Ne momente vendimtare te jetes se tij, Aliu gjeti mbrojtje nen krahet e shqiponjes greko-orthodhokso-bizantine.
Per ‘Luanin e Janines’ jane shkruajtur libra, bere filma, thurrur kenge, krijuar legjenda. Persona te njohur historike kane pershkruar me detaje karakterin kontradiktor te atij njeriu qe vuri ne pikpyetje autoritetin e Sulltanit dhe kontrollin e Portes se Larte ne Ballkan.
Duke lene menjehane te gjitha bemat e tjera te tij, do te ndalem tek lidhja qe Pashai i njohur kishte me orthodhoksine dhe shqiponjen me dy koke.
Kur viziton Janinen te bie ne sy prezenca e madhe e shqiponjes me dy koke. Ate e gjen te gdhendur/vizatuar ne ambjentet kishtare, te vendosur ne dritaret e godines se bashkise, ne hyrjen e institucioneve edukative, ne zyrat e shoqatave politiko-shoqerore, te ekspozuar neper muzeume, te printuar ne librat e vjeter shkollore, te reklamuar ne dyqanet e argjendarise, etj, etj.
Shqiponja me dy koke kishte qene prezente ne Janine shume shekuj perpara Pashait nga Tepelena. Ate nuk e shpuri aty Aliu. Megjithate, gjate kontrollit te tij, simboli i vjeter greko-bizantin mori edhe nje status artistik. Kjo per asye se Aliu mblodhi prane oborrit te tij artizane nga disa zona ballkanike. Ne ditet tona, punimet e mjeshtrave te dikurshem prezantohen ne muzeumet e shumta te qytetit te degjuar. Disa raste tregohen me poshte.
Jo se Ali Pashaj dashuronte ‘Shqiponjen kaure’. Ai mund te mbyte ne liqen nje vajze te re se bashku me shqiponjen qe ajo mbante si zbukurim, shprehje te besimit fetar dhe rangut shoqeror. Ose ti priste koken nje burri qe mbante nje qostek qe fillonte dhe mbaronte me ‘Shqiponjen infidele’ dhe nje thike me te cilen kishte vrare dike me urdher te Pashait.
Dhe per krimet e tij Pashai i Janines nuk behej hic ‘Pishman’.
Por, ne momente vendimtare te jetes se tij ai pa tek shqiponja me dy koke nje aleat te fuqishem kunder Portes se Larte. Pak a shume, Aliu e respektoi orthodhoksine dhe gjate 'Mbreterimit' te tij ai lejoi ndertimin e shume kishave. Permeteper, ne moshe te thyer, duke kuptuar qe po braktisej nga ‘Miqte’ e tij, ai hyri ne kishe dhe u martua bazuar ne rregullat orthodhokse.
Mbase gjate ceremonise martesore pashai plak ishte ulur ne nje karige te tille si kjo qe gjendet brenda Kishes te Shen Pantelimonit ne ishullin e Liqenit te Janines. Nuk do te kishte qene cudi qe ai te ishte bekuar nga ndonje prift i rendesishem nen kryqin dhe shqiponjen greko-bizantine qe varej nen tavanin e kishes shume prane te ciles ai humbi koken e tij …
C’faredo qe te kete bere Ali Pashaj, ai nuk mund te konsideriohet si nje figure bardhe e zi. Ndikimi i tij pozitiv per Janinen dhe zonat perreth nuk mund te mohohet. Mendoj se nje nga gjurmet e ketij ndikimi ishte dhe ‘Aleanca’ qe ai pati me shqiponjen greko-orthodhokse-bizantine, traditat dhe kulturen greke ne pergjithesi.
Comments