Kur nje pretendim etniko-historik mbeshtetet ne nje lloj kapele qe gjendet e perhapur ne shume vende te Botes …
Studjuesit nuk bien dakord mbi vertetesine e ‘Luftes se Trojes’. As per egzistencen e personazheve te permendura ne poemat e Homerit.
Nje grup thote se kemi te bejme me kryevepra mitologjike qe kishin pak lidhje me realitetin. Te tjere thone se vargjet e rapsodit te verber perbejne prova te padiskutueshme shkencore.
Midis debateve mbi kete teme shfaqet dhe Ithaka, ishulli i Odhisese se zgjuar dhe hileqar. Ne shkrime te ndryshme, ai konsiderohej si njeriu me i mencur mbas dy Perendive, Zeusit dhe Athines.
Legjendat thone se pavaresisht se ishte i vdekshem, ai kishte lidhje gjaku me Perendite. I jati i tij quhej Laert; e jema Antiklea.
Gojedhenat te kthyera ne shkrime antike thone se Odhisea kishte dhjetra femije.
Me Penelopin, e cila ishte kusherira e dyte e Helenes se famshme te Trojes, kishte dy djem; Telemakun dhe Poliporthes,
Me magjistaren Circe, me nimfen Kalipso, me mbretereshen Kalidhiki, dhe femra te tjera, ai kishte patur shume djem te tjere. Disa prej tyre ishin: Telegonus, Ardeas, Latinus, Nausinos, Polipoetes, dhe lista vazhdon …
Hipoteza te ndryshme thone se femijet e tij u shperndane ne shume vende te Mesdheut. Disa pasardhes te Odhisese krijuan qytete dhe civilizime helene/greke.
Por le te kthehemi tek ishulli i vogel qe nxorri nje personazh kaq te degjuar.
Ku ndodhej ai ?
As per kete kerkuesit nuk bien dakord.
Pavaresisht diskutimeve pasionante, sot egziston nje ishull i vogel qe quhet Ithaka/Ithaki dhe qe shume njeres e konsiderojne si ishullin origjinal te Odhisese te zgjuar. Ai eshte i pozicionuar ne Detin Jon, midis ishullit te Kefalonjase dhe Greqise kontinentale.
Gjate historise se tij mijeravjecare, ishulli ka qene nen kontrollin e fiseve, farave, qytet-shteteve, perandorive dhe shteteve te degjuara te kohes.
Nje periudhe e dokumentuar relativisht mire eshte ajo e kontrollit te ishujve joniane dhe te Epirit nga familja Toko/Tocco, (1357- 1479). E them kete sepse aty per here te pare permenden dhe Albanasit si elemente perberes te situates ne terren. Per mire apo per keq, ata shfaqen nder etnite e tjera, (gjermanike, latine, greke, vllahe, serbe, etj), qe luftonin per kontrollin e hapesirave ne diskutim. Me se shumti ata ishin mercenare, por kjo nuk eshte tema e ketij shkrimi.
Nga ana tjeter, vete emblemat familjare te gjeneratave Toko tregojne se sa te komplikuara dhe nderlidhura ishin raportet e familjeve drejtuese te kohes dhe si kishin ndryshuar ato gjate viteve.
Pavaresisht historise se trazuar, kultura helenike/greke ka mbijetuar ne te gjithe ishujt Ioniane, perfshi edhe Itaken e vogel e cila ju bashkua Greqise moderne ne vitin 1864.
Vitet e fundit, disa historiane shqiptare, dhe shume pasues te tyre, kane 'zbuluar' qe banoret antike te ishujve te lartpermendur, ishin shqiptare.
Argumenti i tyre kryesor eshte qeleshja !
Odhisea mbante qeleshe - insistojne ata - dhe kjo e ben ate shqiptar.
Lind pyetja: Cfare tregon historia e dokumentuar e Ithakes ?
Duke anashkaluar emrat e figurave politike qe kane lindur ne ishullin legjendar, po perqendrohem tek njerzit e thjeshte; ne ata qe jane me konservatoret ne mbrojtjen e traditave te te pareve.
Nje kerkim i shpejte ne dokumentat e emigrimit tregon se personat qe kane emigruar nga Ithaka per ne vende te ndryshme te Botes vete-deklarohen greke.
Midis tyre ka mbiemra qe jane perdorur, ose vazhdojne te perdoren, edhe nga familje qe jetojne ne Shqiperi. Si per shembull:
Barkas, Belos, Dukas, Karanxis, Kauris, Kokoshis, Komninos, Metaksas, Musa, Muzakis, Pepos, Vlahos, etj.
Akoma me domethenese; Ithakasit perdorin dhe emrat e heleneve/grekeve te lashte si:
Androniki, Eleni, Penelopi, etj.
Aristotelis, Dionisios, Dhimostenis, Epaminondas, Hipoktates, Telemahos, Themistoklis, etj.
Me poshte tregohet nje dokument i hyrjes ne USA ne vitin 1940 i Epaminondas Komninos. Mbase ai ishte nje pinjoll i larget i Dinastise Bizantine Komneni, simbolin e te ciles e trasheguan dhe Tokot e permendur me siper.
Nje grimce historike, Epaminondas ishte nje udheheqes ushtarak i Thebes, (Sot Thiva prane Athines), i cili 2400 vite me pare udhehoqi bashkeqytetaret e tij ne nje revolte triumfuese kunder dominimit Spartan. Me sa di une, ky emer eshte perdorur edhe ne Shqiperi, kryesisht nga popullatat vllahe. Forma e tij e shkurtuar: Nonda.
Si konkluzion; percaktimi i nje etniciteti bazohet mbi shume faktore. Kufizimi dhe pergjithesimi i qeleshes si element i lashte shqiptar nuk eshte perafrim shkencor thjesht per faktin se ajo eshte perdorur nga shume popullata te Botes.
Personalisht mendoj se emrat dhe mbiemrat familjare, emrat e heronjve te perallave/legjendave qe brezat i kane transmetuar gjate shekujve, jane tregues me te forte se nje qeleshe e cila qendron mbi koke dhe jo brenda saj ...
Shenim sqarues.
Emblemat e familjes Tocco jane shkeputur nga kjo faqe interneti: https://wappenwiki.org/index.php/House_of_Tocco
Комментарии