top of page

Epiri i Veriut dhe historitë e pathëna ...

Ne muajt e fundit te Luftes se Dyte Boterore, pikerisht ne daten 27 Mars, 1945, Senati Amerikan me unanimitet te plote miratoi nje rezolute mbi ri-berjen e kufijve Ballkanike. (Propozimi ishte bere ne date 19 Shkurt, 1945 nga senatori demokrat Claude D. Pepper.

Rezoluta(1) paraqitet me poshte:

​

"Me unanimitet, mendimi i Senatit eshte qe Epiri i Veriut (perfshi Korcen) dhe 12 ishujt e Detit Egje, te njojtur si "Dymbedhjete Ishujt", ku qartazi predominon popullata Greke, koferenca e paqes duhet tja jape Greqise dhe keto territore ti bashkengjiten Greqise".

 

Si ka mundesi qe amerikanet, bile dhe aleatet e tyre britanike, kerkonin rishikimin e kufijve te Shqiperise ? Eshte nje histori e gjate dhe e koklavitur, por rezoluta ne fjale nuk u "shty" me tej. Ne vitin 1942 amerikanet kishin firmosur nje marrveshje me te hershme ku zotoheshin se do te respektonin kufijte egzistues te shteteve ballkanike. 


Eshte e zakonshme qe ne median dhe forumet sociale shqiptare te shfaqen shkrime rreth Vorio Epirit dhe vorio epiroteve duke i trajtuar keto kategori si fenomene 'bardhe e zi. Hartat e 'Shqiperise se Madhe' e shtyjne kete njeanshmeri akoma edhe me shume. E thene thjesht; per nacionalistet ekstremiste shqiptare Epiri i Veriut nuk egziston ndersa banoret qe perpiqen te ruajne identitetin e tyre jane 'agjente te grekut'. 
Po ndalem fare shkurt tek termi Epir. Eshte me se e qarte qe ky term ka egzistuar per te pakten 2500 vjet dhe eshte ngushtesisht i lidhur me historine e Helenizmit. Barleti shkruan se Lek Dukagjini dhe Skenderbeu ishin epiriotas. Bazuar ne shkrimet e Barletit, Epiri shtrihej deri ne veri te Shqiperise se sotme. Dikush do te thote se gjate historise kufijte e Epirit kane levizur lart e poshte - poshte e lart ... Dikush tjeter do te thote se epiriotasit e dikurshem ishin shqiptare dhe jo greke.

Ne kete pike, une do te perpiqem te sjell disa fakte historike dhe jo pasione nacionalistesh. 


Revolucioni Francez (1789-1799) krijoi nje ere ndryshimesh ne te gjithe Europen. Midis te tjerash, kjo klime e re nxiti idene e rilindjes se Helenizmit dhe krijimit te shtetit te ri Grek. Ne kete projekt madhor u perfshine Fuqite e Medha dhe disa nga mendjet me te ndritura te kohes. Natyrisht qe ne beteje u ingranuan dhe shume banore te Epirit te Veriut, pavaresisht origjines se tyre etnike. Ata kontribuan fuqimisht ne krijimin e Shtetit Grek. Me poshte paraqiten disa nga emrat me te njohur. 

​

Apostolos-Arsakis-1.jpg

Apostolos Arsakis(2) - Politikan dhe filantropist i madh grek. Lindur ne Hotove, prane Permetit.

Kristakis-Zografos-1.jpg

Kristakis Zografos(5) - Bankier i fuqishem. Investitor i madh ne sitemin e edukimit grek. Lindur ne Qesarat.

Evangelos-Zappas-1.jpg

Evangelos Zappas(3) - Politikan, iniciatori i rilindjes se Lojrave Olimpike. Luftetar i revolucionit grek. Lindur ne Labove. 

Georgios-Sinas-1.jpg

Georgios Sinas(6) - Bankier i fuqishem. Themelues i disa institucioneve te degjuara ne Greqi. Lindur ne Voskopoje.   

Konstantinos-Zappas-1.jpg

Kostandinos Zappas(4) - Politikan, tregetar, perkrahes i fuqishem i arsimit dhe kultures greke. Lindur ne Labove.

Simon-Sinas-1.jpg

Simon Sinas(7) - Bankier i degjuar. Dhuroi shuma te medha per institucionet kerkimore ne Greqi. Lindur ne Vienna.

Lista e epiriotasve te veriut qe kontribuan ne rilindjen dhe rindertimin te Greqise eshte shume e gjate. Ne kete liste gjenden jo vetem njerez te pasur dhe te fuqishem por edhe njerez te 'vegjel', heronj te heshtur qe kontribuan me formen e tyre ne permbushjen e nje endrre shekullore; daljen nga pushtimi dhe kontrolli Otoman. Ne fillim te viteve 1800, shume djem dhe burra nga zonat jug-lindore te Shqiperise shkuan vullnetare dhe ju bashkuan kryengritjeve te armatosura qe kishin filluar ne disa pjese te hapesirave ku do te themelohej Greqia e ardheshme. Ata nuk e bene kete per ndonje pension apo vize, te drejte studimi apo favor ekonomik ! Mendoj se ka qene dicka sublime ajo qe i beri ata te merrnin ate rruge qe mbase nuk kishte kthim mbrapa ...

Nuk mund te ri pa permendur ketu dy fenomene spikatese te kesaj perpjekje madhore. Nje institucion edukativ, shkollen Zosimea, dhe nje luftetar heroik, Marko Bocari.  

Zosimea; Ky institucion i njohur edukativ u ndertua me perkushtimin e 6 vellezeve te families Zosimas; Joanis, Anastasios, Nikolaos, Theodosios, Zois dhe Mihail. Perpjekja e tyre filloi rreth vitit 1793. Ata e mbeshteten kete projekt duke dhuruar shuma gjigande te hollash me te cilat u ndertuan shkolla dhe librari. Ne vitet e mevoneshme, Zosimea u kthye ne nje institucion te degjuar jo vetem ne zonat Ballkanike por dhe me gjere. Eshte per te qeshur kur disa historiane shqiptare suksesin e kesaj shkolle ja dedikojne Ali Pashajt. Nga bankat e Zosimeas kaluan shume shqiptare, pavaresisht besimit fetar, midis tyre Ismail Qemali dhe vllezerit Frasheri, etj. Ne klasat e kesaj shkolle rilindasit e ardhshem pervec terminologjise shkencore degjuan dhe termat liri, barazi, perparim ... Disa nga para-ardhesit e mij kane studjuar ne kete shkolle, gjithashtu. Si konkluzion, kjo shkolle kontriboi jo vetem ne frymezimin e ideve liridashese ne Greqi por edhe ne Shqiperi. Dhe ketu lindin disa pyetje ... Ne se shqiptaret ishin fuqia dominuese ne Janine dhe Epir perse nuk ndertuan ata shkolla shqipe ? Perse personat e permendur me lart ja dedikuan perpjekjet, pasurine, dhe shpesh here jeten e tyre Greqise dhe jo Shqiperise ? I pagoi dikush ata ?

Zosimea-School-1.jpg

Ndertesa e shkolles Zosimea - Janine

The_Death_of_Markos_Botsaris-1_edited.jp

Revolucioni Grek 1921 - 1829

Marko Bocari; Ndersa ne Greqi emri dhe aktiviteti i tij ka 200 vjet qe eshte i njohur ne cdo cep te vendit, ne Shqiperi ai eshte njohur shume vone. Sot 'feisbukasit' kane mare revansh; Markoja cilesohet si shqiptari qe cliroi Greqine ! Por, sa shqiptar ishte Marko Bocari ? Ai ishte shqiptar aq sa mund te jete nje person emri i te cilit ne Greqi gjendet ne emertimin e rrugeve, shesheve, institucineve; permeteper eshte simbol i krenarise kombetare, ndersa ne Shqiperi permendet vetem ne faqet e Internetit. A fliste Markoja shqip ?  Personalisht mendoj se po. Nje nate perpara betejes se fundit, ai mblodhi shoket e tij dhe ju kerkoi atyre te prisnin menget e bluzave dhe te nxirnin krahet jashte; po ashtu te lidhnin ne koke nje shami. Keto ishin shenjat qe do te dallonin nje armik nga nje mik sepse shume nga ushtaret qe ishin derguar te shtypnin revolten greke ishin shqiptare myslymane qe visheshin, pak a shume, njesoj si arvanitasit dhe greket e zones. Permeteper shume nga ata i perdornin te dy gjuhet, si greqishten ashtu dhe shqipen. Greqishten e flisnin ne shtepi si gjuhen e nenes shume familje shqiptare pavaresisht besimit fetar. A mund te quhet dikush shqiptar vetem sepse flet shqip ? Por kur ai flet 3 gjuhe dhe jeten ja fal, bie fjala Greqise, si quhet ai ?  

Shkaterimi i Perandorise Otomane coi ne lindjen e shteteve te reja Ballkanike. Keshtu qe popullata te ndryshme kishin preferenca te ndryshme bazuar ne tradita kulturore, shpirterore, ekonomike, lidhje familiare, etj. Shume banore te zonave te qojtura Epiri i Veriut kishin patur lidhje shekullore me boten helene dhe natyrisht do te preferonin ti bashkengjiteshin asaj. Vitet 1913-1914 jane te mbushura me perpjekje per te realizuar keto qellime. Nuk mund te mohoet dhuna dhe shkaterimet qe pesoi vendi ne keto vite por Historiografia Shqiptare eshte shume e njeaneshme ne kete drejtim. Mjafton te lexosh shtypin e kohes dhe do te vesh re se jo vetem te krishteret orthodokse por edhe shume banore myslymane konsideronin bashkimin me Greqine si variantin me te mire qe ju afronte shansi. Nuk dua te zgjatem shume ne kete pike.

Kliko ne foton e meposhtme per te pare nje pershkrim te vizites te princit grek Georgios ne zonat e Epirit te Veriut/Shqiperise jug-lindore ne vitin 1913. Banoret e kishin mirepritur me flamuj, lule, kenge dhe valle. Momenti i fiksuar ne foto eshte ne Korce, prane kishes se Shen Gjergjit, qe sot nuk egziston me. Filmi eshte pa ze.

​

​

Firing-Line-2.jpg

Kliko ne foto

Ndarsa fotografite e shkeputura nga nje liber i René Puaux tregojne nje manifestim ne Gjirokaster, dhe tjetra pritjen gjate rruges per ne Pikerini/Piqers.

​

Puaux-René-Manifestim-Girokaster-1913.jp

Maj

1913

Pritje-1913.jpg

Nje dokument shume interesant eshte deklarata e emigranteve nga zonat e Korces dhe Kolonjes me banim ne Amerike nepermjet te ciles ata i kerkonin Koferences se Paqes ne Paris, (ne vitin 1919), qe vedlindjet e tyre ti bashkoheshin Greqise. Ishin afersisht 2000 burra qe firmosen ate kerkese. Personalisht, kam arritur qe ne mes te emrave te shumte te gjej disa persona dhe te aferm nga fshati im i origjines, Prodani. Dikush tjeter mund te gjeje ndonje te njohur te tij. Eshte e pamundur te kthehem mbrapa ne kohe dhe ti pyes ata se perse kerkonin bashkimin me Greqine. Ma merr mendja se kane patur disa arsye madhore. 

Apo thua ti kete paguar 'greku' ?

Dokumentat paraqiten me poshte. 

​

Kane kaluar afersisht 100 vite qe kur Shqiperia u njojt perfundimisht si shtet i pavarur me kufij plotesisht te percaktuar. Sot, vendi eshte antar i disa nga organizatave me te fuqishme boterore qe e bejne akoma me te sigurt integritetin e tij. Koha e ndryshimit te kufijve ka mare fund dhe integrimi europian eshte i vetmi shans drejt progresit. Perse pikerisht ne keto momente eshte rritur kaq shume retorika ekstremiste ? A mund te zgjidhen problemet duke 'harruar' historine e perbashket shekullore dhe ndare shtetasit ne 'miq' dhe 'armiq' ?

​

Si perfundim, dua te sjell nje paralelizem historik:

Ne vitin 1832, Asambleja Nacionale e Greqise pranoi si mbret te vendit nje aristokrat te huaj. Behej fjale per princin 17 vjecar Otto, djalin e dyte te Mbretit te Bavarise Louis I. Kur shkoi ne Greqi, ne Shkurt te vitit 1833, djaloshi Otto mori me vete shume keshilltare dhe disa qindra ushtate mercenare. 108 vite me vone trupat e Hitlerit pushtuan Greqine. Oficeret 'SS' ne kerkim te 'gjakut te paster arian' zbuluan se nje pjese e pasardhesve te mercenareve te Ottos(9) jetonin ne nje zone prane Athines. Te zhgenjyer, oficeret e Gestapos, (vete Heinrich Himmler u morr me kete pune), vune re se shume nga bavarezet e dikurshem ishin transformuar ne greke; kishin humbur gjuhen, traditat dhe konvertuar ne te krishtere orthodokse. Akoma dhe me keq, disa nga ata i priten gjermanet si pushtues dhe jo si clirimtare. 

​

​

Shenime te rendesishme dhe sqarime rreth shkrimit

​

1- Foreign Relations, 1946, Volume 6, Faqe 20.

Resolution No. 82 - “Resolved, That it is the sense of the Senate that Northern Epirus (including Corytsa) and the twelve islands of the Aegean Sea, known as the Dodecanese Islands, where a strong Greek population predominates, should be awarded by the peace conference to Greece and become incorporated in the territory of Greece.”

 

2- Apostolos Arsakis (1792–1874), lindur ne Hotove, prane Gjirokastres. Nje nga finacuesit me te medhenj ne krijimin e sistemit edukativ te shtetit te ri Grek. Ai kontiboi fuqimisht ne arsimimin dhe emancipimin e vajzave greke. Arsakis insistonte se standartet e larta ne arsim jane baza e zhvillimit te vendit. Ne shenje nderimi, emri "Arsakio/Arsakeio" i eshte vene nje institucionit edukativ qe permbledh shume shkolla ne Greqi dhe jashte saj.

 

3- Evangelos Zappas (1800–1865), lindur ne Labove te Madhe, prane Tepelenes. Nje personalitet i njohur boterisht si iniciator i rilindjes se Lojrave Olimpike. Gjate revolucionit Grek ai ishte luftetar aktiv dhe mik personal i Marko Bocarit. Me vone ai financoi projekte madhore qe lidheshin me sistemin edukativ ne Greqi dhe me gjere. Sot, cdo banor i Athines e di ku bie 'Zappio', por mbase shume pak e dine zanafillen e emrit.

 

4- Kostantinos Zappas (1814-1892), lindur ne Labove te Madhe, prane Tepelenes. Njihet si nje nga iniciatoret e perpjekjeve per ri-lindjen e Lojrave olimpike. Sponsorizues i madh i edukimit si ne Greqi ashtu dhe jashte saj. Ai vazhdoi ne gjurmet e kusheririt te tij. Evangelos Zappas. Ne Athine, perpara nderteses te 'Zappios', ne shenje mirenjohje, jane ngritur 2 statuja, njera e Evangjelios dhe tjetra e Kostantinos Zappas.
 

5- Kristakis Zografos (1820-1896), lindur ne Qesarat, prane Tepelenes. Ishte nje bankier i fuqishem. Ai dhuroi shuma te medha per zhvillimin e shkollave greke ne Kostandinopoje/Stamboll dhe ne zona te tjera te Perandorise Otomane. Ne fshatin e tij te lindjes, Zografos themeloi 'Kolegjin e Vajzave' ne bankat e te cilit mesuan dhe u pergatiten shume mesuese te gjuhes greke.
 

6- Georgios Sinas (1783-1856) lindur ne Voskopoje. Ishte nje bankier i degjuar ne Austri. Themeloi Institutin Nacional te Kerkimeve Shkencore ne Greqi.  Dhuroi shuma te medha per organizata edukative si shkollen Arseiko, Universitetin e Athines, institucione shendetsore, arkeologjike, etj. Mbreti Otto e emeroi ate Ambasador te Greqise ne Austri. 
 

7- Simon Sinas (1810-1876) lindur ne Vienna. Djali i Georgios Sinas. Ai mbajti funksione te rendesishme ne sistemin bankar Austriak. Ashtu si i jati, ai mbajti postin e Ambasadorit grek ne Austri. Simoni ishte nje pasionant i astronomise dhe sponsorizues i institucioneve kerkimore. Per nder te tij nje krateri ne Hene i eshte vene emri 'Krateri Sinas'. Ne planin fetar ai kontriboi ne ndertimin e disa kishave te degjuara.

​

8- Filmi nga ku eshte shkeputur ky fragment titullohet "Me greket ne vijen e frontit" / "With the Greeks in the Firing Line". Aty pasqyrohen luftimet e ushtrise greke ne frontet e Luftes Ballkanike. Qe nga minuta 1:03:48 dhe deri ne perfundim treghet vizita e Princit Grek te Kurores, George I, ne zonat e Epirit te Veriut/Shqiperise Juglindore ne Maj te vitit 1913.

 

9- Otto e mbajti titullin mbret i Greqise per 30 vjet dhe 149 dite. Ai u largua nga Greqia ne vitin 1862 mbas nje revolte qe filloi per c'kurorezimin e tij.

​

​

bottom of page