top of page

Mozaiku ne Angli dhe monedhat e Qinamit

Perpara disa ditesh lexova nje shkrim ne faqen elektonike te BBC qe i dedikohej nje zbulimi te ralle arkeologjik ne Rutland, Angli(1). Ne vitin 2020, gjate ecjeve ne tokat e families se tij, Xhim Irvin vuri re disa copeza qeramike te cilat i terhoqen vemendjen. I shtyre nga kureshtja ai germoi token deri sa arriti ne nje fragment mozaiku. Pronari i tokes e raportoi kete gjetje ne autoritetet perkatese. Departamenti i Arkeologjise te Universitetit te Leicester-it(2), mori persiper studimet paraprake dhe pas germimeve te kujdeseshme, per cudine e shumekujt, arkeologet zbuluan se fragmenti i mozaikut ishte kapela e kuqe e Priamit, mbretit te Trojes antike ! "Qeleshja e kuqe" ishte vetem nje pjese e vogel e nje mozaiku masiv me motive Homeriane nga lufta e fameshme trojane. Krijuesi, apo krijuesit, e kesaj vepre artistike me vlera unikale pershkruanin duelin e Akilit  me Hektorin; Akilin duke terhequr rreth mureve te qytetit trupin e pajete te Hektorit dhe Priamin duke ju lutur Akilit te ndalonte poshterimin e trupit te djalit te tij dhe gjithe Trojes.

Mozaiku e ka zanafillen rreth 1,700 vite me pare kur Perandoria Romake kishte mare nen kontroll Britanine e Madhe dhe tregon se sa e rendesishme ishte kultura helenike per parine dhe klasen drejtuese romake te asaj kohe. 

Nje historiane e degjuar shqiptare do te thote se anglezet e kane kuptuar komplet gabim dhe ne fakt kemi te bejme me nje duel midis dy shqiptareve, ose me sakte nje pellazgu dhe nje iliri(3). Mezi pres te shoh nje dokumentar dedikuar ketij zbulimi te renesishem qe programi “Duke germuar per Britanine”(4), do te shfaqe vitin qe vjen, ku mbase do te merret ne interviste dhe historiania shqiptare me teorite e saj te jashtezakoneshme … Me poshte tregohen dy foto nga mozaiku i Rutland. 

​

Qeleshja-Priam-Mozaik-1.jpg

Ne kete foto tregohet Xhimi me te jatin e tij pikerisht mbi fragmentin e mozaikut ne fjale.

BBC-Roman-Mosaic-Greek-Mitology-1_edited_edited.jpg
Akili-Hektori-Priami-Qeleshe-1.jpg

Pervec BBC-se, ky lajm ishte publikuar ne shume media prestigjoze, ne faqen e Universitetit te Leicester-it dhe institucioneve te ngjashme. Mesazhi ishte me se i qarte: Ne Angli, individe, institucione private dhe shteterore, amatore dhe profesionaliste, perpiqen te zbulojne, studjojne dhe mirembajne historine e vendit pa patur tendencen per ta “Anglizuar” ate. Perkundrazi, anglezet jane krenare per te kaluaren e tyre dhe e mbrojne ate me fanatizem. 

Ndersa anglezet bashkekohore e vleresojne lart ndikimin e kulturave dhe traditave te vjetra, (qofte dhe ato te sjella nga pushtuesit), qe kontribuan ne themelimin e Anglise moderne, shqiptaret kane zene nje pozicion diametralisht te kundert. Per nje pjese te konsiderueshme te opinionit shkencor dhe publik, historia e civilizimit europian fillon me pellazgo-iliret … 

​

*****

Historianet dhe studjuesit britanike bien dakord qe civilizimin e pare ne ishullin e tyre e shpune romaket kur pushtuan vendin 2,000 vjet me pare. Por ata nuk bien dakord rreth emrit Londer; kush e krijoi kete emer dhe c'do te thote ai ? Teorite jane nga me interesantet. Duke lexuar disa shkrime te historianeve angleze rreth kesaj teme humba ne mes te interpretimeve te cuditeshme dhe mu kujtua nje fshat shqiptar me nje emer provokues. E kam fjalen per Qinamin e Ersekes(5). Ne internet ka hipoteza nga me te cuditeshmet, bile dhe qesharake, keshtu qe dhe une vendosa te shpreh mendimin tim personal rreth origjines te ketij emri ...

 

Eshte fakt i njohur qe bullgaret pushtuan dhe mbajten nen kontroll per disa shekuj hapesira te medha te Ballkanit, perfshi dhe nje pjese te mire te territorit te Shqiperise se sotme. Midis qindra topnimeve te tjera ata lane mbrapa dhe emrin Qinam ! Ne fakt emri origjinal eshte Kinam dhe rrjedh nga shkurtimi i emrit te pervetshem Kinamon. Por kush ishte ky Kinam-i qe ishte kaq i rendesishem per bullgaret e vjeter sa qe ata e perjetesuan ata duke emeruar disa nga vendbanimet e tyre ? 

Historia eshte e gjate, por une po i bie shkur: Per bullgaret pagane te shekullit te 9-te, Kinami ishte "Lajmetari i Krishterimit". Ai ishte nje prift grek; nje person shume i edukuar per kohen qe u be udheheqesi shpirteror i princit bullgar Bojan(6). I ndikuar nga mesimet e Kinamit, Bojani e braktisi paganizmin dhe perqafoi krishterimin. I vellai qe quhej Malomir dhe ishte mbreti i bullgareve, i kerkoi atij te mohonte besimin e krishtere dhe te rikthehej ne paganizem. Bojani refuzoi dhe keshtu qe u denua me vdekje. Thuhet se perpara egzekutimit ai i tha te vellait: "Besimi per te cilin une po vdes, do te perhapet ane e mbane tokave bullgare. Iluzioni qe ti ke, se duke me vrare mua ti do ta ndalosh ate, eshte i kote"

Bojani u egzekutua midis vitit 832 dhe 833 duke u shendruar keshtu ne martirin e pare kristian te besimtareve bullgare. Profecia e tij u kthye ne realitet rreth 30 vite me vone kur nipi i tij Boris, qe ishte bere knjazi i bullgareve, perqafoi besimin kristian dhe mori emrin Mihail. Ky ndryshim rrenjesor qe do te percaktonte fatin e bullgareve per shekujt qe do te vinin ndodhi ne afersi te Ballshit te sotem. Pllaka perkujtimore e ketij evenimenti u zbulua ne vitin 1918 nga ushtaret austro-hungareze. Ky monument me rendesi te madhe historike ruhej ne Durres deri ne vitet 2,000 por sot nuk dihet ku eshte apo c'fare ndodhi me te ... Ne se pllaka eshte shkateruar atehere kemi te bejme me nje humbje te madhe historike jo vetem per Shqiperine por edhe per Ballkanin ne pergjithesi. Fatmiresisht, bullgaret ne vitet 1950, kishin bere nje kopje ne allci, nje skice e te ciles tregohet me poshte.  

​

Persecution-christians-bullgaria-2.jpg
Boris-Christianization-2.jpg

Ne keto ilustrime tregohen:

 

1- Persekutimi i kristianeve te hershem ne hapesirat bullgare. Bojan eshte njohur si martiri i pare i kristianeve bullgare. 

​

2 - Pagezimi i knjazit bullgar Boris I, i cili mori emrin Mihail. Kristianizimi i tij shenoi procesin zyrtar te kristianizimit te popullatave bullgare. 

​

3- Pllaka memoriale dedikuar kristianizimit te knjazit bullgar, Boris i Pare. Ky eveniment historik ndodhi prane Ballshit te sotem, rreth 1155 vite te shkuara.

​

​

Balshi-Inscriptions-2.jpg

Mesazhi ne pllaken e knjazit bullgar, i gdhendur ne gjuhen kishtare greke, pak a shume, thote se ne veren e vitit 6374, Zoti pagezoi princin e bullgareve, Boris, i cilli u riemerua Mihail, dhe bashke me te u pagezuan edhe pasuesit qe Zoti i fali atij. Me kalendarin e sotem, kjo ka ndodhur midis Shtatorit te vitit 865 dhe Gushtit te vitit 866. 

Interesant eshte fakti qe poshte mbishkrimit grek ndodhet nje mbishkrim ne latinisht qe i dedikohet nje udheheqesi ushtarak norman te qojtur Robert de Montfort, i cili kishte vdekur ne vitin 1108. Duket qarte qe normanet e vlersonin lart "pllaken bullgare" dhe shkrojten mbi te mesazhet e tyre. 

Le te mbetemi tek bullgaret. Besoj se rreth viteve 900 ata ishin vendosur dhe organizuar sipas situates se kohes ne shume zona te Shqiperise se sotme. Nuk eshte fare cudi qe rreth te njejtes periudhe kohore te jete perdorur dhe emri "Kinam". Lind pyetja, kush e themeloi Kinamin/Qinamin ? Ishin bullgaret, romaket, iliret, pellazget, apo dikush tjeter ? Kete nuk e di, por mund te them me bindje te plote se zona ku ndodhet fshati Qinam ne lashtesi ka qene nen ndikimin/zoterimin e fiseve Epiriote-Thesaliote-Maqedonase qe si fije lidhese midis tyre kishin kulturen/mendimin helen. Per te mbeshtetur kendveshtrimin tim po sjell nje paragraf nga nje shkrim i botuar ne gazeten greke Atlantis, botuar ne 12 Nentor, 1913. Aty permendet diskutimi midis kryetarit te qytetit te Ersekes dhe perfaqsuesit italian te Komisionit Nderkombetar te percaktimit te kufirit Shqiperi-Greqi. Me pak fjale; perfaqsuesi italian thote se zona ka qene romake dhe jo greke sepse aty jane gjetur disa monedha romake. Kryetari i qytetit i pergjigjet duke i thene se ai ka dhe nje Peso argjentinase, por kjo nuk do te thote qe ketu ka qene Argjentine. Me tej ai i sugjeron delegacionit nderkombetar te vizitoje fshatin Kinam ku edhe gurret deshmojne helenizmin e zones. 

​

Diskutim-Fshati-Qinam-2.jpg
Coins-Qinam1-.JPG

Foton me qypin e monedhave e kam marre ne nje faqe shqiptare ne Internet qe e paraqit si gjetje ne Qinam. Nuk e di ne se kjo eshte e vertete apo jo. Shpesh here, absurditeti ne faqe te tilla e kalon cakun e injorances dhe futet ne hapesirat e pafundme te idjotizmit ... Bie fjala, thuhet se monedhat e Qinamit jane prej Platini, kur ky metal u zbulua vetem ne vitin 1735. Me sa duket iliret e Qinamit kane qene vizitore nga kozmosi ...

Si per te vertetuar theniet e drejtuesit te qytetit te Ersekes ne debatin e tij me komisioneret europiane te vitit 1913, here pas here lajmerohet gjetja e objekteve antike greke ne zonen rreth Qinamit. Me interesantja eshte ajo e zbulimit te monedhave te prodhuara ne ishujt apo qytet-shtetet e Greqise, 2,500 vjet te shkuara. Si arriten ato monedha ne malet e Qinamit ? Ti kete vjedhur dikush diku dhe ti kete fshehur nga hajdutet e tjere ? Mbase, por gjurmet e antikitetit helen ne zonat jug-lindore te Shqiperise jane me te thella se gervishtjet e nje hajduti apo nje deformuesi te historise.

Duke u rikthyer tek origjina e emrit Qinam; lexova nje shkrim ku autori insistonte qe emri Qinam e kishte origjinen ne fjalet "qeramike" apo "qeramidhe" qe sipas tij jane fjale shqipe. Edhe  mundet, por autori nuk thoshte ne se ne Qinamin afer Tiranes jane gjetur qeramidhe, balte e kuqe apo monedha greke ... Nejse, me poshte tregohet nje harte e zones rreth fshatit Qinam te Kolonjes.

​

Qinam-google-map-2.jpg

Pjesa me e madhe e vendbanimeve qe ndodhen rreth fshatit Qinam kane emra bullgare/sllave. Bile dhe shkolla e fshatit Selenice mban emrin "Jonuz Gora". Gora ne bullgarisht/sllavisht do te thote "mal". Kjo tregon se banoret e zones kane qene te ekspozuar per nje kohe te gjate perballe traditave dhe kultures bullgare/sllave. Kliko ne harte per detaje.

Shtetet dhe shoqerite e zhvilluara kane seleksionuar anet pozitive te historise se perbashket dhe permeteper kane arritur ti zhvillojne dhe pasurojne ato. Anglia nuk do te ishte ajo qe eshte nese anglezet do te kishin shkateruar anet progresive qe te paret, bile edhe pushtuesit, lane ne vendin e tyre; dhe Anglia eshte pushtuar shume here gjate historise se saj, mbase me shume se Shqiperia.

Ne mjedisin profesional dhe publik shqiptar ka filluar nje fushate e etheshme per shqiptarizimin e historise ballkanike. C'fare hipotezash nuk lexon dhe degjon ! Po ti shtosh dhe dokumentaret me "zbulime te jashtezakoneshme" te Top Channel, them se eshte thyer c'do rekord i meparshem. 

Si konkluzion, edhe sikur te pranoj se helenet dhe sllavet/bullgaret nuk kane lene as edhe nje gjurme ne historine e Shqiperise, e kam te veshtire te kuptoj perse iliro-pellazget i vune fshatit te tyre nje emer me nuanca pornografike; Qinam ?

​

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

​

1- https://www.bbc.com/news/uk-england-leicestershire-59391650

2- https://www.youtube.com/watch?v=2jDVSGnt03E

3- Lufta e Trojës, luftë pellazgo–ilire. Autore: Elena Kocaqi.   

4- https://www.bbc.co.uk/mediacentre/2021/digging-for-britain

5- Ne Shqiperi ka disa fshatra/toponime qe mbajne emrin Qinam. Ne kete shkrim flitet me se shumti per fshatin Qinam te rrethit te Kolonjes. Jo shume larg ketij fshati gjendet nje vendbanim i vogel i qojtur Qinam-Radovicke. 

6- Bojan/Boyan gjithashtu njihej me emrin Enravota.

​

​

​

Dhjetor 2021

​

​

bottom of page