top of page

Barleti dhe Skenderbeu

Marini Barletii, sic shenohet emri i tij ne kopertinen e librit te njohur rreth figures se Skenderbeut, ishte nje prift katolik qe e shihte realitetin nga nje pozicion thellesisht fetar dhe njekohesisht "romantik". Ne punimin e tij eshte veshtire te ndahet realiteti i kohes nga trillimi artistik dhe manipulimi i qellimshem. 

Brezi im e mori kontaktin e pare me Skenderbeun nepermjet lendes se historise qe benim ne ciklin fillor, mbase ne klase te 4-t. Ne klasat me te larta mesonim per heronj me te medhenj e me te fuqishem. E c'ishte Skenderbeu perpara xhaxi Enverit ? Ne fund te fundit, xhaxhi Enveri dhe "partia" e beri Skenderbeun hero kombetar, (qe fare kollaj mund ta kishin bere dhe tradhetar), dhe kjo ndodhi vetem me vitin 1965. 
Por le te perqendrohemi ne shkrimi i pare qe mendohet se egziston rreth Skenderbeut. Behet fjale per librin e Marin Barletit me titull “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis” - "Historia e jetes dhe bemave te Skenderbeut, Princit te Epirit". Libri mendohet te jete botuar midis viteve 1508 dhe 1510. Me vone ai u perkthye ne gjuhe te tjera si ferngjisht, anglisht, spanjisht, etj, Disa shkrimtare dhe studiues u bazuan ne kete punim dhe ju referuan Barletit ne shkrimet apo studimet e tyre. Bile dhe Fan Noli u mbeshtet shume ne kete liber kur shkroi punimin e tij: Historia e Skenderbeut (Gjerq Kasriotit): Mbretit te Shqiperise 1412-1468
Rreth librit te Barletit ka mendime te shumta qe shpesh jane te pozicioneve diametralisht te kunderta. Konkluzioni i pergjithshem i shtudiuesve moderne eshte qe “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis” eshte nje veper letraro-imagjinare dhe jo nje studim historik. Per mua, varianti i Barletit eshte nje trillim politiko-fetar qe kishte per qellim manipulimin e realitetit kohor. Libri glorifikon Venedikun, klasen politike te tij dhe fsheh te verteten. Barleti, qe ishte nje prift katolik me pikpamje ekstreme, (ne menyre figurative do ta quaja nje prift "kryqetar"), jo vetem qe e "zbukuron" por dhe e tjereson realitetin e viteve 1400 - 1470. Nje nga pikat me bezdisese eshte perpjekja qe ai ben per ta  kthyer Skenderbeun ne nje mohues te traditave familiare dhe luftrave te tij. As me pak dhe as me shume, Barleti thote se Skenderbeu dergoi familjen drejt zoterimeve te Mbreterise se Napolit (Mbreti i Napolit Alfonso 5, ashtu dhe i biri i tij Ferdinandi 1, kishin qene aleate te ngushte te Skenderbeut) dhe i dha Venedikut te drejten e "mbikqyrjes se mbreterise se tij". Perse do ta bente Skenderbeu kete gje kur ishte fakt i njohur qe Venediku dhe Mbreteria e Napolit ishin armiq te deklaruar te njeri tjetrit ? Ishte Skenderbeu kaq naiv, i paditur dhe pa karakter ? 

Sido qe te kete qene, personalisht kam arritur ne konkluzinin qe Barleti ishte nje manipulator dhe fallsifikator i realiteteit. Per ti dhene mundesine lexuesit shqiptar te nxjere konkluzinin e tij shqiperova ate pjese te librit ku Skenderbeu, i shtrire ne shtratin e vdekjes, i jep te birit udhezimet e fundit. Fragmenti paraqitet me poshte, me germa te verdha (1).  


"Biri im, djali im Gjon. Sic e sheh une jam duke u larguar nga kjo jete. Megjithese ti je fare i vogel, i ri dhe delikat, une po te le ne zoterim nje fron mbreteror. Varet nga ty ne se do te jesh nje udheheqes i mire dhe i drejte, i palekundur dhe i forte, apo nje sundimtar i dobet dhe pa karakter. Perpara c'do gjeje tjeter, c'faredoqofte  ajo, mesoje dhe orjentoje veten drejt te mires dhe virtytit. Vetem ne kete forme, do te jesh ne gjendje qe jo vetem ta mirembash dhe ta kthesh zoterimin tend ne nje vend paqesor dhe te zhvilluar por dhe ta zmadhosh dhe ta besh ate me te begate, nga dita ne dite. Por ne keto momente ti je akoma shume i ri, i dobet dhe i papregatitur te mbash shkopin drejtues dhe kuroren e mbreterise tende, e cila eshte e rrethuar nga te gjitha anet nga armiq te medhenj dhe te fuqishem, "kafshe" nga me te egrat dhe dinake te cilat do te kerkojne te copetojne dhe gllaberojne mbreterine tende. Jo larg, ndodhet Mehmeti (Mehmed II), tirani djallezor, armiku i perbashket i te gjithe te krishtereve, i cili, (duke pare qe ti nuk mund te mbash ne shpatullat e tua te njoma drejtimin dhe qeverisjen e mbreterise), do te ushtroje presion total ne menyre qe te te nenshtroje. Per kete arsye, (zemra ime e dashur), pasi te me kesh mbyllur syte dhe varrosur, pasi te kesh mbaruar te gjitha ceremonite mortore, largohu menjehere duke marre me vete dhe nenen tende. Kalo detin per ne Apulia (Pulia) pa vonesen me te vogel dhe nxito per tek vendbanimi dhe rangu shoqeror qe te takon. Bej kujdes te zbatosh rregullat e atjeshme deri sa te rritesh dhe te jesh ne gjendje te kontrollosh pronen tende; te jesh i afte te drejtosh ne menyre efikase mbreterine dhe qeverisjen e saj. Kur te kesh grumbulluar eksperiencen e nevojshme, kontakto Senatin e Nderuar dhe Qeverine e Ndritur te Venecias dhe ata do te rikthejne ne fronin e te pareve te tu. Tani qe une po largohem nga jeta, do te vendos ty ne kujdesin dhe mirbesimin e qeverise se tyre, (Venecias). E bej kete sepse ata do ta mirembajne dhe do te kujdesen per mbreterine tende; do ta mbrojne nga armiqte dhe do ta qeverisin ate ne perputhje me interesat e tua. Per sa thashe me lart, te tilla jane konventat dhe marveshjet midis Venecias dhe meje. Ata do ti mbrojne zoterimet nga armiqte e tu dhe garantojne pronesine tende. Kur ti te jesh ne gjendje te marresh persiper drejtimin e vendit ata do te ri-japin ty te drejten e pronesise. Une nuk kam dyshim ne kujdesin qe ata do te tregojne ne drejtim te mbrojtjes te interesave te tua. Une i konsideroj ata si te vetmit midis gjithe Princave te Krishterimit (pa dashur te ofendoj askend) qe nuk jane inferiore ndaj askujt, ne c'do veprim dhe gjykim, dhe prandaj ja vlen qe keto karakteristika te tyre ti veme ne sherbimin tone. Permeteper, lidhja e shkelqyeshme qe ata kane me besimin fetar, ju jep atyre meriten dhe arsyen pse ata duhen dashur dhe respektuar mbi gjithe te tjeret. Pervoja dhe eksperienca e mire qe une kam patur me venedikasit ja kalon rasteve te ngjashme. Gjate gjithe mbreterimit dhe jetes sime, ne lloj-lloj situatash, ata kane dhene prova ne shume drejtime dhe mardheniet tona kane qene  vazhdimisht lidhje bashkepunimi bazuar ne nje miqesi strikte dhe te sinqerte. Per mua, ata gjithmone kane zene pozicionin e nje prindi te mire dhe te dashur. Ndersa une do largohem si prind, si prijes, si tutor, ti mos u largo nga rregullat, principet dhe keshillat e tyre. Nga te gjithe te tjeret, Venedikasit jane me te drejtet, besimtaret me te medhenj, mesuesit dhe mbeshtetesit me te devotshem te Krishterimit, mbrojtes se jetimeve dhe vejushave, ndihmues te personave te dobet, te mjeruar dhe ne nevoje. Vazhdimisht, ata e kane treguar veten si miq te mire dhe te besuar. Gjithe jeten time, une kam respektuar dhe perkrahur shtetin e tyre jo me pak se mbreterine dhe dominimet e mia. Nga ana tjeter, ata kane treguar nje konfidence te tille qe me ka prekur thellesisht. Ata kane lene ne duart e mia te gjitha te drejtat dhe pergjegjesite administrative te qyteteve dhe teritoreve te tyre. Ata kane udhezuar qeverite lokale te me binden mua dhe (Fale Zotit) une kam arritur ti mirembaj ato ne nje gjendje te kenaqshme. Per sa kohe qe une kam qene ne komande te ketyre dominimeve i kam mbajtur ato ne gjendje te pelqyeshme dhe pa probleme.   
Keshtu qe, (biri im i dashur), kujdesu per nje jete te mire dhe te sigurt nen mbrojtjen dhe mbeshtetjen e tyre te gjithanshme. Ne momentin kur ti te jesh ne moshen e duhur, mos nguro t'ju drejtohesh atyre me kurajo dhe besim ne vet-vete. Ata me gezim dhe deshire do te te kthejne dinjitetin dhe kuroren mbreterore; me mirbesim dhe dashuri do te ri-deklarojne mbret dhe mbeshtetin fuqimisht. Ne qofte se ti do te jesh i zgjuar, i mencur dhe i drejte ata do te vazhdojne te te mbrojne kunder sulmeve te dhuneshme te ushtrive dhe forcave armike. Ata do ta mbajne mbreterine tende te plote dhe te pa-cenuar. Koha ka treguar qe fuqia me e madhe detare dhe tokesore, sic eshte Venediku i ditur dhe i pathyeshem, nuk i ka braktisur kurre miqte dhe aleatet e tij te besuar; as nuk ka abuzuar apo mashtruar ndonje person qe ka vene besimin dhe shpresen ne ta. Kur te vije koha, (biri im, gezimi i zemres sime), qe ti te rikthehesh ne fronin mbreteror, (Zoti te ta beje mbare nje mbreterim te qete dhe paqesor), dhe te marresh ne duar drejtimin e pronave te tua, me e rendesishmja nga te gjitha eshte administrimi i drejte, i perkushtuar dhe i pa-anshem i te gjithe subjekteve mbreterore. Nga te gjitha virtytet, pa-asnjeanesia eshte me e shenjta dhe me e shkelqyeshmja. Mbaj dhe kerko barazine pa asnje perjashtim si per te varferit ashtu dhe per te pasurit; si per te dobetit ashtu dhe per te fuqishmit. Ji i duruar dhe moderuar ne te gjitha veprimet e tua; forcoje mbreterimin duke bere shoke njerez te mire. Nuk ka thesare me te medha, ushtri me te fuqishme, garnizone apo keshtjella mbreterore me te cmuara se shoket besnike. Ata nuk blihen me argjend dhe flori por behen per vete me bashkepunim, miresjellje dhe besnikeri. 

Barleti e shtyn njeanshmerine edhe me teper kur e pershkruan klasen politike dhe fetare venedikase si te vetmit aleate ku i biri i Skenderbeut duhej te mbeshtetej. Sipas Barletit "te tjeret" nuk mund te krahasoheshin me drejtesine, moralin, dedikimin dhe meshiren kristiane qe karakterizonte drejtuesit dhe kleriket veneciane. Nuk eshte e qarte se kur ka lindur Barleti, as dhe c'fare ethniciteti ka patur ai. Disa thone qe ishte shqiptar, disa thone qe ishte italian, latin, dalmat, etj. Cfare dihet me siguri eshte qe ne kohen e tij besimi fetar ishte nje "shenje dalluese" e nje rendesie jetike. Etni te ndryshme benin aleance duke u bazuar ne besim. Bie fjala, shqiptaret dhe serbet e asaj kohe e konsideronin veten "Vllezer ne Zot". Kjo do te thote qe orthodoksia ishte shtylla kurizore e aleances se tyre. Kryqi dhe shqiponja bizantine dy-kokeshe ishin simbolet per te cilat ata luftonin dhe vdisnin. Lidhjet e families Kastrioti me familjet e tjera orthodokse ballkanase jane me se te provuara. Eshte e teper te zgjatesh ne kete teme. Ajo qe une dua te trajtoj eshte termi "Epir". Perse Barleti e quan Skenderbeun, "Princi i Epirit" ? Ne kohen e Skenderbeut, zona e qojtur Epir shtrihej larg hapesirave ku ai jetonte dhe luftonte. Nje emertim i vjeter qe nga koha e kontrollit romak, "Epirus Nova", (Epiri i Ri), qe perkufizonte toka ne Shqiperine qendrore nuk ishte me ne perdorim. Ne shkrimin e tij ai shpesh permend perkufizimet, Epir, Albania, Makedonia, etj, dhe vazhdimisht te jep pershtypjen se Albania eshte e pjese e Epirit. Personalisht mendoj se Barleti ze kete pozicion per nje qellim strategjik. Nepermjet fjaleve te vena ne gojen e "Princit te Epirit", ai i ben thirrje pasuesve te Skenderbeut dhe popullates orthodokse te zonave perreth, te bashkohen me Venedikut dhe Katolicizmin. Eshte ne kufijte e te pamundures qe ne vitin 1508, ne kohen kur ai pergatiste librin per botim, te mos kishte idene qe turqit, (sic ai quan te gjithe besimtaret myslymane), kishin pushtuar shume zona ballkanike qe kishin qene nen kontrollin bizantin. Otomanet kishin organizuar strukturat e tyre qeverisese duke filluar qe nga fundi i shekullit te 14-te. Pershembull per provincen e Arnavudid, (jug-perendimi i Shqiperise se sotme), ka rekorde interesante. Po ashtu, ne shume raporte te formuluara nga nenpunes, studiues apo udhetare te kohes, Epiri dhe Albania tregohen qarte si dy hapesira te ndryshme qe nuk kane te bejne me njera tjetern. Albania eshte Albania; Epiri ehte Epir.

Duhet bere e qarte, qe latinet/katoliket konsideroheshin nga shume ballkanas orthodokse si armiq, bile me te eger se turqit. Eshte e famshme shprehja e Luka Notaras, nje nga figurat me te larta te Bizantit, kur tha:

"Do te ishte me mire te me zinte syri turbanin e nje qeveritari turk sesa kapuconin e nje prifti katolik".

Ai e kishte fjalen per rruget e Kostandinopojes duke aluduar se Vatikani dhe katoliket ishin armiq te Bizantit, me te rrezikshem se turqit. Me vone, kur otomanet morren qytetin ata e egzekutuan Lukan bashke me disa familiare te tij.

Shume banore ballkanas kishin vojtur shume nen kontrollin e kryqetarve latine/europiane. Megjithese kishin kaluar breza te tere ata nuk kishin harruar shkaterimet e kryqezatave ... Qe nga periudha e kryqezatave kishin rrjedhur shume shekuj dhe ne 4 Maj te vitit 2001, Papa Giovanni Paolo II kerkoi ndjese ndaj orthodokseve per "bemat" e kryqetareve duke shkrojtur:

"Si ne rastet e te kaluares ashtu dhe ne te tashmem, kur bijte dhe bijat e Kishes Katolike kane kryer mekate, me veprimet apo me mosveprimet e tyre, kundrejt vllezerve dhe motrave Orthodokse ne i lutemi Zotit qe te na jape faljen e Tij"

Prova me e mire qe tregon se Barleti ishte gabim, (pavaresisht ne se gabimi ishte i qellimshem apo jo), jane vete arbereshet e Italise se jugut. Ata nuk e quajten dhe nuk e konsideruan veten epirote. Per me shume, ata i rezistuan me vendosmeri per nje kohe shume te gjate katolicizmit. Traditat e tyre kishtare ishin te lidhura ngushte me kishen Lindore Bizantine. Bile edhe sot ata vazhdojne te mbajne, deri ne nje fare mase, traditat kristiano-orthodokse te te pareve te tyre. Gjithashtu, arbereshet u vendosen ne zona ku kishte popullate dhe ndikim grek. Pa diskutim, qe midis faktoreve te tjere, besimi orthodoks luajti nje rol te konsiderueshem ne seleksionimin e vendeve ku ata u shperngulen; greket dhe arbereshet ishin "Vllezer ne besim". Shekuj me vone, pas krijimit te Italise, arbershet u integruan ne politikat e kohes dhe natyrisht qe i sherbyen interesave italiane; dhe kjo ishte e priteshme dhe e kuptueshme.

Si perfundim, une mendoj se perkufizimi i pergjithshem "Kalores i Krishterimit" qe Barleti, historianet shqiptare dhe te huaj i dhane dhe vazhdojne ti japin figures se Skenderbeut ka per qellim zvogelimin e rolit qe besimi orthodoks luajti ne rezistencen kunder pushtimit otoman. Shqiptaret sot vrapojne duke bere shenjen e shqiponjes por "harrojne" se ne kohen e Skenderbeut, me kete shenje vraponin, luftonin dhe vdisnin edhe serbet, malazezet, greket, bullgaret, rumunet e shume te tjere. Ajo shqiponje ishte simboli i Bizantit dhe Orthodoksise, nje simbol i krishtere, por nje simbol me kuptim te vecante qe kishte pak te bente si me Otomanizmin ashtu dhe me Katolicizmin. 

Shenime sqaruese

1 - Libri i Barletit eshte shqiperuar nga persona te ndryshem. Secili punim ka individualitetin e tij. Ne kete shkrim paraqitet kendveshtrimi im personal dhe "perkthimi" sipas konceptimit dhe interpretimit tim gjuhesor. 

Libri ku une jam bazuar eshte: 

The Historie of George Castriot, Surnamed Scanderbeg, King of Albanie

Autor: Zachary Jones, botim i vitit 1596.

Barleti-English-Translation-1.JPG
bottom of page