top of page
Search

Nje pyetje me nje mije pergjigje. Duke shtuar numrin e individeve qe do te shprehin mendimet e tyre rreth kesaj teme, del qe kemi te bejme me nje pafundesi pergjigjesh ….


Me poshte shpreh pozicionin tim rreth tradites orthodokse ne zonat ku une u linda dhe rrita.


Nje here e nje kohe, kur lindte nje femije, te afermit i vinin atij/asaj nje emer qe kishte egzistuar ne familje per nje kohe shume te gjate. Nuk e teproj ne se them 1000 vjet. Edhe ne rastin kur kumbara/kumbari ishin persona jashte ciklit fisnor, perseri emrat ishin te tradites kristiano-orthodhokse, ose te lidhura me Helenizmin. Ne disa raste dhe me Sllavizmin.

Emri ‘Vulosej’ nepermjet Pagezimit dhe shpesh here ky moment konsiderohej si ditelindja e vertete e femijes. Besimtaret mendonin se njeriu nuk lind kur del nga barku i mamase por kur merrte bekimin ‘Ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte’ dhe emrim perkates.

Ky emer do ta shoqeronte ate gjate gjithe jetes. Ne aktivitetet e tij/saj te perditeshme, ne martese dhe deri ne vdekje kur ti shenohej mbi kryq. Jo rralle here, emri kthehej ne mbiemer familjar dhe riciklohej nga pasardhesit.


Duke thjeshtezuar kete proces te komplikuar njerezor, po ndalem tek martesa. Ajo behej ne kishe dhe prinderit zotoheshin t’ju qendronin prane femijeve jo vetem shpirterisht por edhe financiarisht, me aq sa mundeshin. 

Pervec perfaqsuesit te Kishes dhe prinderve, kontrata e marteses firmosej edhe nga deshmintare te ndryshem. Ndodhte qe keta deshmimtare, qe dikur kishin pagezuar femijet e vegjel, te ishin bere mbrojtesit e tyre ne jete. Ti kishin martuar ata. T'ju ishin bere garantore dhe mbrojtes ne momente te veshtira. 

Nepermjet ketij raporti fetar, familjet ishin lidhur prej brezash dhe i ishin gjendur njera-tjetres ne dite te mira dhe te keqia. 

Me poshte tregohet nje kontrate martese e formuluar/firmosur ne Korce ne vitin 1909. Personalisht, njoh pasardhesit e drejtperdrejte te Joanis Bimblis, shkruesit te dokumentit dhe perfaqsuesit te Kishes Orthodhokse ne kontraten e marteses ne fjale.




Revolucioni antifetar i filluar me perpjekjet e para te krijimit te Shtetit Shqiptar ne vitet 1920, qe arriti kulmin me krijimin e ‘Njeriut te ri’, shkateroi jo vetem traditat shpirterore por edhe ato dokumentare qe ishin mbajtur me aq perpjekje dhe sakrifica gjate shekujve. 


Me vjen cudi perse ankohen njerzit kur thone se morali eshte zhdukur. Se po vidhet dhe tjetersohet prona. Se drejtesia eshte korruptuar. Se …

Nje shprehje thote: ‘Ata qe nuk dijne nga vijne, e kane te veshtire te gjejne destinacionin e te ardhmes’.

Dhe disa ‘Ustallare’ kane arritur me se miri te shuajne te kaluaren nen pretekste patriotike.


Per paralelizem historik

Dikur ne Angli, rekordet e shtetit, kishes, etj, mbaheshin ne latinisht. Anglezet nuk i shkateruan kishat, arkivat, dokumentat historike sepse ato ishin shkrojtur ne gjuhen e ‘armikut'.

Magna Carta, nje nga dokumentet me te rendesishme ne historine e Britanise se Madhe, dhe jo vetem, ishte shkrojtur ne latinisht. Me pas ishte perkthyer ne ferngjisht, gjuhen qe fliste mbreti i Anglise dhe klasa drejtuese e viteve 1200.

Nje nga kater kopjet e Magna Carta, qe i kane shpetuar kohes, tregohet ne vazhdim.



214 views0 comments

Ne gjuhen shqipe, 'Cifut' eshte nje perkufizim i vjeter. Dikush e perdor si term fyes. Une nuk e shoh si te tille.


Per disa persona, shoqeria njerezore gjithmone eshte rrezikuar nga cifutet. 

Edhe sikur te jete keshtu, si ka mundesi qe nje popullate kaq e vogel, e perbere nga fise dhe fara te ndryshme, e shperndare ane e mbane globit, te kete luajtur dhe luaje nje rol kaq vendimares ne rang boteror ?


Kendveshtrimet e njerezve jane nga me te ndryshmet. 

Cilatdo qofshin ato, logjika normale te con ne konkluzionin se ata kane patur disa aftesi kolektive te cilat ju kane munguar grupeve te tjera perderisa kane zene pozicionin e lartpermendur. Mbi te gjitha, une vecoj mbajtjen e zotimit te kontratave qe ata shkruanin dhe firmosnin midis njeri-tjetrit. Fjalet i merr era. Ligjet dhe rregullat shkruhen. Permeteper, ato zbatohen - ishte motivi i tyre.



Fotoja e mesiperme tregon nje kontrate martese e vitit 1719. 

Dhendri quhej: Abraham ben Mordechai ha Gabira 

Nusja quhej: bat Elijah Fawqa ha Gabira 

Kontrata eshte e shkrojtur ne Armaisht. 

Vendi i marteses: Chufut-Kale, (Ne shqip: Kalaja e cifuteve), Krime.

Me poshte tregohet nje foto nga ky vendbanim qe sot ka mbetur vetem si relike historike. 



Si perfunduan cifutet ne Krime, kjo nuk eshte tema e ketij shkrimi. 

E rendesishme eshte te mesohet se Armaishtja, gjuha qe kishte folur Krishti(1), vazhdonte te perdorej edhe 1700 vjet mbas kryqezimit se tij. 

Dhe cifutet benin cmos ta transmetonin nga brezi ne brez gjuhen e te pareve te tyre. Per kete arsye ata e shkruanin kontraten baze te familjes ne Armaisht. Kjo tradite shume e vjete, mbase 2500 vjecare, vazhdon edhe sot e kesaj dite. Nje rast i nje formulimi modern prezantohet ne vazhdim.



Duke u rikthyer tek kontrata e marteses te cifuteve te Krimese. Dokumenti ka nje histori interesante. Kishte qene pjese e nje koleksioni te nje historiani dhe shkrimtari te njojtur hebre. Pas vdekjes se tij, ne vitin 1876, ishte blere nga administrata cariste dhe bere pjese e Librarise Publike Perandorake te Moskes. Ne vitin 1992 ishte vjedhur dhe nxjere jashte territorit Rus. Pak kohe me vone, nje muzeum ne Izrael kishte rene ne gjurme te dokumentit, e kishte blere dhe rikthyer pronarit te ligjshem ne Moske.


Si perfundim, izraelitet e sotem, pavaresisht se si mund te emertohen apo klasifikohen ata; cifut, hebre, jude, etj, bejne perpjekje kolosale per mbrojtjen e historise se perbashket, qofte edhe pse mund te kete ndryshime radikale midis degezimeve te ndryshme te besimit te tyre. 

Per kete ata nuk ngurojne te paguajne vleren financiare perkatese !


Ngrihet pyetja: Eshte ky nje shembull per tu ndjekur, apo …


Shenime sqaruese

1- Historianet dhe studjuesit e Krishterimit thone se fjalet e fundit te Kristit ishin ne armaisht.


103 views0 comments
Petro Prodani

Kur nje pretendim etniko-historik mbeshtetet ne nje lloj kapele qe gjendet e perhapur ne shume vende te Botes …



Studjuesit nuk bien dakord mbi vertetesine e ‘Luftes se Trojes’. As per egzistencen e personazheve te permendura ne poemat e Homerit. 

Nje grup thote se kemi te bejme me kryevepra mitologjike qe kishin pak lidhje me realitetin. Te tjere thone se vargjet e rapsodit te verber perbejne prova te padiskutueshme shkencore. 


Midis debateve mbi kete teme shfaqet dhe Ithaka, ishulli i Odhisese se zgjuar dhe hileqar. Ne shkrime te ndryshme, ai konsiderohej si njeriu me i mencur mbas dy Perendive, Zeusit dhe Athines.

Legjendat thone se pavaresisht se ishte i vdekshem, ai kishte lidhje gjaku me Perendite. I jati i tij quhej Laert; e jema Antiklea. 

Gojedhenat te kthyera ne shkrime antike thone se Odhisea kishte dhjetra femije. 

Me Penelopin, e cila ishte kusherira e dyte e Helenes se famshme te Trojes, kishte dy djem; Telemakun dhe Poliporthes, 

Me magjistaren Circe, me nimfen Kalipso, me mbretereshen Kalidhiki, dhe femra te tjera, ai kishte patur shume djem te tjere. Disa prej tyre ishin: Telegonus, Ardeas, Latinus, Nausinos, Polipoetes, dhe lista vazhdon …

Hipoteza te ndryshme thone se femijet e tij u shperndane ne shume vende te Mesdheut. Disa pasardhes te Odhisese krijuan qytete dhe civilizime helene/greke. 


Por le te kthehemi tek ishulli i vogel qe nxorri nje personazh kaq te degjuar.

Ku ndodhej ai ?

As per kete kerkuesit nuk bien dakord. 

Pavaresisht diskutimeve pasionante, sot egziston nje ishull i vogel qe quhet Ithaka/Ithaki dhe qe shume njeres e konsiderojne si ishullin origjinal te Odhisese te zgjuar. Ai eshte i pozicionuar ne Detin Jon, midis ishullit te Kefalonjase dhe Greqise kontinentale. 



Gjate historise se tij mijeravjecare, ishulli ka qene nen kontrollin e fiseve, farave, qytet-shteteve, perandorive dhe shteteve te degjuara te kohes. 

Nje periudhe e dokumentuar relativisht mire eshte ajo e kontrollit te ishujve joniane dhe te Epirit nga familja Toko/Tocco, (1357- 1479). E them kete sepse aty per here te pare permenden dhe Albanasit si elemente perberes te situates ne terren. Per mire apo per keq, ata shfaqen nder etnite e tjera, (gjermanike, latine, greke, vllahe, serbe, etj), qe luftonin per kontrollin e hapesirave ne diskutim. Me se shumti ata ishin mercenare, por kjo nuk eshte tema e ketij shkrimi.

Nga ana tjeter, vete emblemat familjare te gjeneratave Toko tregojne se sa te komplikuara dhe nderlidhura ishin raportet e familjeve drejtuese te kohes dhe si kishin ndryshuar ato gjate viteve.



Pavaresisht historise se trazuar, kultura helenike/greke ka mbijetuar ne te gjithe ishujt Ioniane, perfshi edhe Itaken e vogel e cila ju bashkua Greqise moderne ne vitin 1864.


Vitet e fundit, disa historiane shqiptare, dhe shume pasues te tyre, kane 'zbuluar' qe banoret antike te ishujve te lartpermendur, ishin shqiptare. 

Argumenti i tyre kryesor eshte qeleshja ! 

Odhisea mbante qeleshe - insistojne ata - dhe kjo e ben ate shqiptar.



Lind pyetja: Cfare tregon historia e dokumentuar e Ithakes ?

Duke anashkaluar emrat e figurave politike qe kane lindur ne ishullin legjendar, po perqendrohem tek njerzit e thjeshte; ne ata qe jane me konservatoret ne mbrojtjen e traditave te te pareve. 

Nje kerkim i shpejte ne dokumentat e emigrimit tregon se personat qe kane emigruar nga Ithaka per ne vende te ndryshme te Botes vete-deklarohen greke. 

Midis tyre ka mbiemra qe jane perdorur, ose vazhdojne te perdoren, edhe nga familje qe jetojne ne Shqiperi. Si per shembull: 

Barkas, Belos, Dukas, Karanxis, Kauris, Kokoshis, Komninos, Metaksas, Musa, Muzakis, Pepos, Vlahos, etj. 

Akoma me domethenese; Ithakasit perdorin dhe emrat e heleneve/grekeve te lashte si: 

Androniki, Eleni, Penelopi, etj.

Aristotelis, Dionisios, Dhimostenis, Epaminondas, Hipoktates, Telemahos, Themistoklis, etj.

Me poshte tregohet nje dokument i hyrjes ne USA ne vitin 1940 i Epaminondas Komninos. Mbase ai ishte nje pinjoll i larget i Dinastise Bizantine Komneni, simbolin e te ciles e trasheguan dhe Tokot e permendur me siper.

Nje grimce historike, Epaminondas ishte nje udheheqes ushtarak i Thebes, (Sot Thiva prane Athines), i cili 2400 vite me pare udhehoqi bashkeqytetaret e tij ne nje revolte triumfuese kunder dominimit Spartan. Me sa di une, ky emer eshte perdorur edhe ne Shqiperi, kryesisht nga popullatat vllahe. Forma e tij e shkurtuar: Nonda.



Si konkluzion; percaktimi i nje etniciteti bazohet mbi shume faktore. Kufizimi dhe pergjithesimi i qeleshes si element i lashte shqiptar nuk eshte perafrim shkencor thjesht per faktin se ajo eshte perdorur nga shume popullata te Botes. 

Personalisht mendoj se emrat dhe mbiemrat familjare, emrat e heronjve te perallave/legjendave qe brezat i kane transmetuar gjate shekujve, jane tregues me te forte se nje qeleshe e cila qendron mbi koke dhe jo brenda saj ...


Shenim sqarues.

Emblemat e familjes Tocco jane shkeputur nga kjo faqe interneti: https://wappenwiki.org/index.php/House_of_Tocco






210 views0 comments
bottom of page