top of page

Fan Noli, Anastasios Janullatos dhe Orthodhoksia Shqiptare

Petro Prodani

Vlerat e drejtuesve shpirterore gjykohen nga veprat qe ata lane mbas. Dhe ne kete kendveshtrim, Anastasios Janullatos ishte dhe mbetet Triumfator, pavaresisht se dikujt kjo nuk i pelqen !



Largimi i Hiresise se Tij Janullatos nga kjo jete eshte nje humbje e madhe per besimtaret shqiptare, dhe Orthodhoksine Boterore.

Ne te njejten kohe ngre pyetjen: Si do te ndikoje mungesa e tij ne Orthodhoksine Shqiptare ? A do te egzistoje ajo, apo do te zhduket perfundimisht ?


Eshte per te ardhur keq qe, ne keto dite reflektimi, perfaqsuesit e Orthodhoksise Shqiptare, historiane, politikane, etj, heshtin perpara nje manipulimi te shemtuar qe pretendon se ishte Fan Noli ai qe krijoi Kishen e Pavarur Shqiptare ne Amerike, dhe me vone ne Shqiperi. 

Ky eshte nje ofendim historik dhe perafrim qesharak. 


Ai qe ngriti ngriti Kishen Autoqefale Shqiptare ishte Anastasios Janullatos, dhe pike. E kam fjalen per Autoqefaline e vertete. Gjithe teorite e tjera jane te pavlefshme. Perfshi dhe variantin e ‘Kishes Noliane’. Historia tregon se qe pas vitit 1929, Kisha Orthodhokse filloi te tretej duke mberritur ne frymemarjen e fundit. U desh nderhyrja e Zotit qe nepermjet Anastasios, te derguarit te Tij, ta ringjallte ate ne vitin 1991. 

Fan Noli ishte nje ateist qe mund te behej perfaqsues i c’do lloj feje. Mjafton te paguhej dhe permbushte egoizmin e tij. Ai kishte te bente shume pak me Orthodhoksine. Me sakte, ishte nje armik i saj. 


Nje shembull konkret i antiorthodhoksise dhe mungeses se karakterit te Nolit jepet ne nje shkim te dates 14 Mars 1938 i botuar ne gazeten “The Boston Globe”. 

Artikulli mban titullin “Paqja u arrit nga Princesat” me nentitull “Mbreti Zog dhe Bishopi i Bostonit pajtohen”. Disa fragmente te shkrimit paraqiten me poshte. 



Shkrimi kryesisht i referohet nje meshe qe Noli kishte mbajtur per tre motrat e Ahmet Zogut qe kishin shkuar per vizite ne Amerike. Autori jep nje pershkrim shumengjyresh te ngjarjes ne fjale, ambjentit te kishes, veshjes se Nolit, lutjeve te mbajtura prej tij, etj.

E para gje qe te terheq vemendjen eshte zbukurimi i kishes. Noli kishte zbukuruar ambjentet e saj me simbole/ikona Katolike te cilat autori i reportazhit i pershkruan si “Blessed Virgin”(Virgjeresha e Bekuar), “Our Lady of Lourdes”, (Zonja Jone e Luerdes - Luerdes eshte nje qytet ne France) , “Our Lady of Victories”, (Zonja Jone e Fitores - Nje dedikim i besimtareve katolike kunder armiqve te tyre). Midis shenjtoreve te tjere shfaqej “St Anthony of Padua”, (Shen Antoni i Padoves, nje prift franceskan me origjine nga Portugalia).

Permetej, ne predikim Bishop Noli e prezanton kishen e tij si “Albanian Orthodox Catholic Church”.

Ne rreshtat e gazetes shprehet qartazi qe ne kishen e Shen Gjergjit ne Boston, Orthodhoksia shekullore ishte zevendesuar me ate 'Noliane'.


Surprizat vazhduan dhe ne fushen politike. Gjate meshes, Bishop Noli bekoi Mbretin Zog dhe ftoi pjesemaresit ne ceremoni te luteshin per mireqenien e tij. Pa dyshim, ketu kemi te bejme me nje rast te paster koruptivo-politiko-ekonomik. 

I ashtuquajturi 'Revolucioni i Qershorit', qe shembellente me idete bolshevike te Nolit, synonte eleminimin e Zogut. Si kunderpergjigje, ky i fundit e denoi Priftin-Politikan me vdekje ne mungese. Kjo nuk e pengoi Mbretin e veteshpallur te Shqiperise qe 14 vite me vone ta falte armikun e tij te dikurshem dhe ti afronte atij nje pension te konsiderueshem. Ne realitetin e ri Boteror, perpara Luftes se Dyte, Zogu po perpiqej te krijonte lidhje ne Amerike dhe ne kete drejtim Noli ishte personi me i dobishem. Dhe Noli nuk e la shansin ti shkonte huq. Ai perdori gjithe talentin e tij per te paraqitur Zogun si simbolin e unitetit shqiptar. Ne fushen fetare, Bishopi kishte bere te gjitha perpjekjet per tjetersimin e Orthodhoksise tradicionale dhe paraqitur ate si Katolike. Katolicizimi i Orthodhoksise ishte nje dhurate me rastin e marteses se Zogut me Gerardinan qe do te ndodhte nje muaj me vone, Prill 1938.


Koha tregoi se Fan Noli do te merrte pension edhe nga Enver Hoxha. Bile do te pranonte nga distanca edhe nje pozicion nderi ne regjimin e eger, ateist dhe anti-fetar te Tiranes. Dhespoti Noli nuk nguroi te shkruante dhe nje vjershe lavderuese ...


Nuk ka diskutim, Fan Noli ishte nje njeri i inteligjences superiore. Nje shkrimtar dhe shqiperues qe vuri standarte te larta ne letersi. Ne te njejten kohe, ai ishte nje aktor i talentuar me mungese te theksuar karakteri. 

Ne anen fetare, ai arriti te ndertonte nje lloj kishe-koperative ku kryetari bente si te donte dhe e nxirrte institucionin ne pazaret e kohes pa me te voglin problem. Per hir te se vertetes, ‘Kisha Noliane’ ishte nje degezim i nje kishe ruse ne Amerike e cila edhe per vete ishte nje zgjatim i larget i Kishes Orthodhokse Ruse. 

E vetequajtura ‘Kisha Orthodhokse Shqiptare e Amerikes’, apo me fjale te tjera 'Kisha Noliane', nuk kishte dhe nuk ka lidhje te drejtperdrejte me Patriarkanen e Konstantinopolit/Stambollit, qendren e shume kishave te rendesishme orthodhokse.


Sa per nacionalistet ekstermiste shqiptare, dhe ata historiane apo politikane qe bejne sikur nuk kuptojne, Noli ishte nje “Bishop pa Atdhe”. Keshtu e konsideronin bashkekohesit e tij. Ai asnjehere nuk u be ligjerisht shtetas shqiptar. Qartazi, Noli nuk deshironte te merrte nje shtetesi te tille. Arsyen e dinte vetem ai ...

Permeteper, bashkepuntoret e tij e akuzuan per hajdut te fondeve te organizatave/shoqatave ku bente pjese apo drejtonte. 


Duke shmangur debatet e gjata, pyes:

Perse Fan Noli nuk kerkoi te varrosej ne Shqiperi ?

Mos valle e kishte mbyllur ‘Kapitullin Shqiperia dhe shqiptaret’ njehere e pergjithmone ?


Nga ana tjeter, greku Anastasios vendosi te behej shqiptar dhe te jetonte mes shqiptareve si i gjalle, si i vdekur ...

Ju takon ndjekesve dhe admiruesve te tij te mbrojne dhe pasurojne traditen orthodhokse per te cilen Hiresia e Tij Janullatos punoi aq shume.

60 views

Recent Posts

See All

Comentarios


Los comentarios se han desactivado.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page