"Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria" dhe "Njeriu i Ri"
Kur isha i vogel, ne shkolle mesonim vjersha "patriotike" kryesisht ato per "Nenen Parti" dhe per udheheqesin e dashur, "Xhaxhin Enver" ... Mesonim dhe vjersha nga Rilindasit. Nje nga vjershat me te spikatura ishte ajo e Vaso Pashes, "O moj Shqypni", me vargjet e saj te famshme:
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Ne ate moshe as qe me shkonte nderment qe 50 vjet me vone do ti rikthehesha ketyre vargjeve dhe ti analizoja nga nje kendveshtrim komplet tjeter. Mu desh nje kohe e gjate qe te kuptoja qe keto vargje, pervec mohimit te besimit fetar, i ngjanin dhe vargjeve te Internacionales dhe parrulles "proletare te gjitha vendeve bashkohuni".
Pavaresisht kush ishte Vaso Pasha dhe cilat ishin motivet e tij, ideja utopike se nacionalizmi mund te zevendesoje besimet fetare do te dilte shume, shume me e komplikuar se nje vjershe. Vaso Pasha kishte lindur ne Shkoder ne nje familje Katolike. Ai i kishte sherbyer Portes se Larte me besnikeri dhe bente punen per te cilen Sulltani e paguante, bile shume mire. Pikpamjet dhe idete e Vaso Pashes u mbeshteten nga disa Rilindas te tjere te kohes dhe me vone u perdoren gjeresisht per stimulimin e nacionalizmit dhe ateizmit Shqiptar. Ai vdiq ne Bejrut, Liban, ku mbajti nje post te larte ne administraten Otomane.
****
C’fare ishte “Feja e Shqipetarit eshte Shqiptaria”? Ajo ishte nje thirje per fshirjen totale te kaluares 450 vjecare dhe krijimin e nje ideologjie iredentiste bazuar ne hamendje, gojedhena, perralla dhe shtremberime te historise. Sipas Pashko Vases ne radhe te pare Shqiptaret ishin Shqiptare dhe pastaj besimtare. Ne veshtrim te pare kjo duket si nje ide "perparimtare" qe ndihmon ne unifikimin e grupeve te ndryshme te popullates. Por, po ta shohesh nga nje pozicion i bazuar ne realitetin e kohes mbase ishte thirja e pare ne Ballkan per krijimin e nje "shteti ateist" ku ideologjite fetare zevendesohen me nje ideologji tjeter te krijuar dhe kontrolluar nga klasa ne pushtet per nje qellim te caktuar. Sipas Pashko Vases, ajo pjese e Ballkanit qe popullohej kryesisht nga Shqipfoles, do te krijonte nje krahine autonome brenda Perandorise dhe do te ishte nen varesine e Portes se Larte. Shqiptaret me nje fe te re, "Shqiptarizmen", do te kishin te drejta te barabarta me popujt e tjere dhe per udheheqes do te kishin Sulltanin e Plotfuqishem. Problemi madhor i kesaj teorie ishte se grupe te ndryshme te popullates kishin interpretime kontradiktore rreth klasifikimit dhe kuptimit te fjales "Shqiptarizem".
Le te shohim disa nga kushtet ne te cilat ndodhej popullata Shqipfolese dhe raportet me fqinjet ne vitin 1878 kur Vaso Pasha mendohet se shkrjoti vjershen.
-
Shqiptaret jetonin kryesisht ne kater vilajete, te Perandorise qe po jepte shpirt, te ndare nga perkatesi/besime fetare, menyra jetese, dialekte gjuhesore, interesa klanore/fisnore, nivele emancipimi dhe edukimi, situatash ekonomike, etj. Pengesa me e madhe ishte feja e cila i kishte ndare grupet reciproke ne kampe te ndryshme, shpesh here ne armiqesi te hapur.
-
Perandoria Otomane vuante nga injoranca masive dhe kjo ishte mbase arsyeja kryesore qe ajo u zhduk. Niveli i analfabetizmit shkonte ne nivele shume te larta. Ne qendrat me te zhvilluara te Perandorise vetem 10% e banoreve dinin shkrim e kendim dhe keta banore shpesh here dinin gjuhen e grupit te tyre etnik dhe jo Otomanisht apo Arabisht qe ishin gjuhet zyrtare te Perandorise. Nuk duhet shume shkolle per te kuptuar nivelin e zhvillimit ne "Shqiperi" ku bie fjala ne disa zona nuk te jepnin grua po te mos ishe ne gjendje te vidhje; kush po pyeste per shkrim e kendim ne gjuhen Shqipe qe as qe egzistonte …
-
Popullatat e tjera te Ballkanit, Greket, Serbet etj, kishin objektivat e tyre me qellim final arritjen e pavaresise se plote dhe krijimin e shteteve nacionale sa me te medha te mundeshme. Por, ata kishin themele mbi te cilat mund te mbeshtesnin aspiratat e tyre dhe keto ishin besimi dhe strukturat fetare te cilat i kishin rojtur me mundim te madh gjate pese shekujve te sundimt Otoman. Fqinjet e Shqiptareve kishin tradite fetare te vjeter, te konsoliduar dhe homogjene me lidhje te forte me historine e Kishes Orthodokse Lindore dhe Bizantit. Ata nuk do ta kuptonin nje sugjerim si psh: feja e Serbeve eshte dicka tjeter nga ajo qe atyre ju lane te paret. Pra, per popujt fqinje ky problem ishte i zgjidhur, nacionaliteti dhe feja ishin te lidhura me njara-tjetren. Ose me sakte, pjesa dermuese e popullatave respektive kishte pranuar Kristianizmin Orthodoks si fe nacionale.
-
Shqiptaret e besimit te Krishtere e kishin rojtur besimin e tyre me perpjekje te medha por edhe me ndihmen dhe mbeshtetjen e kishave te huaja. Katoliket kishin ndihmen e Vatikanit, Italianeve dhe Austro-Hungarezeve. Orthodokset kishin ndihmen e Kishes Greke dhe Sllave. Pa ndihmen e faktoreve te jashtem te Krishteret Shqiptare do te ishin reduktuar akoma dhe me shume, mbase dhe eleminuar plotesisht. Kuptohet qe keta faktore te jashtem nuk do te hiqnin dore nga interesat dhe investimet e tyre.
-
Myslymanet Shqiptare ndaheshin ne dy grupe; ata qe i mbanin aktive institucionet e tyre fetare sepse besonin ne Islam dhe oportunistet fetare qe perfitonin nga politikat favorizuese te Portes se Larte ne drejtim te popullates Myslymane. Ne pergjithesi Myslymanet Shqiptare nuk kishin ndonje strukture fetare te organizuar mire. Ata ishin akoma me te pecare se te Krishteret. Edhe sot e kesaj dite Myslymanet Shqiptare jane te ndare ne grupe qe kane pozicione diametralisht te kunderta rreth rolit te Islamit dhe pushtimit Otoman te Shqiperise.
-
Ndjenja e nacionalizmit ne popullaten Shqipfolese ishte ne hapat e pare. Kjo ndjene ishte kryesisht e perhapur ne persona qe jetonin ne vende si Turqia/Perandoria Otomane, Egjypti, Italia, Rumania, Bullgaria, etj. Mbartesit e ideve nacionaliste ishin ne pergjithesi njerez te edukuar dhe enderimtare te frymazuar nga levizjet Europiane per liri dhe te drejta te kombeve te vegjel. Nga ana tjeter shqipfolesit vendas, ata qe jetonin ne Vilajetet Turke, e karakterizonin veten si Gege, Toske, Myslymane, Kaure, Turq, Greke, etj. Mbase, ka patur njerez qe e konsideronin veten Shqiptare por edhe per ta nacionalizmi ishte dicka qe s'hynte ne pune. Sa mund ta kuptonte nje analfabet nje vjershe te Vaso Pashes i cili punimet e tij i shkrojti ne pjesen me te madhe ne Ferngjisht dhe Italisht ?!
****
Pa u futur ne detaje historike do te beja nje pyetje: C'do te thoshte nje fshatar nga zonat rurale te viteve 1880 po ti kerkohej te "ndronte" fene me qellim final ngritjen e nje shteti bazuar ne nje "fe" te re bashkeperfshirese ku e kaluara s’kishte me vlere ?
C'do kush mund te jape pergjigjen e tij ashtu sic e mendon.
Duke anashkaluar tema te shumta diskutimi qe mund te hapen ne kete pike do te perpiqem te shpreh mendimin tim; pse une e konsideroj thirjen e Vaso Pashes si nje gabim historik qe do te hapte rrugen per shkaterimin e vlerave dhe traditave te lidhura me besimin fetar qofte ky i Krishtere apo Myslyman.
Do ta filloj nga vete Vaso Pasha. Gjate karieres se tij te gjate ne sherbim te Sulltanit, ai kishte mbajtur pozicione te larta ne disa provinca te Perandorise ku popullata ishte e perziere si ne ethnicitete, besime fetare ashtu dhe ne gjuhe te folura e te shkrojtura. Per shembull, ai kishte qene Guvernator i Bosnjes, i Adrianople dhe i Bejrutit (1). Vaso Pasha (ai njihej me emrin Wassa Effendi) kishte dhene prova se mund te mbante nen kontroll, ku me hir - ku me pahir, situata te komplikuara dhe ishte ne gjendje te gjente rruge komunikimi me grupe te ndryshme njerezish/besimesh fetare/aspiratash. Ne permbushjen e ketyre roleve ai kishte mbeshtetjen e Prandorise Otomane dhe fuqive te medha, Anglise, Frances, Austro-Hungarise, etj, te cilat kishin interesa strategjike ne keto zona dhe kerkonin stabilitet politik dhe ekonomik. Pra, mbas shpatullave te tij qendronin fuqite me te medha te kohes qe kishin rene dakort midis tyre te ruanin ekulibra delikate. Ne rastin e Bejrutit, "Te medhenjte" e emeruan Vaso Pashen ne kete pozicion qe te bente te kenaqur te gjitha palet dhe jo te fillonte nje levizje unifikuse midis grupeve qe kishin dallime te theksuara.
Vaso Pasha ishte njeri i kenduar dhe me eksperience jete. Ai njihte disa kultura, gjuhe te huaja dhe ishte funksionar kariere. Vaso Pasha ishte larguar nga Shkodra ne moshe te re dhe kalkulimet i bente nga tavolina e nje zyrtari Otoman. Ai varte ne qafe kryqin dhe ne gjoks qepte dekoratat e Sulltanit dhe kujtonte se sic bente ai do te benin dhe fshataret ne pyjet dhe malet e Shqiperise te zhytur mes s'kamjes dhe injorances masive. Vaso Pasha hodhi nje ide qe mbase kishte per qellim final krijimin e nje vendi dhe nacionaliteti unik, le ta quajme “Shqiptarizem”, por rezultatet treguan dicka tjeter …
****
Armiku kryesor i Vaso Pashes ishte ndikimi Grek ne Vilajetet e Manastirit dhe Janines. Ai pretendonte se ky ndikim qe vinte nepermjet Kishes Orthodokse duhej te zhdukej. Sipas tij ne keto zona banoret ishin ne pjesen dermuese Shqiptare dhe duhet te bashkoheshin rreth nje ideologjie dhe nacionaliteti "Shqiptar". Ai nuk merrte parasysh historine dhe traditat. Ai "harronte" se fale gjuhes dhe lidhjeve Greke keto zona ishin dhe zonat me te zhvilluara te vilajeteve ku jetonin Shqipfolesit e asaj kohe. Gjuha Greke ishte perdorur ne zonat Jugore te Shqiperise per dhjetra shekuj. Orthodhoksia po ashtu. Banoret pervec besimit fetar dhe kultures Greke kishin marre njohuri shkencore, kishin mesuar histori, gjeografi, matematike, biznes, ndertim, elementet e pare te funksionimit te shtetit etj … Jo me kot shume Rilindas dhe bashkekohes te tij kaluan nga shkollat Greke te Janines dhe Athines.
Qe nga koha kur u shkrojt vjersha deri ne fillim te viteve 1920 audienca ishte shume e vogel. Rritja e numrit te Shqiptareve qe filluan te mesonin shkrim e kendim shumefishoi mundesine e perhapjes se kesaj poeme. Ishte krijimi i shtetit shqiptar ai qe do te stimulonte kete mesazh. Ne fillimet e tij, nje nga fushat ku Shteti Shqiptar u perqendrua ishte zhdukja e “ndikimeve te huaja”, kryesisht eleminimi i influences se kultures Greke dhe distancimi i Orthodhokse nga Kisha Greke. Qellimi u arrit relativisht lehte. Ne fund te viteve 30, Kisha Orthodokse Shqiptare ishte Autoqefale dhe gjuha Greke ishte zhdukur nga zonat ku ishte mesuar me pare. Katolicizmi u godit ashper gjithashtu. Organizatat Myslymane u adoptuan me kollaj ne situaten e re. Punet ecen sipas planit por ne te njejten kohe u krijuan probleme madhore si ne fushen fetare ashtu dhe ne detyrimet dhe pergjegjesite e shtetit laik. Hapesirat dhe boshlleqet qe u krijuan duhet te mbusheshin dhe e vetmja rruge e shpejte qe mund te ndihmonte ne kete drejtim ishte nacionalizmi. Dijet dhe njohurite qe do t’ju mesoheshin nxenesve neper shkolla mungonin. Ato u krijuan shpejt e shpejt duke marre per baze interesat e momentit dhe sugjerimet e fuqive te huaja qe kontribuan ne krijimin e shtetit Shqiptar. Qellimi perfundimtar i ketij projekti ishte qe Shqiptaret te besonin ne platforma “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”. Kjo ide u shty aq shume sa qe u krijua bindja se Shqiptaret qe besojne ne kete platforme ishin me te mire se Shqiptaret qe nuk besonin ne te. Kjo teori do te merrte nje forme tjeter disa vite me vone me pretendimin se komunistet jane me te mire se jo-komunistet …
Reduktimi i rolit te fese, qofte kjo e Krishtere apo Myslymane, coi ne reduktimin e edukates qytetare qe kalohej nga brezi ne brez. Gjyshet dhe gjysherit nuk ju mesuan mbesave dhe niperve “Friken e Zotit” ndersa shteti i dobet nuk ishte ne gjendje te ngrinte struktura laike plotesisht funksionale. Vitet e mbretit Zog, u karakterizuan nga masa shternguese kunder organizimeve fetare. Ai e “shtetezoi” besimin dhe i ktheu institucionet fetare ne vegla te politikave te tij duke reduktuar ne maksimum lirine e tyre. Ne nje fare menyre Zogu tentoi te behej “Perendi” e Shqipetareve. Bie fjala, mesha ne kishe duhej te perfundonte me nje fraze ku te thuhej: “Zoti bekofte Lartmadhenine e Tij”. Ketu filloi dhe faza e shkaterimit te fese ne Shqiperi. Pa dyshim qe Ahmet Zogolli kishte meritat e tij ne themelimin e disa institucioneve shteterore por koha tregoi qe “Lartmadhenia” i la “delet” e Tij ne meshire te “mbreterve” te tjere dhe ja mbathi, ashtu sic kishin bere dhe shume te tjere para tij …
Personalisht mendoj se, ishte pikerisht Ahmet Zogu ai qe humbi momentin e arte historik per ta kthyer Shqiperine ne nje shembull Ballkanik ku besimet fetare, ethnicitetet dhe interesat rajonale te bashkejetonin dhe ecnin drejt nje te ardhme paqesore. Shqiperia e asaj kohe kishte disa potenciale qe nuk i kishin vendet e tjera. Ne Shqiperi kishin interesa te gjitha vendet kufitare; Yugosllavet, Greket dhe Italianet. Nje mbret largpames do te dinte te jepte dhe te merrte me te gjitha palet e interesuara. Behet fjale per vitet 1930 kur kufijte e Shqiperise ishin percaktuar perfundimisht. Detyra e tij ishte shume me shume ekonomike sesa politike apo ushtarake. Ai zgjodhi rrugen nacionaliste: “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria dhe Mbreti jam une”.
****
Viti 1945 e gjeti vendin ne nje situate dramatike. Nuk behej fjale me per rrezik etnik. "Pushteti i popullit" nuk kishte fare frike ti shuante nga faqja e dheut “te huajt”, shovinistet Greke, Sllave apo ndonje tjeter. Armiqte politike mernin "gjysmen e lekut", kurse ata me "fatlumet" perfundonin ne burgje apo intenime. Shoqeria u nda ne dy grupe; te miret dhe te liqte, komunistet dhe antikomunistet, Shqiptaret dhe anti-Shqiptaret. Behet fjale per nje lufte te ashper civile shume dimensionale ku njera pale “c’faros” palen tjeter duke perdorur mekanizma shteterore. Ne ato kohe te "cmendura" te pohonje apo mbroje nje identitet etnik jashte “zonave te percaktuara” ishte njesoj si te denoje veten me burgim te perjetshem apo varrje ne litar. Ne fushat e permendura me lart komunistet Shqiptare nuk kishin nevoje per mesime apo sugjerime dhe as per poezi; ata kishin vjershat e tyre ! Megjitheate vargjet e Vaso Pashes, ato ku thuhej:
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
do te silleshin ne skene perseri. Ai pak besim fetar qe kishte mbijetuar duhej te zevendesohej me ideologjine "komuniste", objektet fetare duhet te shtetezoheshin ose renoheshin dhe ato qe do te mbeteshin te mbushesin me kashte ose ktheheshin ne stalla. Per permbushjen e ketij qellimi pushteti totalitar do te perdorte “Njeriun e Ri”; ata djem e vajza te vegjel, qe tashme ishin ritur, qe gjyshja dhe gjyshi nuk i kishin mare per dore dhe shpene ne kishe apo xhami. Ata qe ne femijeri u mesuan me thenie “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria” nuk do ta kishin fare veshtire qe ne emer te nje nacionalizmi bosh te gershetuar me mesimet e "revolucionit proletar" te shkateronin ne kohe rekord tradita qe ishin krijuar gjate shekujsh. Kete fenomen e sheh fare qarte ne ato pak ikona fetare qe kane arritur ti shpetojne “Shqiptarizmes”. Per shembull, disa kisha ne Voskopoje i shpetuan zjarrit te Ali Pashajt, Sali Butkes, etj, por nuk i shpetuan dot “Njeriut te ri” qe ka firmosur injorancen e tij mbi shenjtoret qe dikur te paret e tij i mbrojten me jete.
****
Poema e Vaso Pashes mbyllet me vargjet:
Të desim si burrat që vdiqnë motit,
Edhe mos marrohna përpara zotit.
Kruaj koken dhe pyes veten; Vaso Pasha ju bente thirrje Shqiptareve te mos turperoheshin perpara Zotit; po per ke Zot bente fjale ai ?
​
Shenime te rendesishme
(1) Vlen te permended se per postin e Bejrutit ne fillim "Porta e Larte" propozi Prenk Bib Doden, por Anglia dhe Franca e konsideruan ate shume te ri, (Ishte vetem 24 vjec), te pa-pervoje, pa asnje njohje te zakoneve dhe gjuheve qe fliteshin ne Liban.
​
​
Janar, 2020
​