top of page

Origjina e mbiemrit Kastrioti

Nga e mori mbiemrin familja Kastrioti ? 

Ka disa supozime; secili mund ti mbahet versionit qe pelqen. Personalisht, mendoj se ky eshte nje emertim tipik grek. Pjesa dermuese e studjuesve serioze kane nenvizuar se origjina e ketij mbiemri eshte fjala "kastri" qe ne greqisht do te thote nje fortese e vogel ose nje kulle vrojtimi. 

Kastra / Kastro / Kastri, jane fjale qe hasen shpesh ne fjalorin e perditshem te gjuhes greke. Po marr per shembull vetem emrin "kastri". Ka shume vende apo fshatra, kudo ne territorin kontinental dhe ishullor te Greqise, qe mbajne kete emer, si per shembull:

​​

 

Ne territorin e Shqiperise ky emer gjendet ne 2-3 raste; me spikatese jane Argjirokastro / Gjirokastro / Gjirokastra dhe Mallakastra. Te dy keto vende gjenden ne zona ku ndikimi i kultures dhe gjuhes greke shkon shume shekuj mbrapa. 

Duke u rikthyer perseri ne mbiemri Kastrioti; mundesia me e madhe eshte qe ky emer ti jete vene nje personi apo familje qe ka qene ne zoterim apo administrim te nje fortese diku ne jug te Shqiperise apo ne veri-perendim te Greqise se sotme. Disa historiane te degjuar kane mbrojtur teorine se nje para-ardhes i Skenderbeut, (rreth vitit 1368), kishte qene ne zoterim te kalase qe ndodhej ne Kanine te Vlores, ne kohen kur Perandoria Serbe, (qe ishte nje bashkesi popujsh dhe gjuhesh te ndryshme), kontrollonte zona te konsiderueshme ne Ballkanin e atehershem. Ky person, pra para-ardhesi i supozuar i Skenderbeut, njihet ne histori me emrin "Kastrioti i Kanines"(1). Kur otomanet avancuan ne tokat qe kishin qene nen kontrollin serb, para-ardhesit e Skenderbeut u ngjiten me ne veri. Logjika normale thote se nese te paret e Skenderbeut do te kishin qene banore te vjeter te Matit apo Dibres ata nuk do te ishin qojtur "Kastriotis".

Eshte i mire dokumentuar fakti qe ndikimi grek ka qene i pranishem ne hapesirat qe gjenden ne jug te lumit Shkumbin dhe jo ne veri te tij.

Shenim: Nga ana gramatikore, formimi i mbiemrit 'Kastriotis' eshte i ngjashem me mbiemra te tjere ne gjuhen greke si: Athiniotis, Janiniotis ...

​

Nje pike qe e ben akoma me te mundeshme lidhjen e Skenderbeut me ndikimin helen/grek eshte fakti qe Barleti, Noli, etj, deklarojne se Skenderbeu ishte epiriotas. Por ketu del nje problem madhor sepse qe ta konsiderojme Skenderbeun shqiptar duhet qe ne fillim te kthejme epirotet ne shqiptare. Fjalet i merr era, te shkrojturat mbeten - thote nje fjale e urte. Qe ne lashtesi epirotet i kane shkrojtur historite e tyre ne gjuhen greke. Kjo do te thote se pervec te shkrojtures ata e flisnin dhe e lexonin kete gjuhe, perndryshe si do te kuptoheshin kur benin 'pazar', pa leri te tjerat ... Ne se mbrojme pozicionin se Skenderbeu ishte epirotas atehere ai del grek dhe jo shqiptar. Me poshte tregohen disa monedha "epirotase" perfshi ate te Piros dhe Aleksandrit djalit te Neoptolemu, qe ishte nje nga sundimtaret e fundit te Epirit antik(2). Kliko ne monedhe per ta zmadhuar ate.

​

​

Monedhe-Piro-Epir-1.jpg
Monedhe-Epir-6.jpg
Alexander-Epir-1.jpg

Si konkluzion, mendoj se familja Kastrioti u emertua me kete emer sepse kishte banuar ne hapesirat Veri-Perndimore te Greqise se sotme apo Shqiperise Jugore. Ne keto zona, gjuha greke kishte nje perdorim te gjere. Ne se kjo familje do te kishte jetuar ne mes te nje popullate me shumice arberore ata do ta kishin qojtur dicka tjeter, bie fjala "Keshtjelltari" ashtu sic e quante Sabri Godo ne shkrimet e tij.

Lind pyetja: Perse bashkekohesit nuk e thirren familjen me nje mbiemer shqiptar por preferuan te perdornin termin grek ?

​

​

Shenime dhe sqarime 

​

1- "Der erste bekannte Kastriot war 1368 nur Kastellan der Burg Kanina bei Valona" - Illyrisch-Albanische Forschungen - Faqe 81

2- Nje monedhe eshte nga koha e Mbretit Pirro, nje monedhe eshte nga koha e Federates se Epirit, nje monedhe eshte nga koha e Aleksandrit te Epirit (Djali i Neoptolemit).

​

bottom of page