top of page

Albania - 1308

Pershkrimi i Albanias se vitit 1308 nga kendveshtrimi i nje prifti katolik.


Tani do te flasim per Albanian, e cila ne pjesen jugore te saj kufizohet me Greqine, dhe eshte pozicionuar midis Rascia(1) dhe tokave te Despotit(2). Albania eshte nje province me shtrirje te konsiderueshme. Ne te vertete banoret e saj jane luftedashes, harketare the shigjetare te shkelqyer. I gjithe ky rajon furnizohet me uje nga 4 lumenj, Ersenta (Erzen), Mathia (Mat), Scumpino (Shkumbin) dhe Epasa (Osum). Vendi prodhon mish, djathe dhe qumesht. Nuk ka shume buke dhe vere por "paria" ne vecanti, ka mjaftueshem. Albanasit nuk kane qytete, kampe, fortifikime apo ferma por ne pergjithesi jetojne ne tenda dhe vazhdimisht levizin nga nje vend ne tjetrin me ndihmen e ushtareve dhe miqve te tyre. Ata kane nje qytet qe quhet Duracium (Durres) i cili ju perket latineve prej te cileve albanasit marrin tekstilet dhe gjera te tjera te domosdoshme. Princi i Tarentos, qe eshte djali i Mbretit te Sicilise (3), kontrollon kete pjese te vendit, perfshi Durresin gjithashtu. Ishte vete deshira e lire e pronareve te tokave, qe kane nje dashuri natyrale per French (Francezet), qe me unanimitet dhe pa presion nga dikush tjeter pranuan princin e permendur si drejtuesin e tyre (4). Nga qyteti i Apulia-s (Pulia) apo Brindisi distanca detare deri ne Durres mund te pershkruhet per nje nate. Nga Durresi mund te udhetosh permes Albanias per ne Greqi dhe Kostandinopoje shume kollaj duke shmangur keshtu veshtiresite dhe problemet e udhetimit detar. Perandoret Romake te koherave te hershme, paralelisht me transportet detare, e perdoren vazhdimisht kete udhekalim(5) te gjate dhe te lodhshem per te levizur ushtrite e tyre te medha. E ashtuqojtura mbreteria e Albanias tani nuk ka ndonje mbret. Toka eshte e ndare midis pronareve te ndryshem qe e administrojne vete dhe nuk i japin llogari askujt. Provinca eshte qojtur Albania sepse banoret lindin me floke te bardhe (Albo). Qente ketu jane shume te medhenj (6), dhe jane aq te eger sa qe vrasin njesoj si luanet. Historiani Plint thote se albanasit i derguan Alexandrit te Madh nje qen te tille i cili "coptoi", luane, elefante dhe buaj gjate dyluftimeve te kafsheve ne stadium. Shqiptaret kane sy te bukur, si te pikturuar. Femijet i kane syte ngjyre te gjelber, keshtu qe ata shohin me mire naten se diten.

​

Harta-Albanopoli_edited.jpg

Ka dy vende qe quhen Albania. Njera eshte afer Indise, dhe ky vend nuk ka te beje me c'fare ne po flasim. Tjetera, Albania Europiane, eshte pjese e Perandorise Bizantine dhe shkrimi ben fjale pikerisht per kete te fundit. Vendi ka 2 provinca kryesore; Clisara (Kelcyra) dhe Tumurist(7). Gjithashtu ka dhe provincat Cumania (8), Stophanatum(9), Polatum (Robert Elsie mendon se behet fjale per Pult, une mendoj se eshte fjala per Pulat) dhe Debre (Dibra) qe jane ne varesi te Albanasve dhe pak a shume kontrollohen nga ata. Ketu njerzit jane aktive ne bujqesi, vreshtari dhe prodhojne vete artikujt e nevojshem jetesore. Banuesit e ketyre provincave nuk levizin nga nje vend ne nje tjeter, sic ben pjesa e albanasve te lartpermendur, por jetojne me se shumti ne shtepi solide gurri dhe qyteza. Ata nuk jane plotesisht as besimtare as, mohues te katolicizmit. Ne se dikush ju predikon atyre fjalen e Zotit, ata do te pretendojne te jene katolike te vertete. Bazuar ne kete sjellje, eshte raportuar se ata kane nje preference natyrale per latinet. Albanasit e permendur ne kete raport kane nje gjuhe qe eshte e ndryshme nga ajo Latine, Greke apo Sllave. Ata nuk mund nuk mund te komunikojne fare me folesit e gjuheve te tjera. 
Kaq informacion eshte mjaftueshem per Albanian.

 

Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth perkthimit
 

- Autori i ketij raporti ka qene nje prift/misionar katolik qe ishte ngarkuar me detyre te pregatiste nje raport per disa vende te Europes jug-lindore. Emri i autorit nuk dihet. Eshte nje matrial i rralle; nuk ka shume matreiale te tilla ku te jepen detaje mbi popullaten albanase/shqiptare te asaj kohe.
- Per t'ju permbajtur sa me shume variantit origjinal dhe realitetit kohor une kam perdorur toponimin "Albania". 
- Artikulli ne gjuhen angleze dhe i perpunuar nga Robet Elsie gjendet ketu: 
http://www.albanianhistory.net/1308_Anonymous-Description/index.html

- Harta e paraqitur me siper nuk ka te beje me shkrimin origjinal dhe paraqitet si material plotesues/mbeshtetes.

 

*****


1- Principata Serbe qe permblidhte toka ku sot gjenden: Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia jugore.
2- Ka mundesi te behet fjale per Despotin e Epirit.
3- Filipi, Princi i Tarantos
4- cf. Du Cange, Hist. Const. I. 102.
5- Ketu i rreferohet rruges antike Egnatia qe lidhte Romen-Durresin-Elbasanin-Ohrin ... Kostandinopojen.
6- 500 vjet me vone piktori dhe poeti anglez, Edward Lear gjate udhetimit te tij neper Greqi dhe Shqiperi pershkruan se si ai u sulmu nga disa qener shume te medhenj diku ne zonat e Himares. 
7- Ka te ngjare nje zone afer Kavajes
8- Robert Elsie thote se me siguri qe behet fjale per Cumania. Sipas tij Chounavia eshte nje ish Dioqeze Orthodokse e lokalizuar midis Durresit dhe Matit. Personalisht mendoj se ketu behet fjale per Komanin, Shqiperia veriore. 
9- Robert Elsie thote se me siguri qe behet fjale per Stephanatum. Sipas tij Stephanatum eshte nje ish Dioqeze Orthodokse e lokalizuar afer Durresit. Personalisht mendoj se ketu behet fjale per Stefigrad, Shqiperia veri-lindore.

 

 

​
 

bottom of page