top of page
Search

Sa femije kishte Skenderbeu ?


Ne vitin 1556, historiani Spanjoll Vicente Rocca botoi nje liber(1) qe trajtonte historine e luftrave te Turqve, nga e kaluara dhe deri ne kohen qe ai jetonte.



Ne faqet e tij flitet edhe per Skenderbeun, Heroin Kombetar te Shqiperise moderne.

Ne nje moment, Rocca i referohet nje Pape te Romes i cili shkruante se Skenderbeu kishte vetem nje djale te ligjshem i cili quhej Johan.



Nuk e di ne se referenca me Papen Eugenio IV eshte e sakte. Ajo qe me ben pershtypje eshte termi “Bijo ligitimo” qe ne gjuhen Shqipe kuptohet fare kollaj: Bir ligjitim.

Perse autori duhej ta theksonte kete detaj ?


Mendja me shkon direkt ne femijet e “Paligjshem”. 

A te kete patur Skenderbeu femije te “Paligjshem” ? Ne se po, sa dhe kush kane qene ata ?

Kuptohet, pergjigjet do te jene spekulative dhe hamendese, ashtu sic eshte edhe nje pjese e konsiderueshme e historise politiko-nacionaliste te Skenderbeut sic e njohim sot.


Nje "Ngacmim" rreth femijeve te mundshem te Skenderbeut, vjen nga rekorded e Mbreterise se Napolit te krijuara midis viteve 1797 dhe 1815.

Autori kryesor i kesaj vepre madhore ishte Lorenzo Giustiniani, nje udhetar, studjues, jurist dhe kronikan i degjuar i kohes. Ne mes te punimeve te tij voluminoze eshte dhe nje kapitull mbi historine e Albanesi/Arberesheve. Autori hedh drite mbi tema si: Kur dhe ku u vendosen ata ne Italine Jugore. Sa shume ishin. Sa Taksa paguanin. C’fare besimi fetar kishin. Cilat ishin zanatet dhe veprimtarite e tyre ekonomike. 

Pikerisht, ne kete kapitull ai shkruan se kur Elena, motra e “Giovanni Castrioto”, u martua me Princin e Bisignano, ne tokat e tij ne Kalabri u venosen shume Albanesi/Arbereshe. 



Lind pyetja, kush ishte Elena ne fjale ? 

Bazuar ne raportin Napolitan, ajo ishte vajza e Skenderbeut. Natyrisht nje e “Paligjeshme” …

Ta kete bere gabim Lorenzo Giustiniani, apo kemi te bejme me nje te vertete historike ?


Personalisht mendoj se Skenderbeu ka patur me shume se nje femije. Martesen me Andronika Komnena ai e beri per te hyre ne aleance me nje klase me te larte Greko-Bizantine sic ishin Komnenet. Nga kjo martese lindi trashegimtari i “Ligjshem” dhe e drejta per te mbajtur dhe trasheguar simbolin perandorak bizantin, shqiponjen me dy koke.


Si perfundim; hipoteza ime eshte se Skenderbeu, perpara marteses me Androniken, ishte martuar, apo kishte bashkejetuar, me nje grua Greke te nje klase relativisht te ulet me te cilen kishte patur te pakten nje femije. Nuk eshte aspak cudi qe nje prej tyre te kete qene “Elena sorella di esso Giovanni Castrioto”, te cilen e shoqeruan shume besimtare Orthodokse. 

Rekordet Napolitane theksojne se pavaresisht perkatesise se tyre etnike, Arber, Grek, Sllav, etc, shpesh here keta emigrante kategorizoheshin thjesht si “Albanesi”. 


Mendoj se ka ardhur koha per nje kerkim shkencor rreth Skenderbeut dhe pasardhesve te tij. Zbulimi dhe krijim i te dhenave gjenetike te Klanit Kastrioti do te ndihmonte shume historine shkencore dhe jo thashethemet nacionaliste qe kane arritur ne ekstrem.

Ne kete prizem, gjetja e eshtrave te Elenas, testimi i ADN-se te tyre do te ishte me interes.

Mbase ajo mund te kete qene vertet femije e Skenderbeut. Mbase jo. Por deri sa te ndermerren hapat e mesiperme, hipoteza ime eshte: Elena e permendur nga Lorenzo Giustiniani ishte vajza e Skenderbeut ...


Shenime sqaruese.

1- Hystoria enla qual se trata dela origen y guerras que han tenido los Turcos, desde su comienço hasta nuestros tiempos

93 views0 comments

A ka patur Greke ne Greqi ?


Ishte fundi i Dhjetorit 1822 kur pas nje rrethimi disa mujor, trupat Otomane te drejtuara nga Omer Vrioni, vendosen te sulmonin Mesolongjin. Mesymja do te niste duke u gdhire 25 Dhjetor, Dita e Krishtlindjes. Ushtaraket Otomane mendonin se keshtu do ti gjenin banoret e qytezes te papregatitur dhe do ta merrnin ate me lehtesi. 


Ne te vertete, mbrojtesit e Mesolongjit e dinin saktesisht c’fare do te ndodhte ne ate Krishtlindje dhe i bene balle sulmit te Otomaneve. 

Ishte Janis Gunaris, (Yiannis Gounaris), personi qe kishte njoftuar Mesolongjasit mbi planin sekret. Megjithese nje nenpunes i dores se dyte ne administraten e Vrionit ai kishte arritur te kuptonte dicka. Vendosur perballe dilemes: Te shpetonte familjen, (Qe mbahej peng ne qytetin e Artes), apo te njoftonte bashkepatriotet e tij mbi planin Otoman, Janis zgjodhi variantin e dyte. Si pasoje, gruaja dhe femijet e tij u egzekutuan. Gunaris i dermuar shpirterisht u dorezua murg ne nje manastir ku mbylli dhe jeten. 


Mesolongji mbijetoi, por hakmarrja e Vrionit ishte e ashper. Pevec vrasjeve dhe shkaterimeve, tregjet e sklleverve u mbushen plot, kryesisht me gra dhe femije. Disa nga keto 'Pazare' ishin hapur ne qytetet bregdetare te ‘Vilajeteve Shqiptare’.

Nje rast i tille tregohet ne nje dokument te komunitetit Grek te Venecias, qe mban daten 12 Shtator, 1826. Ai paraqitet me poshte.

Nepermjet nje shkrese zyrtare, Presidenti i Komunitetit, Angelos Forestis, ju kerkon autoriteteve Austriake lirimin e nje femije qe ishte shitur si skllav ne qytetin e Prevezes. Ai ishte blere nga Federigo Povich pas renies se Mesolongjit. Ne peticion, Zt. Forestis citon vendimin e Qeverise Austriake per lirimin e sklleverve qe ndodheshin ne territorin e saj. Bazuar ne kete ligj kerkohej qe Povich te lironte femijen skllav. Me pas, Greket e Venecias do ta conin ate ne Korfuz ku ishin grumbulluar dhe shume skllever te tjere. Qe aty djaloshi do te dergohej prane shtepise dhe familjes se tij. 



Nuk dihet se c’fare ndodhi me tej. Shpresoj qe kjo perpjekje te jete mbyllur me sukses. Ajo qe dihet me saktesi eshte qe femija i mbijetoi rrethimit te pare te Mesolongjit dhe per kater vjet ishte skllav i nje Austriaku …


Dhe vijme ne studjot televizive dhe median sociale ku thuhet se ne Greqi nuk ka Greke.

Po te jete keshtu, atehere nje bravo dhe respekt te madh Grekeve te Venecias qe u perpoqen per lirimin e nje femije Shqiptar te shitur skllav nga Omer Vrioni dhe ushtaret e tij … 


Shenim i rendesishem.

Dokumenti i prezantuar ne kete shkrim eshte mare nga kjo faqe:



123 views0 comments

Materiali i ketij postimi eshte shkeputur nga libri me titull: "Te dhenat gjeografike-rajonale te Mbreterise se Napolit - Viti 1805". Autor i punimit ishte Lorenzo Giustiniani, nje studjues i degjuar dhe mendje shume dimensionale e kohes.

Titulli origjinal i botimit: "Dizionario geografico ragionato del Regno di Napoli di Lorenzo Giustiniani".




Tabela e meposhtme tregon emrat e vendbanimeve dhe numrin e banoreve te qytezave/fshatrave Arbereshe ne Mbreterine e Napolit, kryesisht ne Kalabri.

Ne vitin 1805 ne Mbreterine e Napolit jetonin perafersisht 10 Milion banore. Prej tyre, 50,470 ishin Albanesi/Arbereshe.

Emri i vendbanimit

Numri i popullates

Abadessa ne Abruzzin e Siperm

210

Aquaformosa ne Kalabrine e Siperme

622

Andali ne Kalabrine e Siperme

700

Barile ne Basilikata

3000

Kampomarino ne Kapitanata

900

Karafa ne Kalabrine e Siperme

680

Karfici ne Kalabrine e Poshteme

724

Kasalnuovo ne Basilikata

864

Kasal di Sanxhiakomo ne Kapitanata

800

Kastellucio e Saurit ne Kapitanata

300

Kastrorexhio ne Kalabrine e Poshteme

350

Kavallerico ne Kalabrine e Poshteme

530

Cerzeto ne Kalabrine e Siperme

500

Cervikato ne Kalabrine e Poshtme

1015

Civita ne Kalabrine e Poshtem

1450

Chieuti ne Kapitanata

5400

Falkonara ne Kalabrine e Poshteme

1550

Fermo ne Kalabrine e Poshteme

1000

Gizzeria ne Kalabrine e Siperme

800

Greci ne Principaten e Siperme

1800

Lungri ne Kalabrine e Siperme

2563

Macchia De'Saracheni ne Kontadon e Molise

690

Marcedusa ne Kalabrine e Poshteme

540

Maschito ne Basilikata

2740

Mongrassano ne Kalabrine e Poshteme

1200

Mormanno ne Kalabrine e Poshteme

5000

Pallagoria ne Kalabrine e Poshteme

560

Porcile ne Kalabrine e Poshteme

560

Portokannone ne Kapitanata

500

Platici ne Kalabrine e Poshteme

600

Sanbiase ne Kontando te Molise

1100

Sandemitre ne Kalabrine e Poshteme

1500

Sanxhiakomo ne Kalabrine e Poshteme

730

Sanxhorxhio ne Korligiano ne Kalabrine e Poshteme

1170

Santasofia ne Kalabrine e Poshteme

1200

Sancosmo ne Kalabrine e Poshteme

600

Sanmartino ne Kalabrine e Poshteme

1100

Sannicolo D'Alto ne Kalabrine e Poshteme

1620

Spexanello ne Kalabrine e Poshteme

1500

Spexano Grande, nje ferme ne Kozenca

1000

Vena e Vogel, nje ferme ne Monteleone

200

Vena e Madhe, nje ferme ne Monteleone

500

Ururi ne Kapitanata

1200

Zagarone ne Kalabrine e Siperme

700

Numri i Arberesheve ne Mbreterine e Napolit - 1805

50,470


68 views0 comments
bottom of page