Disa vite me pare, takova nje person qe nga klient i zakonshem u kthye ne nje mik, dhe ne nje fare menyre nje mesues. Ai nuk jeton me. Kovidi e preku keqas dhe ai u largua nga kjo Bote. Mbiemri i tij ishte Kohen. Nje person qe hyri ne memorjen time dhe do te jete pjese e saj deri ne momentin qe truri im do te funksionoje.
Miku im ne fjale, si nje njeri i dijes dhe librave, kishte lexuar dicka nga Ismail Kadare, por ai nuk e kishte idene se sa ngjiste fizikisht me shkrimtarin e njohur shqiptar.
Kur i tregova atij foton e meposhtme, ai e pa per nje moment, buzeqeshi dhe me tha:
Ky burre mund te kete lidhje gjenetike me hebrejte.
Mbiemri 'Kadar' eshte i perhapur ne mesin e hebrejve ashkenazi te Europes Lindore - vazhdoi ai.
Nuk eshte aspak cudi qe linja e burrave nga rridhte Ismail Kadare-ja te ishte e lidhur me ndonje grup hebraik.
Per shume shekuj, ne Epir dhe Thesproti, bile dhe ne Shqiperine jugore, kane jetuar hebrej. Mbase disa prej tyre u vendosen ne Argjirokastro/Gjirokaster dhe rrethanat historike i tjetersuan ata si ne besim, si ne mendim.
Por kjo nuk ka rendesi. Ajo qe vlen eshte pozicioni ku e vendosi veten Ismaili. Ai u be nje nga egzemplaret moderne te nacionalizmit ateist shqiptar dhe per kete ai do te mbahet mend me shume sesa per veprat e tij me prapavije politike.
Me pak fjale, njeriu ze vendin e tij ne nje realitet shoqeror-politik-ekonomik bazuar ne ato qe mendon dhe ben, dhe jo thjesht sepse ka nje emer/mbiemer qe mund te lidhet me nje grup te caktuar popullatash.
Nuk e di ne se dikush i kishte shprehur Kadarese idene e lidhjes se paraardhesve te tij me hebrejte. Ma merr mendja se ai do te kishte vene buzen ne gas. Nga ana tjeter ai kthente ne patriote shqiptare persona historike qe kishin pak te benin me shqiptaret ...
Comments