Nga Jovan ne Gjon
Nuk e di se c'fare do te thuhej ne se Gjoni do te kthehej ne Jovan ...
Emrat Ivan dhe Jovan jane shume te ngjashem. Mendoj se nje Ivan do ta ktheje koken ne se dikush e therrret Jovan. Nuk besoj se do te ndodhte e njejta gje ne se ate e therrasin Gjon. Ky eshte kendveshtrimi im.
Dikush mendon ndryshe. Jovan dhe Gjon jane emra te njejte - do te insistoje ai.
Keshtu thone edhe shume historiane, politikane, njeres te thjeshe, etj. I te njejtes linje eshte dhe studjuesi qe shfaqet ne videon e paraqitur nga gazetari Bledi Fevziu ku hidhet drite mbi regjistrimet otomane te krahines Arvanid, zonave Korce-Permet dhe Kastoria-Kolonje. Materiali i plote gjendet ketu: https://fb.watch/ptFMlUdm4l/
Videoja zgjat rreth 3 minuta. Pikerisht ne minuten 2.40 prezantuesi shprehet:
“Regjistri i Jovanilit, domethene te tokave te Gjon Kastriotit.”
Nga pozicioni i nje ndjekesi te kujdesshem, do te komentoj rreth disa momenteve ‘Pikante’ te videos ne fjale duke filluar me regjistrin e Arvanidid te vitit 1431. Permbajtja e ketij doreshkrimi ishte perpunuar, organizuar, perkthyer ne Turqisht dhe botuar per here te pare ne vitin 1954 nga historiani dhe studjuesi i njohur Halil Inalcik. Titulli i plote i librit:
Hicrî 835 Tarihli
Sûret-i Defter-i Sancak-ı Arvanid(1)
Specialistet e fushes thone se Halil Inalcik vendosi standarte te larta ne fushen e studimeve mbi Perandorine Otomane. Ai ndryshoi kendveshtrimin e historianeve Perendimore rreth kesaj Perandorie te madhe. Midis te tjerash ai shpjegoi se si Porta e Larte mori nen kontroll Ballkanin. Ne kete fushe futet dhe publikimi i regjistrit te permendur me siper.
Halili ishte nje nacionalist Turk, por ne profesionin e tij ai kishte standarte te larta shkencore. Per meritat e tij te padiskutueshme, Inalcik u punesua dhe vleresua lart nga universitetet me te degjuara te Botes.
Le te ndalemi ne Defteri i Arvanidid. Inalcik shkruan se autori kryesor i saj ishte nje person i quajtur Jusuf; nje nenpunes i edukuar i Portes se Larte. Ka shume mundesi qe ai te ishte njohes i gjuhes Shqipe, gjithashtu. Per permbushjen e ketij projekti madhor per kohen, Josufi kishte ndihmesit e tij qe ishin banore te zonave perkatese. Keta persona ishin njohes te administrimit vendor, gjuhes se vendasve, besimeve fetare, traditave lokale, etj.
Inalcik sqaron se nenpunesit/regjistruesit e edukuar myslymane quheshin “Kātibs”, (Qatip ne Shqipen e sotme). Ndersa ata qe ishin vendas quheshin “Yazici”, (Jazexhi ne Shqipen e sotme). “Yazici” ishin kreyeshisht te Krishtere, por kishte dhe Myslymane, mbase te konvertuar rishtazi.
I gjithe ekipi i ‘Censusit Otoman’ te Arvanidid kishte per detyre te raportonte me saktesine me te madhe te mundeshme te dhenat nga terreni. Ketu futeshin emrat e timarioteve, vendbanimeve, fshatrave, provincave, numri i banesave, taksat e mbledhura, etj. Pra, ligji kerkonte perpikmeri dhe ndalonte manipulimin e te dhenave. Perndryshe, Sulltani ta priste koken !
Si rrjedhim: Ne se dikush quhej Jovan, ai regjistrohej si Jovan, dhe pike !
Saktesia e ketij informacioni ishte skeleti administrativ ku mbeshtetej sistemi i Timarit. Nje sistem qe e ktheu Perandorine Otomane ne fuqine me te madhe te kohes. Tendenca per te injoruar, anashkaluar apo tjetersuar kete fakt eshte thjesht nje gabim trashanik. I qellimshem apo jo, kjo eshte nje ceshtje tjeter.
Lind pyetja: A egzistonte emri Gjon ne ate kohe ?
Egzistonte nje version i afert i tij qe Inalcik e pershkruan si "Gön". Une po e konsideroj si "Gjon". Ne regjistrime shfaqen edhe emrat "Gergi" dhe "Gin" qe respektivisht po i konsideroj "Gjergji" dhe "Gjin"(2).
Atehere, perse te derguarit e Portes se Larte do te shkruanin se i jati i Iskender Beg/Skenderbeut, quhej "Yuvan"dhe zoterimet e tij "Yuvan-ili" ?
Ne se pranojme se i jati i Skenderbeut quhej Gjon, c'fare i kishte shtyre ata te fallsifikonin te dhenat dhe ta transformonin "Gön" ne "Yuvan" ?
Rreth 20 vite me vone, ne vitin 1973, Inalcik botoi nje nga punimet e tij me te njohura:
The Ottoman Empire 1300-1600 / Perandoria Otomane 1300-1600.
Ne kete liber, qe konsiderohet si nje nga me shkencoret mbi kete teme, ai trajton dhe Shqiperine e atehershme, rezistencenen e Iskander Beg/Skenderbeut kunder Portes se Larte.
Por kete radhe te jatin e Skenderbeut ai e quan "Ivan", dhe jo "Yuvan"
Perse ky ndryshim ?
Mbase ne kerkimet e tij ai kishte hasur materiale me domethenese.
Duke u rikthyer perseri ne “Defteret” e Portes se Larte te vitit 1431.
Ne prezantimin e Zt. Fevziu(3) shfaqen dhe dy regjistrime te tjera. Nje i zones Korce-Permet. Tjetri i zones Kastoria-Kolonje, i cili sipas studjuesit ne video, eshte me i detajuari.
Po ndalem shkurtazi tek ky i fundit. Mendoj se Kolonja ishte lidhur me Kastoria/Kosturin nepermjet Kishes Orthodokse mbase qe 1000 vite te shkuara. Fatkeqesisht, gjate Luftes se Dyte Boterore, godina e Mitropolise ne Kastorja u bombardua. Zjarri shkrumboi pergjithmone informacionet shekullore.
Keshtu qe rekorded e Arkivit Turk jane te nje rendesie te vecante. Studimi i tyre hedh drite mbi te kaluaren, banoret e atehershem te Kolonjes, emrat, besimet fetare, gjuhet e folura, zanatet, aktivitetin ekonomik, etj.
Uroj qe ky matrial te shqiperohet i pa ndikuar nga idjotesite e kohes. Destinacioni duhet te jete e verteta historike dhe jo manipulimi apo tjetersimi i asaj c’ka eshte shkrojtur 600 vite me pare.
Me sa kuptoj, ky hap nuk mund te hidhet nga persona qe e kthejne Ivanin ne Gjon.
Ndersa vendosjen masive te popullatave nga Anadolli ne Ballkan e trajtojne si levizje ushtaresh …
Shenime dhe sqarime
1- Kam lexuar ne Internet se ky liber eshte shqiperuar ne vitin 2017. Jam perpjekur ta ble, por nuk kam gjetur as edhe nje kopje.
2- Ne kete faqe shfaqet nje timariot i quajtur Petros Agramatikos djali i te cilit eshte kthyer ne Myslyman dhe ka mare emrin Hamza.
3- Zt. Fevziu shprehet se per Shqiperine ka te dhena ne arkivat e Venedikut. Edhe ne se ka te tilla, ato kane te bejme me te dhena fragmentale kryesisht per ate qe quhej "Albania Venedikase". Mendoj se ne Arkivat Turke gjenden dokumenta shume te rendesishem te historise Ballkanike dhe asaj Shqiptare.
Janar, 2024