Sa femije kishte Skenderbeu ?
Ne vitin 1556, historiani Spanjoll Vicente Rocca botoi nje liber(1) qe trajtonte historine e luftrave te Turqve, nga e kaluara dhe deri ne kohen qe ai jetonte.
Ne faqet e tij flitet edhe per Skenderbeun, Heroin Kombetar te Shqiperise moderne.
Ne nje moment, Rocca i referohet nje Pape te Romes i cili shkruante se Skenderbeu kishte vetem nje djale te ligjshem i cili quhej Johan.
Nuk e di ne se referenca me Papen Eugenio IV eshte e sakte. Ajo qe me ben pershtypje eshte termi “Bijo ligitimo” qe ne gjuhen Shqipe kuptohet fare kollaj: Bir ligjitim.
Perse autori duhej ta theksonte kete detaj ?
Mendja me shkon direkt ne femijet e “Paligjshem”.
A te kete patur Skenderbeu femije te “Paligjshem” ? Ne se po, sa dhe kush kane qene ata ?
Kuptohet, pergjigjet do te jene spekulative dhe hamendese, ashtu sic eshte edhe nje pjese e konsiderueshme e historise politiko-nacionaliste te Skenderbeut sic e njohim sot.
Nje "Ngacmim" rreth femijeve te mundshem te Skenderbeut, vjen nga rekorded e Mbreterise se Napolit te krijuara midis viteve 1797 dhe 1815.
Autori kryesor i kesaj vepre madhore ishte Lorenzo Giustiniani, nje udhetar, studjues, jurist dhe kronikan i degjuar i kohes. Ne mes te punimeve te tij voluminoze eshte dhe nje kapitull mbi historine e Albanesi/Arberesheve. Autori hedh drite mbi tema si: Kur dhe ku u vendosen ata ne Italine Jugore. Sa shume ishin. Sa Taksa paguanin. C’fare besimi fetar kishin. Cilat ishin zanatet dhe veprimtarite e tyre ekonomike.
Pikerisht, ne kete kapitull ai shkruan se kur Elena, motra e “Giovanni Castrioto”, u martua me Princin e Bisignano, ne tokat e tij ne Kalabri u venosen shume Albanesi/Arbereshe.
Lind pyetja, kush ishte Elena ne fjale ?
Bazuar ne raportin Napolitan, ajo ishte vajza e Skenderbeut. Natyrisht nje e “Paligjeshme” …
Ta kete bere gabim Lorenzo Giustiniani, apo kemi te bejme me nje te vertete historike ?
Personalisht mendoj se Skenderbeu ka patur me shume se nje femije. Martesen me Andronika Komnena ai e beri per te hyre ne aleance me nje klase me te larte Greko-Bizantine sic ishin Komnenet. Nga kjo martese lindi trashegimtari i “Ligjshem” dhe e drejta per te mbajtur dhe trasheguar simbolin perandorak bizantin, shqiponjen me dy koke.
Si perfundim; hipoteza ime eshte se Skenderbeu, perpara marteses me Androniken, ishte martuar, apo kishte bashkejetuar, me nje grua Greke te nje klase relativisht te ulet me te cilen kishte patur te pakten nje femije. Nuk eshte aspak cudi qe nje prej tyre te kete qene “Elena sorella di esso Giovanni Castrioto”, te cilen e shoqeruan shume besimtare Orthodokse.
Rekordet Napolitane theksojne se pavaresisht perkatesise se tyre etnike, Arber, Grek, Sllav, etc, shpesh here keta emigrante kategorizoheshin thjesht si “Albanesi”.
Mendoj se ka ardhur koha per nje kerkim shkencor rreth Skenderbeut dhe pasardhesve te tij. Zbulimi dhe krijim i te dhenave gjenetike te Klanit Kastrioti do te ndihmonte shume historine shkencore dhe jo thashethemet nacionaliste qe kane arritur ne ekstrem.
Ne kete prizem, gjetja e eshtrave te Elenas, testimi i ADN-se te tyre do te ishte me interes.
Mbase ajo mund te kete qene vertet femije e Skenderbeut. Mbase jo. Por deri sa te ndermerren hapat e mesiperme, hipoteza ime eshte: Elena e permendur nga Lorenzo Giustiniani ishte vajza e Skenderbeut ...
Shenime sqaruese.
1- Hystoria enla qual se trata dela origen y guerras que han tenido los Turcos, desde su comienço hasta nuestros tiempos
Comments