Fan Noli dhe Vorio Epiri
Epiri i Veriut; pjese e Shqiperise 'Zvicerane'. Keshtu mendonte dhe Noli ...
Duke lexuar nje shkrim ne nje gazete amerikane te viteve 1980, qe bente fjale mbi Shqiperine e vete-izoluar, midis te tjerash me terhoqi vemendjen nje paragraf:
“Ne shenje miqesie, ne ju tundnim doren ushtareve shqiptare qe ndodheshin jo larg, ne anen tjeter te kufirit, por asnjehere dhe asnjeri prej tyre nuk reagonte me te njejtin gjest. Dukej sikur veprimi yne i inatoste ata.”
Keshtu shprehej nje djalosh grek qe kishte kryer sherbimin ushtarak ne kufi.
Qe atehere kane kaluar disa dekada dhe marrdheniet midis dy shteteve dhe popujve kane ndryshuar rrenjesisht. Megjithate, nje pjese e opinionit ne te dy vendet vazhdon te mbeshtetet ne problemet e te kaluares. Keto segmente nuk duan ta kuptojne qe ndodhemi ne nje realitet tjeter gjeo-politik, ekonomik dhe shoqeror.
Kohet e fundit, raportet Tirane-Athine jane acaruar perseri. Duke lene menjeane te gjitha temat e tjera, po perqendrohem tek Epiri i Veriut / Vorio Epiri, nje tog-fjalesh ky qe dikush do ta zhduke edhe si term gjuhesor. Disa egzemplare pseudo-patriote qe bertasin neper studjot televizive te Tiranes ngrejne shume hipoteza dhe akuza, por asnjeri prej tyre nuk e vendos Epirin e Veriut, dhe banoret e tij, ne kontekstin historik te kohes.
​
Gjate shekujve te kaluar ka patur disa projekte per bashkimin e Epirit te Veriut me Greqine. Perkrahes se ketyre proceseve kane qene si poullatat greke ashtu edhe ato shqiptare. Por duhet te theksohet se keto perpjekje perfunduan zyrtarisht ne vitin 1914 me neshkrimin e Protokollit te Korfuzit. Materiali i meposhtem tregon permbajtjen e protokollit ne fjale. Edhe pse shqiperimi eshte i dobet, perseri perben nje material interesant per ata qe duan te mesojne te verteten shkencore.
​
Nga sa me siper, duket qarte qe marreveshja e njihte Epirin e Veriut si nje pjese integrale te Principates Shqiptare. Ajo nuk kerkonte ndryshimin e kufijve, paraprakisht te rena dakord mes fuqive te medha. As bashkimin e Epirit te Veriut me Mbreterine Greke.
​Protokolli kufizohej ne te drejtat kulturore, gjuhesore, fetare dhe vet-qeverisje lokale te cilat do te garantoheshin nga Shteti Shqiptar dhe Fuqite e Medha. Permeshume, nje lexues i kujdesshem do te vere re qe disa pika ishin pro-shqiptare dhe anti-greke. Pra, trashe-trashe, organizatoret dhe mbeshtetesit e asaj levizje nuk ishin dhe aq anti-shqiptare sa dikush perpiqet ti pershkruaje ata.
Mareveshja u finalizua ne daten 17 Maj, 1914, me firmosjen e saj ne ishullin e Korfuzit, nga i cili mori dhe emrin.
​
Haptazi apo fshehurazi, kete protokoll e perkrahen njerz te thjeshte, intelektuale, politikane, tregetare, perfaqsues fetare, ishin keta greke apo shqiptare. Midis tyre dhe paraardhesit e mi. Por mbi te gjithe, spikati Fan Noli edhe pse punoi indirekt ne prapaskene dhe i mbuluar me rasen e patriotit shqiptar te zbukuruar me shirita anti-greke.
Material i shumte mbi kete teme gjendet ne Arkivat Amerikane. Problemi eshte ku ta fillosh dhe mbarosh me figuren komplekse dhe karakterin ‘elastik’ te Theofanis Mavromatis, te transformuar ne Fan Noli. Ai ishte nje kamelon i vertete politik qe i pershtatej situates momentale me objektiv final: Perfitimin personal.
FBI, dhe institucione te tjera, e konsideronin Nolin si nje agjent te huaj dhe person te rrezikshem per interesat amerikane. Ne vitin 1918, Noli ishte vene ne pergjim te vazhdueshem nga FBI e cila kishte hapur nje dosje te vecante me numur 40544. Ai vete, shoket, miqte, telefoni i zyres se tij, banesa, etj, ishin nen vezhgim. Kuptohet, spiunet me te devotshem ishin nga gjiri i emigranteve shqiptare. Por kishte dhe greke. Bile edhe nje arberesh qe e spiunonte Nolin sepse e konsideronte ate armik te Italise. Nga komuniteti shqiptar, mbiemrat me te njohur ishin: Dako, Qiriazi, Grameno, etj. Nje spiun interesant ishte korcari Theodhor/Dhori Harito. Ai ishte nje pro-shqiptar aktiv dhe anti-grek qe e kishte sulmuar Nolin ashper. Ne vitet 1921/1922, Harito ishte arestuar per organizim kumari ilegal, prodhimin dhe shitjen e pijeve te ndaluara alkolike …
Me poste tregohen disa dokumente te shkeputura nga dosja ne fjale.
​
Raportimi i mesiperm, ishte pregatitur me kontributin e Parashqevi Qiriazit. Midis te tjerash, aty thuhet se ne vitin 1916, Noli kishte mare pjese ne nje dreke te organizuar ne Indianopolis nga perkrahes te Mbretit te Greqise ku kishte mbajtur nje fjalim mbi politiken internacionale. I pranishem ishte dhe dhe sekretari i Konsullates Greke i cili ishte shprehur se “Fan Noli was in Greek pay.” Me sakte: “Noli ishte ne borderone greke.”
I njejti raport thote se edhe Konstantin Cekrezi kishte mare “Nje shume te madhe” nga greket.
Por informacioni me interesant eshte ai qe thote se Noli “Received Austrian money through Greek Channels.” E thene shqip: “Noli kishte mare para austriake nepermjet kanaleve greke.”
Akuza se Noli merrte para nga gjermanet dhe austriaket nepermjet grekeve rishfaqet disa here ne dosjen e tij. Nje shembull tjeter paraqitet ne vazhdim.
​
Ja dhe nje raportim tjeter ku Fan Noli/Mavromatis dhe Faik Konica pershkruhen si agjente te sherbimeve sekrete austriake.
​
Ngrihet pyetja: Perse gjermanet, austriaket dhe monarkistet greke paguanin Nolin ?
Arsyeja qendronte tek fati i territoreve shqiptare pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore. Te tre palet kerkonin rikthimin e Princ Vidid ne Principaten Shqiptare dhe mbajtjen e Italise, Anglise, Frances dhe Amerikes sa me larg brigjeve lindore te Adriatikut. Kishte shume te ngjare qe, ne se luften do ta fitonin gjermano-austriaket, Shqiperia do te qeverisej si nje konfederate dhe Protokolli i Korfuzit do te qendronte ne fuqi. Pikerisht, kjo ishte arsyeja se perse Noli interesohej ne kete projekt, qe ne se do te behej realitet, do ti afronte atij nje pozicion shume te rendesishem ne Oborrin e Princ Vidid. Ne te njejten kohe, do ta kthente ate ne te preferuarin e gjermaneve, austriakeve dhe grekeve.
​
Greket hipen Nolin ne fronin e udheheqesit suprem te emigranteve shqiptare ne Amerike
​
Perpjekjet e fshehura te Nolit hasen ne rezistencen e anetareve te tjere te shoqerise Vatra dhe ne momentin me deciziv te karrieres se tij ne Amerike, erdhi ndihma greke. Konsulli grek ne Boston gjeti menyren per ta prezantuar Nolin tek Presidenca Amerikane si perfaqsuesin e shqiptareve ne USA dhe Kanada. Ne daten 4 Korrik, 1918, Fan Noli takoi Presidentin Willson. Ky takim historik i dha mundesine atij te shuante c’do pakenaqesi dhe rivalitet brenda shoqerise Vatra dhe komunitetit shqiptar ne Ameriken e Veriut dhe jo vetem.
Nje fragment nga dokumentat e dosjes 40544 tregon deshmine e nje agjenti te FBI qe thote:
“Une mendoj se konsulli aktual grek, Timojanis, eshte ai qe inkurajon pozicionin e Nolit ne Uashington.”
​
Permeteper, agjentet amerikane kishin dyshime se Noli, i rekrutuar nga konsulli grek, dergonte sekrete ne Europe nepermjet anijeve te peshkimit qe ankoroheshin prane Bostonit. Po ashtu, zbulimi amerikan raportonte se Konsullata Greke ne Nju Jork paiste shqiptare te ndryshem me pashaporta greke, ne te njejten kohe kur Franca dhe Italia e refuzonin nje veprim te tille.
Kush dhe perse merrte pashaporten greke ? Kete investigimi nuk e thote, por nuk do te ishte ndonje cudi e madhe ne se ato i mernin perkrahesit e Vorio-Epirit.
Me poshte nje agjent paraqit nje informacion te ngjashem. Ai shkruan:
“Konsulli grek ne Boston, (Timojanis), nje ish-perkrahes i forte i Konstantinit, [Mbretit Grek], dyshohet se ka lidhje te ngushta me Fan Nolin.”
​
Prej disa vitesh, Noli kishte patur lidhje te forta me nje sere elementesh greke te emigruar ne USA te cilet ishin punesuar ne sherbimet diplomatike greke. Nje rast domethenes ishte Stratos Sakelarios, nje toger grek qe kishte mare pjese ne luftimet ne Epirin e Veriut. Me pas ai kishte emigruar ne Amerike dhe aty ishte punuar si zyrtar ne ambasaden greke ne Cikago. Noli e kishte prezantuar Stratosin ne Keshillin e Kishes Orthodhokse Shqiptare ne Uashington si nje patriot shqiptar nga Korca; si nje pjestar te nje nga familjeve me te degjuara te qytetit. Noli kishte insistuar se Sakelarios ishte nje theolog ne sherbim te Kishes Orthodhokse Greke, E kishte cuar ate tek Bishopi i Kishes Ruse ne Nju Jork i cili e kishte shunguar ate ne prift. Keshtu qe Stratos Sakelarios, pa ditur as edhe nje fjale shqip, u be nje prift qe i sherbente komunitetin shqiptaro-orthodhoks.
Dokumenti qe shoqeron jep detajet e ketij ‘Manovrimi Nolian’.
​
Perse ta kishte bere Fan Noli kete gje ?
Mbase ata kishin qene bashkepuntore te vjeter. Mbase Noli deshironte te mbante hapur nje kanal komunikimi me dike ne Greqi dhe ti kalonte atij informacion nepermjet dikujt tjeter dhe jo drejtperdrejt. Nje ish-ushtarak i trajnuar do te ishte personi ideal per kete qellim.
Noli dhe varianti amerikan i Epirit te Veriut
Noli si nje mendimtar qe bente kalkulime te komplikuara, kishte planifikuar dhe planin ‘B’. Ate te rastit ne se gjermano-austriaket humbisnin luften. Ai hyri ne mardhenie shume te ngushta me George Fred Williams, nje politikan i cuditshem por me lidhje te fuqishme ne shtetin e Massachusetts.
Me sa kuptohet, pika e interesit te perbashket midis ketyre dy personave ishte qeverisja e Shtetit Shqiptar mbas mbarimit te LPB. Williams kishte mbajtur postin e Ambasadorit Amerikan ne Greqi nga Tetori i vitit 1913 deri ne Qershor 1914. Ai kishte dhene dorheqjen mbas nje vizite ne qe kishte bere ne Shqiperi ku kishte takuar edhe Georgios Christakis-Zografos, udheheqesin e Krahines Autonome te Vorio Epirit. Ish-ambasadori amerikan kishte arritur ne konkluzionin se Shqiperia duhej te qeverisej me nje sistem kantonal te ngjashem me ate te Zvicres ku krahina vete-qeverisese, si puna e Epirit te Veriut, do te beheshin pjese e nje shteti federal. George Fred Williams kishte shprehur gadishmerine qe te behej udheheqesi i ketij koncepti te ri qeverises ne Ballkan.
​
Sic thuhet ne dokumentin e mesiperm, krahu i Nolit brenda Vatres preferonte nje Shqiperi te pavarur nen “Protektoratin Amerikan” dhe “George Fred Williams do te ishte personi i pershtatshem” per te drejtuar kete protektorat. Pra edhe ne kete rast kishim te benim me nje aleance midis Nolit dhe Williams, nje mbeshtetes i forte i Epirit te Veriut/Vorio Epirit.
Noli harroi Princ Vidin dhe aleatet e dikurshem
​
Fitorja e luftes nga aleatet anglo-amerikane, dhe humbja e gjermano-austriakeve, natyrisht ndryshoi dhe qendrimin e Nolit. Ai harroi 'Miqte e vjeter' dhe zuri te rinj, te cilet do ti ndryshonte perseri pak kohe me vone.
Por le te mbetemi tek Epiri i Veriut.
Ndersa Noli u kthye ne nje patriot te madh, ish aleatet e tij vorio-epirote u demaskuan si tradhetare te atdheut edhe pse objektivi i tyre ishte mbrojtja e traditave shekullore, gjuhes amtare, besimit fetar dhe preferencave nacionale. Nje pjese e madhe e ketyre personave, duke kuptuar se fati i tyre ishte vendosur ne zyrat e te medhenjve, u ingranuan ne realitetit te ri duke ndihmuan ne ngritjen dhe funksionimin e Shtetit Shqiptar. Sot, shume nga pasardhesit e tyre jane shqiptarizuar plotesisht dhe nuk duan t’ja dine se c’fare mendonin para-ardhesit. Natyrisht qe eshte e drejta e tyre legjitime dhe askush nuk mund ta gjykoje ate. Ashtu sic eshte e drejta e atyre qe vazhdojne te mbrojne identitetin e te pareve ...
E ardhmja e Shqiperise; pjese e Europes se Bashkuar, apo vazhdimi i 'Luftes' kunder Vorio Epirit ?
​
Per ata qe therrasin dhe ulerijne duke barazuar termin 'Epiri i Veriut' me 'Iredentizem':
Ndryshimi i kufijve Greqi-Shqiperi eshte nje ceshtje e mbyllur me kohe. Aq me teper sot, kur Ballkani Perendimor po perpiqet te ndjeke pervojen e Europes Perendimore ku ushtaret ne kufi gjenden vetem ne fotografite e se kaluares. Por Europianizim do te thote vleresim i historise se perbashket mbi baza shkencore dhe jo promovim te urrejtjes dhe injorances.
Ne kete kendveshtrim, nuk mund te mohohet fakti qe shume poullata ne Epirin e Veriut, apo Shqiperine e Jugut, kane qene per mijera vjet mbartese dhe perhapese te gjuhes, kultures, traditave greke dhe besimit kristiano-orthodhoks. Ishin pikerisht keto elemente qe krijuan zonen me te edukuar dhe produktive ne territoret ku lindi zanafilla e Shtetit Shqiptar. Ka ardhur momenti qe ato te vleresohen per aq sa ju takon dhe jo te ndeshkohen si armike te identitetit shqiptar.
Nje here e nje kohe, vete Fan Noli punoi ne kete drejtim me idene e krijimit te Shqiperise 'Zvicerane' ...
​
​
Korrik, 2024
​
​