια.


Keto tre qytete, (Roma, Kostantinopolis, Antioc), ishin qytetet kryesore te Botes Greko-Romake dhe qendra te rendesishme te asaj kohe.
Epirit i Ri ne harten romake te rrjetit rrugor
Ne harten Peutinger shfaqet edhe "Iepirum Novum/Epiri i Ri" i cili shtrihet midis provincave te Dalmacice dhe Maqedonise. Disa nga qytetet e Epirit te dikurshem vazhdojne te egzistojne edhe sot e kesaj dite. Emertimet e tyre jane shume te peraferta me ato greko-romake te lashtesise; Dyrratzo - Durres, Apollonia, Aulona - Vlora, Phenice - Finiq.

Nje paralelizem historik - Sulltan Mehmed II dhe harta italiane
Per dhjetra shekuj, hartat kishin mbetur pothuajse te pandryshuara. Pak a shume, ato kishin ngrire ne kohe. Zhvillimet e reja, ekspansioni i europianeve dhe otomaneve, krijuan nevojen e hartave me informative dhe me te sakta. Ne kete kendveshtrim, ato u kthyen ne sekrete shteterore. Ne vazhdim shfaqet nje fragment nga nje harte e viteve 1450 e cila mendohet te kete qene ne zoterim te Sulltanit Mehmed i Dyte, i mbiquajturi 'Pushtuesi'. Ne moshen 21 vjecare ai pushtoi kryeqendren e bizantitKonstatinopolis dhe i dha fund Perandorise Bizantine qe kishte egzistuar per dhjetra shekuj.

Ne harte tregohen qytezat/qytetet/fortesat kryesore ballkanike. Kryqi dhe gjysem-hena qe qendronte mbi ndertesat tregonte se kush i zoteronte ato ne ate moment. Te krishteret apo myslymanet.
Duke u rikthyer tek 'Harta Peutingerina'; ajo ri-deshmon disa fakte te pakundeshtueshme historiko-shkencore.
Qyteterimi Helen/Grek ka lene gjurme monumentale ne Historine Boterore. Kete e vertetojne dhe hartat e para
Provinca e Epirit ka qene historikisht e lokalizuar ne jug te lumit Genesis/Shkumbin
Provinca e Ilirise ka qene e lokalizuar shume me ne veri te lumit Genesis/Shkumbin dhe ajo ishte shkrire ne shekullin e peste
Emertimi Bizant dhe Kostantinopolis jane emertime qe kane egzistuar paralelisht qe ne zanafillen e tyre dhe jane terma te perdorur per me shume se 1500 vite
Lindja dhe zhvillimi i shteteve nacionale, njekohesisht dhe nacionalizmit ekstrem, ka cuar ne ‘Luften e bojaxhinjve’ te cilet ngjyrosin hartat me bojrat respektive duke krijuar shtete dhe perandori imagjinare.
Rrjedhimisht, ne kete ‘Beteje Hartash’ krijuesit me interesante jane fallsifikatoret me objektiva te kamufluara, ose kokeboshet …
留言