Kur shteti fsheh deshtimin e tij nen petkun e nacionalismit
Ri-zgjedhjet ne Bashkine e Himares perfunduan pa ndonje surprize te madhe. Si edhe ne te kaluaren, trekendeshi "udheheqesi-parti-popull" triumfoi mbi armikun e brendshem dhe te jashtem. Edhe ne se u shkel ligji themeltar i shtetit, kjo u be per te miren e atdheut !
Tani le te kthehemi tek e verteta qe djeg: Pronat ne bregdetin e Himares.
C'fare do te mare dikush kur ose s'ka mbetur gje per te mare, ose qe te marresh dicka duhet t'ja rrembesh tjetrit qe edhe ai e ka te vjedhur ...
Lind dhe pyetja madhore: Me ke je ? Me ne, apo me "grekun" ?
Pergjigjia e te ciles luan nje rol deciziv, sidomos kur jepen intervista apo deklarime ne TV. Ne prapaskene eshte mire ta kesh mire me te dyja palet ... Ku i dihet.
Ne raport me pronat e kontestuara, po tregoj shkurtazi c'fare i ndodhi familjes time qe konsiderohej e "grekut".
Mikail Prodani i treguar me siper ishte gjyshi im. Emri i tij i sakte ishte Mihail.
Prodani ishte mbiemri qe familja kishte mare kur ishte shperngulur nga Prodani ne qytezen e Ersekes aty nga viti 1904. Ne fshatin e origjines ata njheshin me mbiemrin Nikolau, Nikolaidis, ose Haxhinikola.
Sic tregohet ne fragmetin e shkeputur nga shtypi i kohes, (viti 1946), Mihaili kishte qene zoterues i nje pasurie te konsiderueshme ne zonen e Ersekes. Fillimi i fundit te saj erdhi se bashku me Luften Italo-Greke, ne vitin 1940.
Mihaili i perkiste nje familje etnike greke te njohur per helenizmin e saj. I jati i tij kishte qene nje perkrahes i forte i Epirit te Veriut dhe firmoses i Deklarates te Delvines qe aprovoi Protokollin e Korfuzit. Si pasoje, ai u perballua me nje kercenim te dyfishte. Italianet e konsideronin ate armik. Po ashtu dhe banoret e "italianizuar" te zones.
Mundesite e tij ishin dy: Pasurine apo jeten. Mihaili zgjodhi te dyten.
Ai mori familjen e tij dhe u "fsheh" ne Korce. Pronat ne Kolonje i konsideroi te humbura. Per ironi te fatit, nje nga dy kamioncinat qe mbartnin mobilje dhe paisje shtepiake u permbys ne Qafen e Qarrit. Keshtu qe familja filloi jeten ne Korce pothuajse ne kushte varferie te plote.
Akoma me katastrofike ishte humbja e nje shume jo te vogel qe ai kishte ne nje banke te Janines.
Mihaili jetoi nje jete pothuajse klandestine deri e vitin 1949, kur ndodhen te ashtuaquajturat "provokacionet greke". Nje mbremje Sigurimi i Shtetit i trokiti ne dere dhe pas disa ditesh ai u gjend ne burgun e Tepelenes.
Akuza: Agjent i grekut !
C'fare ndodhi me tej, nuk ka rendesi. Le te kthehemi tek pronat.
Ne kohen e "Demokracise", femijet e tij arriten te marrin pakez gje. Me sakte; pothuajse asgje. Mosha, karakteri i tyre i bute, dhe veshtiresite e zbatimit te ligjit i detyroi ata te pranonin humbjen perfundimtare.
Tani po fantazoj dhe po them se pronat e Mihail Prodanit ishin ne Himare. A do te kishte ndodhur dicka ndryshe ? A do te ishin bere pasardhesit e Mihailit pronare hotelesh apo kthyer ne "investitore strategjike" ?
Edhe mundet ne se ata do te ishin treguar te "shkathet", te ishin mare me politike, bere ministra, kryeministra, ose thjesht bandite ... Por piksepari: ata duhet te ishin kthyer ne "patriote te vertete shqiptare", te pakten ne dukje.
Dhe debatoj me veten; Mire "iredentistet vorio-epirotas", po perse "patriotet shqiptare" vjedhin njeri-tjetrin vazhdimisht ?