top of page

Athinaja jetime, komuniteti i Krishtere dhe “vula” Otomane

Nje miku im gjate kerkimeve te tij neper bibloteka dhe arkiva te ndryshme ne Shqiperi, kishte gjetur nje shkrese te vjeter te shkrojtur ne Greqisht. Dokumenti mbante daten 18 Qershor, 1907 dhe ishte perpiluar nga nje dore e kujdeseshme. Shkresa ishte ne Greqishten “kishtare”, forme kjo e veshtire per tu kuptuar nga nje njohes i gjuhes se sotme Greke. Kerkova ndihme nga disa njerez per “perkthimin” e saj dhe fatmiresisht me ne fund ndihma arriti. Nje studiues i njohur Grek, Zt. L Psomas, per te cilin une do te flas me poshte, me beri nje permbledhje te shkurter te dokumentit permbajtja e te cilit te them te drejten me preku dhe me beri te mendoj …

Perpara se te vazhdoj me dokumentin do perpiqem te pershkruaj sitemin ligjor te atyre viteve. Gjate periudhes Otomane ceshtjet e vogla ligjore zgjidheshin nga gjyqe “fetare” bazuar ne llojin e fese qe komuniteti ushtronte. Pra, qytetaret/fshataret gjykoheshin nga nje sistem gjyqesor qe mbeshtetej ne ideologjine dhe parimet fetare qe “mileti” besonte. Zbatimi i vendimeve gjyqesore kryhej nga autoritetet Otomane qe perfaqesonin nje shtet laik. Autoritetet Otomane nuk pyesnin kush ishte kush, por zbatonin rregullin dhe ligjin e asaj kohe. Jo se cdo gje ishte mire dhe drejt por kjo ishte cfare Otomanet perpiqeshin te benin. Cdo fshat, apo grup besimtaresh, perbente nje bashkesi ne krye te se ciles qendronte nje “koke” (drejtues) qe komuniteti e kishte zgjedhur vete. “Kokat” drejtuese te zonave nuk ishin antare te sistemit klerikal por kishin mardhenie dhe ko-operonin me kishen dhe organizmat e saj. Drejtuesi kryesor apo "koka" e ketyre drejtuesve te vegjel, qe perfaqsonin besimtaret e Krishtere Orthodokse qe jetonin ne hapesirat e kontrolluara nga Perandoria Otomane, ishte Patriarkana ne Stamboll (Kostandinopoje). Pikerish ky lloj organizimi komunitar dhe sistem drejtesie reflektohet dhe ne dokumentin ne fjale, qe tregohet me poshte.

1907-Athinaja-Dokument-01.jpg
1907-Athinaja-Dokument-02.jpg
1907-Athinaja-Dokument-03.jpg

Perse ben fjale dokumenti ?

Dokumenti eshte nje peticion qe fshataret e fshatit Melan, qe ne ate kohe bente pjese ne Kazane e Permetit, i drejtojne Dhespotit (Metropolitanit) te Korces dhe Permetit, Hiresise Gjervasius. Letra i referohet nje vendimi qe gjyqi i komunitetit Orthodoks kishte arritur por qe nuk ishte zbatuar akoma. Fshataret e Melanit nepermjet letres i kerkojne Dhespotit qe te beje te gjitha perpjekjet e duhura dhe te nevojshme qe autoritetet laike Otomane te zbatojne vendimin ashtu sic thote ligji.

 

Nje permbledhje e shkurter e dokumentit

Athina Vasiliu, nje jetime fill e vetme dhe pa asnje te aferm, banuese e Melan-it, (Fshat afer Permetit), me ndihmen dhe mbeshtetjen ekonomike te fshatit u martua me Argjir Efthimin banues i fshatit Strumec. Cifti jetoi se bashku rreth nente muaj. Per arsye ekonomike, Argjiri u largua te punoje diku dhe e la gruan e tij ne shtepine e te jatit me besimin se ky i fundit do te kujdesej per te. I jati i Argjirit, i qojtur Efthim Mikail, pas pesembedhjete ditesh e nxori nga shtepia gruan e te birit. Ai e braktisi ate ne mes te rruges midis fshatrave Strumec dhe Melan. Keshtu qe Athinaja mbeti ne kuptimin me te plote te fjales “ne mes te rruges”, ne gjendje te mjeruar, e mbytur ne dhembje dhe lot. Dokumenti thote se vjehrri i Athinase, Efthim Mikail, ishte nje person me karakter te keq. Ai ishte martuar dhe ndare disa here dhe per momentin ai mbante ne shtepine e tij nje grua tjeter me te cilen nuk kishte vene kurore. Komuniteti i Melanit hapi gjyq kunder Efthimit. Kuptohet qe gjyqi u zhvillua para nje perfaqesie fetare Kristiane Orthodokse dhe kishte me shume vlera morale dhe shpirterore sesa ndeshkuese. Efthimi nuk i mohoi veprimet e tij dhe insistoi qe nuk do ta pranonte gruan e te birit te kthehej ne shtepi. Permeteper, ai tha se mund ta bente “hasha” te birin. Vendimi qe gjyqi mori ishte ky:

- Efthimi duhet ta merrte gruan e te birit ne shtepi dhe ta mbante ate deri sa te kthehej i shoqi i saj,

Ose,

- Ti paguante Athinase nje shume te caktuar mujore.

 

Efhimi nuk pranoi as njeren, as tjetren. Ne kete pike, komunitetei i Melanit i drejtohet priftit te zones qe ishte dhe perfaqsuesi i Dhespotit. Ata i kerkuan atij qe ti drejtohej administrates laike Otomane dhe te kerkonte zbatimin e vendimit gjyqesor. Me sa duket, prifti nuk ishte i gatshem te bente kete gje. Mungesa e reagimit te priftit e shtyu komunitetin ti drejtohej Dhespotit. Komuniteti kerkonte qe Dhespoti vete personalisht te nderhynte dhe te bente te pamunduren qe vendimi i gjyqit te zbatohej ashtu sic thoshte ligji. Ne menyre qe ta benin peticionin e tyre nje ceshtje serioze ata jo vetem qe e pregatiten dhe firmosen dokumentin ne fjale, por kerkuan ndihme edhe nga kazate fqinje si ajo e Kosturit dhe Permetit. Duket qarte qe mbeshtetja ishte unanime dhe masive. Pervec vules dhe firmes te “kokes” drejtuese Melanit ka dhe dhjete drejtues te komuniteteve te tjera qe vulosen dhe firmosen kete peticion.

 

Rasti i Athinase dhe raporti historik i te kaluares me te sotmem

Ky rast, qe nuk ishte i vetmi, (kam ne dispozicion kopjet e disa dokumentave te ngjashem), tregon se ne historine e sotme Shqiptare vlerat dhe meritat e institucioneve fetare, gjate kohes se Perandorise Otomane, anashkalohen dhe tjetersohen. Eshte e zakonshme qe Otomanet pershkruen si injorante, te pagdhendur … per te mos thene me shume. Vertet qe vulat ne peticion kane te shkrojtura ne Turqisht me alfabetin Arab por ato jane simbol i nje organizimi shteteror qe funksionoi per shume, shume kohe. Nuk ma merr mendja se vulat e burokracise te sotme Shqiptare kane ndonje efekt me te mire kur vjen rasti i njerezve ne nevoje apo te braktisur. Ne “studimet” e historianeve zyrtare, sistemet fetare, qofshin keto te Krishtera apo Myslymane, karakterizohen si dashakeqe, me objektiva anti-Shqiptare dhe emertimet vazhdojne e vazhdojne … Nje pjese e ketyre historianeve apo dhe politikaneve Shqiptare injorojne faktin qe kane qene pikerisht keto organizime fetare, ne rastin konkret Kisha Orthodokse, qe kane lojtur rolin e edukatorit dhe gjykatesit te antareve te tyre per shekuj te tere. Kuptohet qe kjo histori ka shume ane dhe mbas pamjes se pare ka “gjera” te tjera, por roli pozitiv qe kisha Orthodokse ka lojtur ne kete kendveshtrim eshte i pakundeshtueshem.

 

*****

Fshati Melan sot nuk egziston, mbase fshati Strumec po ashtu. Ne vend te Melanit te dikurshem kane mbetur disa grumbuj guresh te mbuluar nga ferrat dhe harresa. Ky dokument, i njeqind e dhjete viteve te kaluara, me kthen mbrapa ne kohen kur Melani kishte banoret, shtepizat, kishezen apo kishezat e tij dhe jeta rridhte me te mirat dhe te keqijat e saj. Peticioni me ve ne kerkim te Athinase te pafat. E imagjinoj ate, aty “ne mes te rruges”, e braktisur nga ai qe duhet te ishte mbrojtesi i saj, e kerusur nen peshen e fatit te keq dhe dua ti jap doren e ta ndihmoj te ngrihet. Por me teper, do te desha tju shterngoja doren gjithe atyre qe u perpoqen ta ndihmonin dhe ti jepnin shprese Athinase, jetimes se varfer, qe me vuajtjet e saj bashkoi shume komunitete Orthodokse ne kerkim te se drejtes.

 

Dy fjale rreth shkrimit dhe ndihmes te Zt. Psomas

Ne nje pjese te mire, ky shkrim eshte bazuar ne nje permbledhje qe Zt. Lambros Psomas i beri dokumentit te treguar me lart. E falenderoj ate dhe nje here per durimin, deshiren per te ndihmuar dhe profesionalizmin e treguar.

Nje profil te detajuar te tij, ju do ta gjeni ne kete link: https://winchester.academia.edu/LamprosPsomas

​

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page