Kolonja dhe origjina e emrit Kolonje
Hartat e meposhtme tregojne provincat Bizantine me emer Kolonia. Njera ndodhej perafersisht ne territorin e sotem Shqiptar dhe tjetra ne territorin e sotem Turk. Pak a shume, keto harta paraqitin ndarjet administrative te 1,000 vjeteve te shkuara dhe nuk kane te bejne me te sotmen, por une mendoj se ka nje lidhje historike midis tyre.
Emri Kolonje vjen nga fjala "colonia", fjale qe ne latinisht perkufizon nje grup njerezish qe jane larguar nga vendi i tyre dhe vendosur ne nje vend tjeter, pra nje koloni. Romaket e perdornin kete fjale per te perkufizuar ngujime ku vendoseshin ushtare te cilet lidheshin me token, kultivimin dhe mirembajtjen e saj, por njekoheshisht mbronin dhe kufijte e Perandorise. Ka shume raste te emrit colonia/kolonia te kthyer ne toponim fshatrash, qytetesh apo provincash. Shembuj te tille ka ne Armeni, Shqiperi, Gjermani, Poloni, etj. Pas shperberjes se Perandorise Romake, biazantinet perdoren te njejten fjale per te perkufizuar kolonite, kuptohet te shkruar ne gjuhen Greke; κολωνία.
Personalisht, mendoj se ne rastin e krahines se Kolonjes ne Shqiperi, kemi te bejme me nje koloni te vendosur gjate periudhes Bizantine dhe jo asaj Romake/Latine. Ne pergjithesi romaket/latinet i ndertonin kolonite e tyre afer porteve detare dhe nyjeve rrugore apo qendrave te rendesishme ekonomike. Duke filluar nga shekulli i peste ndikimi romak u reduktua dhe filloi te zhdukej nga Ballkani Perendimor. Ne Shqiperi kane mbetur shume pak toponime qe te kujtojne kontrollin romak/latin te vendit. Pas romakeve erdhen bullgaret dhe sllavet te cilet ndryshuan shume perberjen raciale dhe organizimin e jetes te popullatave qe jetonin ne keto hapesira.
Ne zonen e Kolonjes ka patur nje arrdhje masive te bullgareve. Nje pjese e mire e emrave te fshatrave dhe toponimeve ne kete zone jane bullgare/sllave edhe sot e kesaj dite. Per nje liste te fshatrave qe egzistojne sot, (mbase disa fshatra kane mbetur vetem si emra), kliko KETU. Ne se Kolonja do te kishte egzistuar si nje ngujim, fshat apo fortifikim qe nga koha e Romes, bullgaret/sllavet qe errdhen me vone do ta kishin riemertuar ate sic kane bere ne nje pjese te mire te territorit Shqiptar.
Po ashtu, teoria se Kolonja mori emrin nga nje vendbanim vllah qe u vendos diku ne ate zone, nuk ka shume baze. Vlleherit, ashtu si dhe shqiptaret e asaj kohe, ishin nje popullate nomade dhe ishin te shperndare ne shume zona te Ballkanit. Emri koloni i jepet nje vendbanimi fiks qe ka nje organizim te caktuar strukturor dhe egziston per nje qellim te caktuar. Bazuar ne kete kendveshtrim, une mendoj se Kolonja e sotme e ka marre emrin nga nje koloni e Krishtere qe eshte vendosur ne ato zona rreth vitit njemije te Eres Kristiane. Zor se nje koloni me e hershme do ti kishte rezistuar dyndjeve bullgare. Per te bere me te qarte situaten ne Ballkan, gjate vershimeve bullgare, po paraqit nje fragment te shkrojtur nga Johani i Efesus, (Yuhanon i Ephesus), nje personalitet i njohur fetar qe jetoi gjate viteve 507-588. Ai shkruan:
"Sllavet e mallkuar avancuan dhe morren nen kontroll te gjithe Greqine, rrethinat e Thessalonikit dhe te gjithe Thraken. Ata pushtuan shume qyteza dhe fortifikime. Ata shkateruan, dogjen, bastisen dhe pervetesuan keto vende ne te cilat ata banojne sikur ti kishin tokat e tyre. Kjo situate zgjati per kater vjet gjate te cileve Basileus (Perandori Bizantin) ishte ne lufte me Persianet. Keshtu qe ata benin c'te donin ne ato vende deri sa Zoti i perzuri. Me shkaterimet e tyre, ata arriten deri afer mureve te Kostaninopojes (Constantinople). Ata rrembyen te gjitha bagetite e Perandoreise, te imta dhe te trasha. Tani (Viti 584 pas Vdekjes se Krishtit) ata jane vendosur qetesisht ne provincat Romake pa patur ndonje shqetesim apo frike, duke vazhduar keqtrajtimet, vrasjet dhe djegiet. Ata jane bere te pasur; ata kane grumbulluar ar dhe argjend; ata kane ne zoterim bageti dhe kuaj, dhe shume arme. Ata kane mesuar te luftojne me mire se Bizantinet"(1).
Kush ishin kolonet qe une mendoj se i dhane emrin Kolonjes ?
Perpara se te "spekulloj" me teorine time dua te bej nje pershkrim te situates ne Ballkan midis viteve teteqind dhe njemije. Duke filluar nga fundi i shekullit te shtate dhe per tre shekuj ne vazhdim, bullgaret do te dominonin nje pjese te mire te Ballkanit. Nje harte, e marre nga Interneti, qe tregon shtrirjen e zoterime bullgare deri ne fund te shekullit te dhjete paraqitet me poshte.
Ne kete situate te komplikuar Perandoria Bizantine kishte filluar perpjekjet per Kristianizimin e Bullgareve. Ne fillim te viteve teteqind, nje organizim kishtar i perbere nga greqisht-foles filloi perpjekjet per konvertimin e popullates sllavike. Pjese e kesaj fushate ishte dhe vendosja e koloneve ne zona te ndryshme. Keta kolone do te "absorbonin" bullgaret/sllavet dhe ne te njejten kohe do te perhapnin Krishterimin. I pari Perandor qe filloi politiken e rivendosjes masive te popullates Kristiane greqisht-folese ishte Perandor Niqifor (Ai jetoi midis viteve 750 - 811). Per shembull, ai rindertoi qytetin e Patres me kolone Greke te sjelle nga Kalabria. Permeteper, ai riorganizoi dhe strukturat administrative te Perandorise duke krijuar me shume "thema", (njesi administrative) ne Ballkan te cilat u populluan me Greke te sjelle nga Anatolia. Qellimi final i Perandorise Bizantine ishte krishterizimi dhe ri-henelizimi i hapesirave nen ndikimin bullgar. (Nje fakt i rendesishem historik: Ne vitin 864 Knjazi/Princi Boris i Perandorise Bullgare u pagezua me emrin Mihail. Ai ktheu veten dhe ushtaret/pasuesit e tij ne te krishtere. Kjo ndodhi ne zonat e Ballshit/Shqiperi qe ne ate kohe ishin pjese e Perandorise se Pare Bullgare. Nje permendore e ngritur ne perkujtim te ketij evenimenti historik u zbula nga ushtaret austro-hungareze ne vitin 1918. Me vone pllaka perkujtimore, qe kishte vlera te medha per historine e Ballkanit dhe Shqiperise, u mbajt diku ne Durres dhe pas viteve 2000, u zhduk ... )
Personalisht, mendoj se ne Kolonjen Shqiptare jane vendosur kolone te krishtere nga nje zone e Armenise. Behet fjale per kolone nga nje province e vogel qe quhej Kolonia dhe qe sot ndodhet ne Turqine moderne. Provinca Kolonia ne Armeni u pushtua nga Seljuk Turks ne vitin 1071 dhe keshtu u zhduk pergjithmone. Duhet permendur se nuk behet fjale per nje numur te madh kolonesh sepse popullata ne zonat e Gramozit ishte e paket dhe e shperndare ne grupime te vogla. Keta persona ose kjo popullate, qe kishte detyre kryesore perhapjen e krishterimit dhe helenizmit, ka qene e rendesishme per Kostandinopojen prandaj dhe njesia administrative u emerua mbas tyre. Kesaj teorie do ti kthehem me poshte.
Cila ishte situata ne Ballkan ne kohen kur kolonet u vendosen ne Kolonje ?
Qe nga koha kur filluan perpjekjet per kristianizimin e bullgareve, kishin kaluar dyqind vjet, megjithate gjerat ne terren kishin ndryshuar pak. Historiani Warren T. Treadgold, e pershkruan situaten keshtu:
"Megjithese pjesa dermuese e teritoreve Ballkanike te kontrolluara nga Perandoria (Bizantine) deri ne vitin 1025 ishin kristiane, ato kishin mbetur, pak a shume, primitive. Hapesira tokesore ne te cilen Bullgaria ishte shtrire perpara mbreterimit te Tzimisces (Perandor Bizantin nga viti 969 deri ne vitin 976) permblidhte disa qytete me pakice greko-folese. Ne pergjthesi kjo pjese e Ballkanit, ishte masivisht fshatare dhe sllavik-folese, me nje minoritet te konsiderueshem romance-folesish vllehe. Ne antikitetin e vone ky rajon kishte qene i prapambetur dhe pak i populluar dhe sigurisht qe mbeti i tille gjate pushtimeve Bullgare dhe Sllave. Kjo gjendje vazhdoi dhe gjate luftrave dhe bastisjeve Bullgare nen udheheqjen e Symeonit. Pavaresisht shtrirjes se tyre hapesinore, perfitimi kryesor qe Perandoria Bizantine kishte nga keto toka ishte perdorimi i tyre si elemente mbrojtes per Greqine dhe Thraken nga sulmet e jashtme"(2).
Organizimi i Perandorise dhe emri i njesise administrative Kolonia
Organizimi teritorial i perandorise Bizantine bazohej mbi njesi lokale te qojtura "Theme" qe ka kuptimin e nje njesie administrative, ekonomike dhe ushtarake. Regjistrat tregojne se ne Bizantin Perendimor rreth vitit 1014 se bashku me Themat e Drynopolis, Serbia, Beroea, etj, ishte krijuar dhe Thema e Kolonjes (3). Po ashtu, rekordet permendin se perandori Basil II, vendosi ne Kolonia rober bullgare qe i ishin nenshtruar atij pas mundjes se bullgareve nga Perandoria Bizantine. Pra duket qarte qe ne fillim te shekullit te njembedhjete provinca me emer Kolonia ka egzistuar si pjese e strukturave shteterore Bizantine. Provinca ka patur rreth njemije ushtare te shperndare ne teritorin e saj. Ne sistemin Bizantin ushtaret e merrnin token ne perdorim dhe i paguanin perandorise nje takse te caktuar. Femijet e tyre kishin mundesine te ri-perseritnin kontraten me te njejtat kushte. Ne rast lufte ushtaret mobilizoheshin dhe i sherbenin perandorise.
Qe nga krijimi i saj, Kolonia/Kolonja ka egzistuar si province bizantine per disa shekuj. Keshtu per shembull ne nje dekret te leshuar nga perandori bizantin Alexios III ne vitin 1198 Kolonia figuron nen administrimin e Theodore Dukas, udheheqesit te Epirit. Po ashtu, ne paktin e ndarjes se territoreve te Bizantit ne vitin 1204 midis shume distrikteve te tjera, permendet dhe Kolonia (4).
Nje harte e ndertuar bazuar ne punimet e studiuesit te njohur te historise se Bizantit, Alain Ducellier dhe perpunuar nga Brendan Osswald, ku tregohen zonat administrative ne vitin 1210, paraqitet me poshte.
Ne kroniken e Perandorit Joanis VI Kantakuzenos, (1292 – 1383), permendet nje takim qe ai pati me disa banore te zonave Devoll/Kolonje/Oher:
"Ndersa Perandori ishte duke qendruar per rreth tete dite ne Ohrid (Achrida), nomaded albanas qe jetonin ne zonen e Devollit (Deabolis) u paraqiten para tij se bashku me ata nga Kolonja (Koloneia) dhe ata nga rrethinat e Ohrid. Te gjithe keta i bene Perandorit nderimet e rastit dhe me deshire i afruan atij sherbimet e tyre" (5).
Kolonja permendet dhe ne pershkrimet e udhetareve te tjere. Rreth vitit 1806 Pukevill, (Pouqevillue), shkruan:
"Popullata e Kolonjes mendohet te jete 6,400 persona, te krishtere dhe myslymane, te cilet banojne ne njezet fshatra. Albanasit e kesaj zone, qofshin muamedane apo te krishtere, jane njesoj te pa kontrollueshem. Ata nuk paguajne taksa ose ndonje forme tjeter detyrimi. Kolonjaret njihnin autoritetin e pashait te Beratit vetem sa per te thene. Trimeria dhe varferia e tyre ka bere qe deri tani ti shpetojne kontrollit te Aliut te Janines. Ne te vertete, Aliu nuk ka tentuar seriozisht as edhe nje here ti nenshtroje kolonjaret. Kjo ka ndodhur sepse ai eshte i sigurt qe midis tyre do te gjeje banda hajdutesh dhe vrasesish te gatshem qe me pagese te leshohen nga monopatet e maleve te tyre dhe te zbojne qeveritare dhe nenpunes te bejlereve te medhenj qe Aliu mendon se po i afrohen shume zoterimeve te tij" (6).
Ku jane vendosur kolonet e krishtere nga te cilet mori emrin provinca ?
Une mendoj se keta kolone jane vendosur ne fillim ne fshatin Prodan dhe me vone jane shperndare rreth e rrotull. Disa nga arsyet qe me bejne te mendoj keshtu po i rendit me poshte:
1- Prodan ne bullgarisht do te thote i taksur (dhuruar) ne nje manastir. Pra nje ngujim/fshat i vogel qe nuk paguante taksa ne "qeverine lokale" por suportonte nje manastir (7). Kuptohet qe banuesit e fshatit ne kete rast ishin te Krishtere. Kjo ka qene nje praktike normale ne Bizant. Per paralelizem, i jati i Skenderbeut, Yuvan (Jovan/Ivan/Gjon) Kastrioti, kishte ne zoterim nje fshat te vogel (vetem me 6 shtepi) qe ja kishte taksur manastirit Serb, Hilandar, ne Halkidiki/Greqi.
2- Prodani ka kishen me te vjeter ne Kolonje. Ndertesa aktuale mendohet te jete ndertim i vitit 1643. Dokumentat e Kishes Orthodokse Shqiptare (8) thone se eshte ndertuar ne vitin 1646. Shiko dokumentin perkates. Ndersa vendasit permendin qe kjo kishe eshte ndertuar per here te pare ne vitin 1143 dhe rindertuar 500 vjet me vone. Nje pershkrim interesant i kishes se Shen Ilias ne fshatin Prodan tregohet ne videon e meposhtme.
Gjithashtu ne malin qe ndodhet mbi fshat ndodhet nje kishe e vogel, Shen Ilia ne mal, sic e quajne banoret. Kjo kishez apo faltore mendohet te jete rreth 900 vjet e vjeter (Thuhet te kete patur nje kryq te datuar ne vitin 1042). Keshtu thone te vjetrit e Prodanit.
3- Elemente te rendesishme qe tregojne vjetersine e kishes jane pikturimet/ikonat fetare brenda ambjentit te saj. Kisha e Shen Ilias ka patur te pikturuar ne kupolen e saj "Syrin Gjithe-vezhgues te Zotit". Historianet thone se ky eshte nje simbol i lashte dhe eshte perdorur nga egjyptianet, hebrejte, te krishteret, etj. Syri Gjithe-vezhgues i Zotit eshte perdorur nga katoliket dhe orthodokset. Keta te fundit nuk e perdorin me kete simbol por katoliket e kane perdorur deri ne kohet e vona. Prezenca dhe interpretimi i ketij simboli ka ndryshuar gjate kohrave dhe sot gjendet edhe ne Dollari Amerikan ... Eshte e tepert te thuhet qe dollari nuk ka fare lidhje me Krishterimin Orthodoks.
Simboli i Syrit te Zotit gjendet ne manastirin me te vjeter ne malin Athos, ne Halkidiki. Manastiri eshte ndertuar rreth vitit njemije nga Athanasios of Trebizond, qe ishte nje Armen nga qyteti Trebizond. Pra kemi te bejme me nje ndikim te fuqishem Armen. Gjithashtu, ne zonat e Ohrid, qe ka qene qendra e perandorise Bullgare, dhe si rrjedhoje Bizanti ka perqendruar perpjekjet per kristianizimin e popullates, ka disa kisha te hereshme qe kane te pikturuar "Syrin Gjithe-vezhgues te Zotit" ne ambjentet e tyre. Historianet kane arritur ne konkluzinin se keto kisha kane nje ndikim te dukshem Armen. Duke pare format dhe metodat e perhapjes se fese nuk eshte aspak cudi qe krishterimin ne keto zona ta kene sjelle kolone, midis tyre dhe Armene te cilet kishin nje histori dhe pervoje te gjate ne kete drejtim.
Perdorimi i ketij simboli ne nje zone te perafert gjeografike interpretohet si nje lidhje midis ndertuesve te kishave ku gjendet ky simbol. Gjithashtu, tregon nje afrimitet me nje rryme te caktuar brenda besimit orthodoks qe une personalisht e lidh me Armenet. Behet fjale per nje epoke kohore kur orthodoksia ishte ne hapat e pare te perhapjes ne mes te popullatave pagane sic ishin bullgaret, shqiptaret dhe vlleherit e asaj kohe. Persa i perket kohes se ndertimit, mendohet qe disa nga keto kisha e kane fillimin e tyre rreth vitit njemije. Pra, pak a shume, ne te njejten periudhe qe une mendoj se kolonet e krishtere jane vendosur ne Kolonje.
4- Ne varezat e Shen Ilias ne Prodan ndodhet nje varr shume i vjeter ne kryqin e te cilit eshte gdhendur simboli i Bizantit - shqiponja me dy koke. Poshte shqiponjes eshte gdhendur nje koke shigjete. Shigjeta eshte shenja simbolike qe tregon se aty prehet nje person qe ka dhene jeten per mbrojtjen e kauzes Kristiano-Orthodhokse. Bazuar ne rregullat dhe procedurat e Bizantit, kjo do te thote qe ai varr i perkiste nje familje te rendesishme ne zone.
5- Ne afersi te Prodanit eshte festuar "Paniri i Shen Prodhomit". Te moshuarit, te lindur dhe ritur ne Prodan, tregojne qe ajo ishte festa me e madhe e te Krishtereve Orthodokse te Kolonjes. Amadori Virgili, historiani i njohur Italian, qe ishte dhe per nje periudhe kohe minister i jashtem i Italise, e permend Shen Prodhomin ne shenimet dhe hartat e tij ne vitin 1908. Prodhrom (ne Greqisht, Πρόδρομος) do te thote ai qe hap rrugen i pari. Pra ne kete rast prijesi i besimit te krishtere.
6- Prane Prodanit ndodhet Erseka; sot qendra e rrethit. Erseka eshte nje qytet i ri i ndertuar gjate ketyre njeqind viteve te fundit (Fillimet e shekullit te njezete). Por, kjo nuk do te thote se aty nuk ka patur nje ngujim te vogel, perkundrazi, aty ka jetuar nje person i rendesishem sepse fjala Erseke ka nje kuptim specifik. Ne bullgarisht "hertsog" do te thote "shef" apo "drejtues" i nje zone (Shenim: herzog eshte nje fjale gjermanike por nje bullgar e kupton shume mire, ndersa nje shqiptar hic fare). Nuk eshte veshtire te kuptohet qe diku ne zonen ku shtrihet qyteti i sotem te kete pasur banesen ose qendren nje person i rendesishem i zones. Eshte e nevojshme te nenvizohet se deri ne fillimet e shekullit te kaluar, shume raporte diplomatike e emerojne Erseken si "Hersek" dhe Kolonjen si "Kolonia". Ndryshimi perfundimtar nga Hersek/Herseka ne Erseka ka ndodhur ne fillim te shekullit te kaluar.
7- Prodani ndodhet shume prane rruges nacionale qe ka egzistuar per shekuj. Kjo rruge permendet ne shkrimet e udhetareve te ndryshem qe kane kaluar ne ato zona. Permeteper, ne Prodan ka varre te vjeter qe tregojne nje vazhdimesi te pa nderprere aktiviteti jetesor. Kolonet do te vendoseshin pikerisht prane ketyre nyjeve te rendesishme dhe zona ku eshte lokalizuar fshati Prodan i afronte keto kushte.
8- Personat kryesore qe ndertuan qytetin e Ersekes kane qene nga Prodani (Kjo eshte nje teme tjeter). Ky fshat edhe sot ne "kartat" e bashkise konsiderohet si pjese e qytetit (Shih me poshte). Kjo situate permendet dhe ne dokumentat e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit te Kufijeve qe vizitoi fshatin ne Tetor te vitit 1913 kur po percaktoheshin kufijte Shqiperi-Greqi. Ky fakt mund te interpretohet se midis fshatit Prodan dhe Ersekes ka patur nje lidhje funksionale. Duhet te kemi parasysh qe njemije vjet te shkuara shteti dhe kisha ishin pjese te te njejtit organizim administrativ.
Konkluzion
Ne Internet kam hasur disa shkrime ku behet fjale per studime dhe kerkime rreth historise se emrit te Kolonjes. Disa studiues e lidhin ate me fise ilire, me qytete dhe keshtjella te zhdukura dhe te harruara, me teorira "romanteske", etj. Kerkimi eshte gjithmone dicka pozitive sepse dhe ne rast deshtimi te meson dicka. Ne te njejten kohe, tendencioziteti per te anashkaluar fakte te njohura historike dhe kerkuar emrin e Kolonjes aty ku nuk egziston eshte nje humbje kohe. Une mendoj, se emri Kolonje eshte i lidhur me perhapjen e Krishterimit ne ato zona dhe ka pak te beje me banoret e sotem. Per te mbeshtetur kete teori po paraqit nje fragment nga nje shkrim i Robert Elsie, studiues i njohur i historise dhe gjuhes shqipe. Shkrimi quhet Shenjtoret e Krishtere te Shqiperise (The Christian Saints of Albania). Shiko faqen 37.
"Zanafilla e krishterimit te hershem nuk ka ndonje rendesi te vecante ne tashegimine kulturore te shqiptareve. Kjo ne vecanti nga qe nuk ka gjurme te besueshme te albanasve/shqiptareve gjate kesaj periudhe kohore, bile dhe gjate pese shekujve qe do te pasojne. Gjate bregdetit shqiptar ndodheshin disa ngujime te krishteresh, si ne Durres, Apolloni, Burtint dhe Vlore, por keto kishin shume pak kontakt, ose hic fare, me popullaten vendase qe jetonte ne male. Te tilla vendbanime ishin dhe mbeten, deri ne kohen e pushtimit turk, koloni te banuara nga italiane, greke, venedikas, dalmate, sllave, hebrej dhe armene, dhe me sa duket ne to nuk banonin shqiptare. Duket qarte qe blegtoret shtegetare albanas/shqiptare ndjeheshin me mire dhe me te sigurt ne malet e tyre".
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- R. F. Hoddinott - Early Byzantine Churches in Macedonia and Southern Serbia - Faqe 90
2- Warren T. Treadgold, A History of the Byzantine State and Society, - Faqe 539
3- Warren T. Treadgold, Byzantium and Its Army, 284-1081- Faqe 84
4- http://www.macedonian-heritage.gr/HistoryOfMacedonia/Downloads/History%20Of%20Macedonia_EN-05.pdf
5- Takimi mendohet te kete ndodhur ne Shkurt te vitit 1328. http://www.albanianhistory.net/1328_Cantacuzene/index.html
6- http://www.albanianhistory.net/1806_Pouqueville/index.html
7- A Genealogist's Guide to Eastern European Names: A Reference for First Names ...
8- https://www.academia.edu/41724138/ANDREA_LLUKANI_MITROPOLIA_E_KOR%C3%87%C3%8BS_ANDREA_LLUKANI