Maqedonia dhe 'magjia e dashurise'
Perse te gjithe duan te jene maqedonas ?
Nacionaliteti/kombi eshte nje krijim i kohes moderne. Ne lashtesi ky koncept nuk egzistonte. Bile dhe etniciteti ishte nje koncept fluid. Ne Ballkan, embrionet e shteteve nacionale filluan te shfaqen kur Perandoria Otomane tregoi shenjat e dobesimit dhe shkaterimit perfundimtar. Problemet nder-nacionale, qe natyrisht do te krijoheshin gjate ketij procesi te veshtire, duken fare qarte edhe sot e kesaj dite.
Ne kete shkrim do te ndalem tek beteja e stilit ballkanik qe zhvillohet rreth Maqedonise; emrit dhe historise se saj. Disa popullata bashkekohore insistojne se jane maqedonasit e dikurshem. Eshte e drejte e kujdo te ngreje hipoteza historike, por te qenurit maqedonas nuk eshte thjesht ceshtje nacionalizmi shterpe. Eshte shume me shume se kaq. Eshte ceshtje gjuhe, kulture, tradite, historie, besimi fetar, etj. Per te kuptuar kete lidhje duhet te shkojme mbrapa ne kohe dhe te shohim kush ishin maqedonasit e dikurshem dhe si lidhen ballkanasit e sotem me ta. Logjikisht, jo te gjithe mund te jene pasardhes te “Aleksandrit te Madh” !
Dashur pa dashur, ne kete ‘beteje’ u perfshiva dhe une. Dy-tre vite me pare, bera nje test te avancuar DNA-je. Midis burrave gjenetikisht te ngjashem me mua, (qe ishin te shperndare ne shume vende te botes), doli te ishte dhe nje person shume i degjuar ne levizjen ultranacionaliste te “Maqedonise etnike” qe mbron idene se maqedonasit antike nuk kishin fare te benin me greket. Ne nje shkrim te titulluar: “Testi i DNA-se shkateron propaganden greke” ai deformon shkencen dhe ngre nje hipoteze qe bie ne kundeshtim te plote me rezultatet e testit qe autori permend. Shkrimi, ne gjuhen angleze, gjendet KETU. Per kendveshtrimin tim, artikulli eshte nje rast tipik i nacionalizmit tendencioz dhe spekulativ.
DNA-ja nuk percakton as etni, as nacionalitet. Ajo eshte nje vegel e shkelqyer per te kuptuar levizjen e popullatave ne hapesire tokesore dhe shtrirje kohore. Nuk eshte aspak cudi qe dy persona te ngjashem gjenetikisht te jene pjestare te grupeve te ndryshme etnike, apo nacionale. Permeteper, gjate shekujve ata mund te jene kthyer ne armiq fatale te njeri-tjetrit. Dhe ne te vertete historia njerezore eshte e mbushur plot me raste te tilla. Per shembull, princi bavarez Otto, (1815-1867), qe u be mbreti i pare i Greqise moderne, mori me vete dhe shume gjermane qe u vendosen rreth e rrotull Athines. Pasardhesit e ketyre gjermaneve u ‘grekezuan’ dhe vite me vone i rezistuan trupave hitleriane kur keto sulmuan dhe pushtuan Greqine. Sot ata nuk pretendojne se jane ‘bijte e Perikliut’(1).
C’fare thote shkenca e DNA-se rreth origjines sime gjenetike dhe te zoterise te lartpermendur ?
Grupi i DNA-se tone eshte krijuar ne Azi te Vogel/Anatoli rreth 5,700 vite me pare. Para-ardhesi yne i perbashket ka jetuar mbi 2,000 vite te kaluara. Me vone, burrat e ngjashem gjenetikisht u ndane dhe shperndane ane e mbane botes.
Ne se pranojme qe maqedonasit e lashte ishin vendallinj dhe race puro, atehere ka shume pak mundesi qe ne te dy te jemi “maqedonas entike”. Pra, si une, si kusheriri im i larget, jemi te ardhur ne Ballkan.
Une nuk e di se kur u vendosen te paret e mi ne hapesirat ku sot eshte formuar Shteti Shqiptar, por mund te them me siguri qe ata e konsideronin veten greke; ishin ndjekes te betuar te kultures helene dhe Orthodhoksise. Natyrisht qe ata flisnin greqisht.
Ku u grekezuan te paret e tu anatoliane - do te pyese dikush ?
Studjuesit thote se dikur anatolianet flisnin gjuhe/dialekte gjuhesore qe i perkisnin families Indo-Europiane por qe sot nuk egzistojne me. Me vone, gjate Antikitetit Klasik Grek(2), keto gjuhe ishin zevendesuar masivisht me gjuhen greke, fenomen ky qe vazhdoi edhe gjate periudhes Helenike(3), periudhes Romake(4) dhe se fundmi Bizantit. Gjate rrjedhes se shekujve, ne Anatoli civilizimi grek arriti disa pika kulminante. Me poshte tregohen dy foto nga qyteti i famshem Efeus qe turqit e sotem e reklamojne me krenari dhe nuk fshehin origjinen greke te tij.
Ne ‘betejen maqedonase’ nuk mbeten mbrapa as disa studjues shqiptare. Por ata kane nje pozicion tjeter. Sipas tyre, maqedonasit e lashte kane qene pellazge, domethene shqiptare. Historiani Arben Llalla shkruan:
“Emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene, të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonas, epirotë, albanë (toskë, etruskë dhe gegë), dalmatë, dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: pellazgjishten ose shqipen”(5).
Po le menjane kete deklarim aspak shkencor dhe po i referohem Polibus(6) i cili ishte bashkekohes i ilireve dhe maqedonasve. Ai shkruante se Perseus, mbreti i Maqedonise, i kerkoi mbretit Genc, (Genthius), te benin aleance kunder romakeve dhe dardaneve.
Ne te njejten kohe, Perseu i kerkoi Gecit, mbeshtetje ne luftrat qe ai ishte duke zhvilluar kunder epirotasve dhe ilireve. Personat qe Perseu dergoi si perfaqsues te tij tek Genci ishin: “Adaeus, i shoqeruar nga Glaucias, nje nga truprojat e tij, dhe perseri Pleuratus, sepse ky i fundit dinte ilirisht”(7).
Me heret, Polibus permend se Pleuratus ishte ilir dhe kishte gjetur strehim dhe mbrojtje ne oborrin e mbretit maqedonas. Perseu e kishte derguar ate si misionar special tek Genci.
Bazuar ne burrimet me te besueshme te kohes, iliret dhe maqedonasit flisnin dy gjuhe komplet te ndryshme. Ata nuk e kuptonin njeri-tjetrin dhe ishin ne armiqesi. Permeteper, iliret dhe dardanet vriteshin midis tyre. A mund te konsiderohen keto popullata si nje “popullsi homogjene, te perbere vetem nga pellazge” - sic insiston historiani Llalla ?
Atehere lind pyetja, c’fare gjuhe flisnin maqedonasit ?
C’faredo qe te kene folur ata, gjuha e tyre ishte nje dialekt greek. Per ta qartesuar; nje maqedonas antik do te kuptonte nje person nga nje fis tjeter grek dhe nuk do te merrej vesh fare me nje ilir apo dardan. Kjo gje eshte vertetuar dhe pranuar shkencerisht nga historiane te kalibrit boteror. Ne mbeshtetje te ketij konkluzioni, une do te sjell nje shembull shume njerezor.
Vite me pare, ne nje varr te vjeter prane Pellas, kryeqytetit te Maqedonise antike, u zbulua nje pllake plumbi, mbi te cilen ishte shkrojtur nje ‘magji dashurie’. Pllaka e kishte origjinen ne mesin e shekullit te 4-t para Eres Kristiane(8).
Nje vajze, qe mendohet se quhej Dagina, (Δαγίνα), shkrojti ne pllake nje ‘magji dashurie’ ku kerkonte qe Dionisofoni, (Διονυσοφῶν), djali qe ajo dashuronte, te mos martohej me Thetima, (Θετίμα). Bile as me femra te tjera qofshin keto te veja apo virgjeresha. Ajo pergjerohej ta bente Dionisofonin burrin e saj. Mesazhi mijeravjecar reflekton ndjenjat me te sinqerta te nje vajze te rene ne dashuri dhe nuk ka fare te beje me nacionalizmin idjotesk te kohes sone.
Problemi eshte se mesazhi nuk mund te lexohet dhe kuptohet as nga "pellazgo-shqiptaret" e Zt. Llalla, as nga "maqedonasit etnike" te Zt. Bivell. Mesazhi mund te kuptohet vetem nga persona qe njohin gjuhen greke.
Atehere lind pyetja; perse duhet dikush te tregoje vemendje ne teorite e mbeshtetura ne hamendje dhe deshira ? A nuk thuhet se fjalet i merr era, e shkrojtura mbetet ?
Ne se perfaqsuesit e nacionalisteve ekstremiste, kushdo qofshin ata, tentojne te injoroje kete mesim te historise njerezore atehere mendoj se kemi te bejme me nje 'babezi identiteti': Ai qe s’ka azgje i kerkon te gjitha …
Shpjegime dhe sqarime rreth shkrimit
1- Periklis, (Περικλῆς), ishte nje politikan, orator dhe udheheqes ushtarak athinas qe jetoi gjate viteve 495-429 para Eres Kristiane.
2- Periudha kohore midis shekulli te 5-te dhe 4-t, para Eres Kristiane.
3- Periudha kohore midis shekulli te 3-te dhe 1-re, para Eres Kristiane.
4- Periudha kohore midis shekulli te 1-re para Eres Kristiane deri ne shekullin 5-te te Eres Kristiane.
5- https://www.academia.edu/8356354/Demografia_e_Viseve_Shqiptare_ne_Greqine_e_Veriut
6- Polybius, (Πολύβιος), nje nga historianet greke me te rendesishem te antikitetit. Ai jetoi midis viteve 200 dhe 118 para Eres Kristiane. Punimet e tij jane nje burrim shume i vlefshem informacioni per historianet profesionaliste dhe admiruesit e historise.
7- The Histories. Perkthim ne anglisht i W. R. Paton. Libri VI, faqe 21.
8- Me shume informacion rreth pllakes se "magjise se dashurise" te zbulluar ne Pella, gjendet ne kete link: https://www.ancient-origins.net/artifacts-ancient-writings/ancient-witchcraft-and-spell-pella-curse-tablet-005966
Shtator, 2022