Bruno Thomas - Situata ne Shqiperi, viti 1913
Princi i Kurores Austro-Hungareze, Franz Ferdinand i cili u vra ne Sarajevo ne Qershor 1914, kishte krijuar nje grup keshilltaresh ushtarake qe e mbanin ate ne dijeni per gjendjen ne Ballkan. Nje toger, i quajtur Bruno Thomas, i dergon qendres ne Viene nje raport mbi situaten ne Shqiperine e vitit 1913, pak kohe pas shpalljes se pavaresise. Kete dokument e kishte paraqitur ne studimet e tij albanologu i degjuar, Robert Elsie. Shqiperimi im i ketij raporti paraqitet me poshte.
*****
​
1. Situata aktuale ne Shqiperi
Popullata mund te klasifikohet ne tre grupe:
Grupi i pare, ai i malesoreve, te cilet kane ruajtur te pandryshuar menyren e tyre te jeteses. Keta njerez perbejne berthamen e kesaj popullate. Ata kane patur dhe kane pak kontakt, ose hic fare, me turqit dhe autoritetet e tyre. Ne kete menyre ata kane qene ne gjendje te mbajne zakonet origjinale, sjelljet dhe traditat. Ata vjedhin dhe vrasin kurdohere qe ju jepet rasti dhe e konsiderojne gjakmarrjen si nje detyrim te shenjte. Ata jane dinake, egoiste, shume inteligjente, te zgjuar dhe dembele. Kjo kategori perfaqeson ate qe ne pergjithesi njihet si popullata “Shqiptare”. Mikpritja e tyre eshte e jashtezakoneshme. Nen catine e tyre, ju jeni plotesisht i mbrojtur nga perndjekjet, vjedhjet dhe sulmet. Ne pergjithesi, si shenje falenderimi, (vecanarisht nga te huajt), ata pranojne dicka te vogel simbolike qe mund t’ju jepet femijeve ne momentin e largimit.
Grate merren me punet bujqesore, ndersa burrat shkojne per gjueti, verdallosen kot ose flasin per politike - nje fenomen ky qe e kemi vene re edhe ne zonat me te humbura te vendit. Ne Shqiperi, bisedat rreth politikes jane shume te perhapura, por diskutimet permbajne shume kotesira rreth marrdhenieve me vende te ndryshme. Ne kete aspekt, shqiptaret jane shume te ndryshem nga banoret e zonave malore te Austrise.
Koncepti i “atdheut” eshte dicka e panjohur per keta njerez. Djali 14-vjecar i Isa Boletinit, (Iza Bolletinac), ju pergjigj pyetjes si me poshte:
- Albania ? Ku bie kjo, ne Itali ?
Gjate betejes se Kucit, (fshat rreth nje dite marshim ne jug te Vlores), qe ishte zhvilluar kunder forcave greke qe kishin zbarkuar ne Himare, njerzit refuzuan te luftonin ne nje vend tjeter qe nuk i perkiste territorit te fisit. Midis ketyre grupeve egziston nje fenomen interesant; nje fis perpiqet te tregohet me kurajoz se fisi tjeter. Por, une e shoh kurajon e individeve me pikepyetje ne se konsiderojme qe burrat e vrare per hakmarrje gjithmone zihen ne pusi. Turqit jane te pa-pelqyer kudo. Te pa-pelqyer jane dhe greket e serbet, por kjo varret nga orjentimet politike. Me sa duket ne vend nuk ka fermere te lire, por bujkrober nga te cilet pronaret e tokave marrin nje te treten e prodhimit bujqesor. Grate e myslymaneve levizin te pa-mbuluara. Ne pergjithesi, besimet fetare shfaqen rralle. Pijet alkolike qe konsumohen jane rakia dhe vera, por perdorimi eshte i moderuar. Nuk ka interes per avancim kulturor pervec rastit kur ky eshte i lidhur me arme ose objekte te tjera te ndriteshme qe krijojne zhurme. Ne nje zone shume te izoluar, ku mbase te huajt nuk kishin shkelur per nje shekull, ne pame nje gramafon dhe nje pistolete moderne me karikator. Rembimi dhe vrasja jane gjera normale. Vjedhja eshte vecanarisht e vleresuar sidomos ne rastet kur kerkohet “talent” dhe manipulim. Ne kaluam nje mbremje me nje aga qe u lodh se theni se ne tavolinen e tij ai sherbeu vetem peshk te vjedhur.
Baronesha Godin, ne nje shkrim qe nuk eshte botuar akoma, permend nje rast: “Nje burre eshte vrare. E veja urdheron djalin e saj te madh te mare hak. Ai gjurmon vrasesin, i ze prite dhe e vret ate. Ai pret nje dore nga trupi i viktimes dhe ja sjell te jemes. Nga ana e saj, ajo pret nje gisht, e pjek ne stofe dhe e ha ate. Pas kesaj ajo nuk mban me zi per burrin e saj te cilit ja mori hakun”.
​
Midis shqiptareve nuk ka asnje qe te flase italisht. Disa emigrante te kthyer nga Amerika dine pakez anglisht; disa te tjere qe kane qene ne Bosnje dine serbisht. Shkolla gjenden vetem ne Shqiperine jugore; jo shkolla shqiptare por vetem disa turke dhe shume shkolla greke. Megjithate, aty ketu, ne zonat malore, mund te shohesh ndonje liber apo broshure te shtypur ne gjuhen shqipe. Disa njerez mund te lexojne dhe shkruajne turqisht.
Shqiptaret jane absolutisht te besueshem. Pavaresisht bemave te tjera dhe kopracise se tyre, ata jane te pa-afte te shkelin fjalen e dhene. Ne Sarande, perpara se te niseshim per nje udhetim te gjate neper nje rajon malor, na keshilluan te merrnim ne sherbimin tone nje hajdut dhe vrases famekeq, meqenese ai i dinte shtigjet mire. Ne e takuam burrin dhe ai dukej shume i besueshem. Ne do te ndjeheshim te mirembrojtur ne se do ta kishim mare ate si shoqeruesin tone, por meqenese rruga kalonte nga zoterimet e nje fisi me te cilin ai ishte ne hasmeri, ne u detyruam te vazhdonim pa sherbimet e tij.
Ne mes te kesaj popullate ka bejlere te pasur dhe me influence, si pershembull Isa Boletini, Riza Beu, etj, te cilet shume mire mund te krahasohen me baronet bandite te Gjermanise Mesjetare. Keta njerez, ne pergjithesi, jane ne perplasje me njeri-tjeterin. Disa nga ata nuk jane ne gjendje te lexojne apo te shkruajne. Shume te tjere nuk arrijne te kuptojne ndryshimet qe po ndodhin ne lidhje me pavaresine e vendit dhe perpjekjet qe po behen per krijimin e Shtetit Shqiptar. Por, fuqia dhe reputacioni i ketyre njerezve eshte i nivelit te tille qe asnje ndryshim i rendesishem nuk mund te ndodhe pa patur pelqimin e tyre.
Grupi i dyte i popullates shqiptare permbledh ata qe kane patur nje fare kontakti me kulturen turke ose europiano perendimore. Keta njerez mund te konsiderohen si llumi i kesaj bote. Ata nuk bejne azgje tjeter vec se tallen me menyren e jeteses se malesoreve, por nga tjeter, ata nuk kane kurajon e nevojshme per te bere bastisje ose gjakmarrje. Pervec rrobave qe veshin, ata kane adoptuar anet me te keqia te kultures perendimore. Keta njerez e konsiderojne veten si plotesisht te kulturuar dhe qe qendrojne mbi aspektet e tjera si besimi fetar, patriotizmi, besnikeria dhe besueshmeria. Me se shumti, ata kane nje nivel modest edukimi dhe qendrimet e tyre jane vendimtare ne te gjitha drejtimet. Ata jetojne nga tokat qe kane ne pronesi; ose shume nga keta kishin qene nenpunes te administrates turke dhe kishin shfrytezuar personat qe kishin patur nen kontroll. Ata jane “parazite” te shkelqyer dhe ”mjelin” udheheqesit e partive te tyre, ne se kete te fundit jane bejlere te pasur. Se fundmi ata kane nje pasion per te lojtur kumar shuma te medha parash qe shpesh e kalojne shifren 1,000 franga ne nate. Ky grup njerzish i paralajmeron vizitoret e huaj per ligesine e grupit “kundeshtar”. Keta persona do te bejne c’do gje per para. Megjithate, keta perbejne nje grup te rendesishem, (pervec disa pak individeve te ndershem qe do ti permend ne grupin e trete), sepse ata jane te vetmit me edukim te mjaftueshem qe mund te punesohen, se paku si zyrtare te thjeshte te administrates shteterore, per te bere te mundur komunikimin me popullaten e zakoneshme.
Grupi i trete perbehet perafersisht nga 20 burra qe jane edukuar jashte vendit. Keta mund te konsiderohen si “Zoterinj” ne te gjitha drejtimet, megjithese shpesh edukimi i tyre eshte vetem siperfaqsor. Solidariteti midis ketyre burrave demtohet nga fakti qe ata jane edukuar ne shtete te ndryshme dhe kur jane ri-kthyer kane sjelle me vete kulture dhe ide nga vendet respektive. Kjo ka cuar ne ndarjen e tyre ne disa fraksione qe kundeshtojne njeri-tjetrin.
Per keta persona, eshte e rendesise vendimtare krijimi i nje ambjenti te stabilizuar ligjerisht sepse, si me perpara ashtu dhe ne kushtet e sotme, ata kane patur veshtiresi te medha ne mbrojtjen e pasurive te tyre nga vjedhjet dhe abuzimet. Ne kete pike, patriotizmi del ne plan te dyte ...
Ne Shqiperi, askush nuk e kupton rendesine e kohes. Ne bisedimet me Riza Beun, ai deklaroi se ai mund te mblidhte “menjehere” 15,000 mije burra. Ne na u desh nje kohe shume e gjate per te kuptuar termin “menjehere”. Me ne fund, morrem vesh qe Riza Beu e kishte fjalen per nje muaj. Nuk eshte egzagjerim the thuhet se ne pregatitjen dhe zbatimin e vendimeve ne Shqiperi, termat “nje jave” dhe “nje dite” jane ekuivalente me termat austriake “nje dite” dhe “nje ore”.
​
Gjeja e perbashket e te gjithe shqiptareve eshte dashuria per politikat partiake. Betejat politike midis familjeve me te njohura dhe me te pasura te vendit, reflektohen deri ne lagjet me te varfera te qytezave provinciale. Motivi eshte: C’fare po ben partia tjeter eshte e tmershme dhe kjo duhet te ndaloje. Ne e vume re kete ne Nivice, gjate udhetimit tone nepermes maleve. Pavaresisht mikpritjes, qe vendasit e konsiderojne te shenjte, ne u trajtuam ne nje menyre pothuajse armiqesore nga disa fshatare sepse duke mos njohur politikat lokale ne kishim me vete nje leter rekomandimi per Ismail Qemalin te shkrojtur nga nje Bej tjeter qe fshataret e konsideronin si armik te Qemalit.
2. Qeveria aktuale
“Qeveria Provizore” e Shqiperise ishte krijuar nga burra me influence ne vend me qellimin per ti treguar botes se jashtme qe egzistonte shteti i pavarur i Shqiperise. Aktivitetet e kesaj qeverie jane te perqendruara vetem ne kete drejtim.
​
Pas shume perplasjesh politike, Ismail Qemali, nje burre rreth te shtatedhjetave, ishte zgjedhur drejtuesi i “Qeverise se Perkoheshme”. Ai kishte qene dhe vazhdon te jete nje figure me kapacitet, por nje person qe perdor influencen e tij politike kryesisht per te zmadhuar pasurine personale. Armiqte e tij thone se ai merr c’do muaj 200 Napolona nga greket. Per shume kohe, Qemali kishte qene mbeshtetes i politikave greko-italiane, por tani thuhet se papritur ai eshte kthyer ne nje mbeshtetes i politikes austriake.
“Ministrat” e tjere, te cilet jane 8 ne numur, ishin zgjedhur nga Qemali, keshtu qe ai mund te mbante te gjithe fuqine ne duart e tij. Keta njerez, me perjashtim te zevendes-presidentit, Don Kacori, ose ishin krijesa te Qemalit, ose ishin te pa-afte te ndermernin ndonje vendim te pavarur. Kur u zgjodh Ministri i Jashtem, ai pyeti Qemalin per informacione rreth raportit te Shqiperise me shtetet e tjera. Qemali refuzoi ti jepte atij ndonje te dhene keshtu qe ministri dha doreheqjen. Keshtu beri edhe personi qe e zevendesoi ate ne kete pozicion, dhe gjithashtu nje i trete. Per momentin, ky post mbahet nga nje person qe nuk eshte ne gjendje te shkruaje as emrin e tij dhe eshte thjesht nje kukull.
Qeveria ka ne administrate rreth 100 xhandare. Shtrirja tokesore e kontrollit te saj zgjatet nga Lushnja, (pika veriore), ne Berat, (pika lindore) deri ne Gjirokaster (pika jugore). Ne keto qytete, si dhe ne Vlore, ne ish godinat e bashkive turke tani valevitet flamuri shqiptar. Pervec kesaj, nuk ka as edhe nje shenje tjeter te autoritetit te qeverise Shqiptare. Zyra e Poste-Telegrafit ka mbajtur punonjesit e meparshem shqiptare. Influenca e qeverise mbi kete institucion perfshin vetem disa udhezime gojore te cilat punonjesit e zyres ne Vlore i marrin nga vete Ismail Qemali. Ministri i Mbrojtjes, qe ne te kaluaren kishte qene nje gjeneral otoman, (drejtues i nje brigade), me sa duket nuk bente as edhe nje gje. Aktivitetet ushtarake mbulohen nga djali i madh i Qemalit. Urdheresat drejtuar disa pak qytezave dhe fshatrave qe jane nen kontrollin e qeverise nuk leshohen nga Ministri i Brendshem, por here pas here ju dergohen kryetareve respektive nga Qemali, dora vete. Nuk ka ndertim apo permiresim/mirembajtje rrugesh. Eshte plotesisht e sigurt qe Ministri i Tregetise dhe Ministri i Edukimit, nje ish mbajtes bordelli nga Selaniku, nuk kane leshuar ndonjehere ndonje lloj udhezimi. Format primitive te qeverisjes ne keto fusha vazhdojne te jene njesoj si ne kohen e Turqise. Me sa kuptohet, taksat per qeverine e re te Vlores dhe qytezat e tjera paguhen ne menyre vullnetare dhe ne nivele qe kane egzistuar me pare. Puna e Ministrit te Drejtesise eshte reduktuar ne dhenien e urdhrave per policine e Vlores.
Ne pergjithesi, qeveria nuk merret serizisht. Ajo u formua sepse eshte kuptuar domosdoshmeria e te paturit nje qeveri zyrtare. Bile dhe grupi qe kundershton Qemalin e ka kuptuar kete gje. Por, qeveria eshte si te thuash nje udheheqese “hije” qe nuk ka autoritet te vertete ne vend. Ne se qeveria bie, nuk do te kete pasoja sepse strukturat e kontrollit te pushtetit nga udheheqesit politike nuk do te ndryshojne. Do te jete e pamundur qe udheheqes si Isa Buletini dhe Riza Beu te behen vartes te qeverise aktuale.
Si zyre te saj, qeveria ka nje dhome mbledhjesh me nje tavoline brenda saj. Protokollet mbahen ne turqisht sepse jo te gjithe antaret e qeverise mund te lexojne dhe shkruajne shqip.
Anetaret e qeverise jane te ndergjegjshem qe nuk zoterojne njohurite dhe eksperiencen e nevojshme per drejtimin e vendit ne menyren e duhur, dhe se nuk gezojne nje reputacion te mire midis popullates, bejlereve dhe agallareve. Ata tallen me situaten ne te cilen ndodhen dhe e konsiderojne Ismail Qemalin si nje udheheqes te domosdoshem.
Pervec ministrive, formalisht egziston dhe nje keshill i perbere nga Bejleret me te respektuar te Vlores. Ky grup nuk mblidhet as edhe nje here dhe nuk merr ndonje vendim.
​
Edhe pse mund te thuhet qe ne Shqiperi egziston nje qeveri, strukturat e pushtetit jane te tilla qe udheheqesit e vjeter dhe pronaret e tokave mund te bejne c’fare te duan. Qeveria as qe do te guxoje te vere nen kontroll aktivitetet e tyre. Klasat udheheqese shfaqin nje mungese totale te iniciatives. Paqartesia aktuale e pergjegjesive qe i takojne qeverise perben nje justifikim te shkelqyer per te mos bere asgje. E vetmja gje qe ata bejne eshte te rine neper kafene; llomotitin dhe bejne plane per ate qe do te ndodhe ne se ndodh kjo apo ajo gje.
​
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
Ky eshte nje shqiperim i nje punimi te Robert Elsie - Oberleutnant Bruno Thomas: Die gegenwärtigen Verhältnisse in Albanien, typoscript from the Military Chancery of Franz Ferdinand, Vienna, 1913 (45 12/9-2).
​
Shtator, 2021
​
​