Ali Pash Tepelena, ushtaret dhe popullatat nen kontrollin e tij ...
Sir Henry Holland ishte nje mjek, shkrimtar dhe udhetar i njohur anglez i fillimit te viteve 1800. Shkrimet e tij ishin shume te kerkuara dhe te lexuara ne Angline dhe Europen Perendimore te asaj kohe. Ne librin e tij me 2 vellime te titulluar "Travels in the Ionian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia, & c", (Udhetime ne ishujt Joniane, Albania, Thessaly, Maqedoni, etj), Sir Henry Holland jep pershkrime interesante rreth disa zonave Ballkanike ku jetonin dhe luftonin para-ardhesit e shqiptareve te sotem. Ali Pashaj, si person por edhe politikat e tij, zene nje pjese te rendesishme ne librin e pare te punimit te permendur me siper. Nga ky liber shkeputa nje fragment ku autori hedh drite mbi ushtaret albanas te Pashajt te Janines; karakterin, traditat, veshjet, pregatitjen e tyre, etj. Gjithashtu, ky fragment jep detaje rreth popullatave qe jetonin ne hapesirat e kontrolluara nga Ali Pash Tepelena; c'perqindje zinin albanasit ne teresi, ku banonin ata dhe se si kishin mare ne zoterim disa zona qe popullonin.
Personalisht, mendoj se Ali Pashaj luajti nje rol shume te rendesishem ne perhapjen e elementit albanas ne hapesirat e pashallekut te tij. Ushtari albanas, me te mirat dhe te keqijat e tij, ishte nje veper "monumentale" e pashait te degjuar per politikat e tij ekstreme dhe kontrollin e dhunshem.
Shenim: Termi albanas eshte perdorur per ti qene sa me besnik shkrimit origjinal.
Duke folur per ushtrine albanase; eshte e nevojshme te sqarohet kuptimi i ketij termi. Lexuesi nuk duhet te krijoje ndonje ide te ngjashme me ate te organizimit te ushtrive europiane; eshte nje paralelizem fare i papershtatshem. Ushtaret albanas jane thjesht fshatare te armatosur, pa disipline ushtarake, bile as te organizuar si trupa te rregullt. Ata mblidhen me nje mandat te Vezirit qe ju drejtohet distrikteve te ndryshme duke i urdheruar ato te grumbullojne nje numur te caktuar burrash dhe ti dergojne ata ne destinacione te caktura. Fshatari albanas, me zakonet e tij te ashpra dhe mashkullore, i mesuar me perdorimin e mushqetes dhe shpates, do te dale i pari qe ti bashkohet grupit te ushtareve nga fshati i tij. Qe ti pershtatet situates se re atij do ti duhen shume pak ndryshime si ne veshjen ashtu dhe ne paisje. Ndersa ne trupin dhe mendjen e tij, ideja e disiplines ushtarake nuk lind as edhe per nje moment te vetem. Ne pergjithesi, komandanti i tij i drejtperdrejte eshte dikush nga zona e tij qe eshte thirrur gjithashtu nen arme. Koncepti i zbatimit te urdherit dhe rregullit eshte fare i paqarte; ushtari albanas gezon te gjitha te drejtat e jetes civile, cfaredo qofshin ato. Ai nuk efektet nga kontrolli direkt apo masat ndeshkuese. Pushteti total i Vezirit te madherishem e zvogelon autoritetin e komandanteve me te vegjel. Oficeret dhe personeli ushtarak, po ashtu dhe te gjithe banoret nen kontrollin e tij, e shohin Vezirin si te plotfuqishem.
Karakteri i ushtrise albanase eshte i njejte me ate te ushtarit albanas. Kjo ushtri eshte nje grup burrash, individualisht te forte dhe trima, por pa ndonje organizim apo taktike luftarake. Strukturat e larta ushtarake nuk kane ndonje ndryshim te madh nga ato me te ultat. Udheheqesit nuk jane ngritur ne detyre ne baze te ndonje rregulli ushtarak por e kane perfituar pozicionin perkates nepermjet influencave personale apo respekti qe kane krijuar si rezultat i trimerive spikatese. Inspektimi i trupave albanase eshte thjesht nje kontroll vizual nje nga nje i ushtareve nga shefi i tyre. Organizimi i tyre ne beteje eshte ai i nje turme. Duke perdorur thirrje dhe parulla nacionaliste burrat me trima nxiten te dalin ne fushen e betejes dhe te ballafaqojne armikun; te tjeret ndjekin shembullin e te pareve. Beteja kthehet ne nje preplasje burri kunder burrit dhe forca kunder forces. Kur behet fjale per luftra te brendeshme ne Albania , pasojat e kesaj metode luftimi, qe i shembellen asaj te trupave Romake "velites"(1), ne pergjithesi jane humbje te shkalles te vogel. Por, kur keto trupa perballen me ushtri te rregullta dhe kur ushtaret terhiqen ne panik atehere demet shpesh here jane te medha. Pak a shume, pershkrimi i mesiperm eshte i vertete per te gjitha ushtrite turke, por rezultatet e dobeta te kesaj metode luftimi duken me qarte vecanarisht midis albanasve. Pavaresisht kesaj, per trimerine dhe zakonet e tyre luftarake, ata gezojne nje reputacionin shume te larte ushtarak ne Perandorine Turke. Ne Morea (Greqi), ne Egjypt, ne Siri dhe ne provinca te tjera, ata do te gjenden si roje te pashallareve dhe pjese te elitave ushtarake(2).
Fuqia detare e Ali Pashajt eshte shume e vogel, megjithese kohet e fundit ai ka bere disa perpjekje per ta rritur ate. Disa anije te medha te armatosura, qe deri ne momentet qe flasim jane perdorur kryesisht per transportim misri ose ne misione te ndryshme ne shtetet Barbary (Afriken Veriore), perbejne te gjithe floten e tij detare.
Persa i perket popullates qe banon ne hapesirat nen kontrollin e Ali Pashajt, eshte e pamundur te flitet me saktesi. Nuk ka dokumenta zyrtare mbi te cilat mund te krijohet nje opinion. Te njejtat egzagjerime qe i has ne numrin e ushtareve, i has dhe ne kalkulimet e popullates. Pa dyshim qe rajonet me te populluara jane disa distrikte te Albanias qe shtrihen ne veri te Janines. Ne Thesali dhe ne hapesirat ne jug te saj, qe zgjaten deri ne gjirin e Korinthit, popullata eshte me e rralle. Ne Arkanania dhe Aetolia popullata eshte shume e paket dhe nuk ka ndonje qyteze te rendesishme. Zt. Pouqueville(3), nje francez me banim ne Janine, me tha se per gjykimin e tij e gjithe popullata qe jetonte ne zonat nen kontrollin e Ali Pashajt nuk ishte me shume se nje milion e gjysem. Megjithese kishte disa arsye qe me bene te mendoj se kjo ishte nje shifer me e vogel se realiteti, prape se prape cdo hipoteze qe e ve kete numur mbi dy milion eshte nje ekstrem i krahut tjeter. Ne qofte se ne supozojme se dy milion eshte nje numur i pranueshem (dhe mbase ky parashikim nuk eshte shume larg se vertetes) atehere kemi te bejme me nje popullate te njejte me ate te Skocise. Pak a shume, hapesira e kontrolluar nga Ali Pashaj nuk ndryshon shume nga shrirja e mbreterise moter te Anglise.
E gjithe kjo popullate mund te ndahet ne tre grupe kryesore: Turke, Greke dhe Albanase. Keto grupe jane perzjere ne nje shkalle te caktuar me njeri-tjetrin por ne pergjithesi kane rruajtur karakteristikat e tyre dhe dallohen si komunitete te vecanta. Pa diskutim, popullata turke eshte ne numrin me te vogel. Ne menyre relative, eshte me shume prezente ne Thesali sesa ne Albania apo ne zonat afer gjirit te Korinthit.
Greket jane ne numur me te madh ne qytezat dhe fshtrat e pjeses jugore te Albanias dhe mund te konsiderohen si baza e popullates se ketij distrikti. Ne zonat ne veri te Janines ata shihen rralle por ne Thesali mbase ata perbejne dy te tretat e popullates se pergjitheshme. Po ashtu, edhe ne hapesirat ne jug te lumit Hellada dhe Termopileve, perfshi dhe Dorisin antik, Focis dhe pjese te Boetise perqindja e tyre vazhdon te jete e larte. Ne mes te vargmaleve te Pindit eshte e shperndare nje popullate e konsiderueshme me origjine vllahe qe ka karakteristika te vecanta dhe dalluese si ne zakone ashtu dhe ne menyre jetese. Per kete grup do te flas me vone. Ne fakt, Albanasit qe jane nen kontrollin e Ali Pashajt, perbejne bazen kryesore te forces ushtarake dhe ne kete prizem ata jane popullata me e rendesishme e zonave ne fjale. Me siper une kam folur per origjinen, historine dhe shperndarjen e kesaj popullate. Megjithese ata njohin si vendin e tyre te origjines zonat lindore te bregdetit Adriatik dhe Jonian, ata gjenden pothuajse ne c’do pjese te territorit te Ali Pashajt, jo vetem si ushtare por edhe si te vendosur ne keto zona nepermjet pushtimit apo migrimit. Bile edhe ne Atika dhe Morea ka nje numur distriktesh dhe fshatrash banoret e te cileve ruajne ne menyre te dukeshme zakonet dhe traditat e origjines se tyre Albanase(4).
Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth materialit te shqiperuar.
Ne Volumin I, ne faqen 134, autori jep nje pershkrim gjeografike ku, pak a shume, shtrihej Albania ne kohen qe ai vizitoi Ballkanin (Vitet 1812-1813). Ai thote:
Albania nuk mund te pershkruhet si nje vend i perkufizuar nga nje linje e sakte kufitare. Me se shumti shtrirja e saj percaktohet nga gjuha dhe karakteristikat e banoreve. Zona rreth Janines, bile dhe ajo ne jug te gjirit te Artes, megjithese eshte e populluar kryesisht nga popullate greke, shpesh njhet me emrin Albania. Ne momentin qe flasim keto zona jane nen kontrollin e nje udheheqesi Albanas dhe mbase ne kete kendveshtrim ky emertim ka nje fare kuptimi. Megjithate ne se flasim me korrektesi, bazuar ne shperndarjen e populates, Albania shtrihet ne nje rip bregdetar qe fillon me nje linje te ngushte ne mallet e Sulit, vazhdon ne veri te gjirit te Artes dhe zgjerohet ne veri ne nje gjeresi te papercaktuar mire deri ne kufirin me Malin e Zi. Kjo eshte nje distance afersisht 250 milje. Duke patur parasysh kufijte e permendur, Janina gjendet 20 milje ne jug te kesaj linje. Ne pergjithesi kete perkufizim e pranojne dhe vete Albanasit.
1- Roman velites trups – Ishin paraushtarake te armatosur lehte qe perdoreshin per te terhequr dhe shkaktuar konfuzion ne forcat kundeshtare.
2- Ne ishullin Lipari, une pashe nje regjiment albanasish qe kishin qene per nje kohe te gjate ne sherbim te mbretit te “Dy Sicilive”. Ky regjiment ishte shperbere ne dimrin e vitit 1812. Nje pjese e madhe e forces qe sulmoi trupat Angleze prane Rosetta, (gjate fushtes te deshtuar te ketyre te fundit ne Egjypt), ishte e perbere nga Albanas.
3- Pouqueville ishte Konsulli Francez prane Ali Pashajt.
4- Nje ose dy dege te kesaj popullate gjenden ne Napoli dhe ne Sicili, ku ata vazhdojne te mbajne traditat e origjines se tyre.
​
​
​