Shqiperim i nje artikulli te publikuar nga institucioni i njohur shkencor Maks Plank, Fakulteti per Studimin e Evolucionit te Anthropologjise.
Ne nje shkrim te titulluar "New insights into the origin of the Indo-European languages", ne shqip "Te dhena te reja nga gjenetika dhe gjuhesia", autoret mbeshtesin teorine qe thote se perhapja e gjuheve Indo-Europiane ishte nje fenoment shume me i komplikuar se c'thuhej ne hipotezat e mehereshme. Ne mbeshtetje te pozicionit te tyre ata sollen zbulime te rendesishme nga disa fusha te shkences dhe dijes.
Me poshte paraqitet nje nga hartat/grafiket ku tregohet origjina, shtrirja kohore dhe hapesinore e degeve te Indo-Europianishtes ...
Ne vazhdim nje fragment i shqiperuar nga studimi ne fjale.
Autoret e ketij studimi propozuan nje hipoteze te re hibride mbi origjinen e gjuheve Indo-Europiane. Ky grup gjuhesor e ka zanafillen ne Kaukazin e Jugut. Qe aty eshte degezuar ne drejtim te Veriut duke u perqendruar ne hapesiren e Stepave. Me pas, eshte kthyer ne nje burrim dytesor per disa dege te gjuheve Indo-Europiane qe kane hyre ne Europe ne nje kohe te mevoneshme. Kjo perhapje lidhet me zgjerimin e kulturave Yamnaja dhe Corded Ware(1).
Profesor Gray shprehet se:
“Studimi i kombinuar i ADN-ve antike dhe evoluimit te gjuheve, sugjeron se enigma 200-vjecare e teorise se gjuheve Indo-Europiane, origjines dhe perhapjes se tyre, mund te shpjegohet me gershetimin e dy hipotezave.
Perhapja e ketyre gjuheve nga popullatat e lidhura me bujqesine.
Perhapja e ketyre gjuheve nga popullatat e shperngulura nga Stepa.”
Doktor Wolfang Haak, udheheqes i nje grupi studimor te Departamentit te Gjenetikes Antike prane Institutit Max Planck per Studimin e Evolucionit te Anthropologjise, shpjegon me pak fjale implikimet qe lindin nga konkluzionet e ketij studimi duke u shprehur:
“Pervec krijimit te nje ideje me te qarte te zhvillimit te ‘Pemes Gjuhesore’ gjate rrjedhjes se kohes, degezimet e ndryshme dhe raportet midis ketyre degeve, ky studim parashtron lidhjen e rendesishme qe egziston midis zbulimeve arkeologjike, te dhenave gjenetike te paraardhesve antike, dhe shperndarjes se njerezve ne shtrirje gjeografike. Ky eshte nje hap i madh perpara po te krasohet me skenaret e meparshem te cilet perjashtonin njeri-tjetrin. Studimi i afrohet nje modeli me te mundshem i cili gersheton gjetjet arkeologjike, anthropologjike dhe gjenetike.”
Shenime dhe sqarime
Studimi i plote gjendet ne kete link:
1- Nje studim mbi kete kulture tregohet ketu: https://www.cambridge.org/core/journals/antiquity/article/retheorising-mobility-and-the-formation-of-culture-and-language-among-the-corded-ware-culture-in-europe/E35E6057F48118AFAC191BDFBB1EB30E
Comments