Janines c'i pane syte ...
Harten e 'Shqiperise Etnike' e shohim te perdoret, me vend dhe pa vend, duke filluar nga pikturat e varura ne muret e politikaneve te larte te shtetit Shqiptar deri tek postimet ne FaceBook nga njerez qe me veshtiresi te madhe shkruajne dy fjale ne Shqip dhe shpesh here edhe ato gabim ...
Perse sot, si rralle me pare, jane ngjallur keto ndjenja nacionaliste ekstreme ? A mundet Shqiperia te filloje nje 'lufte kufijsh etnike' me 4 shtete; Malin e Zi, Serbine, Maqedonine e Veriut dhe Greqine ? A mund te fitohet gje nga idete iredentiste ne kohen kur Europa e Bashkuar po hedh hapa drej sitemit federalist ? A eshte kuptuar drejt koncepti 'E duam Shqiperine si gjithe Europa' apo vazhdohet me teorine e 'Fanarit ndricues' ne brigjet e Adriatikut ?
Pyetja e pare normale ne kete rast eshte: A ka egzistuar ndonjehere 'Shqiperia e madhe etnike' ?
Mendoj se perpara se nacionalisti i celularit te jape mendimin e tij eshte mire te hape nje liber cilesor historie dhe te perpiqet te kuptoje si ka qene realiteti ne kohen kur linden dhe u zhvilluan levizjet e para nacionaliste ne Ballkan. Ne kete shkrim, une do te bazohem kryesisht ne disa libra dhe studime te personaliteteve te njohura te viteve 1800, punimet e te cileve jane bere burrim informacioni per shume studiues dhe politikane te kohes dhe vazhdojne te jene po aq informative edhe sot, pas 200 vitesh. Autoret e ketyre librave jane: Hahn, Hobhouse, Hughes, Leake, Pouqeville, etj.
Do te perqendrohem kryesisht ne pjesen jugore te 'Shqiperise se Madhe'. Per kete arsye po paraqis nje fragment harte ku tregohen kater qytete te degjuar, Preveza, Parga, Janina dhe Arta. Prezenca e Shqiptareve ne keto zona (Kryesisht Epir) eshte e mirenjohur, bile ne momente te caktuara historike kjo prezence ka qene e konsiderueshme. Por, prania e qyteterimit Grek ka qene dhe eshte masive duke filluar qe nga antikiteti. Gjithashtu ne keto zona ka patur prezence Romake, Latine, Bullgare, Serbe, Turke, Italiane, Franceze, Angleze, etj. Nje 'ekspozite' e detajuar rreth perberjes etnike te Epirit gjate Mesjetes paraqitet ne shqiperimin qe une i kam bere nje studimi te historianit Brendan Osswald me titull: "Kompozimi etnik i Epirit Mesjetar". Materiali mund te lexohet KETU.
Por le ti kthehemi kohes kur Perandoria Otomane filloi te lekundej dhe nacionalizmat Ballkanike filluan te lulezonin ... Behet fjale per fundin e viteve 1700 dhe fillimin e viteve 1800. Sa i rendesishem ishte elementi Shqiptar ne keto zona ? A mund te konsiderohej ai si nje element nacional-formues apo shtet-krijues ? A mund te 'triumfonin' Shqiptaret mbi Greket dhe te krijonin 'Shqiperine e madhe etnike' per te cilen pretendohet sot nga disa rryma te politikes dhe shoqerise Shqiptare ?
​
Ne librin e tij "Udhetime ne Sicili, Greqi dhe Albania", te botuar ne vitin 1820, Thomas Smart Hughes shkruan:
"Vendi tani quhet Albania dhe eshte veshtire te arrihet nje konkluzion i sakte rreth origjines se ketij emri. Ne fillim pershkruante zonen e vogel te Albanopolis, (Sot Albassan), ne "Ilirine e Jugut" ose ne rajonin qe me vone ishte perkufizuar si "Epiri i Ri". Nga kjo zanafille e pa rendesishme, vendasit duke u rritur ne numur dhe me kurajo, te treguar vecanarisht gjate periudhave kur Perandoria Bizantine kishte kontroll te dobet ne keto zona, i zgjeruan kufijte e tyre ose me sakte zgjeruan emrin Albania qe perfshiu pjese te medha te Ilirise dhe Epirit. Keshtu qe ne kohen tone ajo kufizohet ne Veri me Bosnjen, ne Lindje me Maqedonine dhe Thesaline, ne Jug me Akarnanine dhe Gjirin Ambrosian, dhe ne Perendim ne Detin Jon dhe Adriatik. Sido qe te jete, Albanians [Shqipetaret] nuk formojne ne asnje lloj forme popullaten kryesore ne keto hapesira dhe jane perzjere me fise Serbe, Bullgare, Vllahe, Osmanllinj dhe Greke. Keshtu qe ne te njejten qyteze nuk eshte e pazakonte te degjosh te flitet Turqisht, Greqisht, Bullgarisht, Vllahisht dhe Albanian [Shqip] dhe disahere dialekte apo perzierje te te gjitha ketyre gjuheve".
Pra, pak a shume, pershkrimi i mesiperm perfshin toka qe dikush i fut brenda "Shqiperise se Madhe". Ne pamje te pare perkufizimi hapesinor Albania krijon nje baze per te ngritur nje pretendim teritorial mbi tokat qe dikur perfshiheshin nen kete emer. Por sa eshte i bazuar ky pretendim ne te verteten historike ? A mund te perdoren toponimet per te perkufizuar etni ? Kjo eshte dicka provokuese sepse, bie fjala, Bullgaret dhe Sllavet do te kerkonin 60% te territorit te Shqiperise se sotme me pretendimin se fshatrat dhe malet kane emra Sllave. Serbet do te kerkonin Beratin sepse dikur ai quhej Beograd, Greket do te kerkonin Durrsin, (Epidamnos-in e lashte), dhe keshtu me rradhe ... Duke ditur se historia ka te thena dhe te pathena u perpoqa te ballafaqoj materialet qe shfaqen ne TV Shqiptar, faqe te ndryshme Interneti dhe rrjete sociale, etj, me studimet dhe vezhgimet e diplomateve dhe profesionalisteve te shekujve te kaluar. Te gjithe keta persona kane vizituar dhe jetuar ne zonat qe do te permenden me poshte.
Preveza
Po e filloj nga Preveza qe shpesh konsiderohet pika me jugore e "Shqiperise se Madhe". John Cam Hobhouse, (Lord Anglez, politikan, studiues, linguist dhe historian, mik i ngushte dhe shoqerues i Bajronit), ne librin e tij me titull: “Nje udhetim neper Albania dhe provincave te tjera Turke ne Evrope dhe Azi me destinacion Kostandinopojen, gjate viteve 1809 dhe 1810”, ka nje kapitull me titull: “Preveza, nje pershkrim i ketij qyteti. Gryka e gjirit te Artes (Actium). Pershkrim i shkurter, te dhena rreth Prevezes dhe betejes qe vendosi qytezen ne duart e Turqve …”
Hobhouse e fillon tregimin rreth qytezes me nota te zymta dhe e pershkruan ate si nje vendbanim me shtepi prej druri, me rruge te ngushta, te ndotura, te populluar nga banore agresive, etj. Ai thote:
“Preveza thuhet te kete rreth 3 mije banore, nga te cilet gjysma jane Turq(1). Nga keta Turq, pjesa me e madhe jane Albanas [Shqiptare] dhe keta dallohen nga veshja e tyre, sjellja dhe gjuha …”
Ky informacion tregon raportin dhe perberjen e popullatave ne vitin 1809 kur Hobhouse vizitoi rajonin ne fjale; por a kishte qene gjithmone keshtu ? Hobhouse jep nje pershkrim se c’fare ndodhi ne Preveze ne vitin 1798 kur trupat Franceze, se bashku me popullaten vendase luftuan per mbrojten e qytezes nga nje sulm i Ali Pashajt. Aliu kishte rrethuar qytetin me me shume se 7,000 (disa burrime thone deri ne 10,000) trupa kurse mbrojtesit ishin disa here me pak. Ja c’kishte degjuar Hobhouse nga deshmimtare okulare per betejen e Prevezes:
“Albanasit [Shqiptaret] qendruan per disa kohe ne majat e kodrave duke vezhguar armikun qe ndodhej perballe. Hoxhallaret e tyre, te cilet ishin te shumte, filluan te falen me ze te larte dhe ushtaret ju bashkuan atyre ne keto thirrje te shenjta. Te gjithe ushtaret tundnin kokat, (Sic ma pershkruan situaten por edhe si une e kam pare vete kete fenomen ne disa festime fetare ne Turqi), duke krijuar keshtu imazhin e nje fushe te madhe te mbjelle me miser qe era e levizte ritmikisht. Bertitja ne emer te Zotit, me nje ton dhe shprehje plot urrejtje, do te kulminohej kur nje ze do te jepte urdherin final: “Perpara me shpatat tuaja”. Dhe keshtu ushtria Albanase [Shqiptare], kembesore dhe kalores, u leshuan tatepjete“.
Kuptohet qe qyteza ra. Kjo ndodhi ne Tetor te vitit 1798. Hobhouse, bazuar ne te dhenat gojore te nje Albanasi [Shqiptari] qe kishte marre pjese ne luftime, shkruan se Shqiptaret e pushtuan Prevezen; e shkatruan ate dhe vrane shume kundeshtare;
“Por ndeshkimi i Pashajt ishte rezervuar per banoret Greke te qytezes; 200 prej te cileve, diten tjeter pas betejes, ju pre koka ne prani te vete Aliut”.
Pouqueville, (Konsulli Francez ne oborrin e Ali Pashes), ne shkrimet e tij jep nje version pak a shume te ngjashem rreth pasojave te luftes dhe masakrave te kryera nga trupat e Ali Pashes. Ai thote:
"Vetem erresira e nates ndaloi egersine dhe etjen per gjak. Mengjesi shfaqi nje skene te tille barbarizmi qe eshte veshtire te besohet dhe tregoi se cfare ishte ne gjendje te bente Ali Pasha kur dikush i kishte prishur 'midene'. Ai u shfaq si vete vdekja e zeze, dhe zuri pozicion ne mes te germadhave te Prevezes qe nxirrnin akoma tym. U ngjit ne nje vend qe i kishte shpetuar flakeve te zjarrit dhe urdheroi qe 300 Greke, banore te qytezes, te silleshin perpara vendit ku ishte ulur dhe te egzekutoheshin ne menyre c'njerezore ne prezence te atij vete. Me kot viktimat kerkuan meshiren e Pashajt. Sopata vazhdoi punen pa nderprerje dhe zemra e ketij njeriu, (Barbar ne kalkulimet qe bente sesa ne natyren e tij), nuk u prek aspak. Ai brohoriti vete per gjakderdhjen qe kishte shkaktuar".
Roberit Franceze dhe burrat nga Preveza u detyruan te mbanin ne dore nje koke te prere dhe keshtu te hynin ne Janine ku Ali Pashaj kishte organizuar nje festim me rastin e marrjes se qytezes. Eshte me se e qarte qe pas pushtimit te Prevezes nga Albanasit [Shqiptaret] raporti i popullatave ndryshoi, por perseri Albanasit [Shqiptaret] nuk perbenin shumicen.
Ne te njejten linje eshte dhe versioni qe jep edhe Vincent Henry Penalver Caillard kur shkruan:
"Por me renqethese eshte legjenda qe ben fjale rreth kapjes se rroberve franceze ne qytetin e Prevezes. Thuhet se Ali Pashaj u ul ne nje ballkon dhe urdheroi qe te silleshin roberit franceze nje nga nje dhe t'ju pritej koka perpara tij. Me trupat e fatkeqeve u krijua nje kapice tmeri parpara Pashajt. Ne fillim xhelati e beri punen mire por ne vazhdim e zuri gjaku, kembet ju prene, dhe ra perdhe i vdekur nga qe se perballoi dot situaten makabre. Disa thone se u soll nje xhelat tjeter, disa te tjere thone se Aliu e vazhdoi egzekutimin me doren e tij. Sido qe te kete qene, shumica bie dakord me ate qe ndodhi me pas. Ata thone se nje numri burrash ju fal jeta me nje qellim akoma me barbar. Ata u detyruan te kerkonin ne kapicen e viktimave dhe te gjenin kokat e shokeve te tyre dhe ti shpinin ato ne Janine dhe te "zbukuronin" pallatin e Ali Pashajt".
​
Parga
Parga ka nje histori te vecante; ka qene nje fshat apo qyteze qe ka ndruar “pronar” disa here. Gjate shekujve, midis shume grupeve te tjera ajo ka qene edhe nen kontrollin e Albanasve [Shqiptareve]. Hobhouse ka nje pershkrim jo dashamires per banoret e Parges. Ai shkruan:
“Karakteri i Pargoteve eshte nga me te keqijte ne mes te Albanasve [Shqiptareve]. Lidhja qe ata kane me shtetet e Krishtera ju ka mesuar atyre vetem anet e keqia te civilizimit. Ata nuk jane me pak te dhunshem por kane “rafinuar” barbarizmin dhe egersine e tyre. Qyteza eshte strehe per shume bandite qe Aliu i ka zbuar nga malet”.
Ndersa Colonel Leake ka nje opinion tjeter per Pargiotet. Ai kundershton Hobhouse dhe thote: “Ky karakterizim i Pargioteve (Shih perkufizimin e mesiperm nga Hobhouse) nuk eshte i drejte dhe ata jane Greke dhe jo Albanas [Shqiptare]”.
Pouqueville, thote se Parga ishte populluar nga Greke. Ai jep detaje rreth luftes dhe karakterit te Sulioteve dhe ketu permend dhe Pargen:
“Ata (Suliotet) ishin me te paperkulur se Himariotet apo fiset e tjera te pavarura. Keshtu qe eleminimi i tyre u be nje domosdoshmeri per pashallaret e Morese dhe Albanias. Ata nuk banojne me ne malet e tyre. C’ka mbetur nga Suliotet formon nje grup disi ndryshe. Bashkimi i tyre me Greket e Parges mund te sjelle me ne fund nje situate me te favorshme per ta”.
Hughes insiston se Pargotet ishin Greke. Ai jep nje pershkrim te detajuar rreth Parges dhe popullates se saj. Ajo qe eshte interesante me Pargen eshte historia e vecante e saj. Vendasit duke qene ne lufte te vazhdueshme me Ali Pashane dhe te trembur nga nje marveshje e fshehte qe Francezet po benin me Aliun i kerkuan ndihme Anglise dhe e vendosen qytetin e tyre nen mbrojtje te flamurit Anglez. Per tre vjet situata ne qytet ishte relativist e qete por Anglezet e “shiten” Pargen tek Ali Pashaj. E gjithe popullata e qytetit u shperngul ne Korfuz. Kjo ndodhi ne 10 Prill 1819, gjate festimeve te Pashkes. Hughes shkruan:
“Kur oficeret Britanike arriten ne Parge, vendasit po nxirrnin eshtrat e te pareve nga kishat dhe varrezat dhe po i digjnin ose ri-varrosnin ato ne vende sekrete ne menyre qe ti shpetonin keqperdorimit nga Turqit … disa i morren me vete eshtrat qe nuk kishin patur kohe ti digjnin …. Kur bandat e Ali Pashes arriten ne muret e qytetit cdo gje ishte e heshtur dhe e shkretuar”.
Eshte e teper te thuhet me shume per Pargen. Ajo u ripopullua dhe kuptohet qe aty u vendosen shume Albanas [Shqiptare], perkrahes apo ushtare te Ali Pashajt ...
Janina dhe Arta
Ketu do te ndalem shume shkurt. Te gjithe autoret/ burrimet e informacionit qe u perdoren ne kete shkrim arrijne ne konkluzionin qe te dyja keto qytete kishin qene dhe mbeteshin Greke.
- "Nen kontrollin e Aliut, fuqia e Albanasve [Shqiptareve] eshte shtrire ne nje pjese te madhe te Greqise Veriore, por per te qene te perpikte, Janina dhe Vrakohori [Agrinion] jane qytete Albanase [Shqiptare] aq sa jane Torinoja dhe Roma qytete Franceze". (Leake).
- "Te dyja keto zona [Janina dhe Arta] jane kryesisht te banuara nga Greke dhe jane ne kontroll te plote te Aliut". (Hobhouse).
Disa fjale rreth Igumenices
​
William M. Leake ne librin e titulluar: "Travels in Northern Greece"/ "Udhetime ne Greqine Veriore", shkruan se distrikti i Kardhiqit "contains twenty villages, of which there are only three or four Greek. One of these is Khumelítza ..." , qe do te thote se zona e Kardhiqit "permblidhte njezet fshatra nga te cilat tre ose kater jane Greke. Nje nga keto eshte dhe Igumenica". Bazuar ne kete informacion, Igumenica ishte nje qytet Grek.
​
*****
Materialet e permendura me lart do te krijojne nje reagim negativ ne mes te perkrahesve te "Shqiperise se Madhe" dhe kjo eshte e priteshme dhe e natyreshme. Dikush do te pyese: A ka patur sipas teje Shqiptare ne Epir apo Greqi ?
Pergjigjia ime eshte: Po, dhe kjo nuk vihet ne diskutim ! Ka patur dhe vazhdon te kete. Disa popullata Shqiptare jane vendosur aty 1000 vjet me pare, disa te tjere disa vite me pare.
Brendan Oswald e pershkruan keshtu Epirin Mesjetar:
“Ne vitet e para te 1360-s Epiri ishte i ndare midis klaneve Albanase, (Shqiptare). Klani i Peter Liosha mbante Arten, klani i Muriki Boua Spata mbante Etoloacarnania, me Angelokastron si qytet kryesor. Liderat e klaneve mbanin titujt Bizantine te Despotit, te leshuar nga Simeoni/Symeon. Vetem qyteti i Janines qeverisej nga Greke. Ne Veri dhe ne Perendim te ketij qyteti, klanet e Malakasei dhe nje klan nga Mazarakei kontrollonin nje territor qe nuk mund te percaktohet saktesisht. Klani Zenebishti mbante territorin ne Veri-Perendim te Janines, perfshi Dryinopolis, Bela dhe Vagenetia. Janina ishte i vetmi qytet qe nuk ra nen dominimin Albanas, [Shqiptar] ....... Eshte e ditur; shume Albanas/Shqiptare u vendosen ne Epir. Keshtu, ne Publikimin Anonim te Perandorit Manuel dhe John VIII Paleologos thuhet se rreth vitit 1428, Albanasit vazhdonin te popullonin pjeset e brendeshme te Epirit, kurse Greket kontrollonin vetem bregdetin dhe dy qytete, ate te Artes dhe Janines”.
​
Kjo eshte historia e njerezimit. Levizjet e popullatave jane nje fenomen i zakonshem dhe pse dikush refuzon ta pranoje kete dukuri dhe vazhdon te kerkoje "Etni te pastra" apo "Shtete etnike". Problemi me personat apo levizjet ekstremiste eshte njeanshmeria dhe manipulimi i fakteve te njohura. Ngritja e nje vale keqinformimi qe krijon probleme te panevojshme nuk i sherben askujt dhe ne radhe te pare vete Shqiptareve. Kur diplomatet e "Fuqive te Medha" diskutojne problemet rajonale apo globale ata i mbeshtesin gjykimet dhe vedimet e tyre mbi burrime shkencore dhe te besueshme dhe jo ne FaceBook, grupe simpatizantesh apo forume anonime.
Nje rast unikal eshte libri i mirenjohur i Johann Georg von Hahn me titull "Albanesische Studien" / "Studime Albanase". Ai ishte konsulli i Austro-Hungarise ne Janine gjate viteve 1847-1851 dhe konsiderohet si "Babai" i Albanologjise. Lordi Robert Cecil, Minister i Jashtem dhe me vone Kryeminister i Anglise, i bazoi vendimet e tij mbi punimet e Hanh. Kete ai e beri sepse nuk kishte besim ne burrimet Shqiptare, Greke, Turke, Italiane apo Franceze. Pemeteper Hahn ishte zyrtar i rendesishem i Austro-Hungarise e cila intersohej te zmadhonte prezencen e Albanasve/Shqiptareve ne Greqi. Me poshte jane disa fragmente nga libri "Studime Albanase" ku permenden konkluzionet e Hahn mbi disa qytete/zona te Shtetit Grek qe "nacionalistet e Internetit" nuk lene rast pa i perfshire ne hartat e tyre provokuese te"Shqiperise Etnike".
"Ne territorin qe fillon nga bregdeti i gjirit te Artes dhe shtrihet ne Veri, flitet vetem gjuha Greke. Qytetet e Janines dhe Prevezes i perkasin kesaj zone. Ne keto qytete edhe pjesa Muhamedane e popullates e flet Greqishten si gjuhen e nenes. Njerzit qe banojne ne nje brez te ngushte te hapesires pergjate bregdetit te detit Jon i flasin te dyja gjuhet, Greqisht dhe Shqip. Te dyja keto gjuhe mesohen nga femijet brenda families".
"Ne vendin e permendur me lart, Muhamedanet gjenden vetem ne qytezat e medha, pershembull, Janina, Arta dhe Preveza ku ata perfaqsojne vetem nje pakice te perbere kryesisht nga tregetare dhe artizane te cilet formojne nje lloj klientele per nje numur te vogel familjesh aristokrate qe kane qene shume te pasura por tani pothuajse te gjitha jane te mbytur ne borxhe. Keto familje jane te vetmet qe mund te konsiderohen si perfaqsues te paster te elementit Albanas [Shqiptar] nga origjina etnike por jo te gjithe nga kriteri gjuhesor".
"Gjuha familjare e shtepive me te degjuara te aristokracise Muamedane ne Janine eshte Albanishtja [Shqipja] por ato nuk numurohen me shume se rreth nje dyzine [1 Dyzine = 12]. Popullata Muhamedane e Artes eshte shume me e paket se ajo e Janines ne te dyja drejtimet, si ne numur njerezish ashtu dhe ne pasuri ekonomike".
"Qeverisja e zonave te banuara plotesisht nga Albanas [Shqiptare] nuk kishte qene asnjehere nje pozicion terheqes per burrat e etnive te tjera, pershembull Turqve, dhe keshtu qe ky funksion i ishte lene ne dore “shefave” vendas. Nga ana tjeter, ne zonat e banuara nga Greket, si ne rastin e Pashallekut te Janines, qeveria qendrore Otomane kishte ndjekur nje politike tjeter(2). Ali Pasha ishte ne te vertete i pari perjashtim nga rregulli per te mos punesuar Shqiptare ne poste te rendesishme drejtuese [Te pashallekut ne fjale]".
Ne parathenien e pjeses se dyte te ketij punimi, qe permban nje gramatike dhe fjalor Shqip, autori thote se:
"Ai [Hahn] e perpiloi kete pjese ndersa mesonte dhe vete gjuhen Albanase [Shqipe]. Metoda e tij mund te konsiderohet vetem teorike; kjo sepse ishte e veshtire gjetja e mundesive te praktikimit te gjuhes Albanase [Shqipe] ne nje qytet plotesisht Grek sic ishte Janina".
Si konkluzion, vras mendjen dhe pyes: C'kuptim ka kenga "Janines c'i pane syte" ? Per ke dhe perse behet fjale ? Ka dikush ndonje ide ?
​
​
Shenime sqaruese
1- Mundesia me e madhe eshte qe me termin "Turq" autori perkufizon banoret e besimit Myslyman.
2- Perpara Aliut, Pashalleku i Janines drejtohej nga Abdulla Bey, nje person i derguar nga Stambolli. Periudha ne ndrejtimin e tij u qojt “Koha e Arte” e Epirit te Jugut. Me vone, ne vitin 1806 Abdulla Bey ishte larguar nga detyra dhe provinca u fut nen kontroll te Ali Pasha Tepelenes.
Librat dhe autoret ku u mbeshtet ky shkrim
Albanesische Studien - Johann Georg Von Hahn
A Journey Through Albania: and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Constantinople, during the years 1809 and 1810. Volume 1 & 2 - John Cam Hobhouse Baron Broughton
Travels in Sicily, Greece and Albania - Thomas Smart Hughes
Travels in the Morea, Albania, and other parts of the Ottoman Empire - François Charles Hugues Laurent Pouqueville
The Fortnightly; Article Albania and the Albanians - Vincent Henry Penalver Caillard
​