Origjina e emrit Kruje
Kruja - nje togfjalesh Greko-Ilir qe ne Shqip do te thote ‘Uji i Ftohte’.
Historia tregon se vendbanimet e lashta themeloheshin prane burrimeve ujore. Pa uje nuk mund te ndertoheshin aktivitet familiaro-ekonomiko-shoqerore. Zonat perreth Krujes i plotesonin kerkesat e domosdoshme per mbeshtetjen e veprimtarive te permendura. Si rezultat, logjika te con ne konkluzionin se kemi te bejme me nje hapesire ku njerzit kane ushtruar aktivitetet e tyre qe ne lashtesi dhe ne vazhdimesi. Natyrish qe gjate rrjedhes se kohes, grupe te ndryshme popullatash jane vendosur ne zona te tilla. Ato jane perzjere me njera-tjetren dhe kane lene gjurmet reciproke.
“Fortesa e Krujes dominon mbi nje shkemb solid dhe te larte, pozicion qe nuk mund te sulmohet. Keshtjella ka perimeter te vogel dhe mure te nje stili antik por ka shume burrime dhe rrjedha uji ne te gjithe shtrirjen e saj. Ne qender te qytetit eshte nje guve e hapur ne fund te se ciles nga faqja shkembore buron uje dhe formohet nje lloj rezervuari. Nga aty, uja drejtohet ne Perendim dhe rrjedh ne faqen shkembore perkundrejt qytetit me sasi kaq te madhe sa qe mund te vere ne pune nje mulli uji. Duhet thene se ky burim ujor eshte i ngjashem me shume burime dhe rrjedhje uji qe qyteti ka ne disponim. Vendasit e perdorin kete uje per gatim dhe kuajt e tyre. Per shijen time, uji eshte shume i mire per tu pire.”
Fragmenti i mesiperm eshte shkeputur nga nje raport i detajuar mbi Albanian e vitit 1570. Eshte informacioni me i sakte dhe i perpikte qe egziston nga ajo kohe(1).
Midis detajeve te tjera, te terheq vemendjen prania e madhe e ujit ne Kruje. Dhe pikerisht fjala 'Uje' eshte pjese perberese e emrit Kr-uje.
​
Mire 'uje', po parashtesa ‘Kr’ nga doli ? - do te pyese nje kureshtar.
Kesaj pyetje une i dhashe nje pergjigje nga kendveshtrimi im. Dikush tjeter mund te jape te tijen.
‘Kr’ vjen nga Greqishtja dhe eshte shkurtim i fjales ‘Krio’ qe do te thote ‘Ftohte’. Pra togfjaleshi ‘Krio-uje’ u transformua ne ‘Kr-uje’ dhe eshte nje fjale hibride Greko-Ilire.
Krijimi, modifikimi dhe perkthimi i emrave te perbere me fjale te gjuheve qe perzjeheshin me njera-tjetren eshte nje fenomen shume i njohur.
Argumentimi im eshte se kjo ka ndodhur edhe ne rastin e Krujes me protogoniste dy fjale; njera Greke, tjetra Ilire(2).
Ne Greqi egzistojne toponime Krioneri, Krionera dhe forma te ngjashme. Dhe jo vetem ne Greqi. Zona e Vlores, qe sot quhet ‘Uji i Ftohte’, disa dekada me pare quhej ‘Krionero’.
​
Po e le toponimin Kruje dhe po permend ‘Principaten e Arberit’ (1190-1216), qe disa historiane thone se ishte forma e pare e organizimit shteteror te shqiptareve te hershem. Drejtuesi i pricipates ne fjale quhej Progon/Progonos. Qendra e tij kryesore ishte Kruja.
Perse mbante ai nje emer grek qe do te thote ‘Paraardhes’ ose “Djale i adoptuar’ ?
Logjika ime thote se mundesite jane dy:
-
Ai ishte grek
-
Ai i perkiste nje kulture/etnie mikse si shume drejtues/familje drejtuese te kohes.
Ne gjuhen shqipe, emri Progon nuk ka as edhe nje lloj shpjegimi.
Krahasimi i kohes se Ilreve me periudhen Mesjetare te Progoneve nuk eshte nje perafrim plotesisht i sakte, por megjithate nuk mund te injorohet prezenca e gjuhes Greke ne shume zona Ballkanike. Harta e meposhtme, e shekullit te 16-te, tregon pikerisht disa toponime Greke ne jugun e Shqiperise, dhe jo vetem.
Shembuj: Papadates, Cimera, Panormo, Galipoli, (Ne Kalabri).
​
Perfundim
Emri Kruje, si nje fjale e vetme, nuk ka kuptim ne gjuhen shqipe.
Ajo shpjegohet fare mire me menyren e formimimit te emrave te perbere ne gjuhen Greke ku ndajfolja paraprin emrin. Ne gjuhen shqipe ndodh e kunderta, si ne rastin ‘Uji i Ftohte’.
Nje fjale tjeter, e ngjashme me ‘Kruje’ eshte ‘Kroi’ qe shpjegohet me te njejten menyre.
Si konkluzion, mendoj se perpara ardhjes se bullgareve/sllaveve ne zonat qendroro-jugore te Shqiperise, gjuha Greke eshte perdorur gjeresisht. Ajo eshte perziere me ate te Ilireve te jugut qe gradualisht kane zbritur drejt Epirit …
Nje nga gjurmet e kesaj perzjerje eshte edhe emri ‘Kruje’.
Shenime dhe sqarime
1- https://www.mendoj.me/raport-mbi-albanian-viti-1570
2- Po mbeshtes variantin qe gjuha shqipe eshte vazhduese e ilirishtes dhe fjalet uje/ujt/oi jane variante dialektore.
​
​
Shtator, 2023