A eshte Elbasani i sotem Albanopolis i dikurshem ?
Mbi origjinen e emrit ‘Albania’ jane ngritur shume hipoteza. Disa nga me te perhapurat jane:
1- Lidhja e emrit me nje vendbanim malor te quajtur ‘Albanopoli’.
2- Lidhja e emrit me nje popullate/njerez lekurbardhe te cilet quheshin ‘Albo’
3- Deformimi i termit Arvon/Arbon, qe pershkruante nje zone gjeografike, ne emrin Albania.
Mendoj se variantet e mesiperme nuk marrin parasysh disa detaje te njohura historike. ‘Spekullimi’ im thote se emri Albania eshte i lidhur me historine e Perandorise Romake. Ky emer filloi te perdorej, ne njeren apo ne tjetren forme, rreth 2100 vjet te shkuara. Behet fjale kur romaket morren nen kontroll hapesira te medha te Europes jug-lindore, perfshi Ballkanin e sotem. Si nje civilizim i avancuar, fuqi e madhe ushtarake dhe ekonomike, Roma solli ne provincat e pushtuara konceptet e nje administrimi shume te zhvilluar per kohen. Kudo ku romaket shkuan ata lane gjurmet e tyre. E tille eshte dhe ‘Via Egnatia’, ne shqip 'Rruga Egnatia'. Mendohet se ideatori i saj ishte senatori romak Gnaeus Egnatius, prandaj dhe rruga mori ate emer. Politikani ne fjale sherbeu si drejtues i provinces Romake te Maqedonise rreth viteve 140 Para Eres Kristiane.
Via Egnatia lidhte qytetet e Epidamnus, (Me vone i njohur si Dyrrhahium, sot Durres), me qytetin e Byzantium (Me vone i njohur si Kostantinopol, sot Istambul). Rruga kishte dhe nje degezim me jugur qe fillonte ne Apoloni, (Prane Fierit te sotem). Harta e meposhtme jep nje ide te perafert te shtrirjes te rruges ne fjale. Aty tregohet dhe qyteti i Albanopolis.
Pervec rendesise ushtarako-ekonomike, Rruga Egnatia sherbente edhe si kufi ndares midis provincave romake. Egzistojne disa pershkrime te hereshme rreth kesaj rruge, kryesisht te dhena nga historianet dhe gjeografet antike greke.
Polybius, (Jetoi midis vitit 200 dhe 117 PEK), ne vepren e tij voluminoze, te titulluar ‘Historite’ shkruan:
"Gjatesia e rruges eshte egzaktesish e njejte pavaresish nga pika e nisjes, qofte ky qyteti i Apollonise apo Epidamnus. Megjithese ne pergjithesi njihet si Rruga Egnatia, pjesa e pare e saj quhet Rruga e Kandavia-s, emer qe ka e mare nga nje mal Ilirian, (Shenim im: Sot quhen malet e Jablanices), dhe kalon nepermes qytetit te Lychnidus, (Ohrit te sotem), dhe qytetit Pylon. Pikerisht ketu rruga shenon kufirin midis Ilirise dhe Maqedonise".
Strabo (63 PEK - 24 MEK), ne punimin e tij 'Gjeografia', Libri VII, shkruan:
"Me pikenisje Epidamnus, apo Apollonine, dhe duke ecur ne drejtim te Lindjes, ne krahun e djathte te rruges ndodhen fiset Epirotase qe popullojne bregdetin e Detit Sicilian deri poshte ne Gjirin Ambrasian. Ne te majte ndodhen malet Iliriane, (te cilat i kam pershkruar me perpara). Fiset qe jetojne prane ketyre maleve shtrihen deri ne Maqedoni dhe Paeonia".
Duke ditur saktesine dhe organizimin e romakeve, logjika thote se ata kishin emertuar jo vetem rruget por dhe zonat ku ato kalonin. Keshtu kishte ndodhur edhe me Egnatian, nje nga rruget me te rendesishme te perandorise(1), e cila per nje gjatesi te konsiderueshme shtrihej shume prane lumit Shkumbin.
Ne kete pike, them se ushtaraket, qeveritaret, udhetaret e zakonshem, etj, e pershkruanin luginen e lumit Shkumbin, (Qe ne ate kohe quhej Genessuss), me togfjaleshin ‘Alba Basenis’ qe ne shqip do ta interpretoja si 'Vendi ku mblidhen/rrjedhin ujrat e bardha‘.
Kete hipoteze e mbeshtes ne dy fakte.
1- Kandia dhe Alba pershkruajne te njejten vecori/karakteristike; dicka te bardhe. 'Rruga Kandavia' - sic shkruan Polibyus.
2- Fjala ‘Shkume/Shkumbe’ nenkupton dicka te bardhe(2). Logjika e thjeshte te con ne konkluzionin se njerzit e kane quajtur lumin Shkumbin bazuar ne nje fenomen natyror qe e kthente ate ne nje 'Lume qe zbardhon'.
Pra, qe nga Elbasani dhe deri ne Oher, shpatet e maleve/toka neper te cilat rrjedh Shkumbini queshin ‘Alba-basen’. Kjo hapesire gjeografike permblidhte male qe reflektonin bardhesi dhe nje lume shkumbues. Mbase 2000 vite me pare kishte dicka qe e bente Shkumbinin te 'shkumbezonte' me shume se sot ...
Gradualisht emertimi 'Alba-basen' u thjeshtesua ne 'Alba/Albania' dhe filloi te perkufizonte nje shtrirje me te gjere tokesore.
Nuk kam hasur ndonje dokument romak ku te shfaqet ndonje vend/zone e quajtur Albania, por ky emertim shfaqet ne rekorded bizantine dhe pershkruan pikerisht zonat pergjate Rruges Egnatia dhe Shkumbinit.
Anna Komnena, (1083 – 1153), shkruan se ne vitin 1081, mbreti norman Robert Guiscard pasi mundi ne betejen e Durrsit perandorin bizantin Aleksis Komnenus, vazhdoi marshimin e tij neper Albania duke ju drejtuar Maqedonise.
Kronikani George Acropolites, (1217-1282), ne kujtimet e tij shkruan se duke kaluar neper Servia, (Nje qytet ne Greqi), Kostur dhe zonen e Ohrit, ai arriti ne Albania. Dhe prej aty ne Durres.
Historiani dhe filozofi Georgios Pachymeres, (1242-1310), shkruan se Albanon, nje zone malore midis Durresit dhe Ohrid, kishte qene nen kontrollin e udheheqesit te njohur bizantin, Theodoros Komnenos.
Pra, pavaresisht pikes se hyrjes, ne Durres apo Oher, nje brez i caktuar tokesor ne te dy anet e Rruges Egnatia, dhe lumit Shkumbin, quhej Albania.
Elbasani si qendra e Albanias antike
Sic u permend me siper, dy degezimet e Rruges Egnatia, takoheshin diku. Propabiliteti me i madh eshte ne nje pike afer Elbasanit te sotem i cili ndodhet perafersisht 60 km larg Durrsit dhe Fierit. Historikisht, prane tij kryqezoheshin kater akse rrugore; Lindje-Perendim-Veri-Jug. Mund te thuhet se qyteti perbente ‘Hyrjen Perendimore’ te Albanias. Mbase ne nje moment kohor qyteti simbolizonte vete hapesiren e Albanias dhe quhej Albasan, nje devijim i togfjaleshit Alba-basen.
Disa historiane dhe udhetare te shekujve te kaluar e kane mbeshtetur versionin se Albansan/Albasano ishte Albanopoli i vertete, qe dikur perbente nje nyje shume te rendesishme rrugore, dhe jo vetem.
Hobhose, (1786 - 1869), duke shpjeguar kohen dhe menyren se si u krijua dhe u shtri emri 'Albania' ne hapesira te tjera Ballkanike, shkruan(3):
"Emri Albania gjithashtu i ishte ngjitur Epirit, pjeses jugore te Illlyricum, dhe disa distrikteve qe me perpara i takonin Maqedonise.
Ky emertim mund te kete ndodhur shume me heret. Zt. D'Anville duke folur per Ilirikumin e Jugut, thote, "Ne dime qe emri Albania u shtri ne kete vend; dhe Albanopolis, per te cilin Ptolemy flet, duket se eshte ne Albasano". Me pak fjale, eshte e qarte se qe nga periudha e referuar me siper, ne gjejme te permendur termin Albania Europiane i cili, sic kemi pare edhe me pare, eshte perdorur pasaktesisht dhe pa bere dallimin me Epirin."
Si konkluzion, mendoj se emri Albania lidhet me fjalen latine 'Alba'. Ishte Rruga Egnatia dhe 'Lumi me shkumbe' qe e kthyen ate ne nje perkufizim territori dhe perkufizim gjeografik. Gjate periudhes se Perandorise Otomane, ky term u zgjerua ne konceptin administrativ duke perfshire te ashtuquajturat 'Vilajetet Albanase/Shqiptare'.
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- Aq e populluar ishte Rruga Egnatia sa qe ne nje leter qe udheheqesi i degjuar romak Cicero i dergoi mikut te tij Attikus, ne Qershor te vitit 58 PEK, ankohej:
"Nuk mund te largohej nga Thessaloniki sepse rruget ishin shume te ngarkuara".
Per te patur nje ide; udhetimi detar nga qyteti i Bizantit deri ne Rome, duke ndaluar me pare ne Korinth, zgjaste midis 8 dhe 12 javesh.
Udhetimi tokesor duke ndjekur rrugen Egnatia deri ne Durres, apo Apoloni, nga aty me anije deri ne Brindisi dhe me tej nepermjet rruges Apia deri ne Rome, permbushej per 4 apo 5 jave.
2- 'Shkumba' vjen nga italishtja 'Schiuma'.
3- John Cam Hobhouse Baron Broughton - Travels in Albania and other provinces of Turkey in 1809 & 1810
Comments