top of page
Search

Natyrisht qe kishte sepse nuk ka patur dhe as qe ka greke - do te thote dikush ...


Levizja e popullatave ka qene dhe mbetet nje fenomen i vete egzistences se njerezimit. Pare ne kete prizem, termi 'Popullate Autoktone' merr vetem kuptim te perkohshem. Rrjedha e historise tregon se si jane perzjere dhe shkrire me njera-tjetren grupe te ndryshme popullatash; se si shume prej tyre jane asimiluar; se si kane humbur gjuhe dhe te tjera jane krijuar.


Ne ditet tona, ekstremizmi nacionalist shqiptar ka filluar nje fushate 'Shqiptarizimi' te gjithe Ballkanit. Sipas egzemplareve te tij, shqiptaret jane autoktone. Gjithe te tjeret thjesht te ardhur aty nga ora ...

Per te kundeshtuar kete ide po sjell nje deshmi historike qe ben fjale per Thivan, nje qytet me histori te lashte prane Athines. Banoret e sotem kane nje lidhje te dokumentuar me Arvanitasit.

Kur dhe pse jane vendosur aty, kjo eshte nje teme tjeter. Ajo qe eshte me se e qarte eshte se ata jane te vajtur ne ato zona dhe sot jane plotesisht te helenizuar.


Benxhamini nga Tudela e Spanjes, nje udhetar i degjuar i Mesjetes, vizitoi shume vende te njohura te kohes se tij. Pasi kishte lene mbas qytetin e Korinthit, ai shkruan:


“Tre dite larg ndodhet qyteti i Thives ku jetojne rreth 2000 hebrej. Keta jane prodhuesit me te degjuar te mendafshit dhe pluhurave te kuqeremta, ne te gjithe Greqine. Midis tyre ka shume shkollare te shquar Talmudike, (Theologjise Hebraike), dhe burra famoze te epokes tone. Perfaqsuesit e ketij komuniteti jane rabai i madh R. Aaron Koti, vellai i tij R. Moses, R. Cija, R. Elijah Tareteno dhe R. Joktan. Pervec Kostandinopojes, ne pjese te tjera te Perandorise Greke nuk mund te gjesh dijetare te kalibrit te tille."


Benxhamini ishte nje rabai hebre. Ai u perqendrua kryesisht ne jeten e komuniteteve hebraike te vendbanimeve qe vizitoi, per te cilat la detaje te hollesishme. Por gjithashtu, ai la te dhena interesante per popullatat jo-hebraike te zonave ku qendroi. Ai pershkroi zakonet, traditat, besimet fetare, gjuhet qe banoret flisnin, etj. Kujtimet e tij u kthyen ne nje burrim shume te vlefshem informacioni per studjuesit dhe pasionantet e historise gjate shekujve. Nuk e kam idene ne se libri i tij eshte shqiperuar.

Nje harte e udhetimeve te tij gjate viteve 1159 - 1173 tregohet me poshte.



Ne udhetimin e tij neper Greqi, rabai nga Spanja nuk permend as edhe nje here termin Arvanit/Alban/Arber. As kur vizitoi Korfuzin, Arten, Patren, Korinthin, etj. Ne te njejten kohe, ai jep detaje mbi vllehrit dhe greket.

Ti kete shpetuar atij 'popullata autoktone shqiptare', qe sipas dikujt perben gjysmen e Greqise, apo te kete qene fallsifikator i historise dhe anti-shqiptar ?


Shenim:

Ne kete link tregohet nje shqiperim i pjeshem i udhetimeve te Benxhaminit nga Tudela:


119 views0 comments

Greke nuk ka patur por megjithate fajin e kane ‘Andartet Greke’ - insiston dikush.


Mendoj se krijimi i nacionalizmit fillestar i parapriu procesit te themelimit te shteteve moderne Ballkanike. Ndersa Perandorite perpiqeshin ta mbanin nacionalizmin nen kontroll, krijuesit e ‘Rendit te Ri Boteror’ bene pikerisht te kunderten. Pa krijimin dhe nxitjen e nacionalizmit ata nuk mund te arrinin objektivat e tyre. Pak a shume, kjo ndodhi edhe ne Ballkan. Njerzit u detyruan, ne njeren apo tjetren forme, te beheshin pjese e nje nacionaliteti te caktuar. Ne kete proces luajten rol vendimtar disa faktore. Per kendveshtrimin tim, me kryesoret ishin; besimi fetar, traditat etniko-familjare dhe interesat ekonomike. Perparesia e ketyre faktoreve varrej nga zhvillimi kulturor i popullatave respektive. Ndryshe per Serbet, ndryshe per Bullgaret, ndryshe per Greket, ndryshe per Shqiptaret, ndryshe per Vllehrit, etj. 


Nga i gjithe ky ekuacion i koklavitur po vecoj Shqiptaret dhe Vllehrit qe jetonin ne zona ku do te vendosej kufiri i shteteve te qe do te krijoheshin pas eleminimit te Perandorise Otomane. 

Keto grupe njerzish kishin jetuar prane njeri-tjetrit per shekuj te tere dhe pjesa me e madhe e tyre ishte Helenizuar. Kjo ishte arsyeja kryesore se perse ata ju bashkuan ‘Projektit Grek’ dhe jo dickaje tjeter. 


Pak a shume, kjo kishte ndodhur edhe me fshatin Belkameni, (Prane Follorines ne Greqi), qe ka hyre ne historine e Shqiperise si nje vater e Rilindjes Kombetare. 

Dy burra nga ky fshat, Spiro dhe Mihail qe moren si mbiemer emrin e fshatit ku kishin lindur, njhen si luftetare qe u perballen me 'Andartet Greke', dhe jo vetem. 

Por kush ishin keta ‘Andarte’ ?

C’lidhje kishin ata me fshatin ne fjale ?


Pergjigja gjendet ne nje ultimatum qe komitet Bullgare ju derguan fshatareve Belkamenas ne Vjeshten e vitit 1907 duke i kercenuar me cfarosje.


Shqiperimi i kesaj letre(1) paraqitet me poshte.


"Kazaja e Florines.

Kryetarit te fshatit, nenkryetarit, prifterinjve dhe drejtuesve te Belkamenit.


Banues te Belkamenit,

Ne jemi te detyruar moralisht t’ju kercenojme per rrugen e keqe qe keni mare duke u bashkuar me Andartet Greke. Ata jane nje grup elementesh nga me te poshterit te cilet nen pretekstin e luftes per liri po vrasin Bullgaret tane te vertete, te madh dhe te vogel, me instiktet barbare aq te zakonshme ne Greqine e kalbur. Pikerisht kjo turme ka terrorizuar popullatat Bullgare dhe Rumune te Maqedonise dhe detyruar ata te behen Greke. 

Per fat te mire, keta bandite vonuan te vinin drejt jush. Perndryshe, te gjithe banoret do te ishin zhdukur nen pasojat e ketij revolucioni. Por tani, fshataret kane filluar te ngrihen kunder Grekeve. 


Vini re me kujdes; une kam ndermend te vras, vertet te masakroj, cilindo prej jush qe nuk pendohet per veprimet tuaja. Ose per gabimet tuaja duke u bere ndjekes te Andarteve bandite  te cilet kane felliqur emrin e tyre ne syte e botes Europiane. Ju, menjehere duhet te dergoni perfaqsuesit tuaj ketu tek ne ne menyre qe te gjejme nje lloj ujdie. Ne se ju vendosni te mos bashkoheni me ne, nje fat i keq, me i keqi i te keqijve, ju pret te gjitheve. Ne do t’ju fshijme nga faqja e Tokes. Nuk do te jete e mundur per asnje nga ju ti shpetoje terbimit tone. Kudo ku mund te shkoni, ne do t’ju ndjekim hap pas hapi dhe ju do te bini ne duart tona. 


Ju nuk jeni Greke, por Rumune dhe Shqiptare. Nuk eshte deshira jone tju kthejme ne Bullgare. Turpi juaj te flakni nacionalitetin tuaj te vertete. Kujtoni qe ju keni vellezer si puna juaj qe po luftojne per kauzen e nacionalitetit te tyre. Bandat e Rumuneve dhe Shqiptareve jane lidhur vllazerisht me ne dhe ne punojme per te njejtin qellim. Jane Andartet Greke ata qe kane prishur kete bashkepunim duke ju mashtruar. Dhe neqoftese ju nuk doni te kuptoni edhe kete here qe ju jeni Rumune dhe Shqiptare, dhe jo Greke, shume shpejt keni per ta vuajtur kete qendrim. Keni per ta pare fatin e frikshem qe ju pret. Keshtu qe mos humbisni kohe. Bashkohuni me ne, ne se nuk deshironi qe te zhdukeni qe te gjithe. Per kete arsye po ju paralajmerojme per heren e fundit. Beni kujdes."


Letra eshte shkruar ne pyllin e Binos nga:

Vojvoda i zones; Reshteri Djole(2)

Ushtari; L. S.


Eshte fakt i njohur; Krijimi i shteteve moderne perfshiu dhune ekstreme. Shpesh, njerzit nen kercenim egzistencial detyroheshin te beheshin pjese e nje shoqerie qe nuk i perkisnin. Ky fenomen ndodhi me te gjithe popujt e Ballkanit. Ndodhi dhe me banoret e fshatit Belkameni te cilet e konsideruan veten e tyre Greke dhe luftuan per mbrojtjen e identitetit te tyre me te gjitha format qe munden.

Me poshte shfaqen dy dokumente te emigrimit Amerikan te viteve 1907 dhe 1911. Behet fjale per peridhen qe trajton letra e mesiperme. Duket qartazi, qe Ballkamenasit e lindur ne Perandorine Otomane e deklaronin veten Greke. I tille ishte dhe Georgios Vlachos. 




Dokumentat Amerikane behen akoma me interesante kur sheh qe fshataret e Negovanit, fshatit qe thuhet se ishte Shqiptar, e deklarojne veten Greke dhe jo dicka tjeter. 


Qe nga viti i ultimatumit te komiteve Bullgare, Belkameni u dogj disa here. Fshati eshte rindertuar prane te vjetrit dhe sot mban emrin Drosopigi. 

Shkurt, historia e tij eshte nje shembull i historise se perbashket Ballkanase qe dikush vazhdon ta trajtoje bardhe e zi. 

Duke perfunduar, ne se Belkamenasit e vitit 1907 e konsideronin veten Shqiptare, apo Rumune, ma merr mendja se Andartet Greke as qe do te permendeshin ne kete histori …


Shenime sqaruese

1- Ky eshte nje fragment nga kapitulli “Maqedonia nen Arme” i libriti “The East End of Europe”. Autor: Allen Upward. Botuar ne Londer ne vitin 1908.

2- Djole eshte shkurtim i emrit sllav Djordje/Gjorgje.


89 views0 comments

Sot po, por veshtire te thuhet e njejta gje per mijeravjecaret e kaluar ...


Si shume grupe te tjera Ballkanike, perfshi edhe fise Greke, Shqiptaret e lashte jane mare masivisht me blegtori. Bujqesia ka qene shume pak e zhvilluar midis tyre. Vete natyra e egzistences/formave te jeteses i kthente ato ne popullata gjysem nomade. Ndersa hapesirat ku ata ushtronin aktivitetet jetesore ishin zona kodrinoro-malore larg kontaktit me detin.

Kjo vertetohet me se miri nga numri shume i kufizuar i fjaleve ne gjuhen Shqipe qe lidhen me floren dhe faunen detare.

E kunderta ka ndodhur me nje pjese te mire te fiseve Greke te Antikitetit.

Ky ndryshim kuptohet lehte ne se mbivendosim popullatat respektive ne hapasire dhe kohe. Kjo gje ben te mundur seleksionimin dhe ndarjen e gjurmeve historike qe ato kane lene ne pejsazhin historik. Nje rast ideal eshte Italia Jugore ku si Greket, si Shqiptaret, kane qene dhe mbeten prezent ne nje fare menyre.

Ne stendat e Muzeut Arkeologik te Napolit ekspozohen disa materiale shume informative. Nje e tille tregon vendosjen e kolonive Greke ne jug te Italise dhe shtrirjen e te ashtuquajtures Greqia e Madhe, (Magnia Grecia), qe mendohet se arriti kulmin rreth 300 vjet PEK.



Duket qarte qe me se shumti, Greket ishin njerez te detit dhe biznesit si ne origjine ashtu dhe ne 'Atdheun' e ri. Ngujimet/qytezat e tyre ata i ndertonin prane detit. Kjo nuk do te thote se kolonet ishin miq midis tyre. Shpesh keto fise, apo grupe njerzish, luftonin dhe vrisnin njeri-tjetrin per te kontrolluar territore dhe interesa ekonomike. Organizimi i tyre shoqeror kishte formen e Qytet-Shteteve qe kuptohet se s'kishte fare te bente me konceptin e nacionalizmit modern.

Megjithate, si nje bashkesi me e gjere, ata lane mbrapa disa kryevepra te Kultures Boterore. Kjo ndertese ne Agrigento, Sicili, qe sot quhet Tempulli i Konkordias eshte nje prej tyre.



Grupet e para te Shqiptareve qe lane gjurme ne Itali, shkuan aty gjate egzistences te Mbreterise se Napolit. Kjo ndodhi rreth 2200 vite pas Grekeve. Ndryshimi themelor eshte se pavaresisht vendit nga ku ata u larguan, vendbanimet e tyre te reja ata i ndertuan ne zona kodrinore dhe larg detit. Kjo kishte te bente saktesisht me formen e tyre te jeteses.

Xhorxh Nikolas Nasi(1), nje oficer Amerikan me origjine Shqiptare, ne studimin e tij me teme "Fshatrat Italo-Shqiptare te Italise se Jugut" jep te dhena interesante per menyrat e jeteses se ketyre njerezve. Nje harte e shkeputur nga ky punim qe tregon nje pjese te Kalabrise ku kishte shume Shqiptare/Arbereshe paraqitet me poshte. Duket qarte distanca e fshatrave/qytezave nga bregdeti.



Si konkluzion, besoj se origjina e Shqiptareve shkon mbrapa ne kohe dhe paradaton kontrollin Romak te Ballkanit. Ata nuk jane nje popullate e arrdhur rishtasi. Paraardhesit e tyre kane qene popullata blegtoresh dhe kete e kane treguar kudo ku jane vendosur gjate shekujve.

Ne total, Shqiptaret antike kane lene shume pak gjurme historike ne se krahasohen me bashkekohesit e tyre Greke.


Ku kane jetuar Shqiptaret 2000 vjet me pare ? - do te pyese dikush.

Mendoj se diku prane zonave ku sot gjendet Bullgaria dhe Rumania. Mbase dhe me gjere ...

Nje tregues ne kete drejtim eshte numri jo i vogel i fjaleve te perbashketa midis Rumanishtes dhe Shqipes.

Ndersa fjalet e perbashketa midis Greqishtes dhe Shqipes jane me te pakta dhe kane te bejne kryesisht me dijen dhe besimin fetar qe ka hyre relativisht vone ne gjirin e Shqiptareve.



Shenime sqaruese

1- George Nicholas Nasse e botoi punimin e tij ne vitin 1964. Studimi perbente nje burrim informacioni per Ushtrine Amerikane.

306 views0 comments
bottom of page